E mërkurë, 04/12/2024, 09:24
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Inflacioni dhe zekati

Inflacioni dhe zekati
 
Hamdi Nuhiju

Është një titull paksa a-logjikë për t`u kuptuar dhe theksuar si i tillë , por poqese futemi në esencën e zekatit si institucion mjaft efikas i zgjidhjes së problemeve ekonomike mundemi të bëjmë konkludime komparative ndërmjet zekatit dhe inflacionit.

Nuk ka dyshim se poqese kërkojmë mendim nga ekonomistat për cështjet e inflacionit janë aq shumë alergjikë ndaj saj saqë mundohen të ikin me kilometra. Jo , pse nuk janë profesionist , porse inflacioni është një sëmundje e tillë ekonomike saqë i lenë shtete të mendojnë dhe të kreirojnë politika mbrojtëse , deri tani ka rrënuar ekonomi të plota në rruzullin tokësor. Për ne janë të njohura krizat e ndryshme ekonomike që kanë ndodhën në pjesë të ndryshme të botës , ato janë inflitruar nga duart e pista të kapitalizmit modern. Dukuria e inflacionit krijoi një logjikë të frikës ekonomike dhe investive përskaj logjikës së trimërisë dhe forcës e zhvillimit. Megjithëate edhe pse ekziston kjo dukuri , ekonomia zhvillohet , rritet dhe po arrinë suksese të njëpasnjëshme në pjesë të caktuara të rruzullin tokësor. Për ta rifreskuar mendjen dhe për t`iu kthyer analeve të shkencës do të mundohemi që me fjalit në vijim ta definojmë këtë fenomen të cuditshëm ekonomikë.
Inflacioni si fenomen ekonomiko-shoqëror është njëra prej paraqitjeve më të frikshme në ekonominë kombëtare dhe botërore. Embrioni i inflacionit në një ekonomi kombëtare lind m`u atëherë kur shoqëria në një shtet të caktuar për një periudhë të caktuar kohore fillon që të harxhojë më shumë mallra dhe shërbime në të gjitha llojet e harxhimeve krahas volumit të përgjithshëm të vlerës së re në të njejtën kohë dhe vend, me fjalë të tjera , kur vijnë në kolozion të hapur dy madhësitë- prodhimtaria me konsumin në dëm të kësaj të parës. [1]
Inflacioni është gjendje në ekonomi kur fondet e parave i kapërcejnë ato të mallrave , për shkak të së cilës vie deri te rritja e nivelit të thjeshtë të cmimeve. [2]
Sipas Enciklopedisë Britaneze me termin inflacion nënkuptojnë:” Rritjen e nivelit të cmimeve. Për inflacionin thjeshtë mendohet se është një rritje e shpejtë e nivelit të cmimeve. Shfrytëzohen katër teori të përbashkëta për t`u sqaruar inflacioni. E para është më e vjetra , teoria e lartësisë ,e zhvilluar në shekullin e XVIII nga Dejvid Hjum , i cili vërteton se cmimet rriten me njesinë e parave. Millton Frideman në mesin e shekullit XX e ka përpunuar këtë teori duke thënë se ilaci për cmime stabile është që të rritet njësia e parave në nivelin e njejtë me atë të zgjerimit të ekonomisë. Teoria e dytë është ajo e Xhon Majnard Kejns për shpërndarje të të hyrave , e cila paramendon se inflacioni paraqitet atëherë kur kërkesa për mallra dhe shërbime është më e madhe se oferta për to. Kjo teori kërkon që Qeveria ta kontrollojë inflacionin me rregullimin e nivelit të konsumit dhe tatimeve dhe me rritjen ose zgovëlimin të shkallës kamatore. Teoria e tretë është ajo e presionit mbi cmimet. Ajo e ndjekë inflacionin deri në paraqitjen e saj si spirale e cmimeve –rrogave , në të cilën kërkesat e puntorëve për rritjen e rrogave i sjellë punëdhënësit deri tek rritja e cmimeve për ta përballuar kërkesën e puntorëve të kushtueshme dhe prej këtu mbjellet fara për rrethin e ri të kërkesës për rritje të rrogave. Teoria e katërt është ajo strukturale e cila i thekson dëmet strukturore në ekonomi , ashtu sic është në vendet në zhvillim , eksporti rëndon që të rritet më shpejtë importi duke bërë presion për uljen të vlerës së parasë ndërkombëtare dhe duke rritur cmimet në tregun e brendshëm. “ [3]
Pra , inflacioni është ngritja e vazhdueshme e nivelit të përgjithshëm të cmimeve. [4]
Inflacioni në ekonominë bashkekohore të mallit emërton c`rregullimet e tregut që manifestohen si rritje të shpejtë të cmimeve të mallit në krahasim me shtimin e vëlllimit fizik të prodhimit. [5]
Inflacion do të thotë një ngritje në koston e jetesës dhe cdo gjë që rritë koston e jetesës së njerëzve përbën një problem. [6]
Sipas të gjitha këtyre definimeve , koncepteve dhe formave të inflacionit kuptuam më për së afërmi se cfarë në të vërtetë është inflacioni. Ajo gjatë historisë por edhe në ditët tona shkakton probleme marramendëse për ekonomi të tëra. Shtetet e ndryshme duhet të ndërtojnë politika mbrojtëse nga kjo sëmundje e rëndë ekonomike. Ato në planin makroekonomikë ndërtojnë një sistem kontrolli të inflacionit edhe pse nëpër gjendje lufte dhe gjendje tjera të jashtëzakonshme por edhe në gjendje normale është shumë vështirë kjo sëmundje të vihet nën kontroll.
Inflacioni në Zimbavi gjatë tetorit të vitit 2005 u rritë për 51.2 poena në përqindje në 411 % deklaroi Reparti Kryesor i Statistikës , duke theksuar politikat e bankës qëndrore për ulje të këtij inflacioni në 300 % në fund të vitit. Në të njejtin muaj , inflacioni në sektorin e joushqimeve u rritë për 23.3 poena në 414.7 % , përderisa inflacioni në sektorin e ushqimeve u rritë për 99.3 poena në 407.5 %. Cmimet e shërbimeve , në pajtim me shërbimet e transportit dhe të postës , njëashtu edhe cmimet e mallrave për konsum të gjë u rritën me të madhe muajin e kaluar , pjesërisht si rezultat i rritjes së cmimeve të derivateve , dhe të deflacionit të dollarit zimbavian. Shteti ka probleme edhe me mungesë të ushqimeve për shkak periudhave të thatësisë , ndërsa kjo sjelli deri te rritja e cmimeve të ushqimeve. Banka qëndrore , e cila deri para pak kohësh luftonte inflacionin me instrumentin e shkallës kamatore , parashikoi se deri në fund të vitit inflacioni do të ketë frenim nga 280 deri në 300%. Ekonomistët prap , presin që inflacioni deri në dhjetor të arrijë deri në 500%. [7]
Padyshim ky shembull i freskët që cekëm më lartë është një shembull frikësues për cdo ekonomi botërore. Nuk është lehtë që vendet e rëna nën kthetrat e inflacionit të lihen anash dhe të mos intervenohet për ndihmë në to. Porse logjika e bankës qëndrore të Zimbaves në këtë rastë , për zvogëlimin e nivelit të shkallës së inflacionit përmes rritjes së shkallës kamatore në vend do të ishte i dëmshëm për ekonominë e këtij vendi. Një rast tipik i kundërt kemi Malejzinë , e cila hapat e zhvillimit të saj ekonomikë i përcjellte me ulje sa më të madhe të shkallës së kamatës nëpër bankat e vendit. Për këtë arsye ajo arriti deri në atë shkallë që të sfidojë edhe ekonomitë botërore në lidhje me zhvillimin e saj të shpejtë ekonomikë. Ka edhe instrumente tjera të cilat nuk janë shfrytëzuar nga ana e ekonomisë dhe ekonomistëve për uljen e shkallës së inflacionit. Edhe pse kur jemi tek inflacioni kemi lloje të ndryshme të tij:
1.Inflacioni i moderuar- e cila përfaqëson një rritje të butë të cmimeve të të mirave dhe shërbimeve në ekonomi. Gjatë llogaritjes së këtij lloji inflacioni shkalla e inflacionit vjetore për këtë llojë është njëshifrore. Tip të këtillë të inflacionit kanë gati të gjitha shtetet e zhvilluara.
2.Inflacioni galopant- është gjendja në ekonomi kur cmimet fillojnë shpejtë të rriten dhe shkalla vjetore e këtij lloj inflacioni bëhet në fillim dyshifrore , ndërsa pastaj edhe treshifrore ose edhe më shumë.
3. Hiperinflacioni- është forma më serioze dhe më e rrezikshme e inflacionit në të cilën cmimet rriten milion ose miliarda përqind në vit. Në historinë e ekonomisë raste të hiperinflacionit më të njohura i kemi në Gjermani , Hungari ndërsa në kohën më të re edhe në Jugosllavi. [8]
Inflacioni shërohet në forma dhe metoda të ndryshme. Porse metodologjia më e mirë e shërimit të kësaj sëmundje është zekati. Zekati duhet të shpërndahet ndërmjet besimtarëve musliman dhe tetë kategorive që cekë All-llahu xh.sh. në Kur`an. Shpërndarja e Zekatit është rregulluar me norma të ndryshme (të quajtur shar’h ) për gjëra të ndryshme (të quajtura nisab) detajet e të cilëve janë dhënë në librat e Hadithit dhe Fikhut. Zekati në para është 2.5% nga kursimet e bëra në periudhën brenda një viti, bazuar në Sheriat. Janë disa kushte të përcjellura për dhënien dhe marrjen e Zekatit. Nuk ka njëtrajtshmëri edhe përgjatë Sunnitëve në frenim, normë, madje as në gjërat rreth Zekatit. Veç kësaj, janë libra të ndryshme rreth fikhut dhe Sheriatit, për sektet e ndryshme të muslimanëve apo shkollave të mendimit të tyre.! Megjithëse dijetarët muslimanë janë të vetëdijshëm për këtë diferencë të Zekatit në mes sekteve të muslimanëve, ata rrallë i cekin ato për diskutim të hapur, përderisa është në interes të këtyre dijetarëve të mbajnë injorancën e njerëzve. Diferenca në Zekat ndërmjet 4 Imamëve Sunni nuk është aq e madhe sa është ndërmjet Imamëve Sunni dhe Shiitë. Psh. në fikhun Jaffariah, nuk ka Zekat në letrat me vlerë. Pra për ndjekësit e këtij fikhu nuk ka Zekat në llogaritë bankare. Kur përgjithësisht me Zia-ul-Haq, sundimtarët ushtarak pakistanezë krijuan Zekat të detyrueshëm në Pakistan, ulematë Shiitë u revoltuan kundër tyre dhe refuzuan të pajtohen ndaj urdhëresës së Zekatit qeveritar. Së fundi, qeveria përjashtoi Shiiat nga zbritjet vjetore të bankës. Kjo bëri që shumë Suni të deklarohen si Shiia tek bankat e tyre për t’iu shmangur pagesës së Zekatit nga llogarit e tyre bankare.[9] Pra , zekati mund të mblidhet nga ana e tubuesit të zekatit sic është praktikë e Pejgamberit a.s. Kjo në shtetet islame mund të marrë formën e mbledhjes së zekatit nga ana e institucioneve të shtetit ose nga bankat islame në vendet perëndimore. Zekati do të ndikonte në mbajtjen e baraspeshës së cmimeve në shoqërinë njerëzore dhe nuk do të lejonte një rritje të cmimeve të atilla. Pasiqë zekati është destinuar për skamnorët ose lypësit , ajo luan rrolin e largimit të skamjes nga ana e tyre. Përmes zekatit lypësit do të mund t`i përballonin cmimet e mallrave dhe shërbimeve dhe në këtë mënyrë do të ndikonin në një inflacion të moderuar për arsyes së pastërt etike dhe morale të shitësit. Edhe pse në ekonominë e tregut ky parametër nuk merret parasysh dhe se cmimet i rregullon kërkesa dhe oferta , prap se prap zekati stimulon kërkesën dhe rritë ofertën për mallra dhe shërbime të caktuara. Ashtu sic tha edhe Kejnsi më lartë se inflacioni stimulohet kur kërkesa është më e madhe ose kur rritet ,porse zekati e mban nën kontroll duke rritur edhe ofertën dhe metodologjinë islame të zhvillimit ekonomikë.
Është qortuar që personit të varfër t`i jepet më shumë se sasia e një nisabi , por nëse ky person i varfur është në borxhe , ose nëse ka shumë fëmijë , është mirë që personit të tillë t`i jepet aq sa do ta largoje nga lypja. Është themelore që personi i cili jep zekat duhet të shqyrtojë cka kërkon situata e atij skamnori , nevojat e fëmijëve të tij për veshëmbathje më të domosdoshme , të paguarit e qirasë së banesës etj. [10] Këtu do të ndalemi për një sekond. Më lartë cekëm se inflacioni është një dukuri kur kemi më shumë para në qarkullim përballë mallrave të paktë ose edhe shërbimeve. D.m.th. në një gjendje të këtillë bëhet zhvleftësimi i vlerës së parasë. Porse këtu autori i këtij libri thekson se dhënësi i zekatit duhet të ketë parasysh gjendjen e skamnorit ,d.m.th. mund të ulë rritjen e parave duke blerë mallra dhe shërbime të domosdoshme për atë skamnor. Kjo është një prej mënyrave të shumta.
Por , periudha direkte që lidhet me kontrollimin e inflacionit nga ana e institucionit të zekatit është tubimi i saj nëpër institucionet bankare islame , ku bëhet shtypja e parave dhe lëshimi në qarkullim i këtyre parave. Do të mundësohej një konstantë logjike poqese zekati do të reflektonte direkt në kërkesën për mallra dhe shërbime të ndryshme edhe pse në bankë rritet numri i parave dhe fondi i zekatit është i zgjeruar.
Funksioni i valutave është lëvizja dhe qarkullimi , ashtu që prej kësaj kanë dobi të gjithë ata që i fusin në qarkullim , ndërkaq deponimi dhe ruajtja e tyre shkakton stagnimin e biznesit , përhapjen e papunsisë , dobësimin e tregjeve dhe tkurrjen e veprimtarisë ekonomike në përgjithësi. Nisur nga kjo obligimi i zekatit për cdo vit në pasurinë valutore që ka arritur sasinë e nisabit pa marrë parasysh a ka investuar pronari apo jo është hap konkret më i përshtatshëm për zhdukjen e mbylljes dhe deponimit të valutave , sëmundje kjo e rrezikshme që ekspertët e ekonomisë u dalldisën në shërimin e saj , saqë disa prej tyre propozuan që monedhat të mos mund të deponohen , me atë që t`u caktohet atyre data e lëshimit në përdorim e pastaj të humbin vlerën e tyre pas mbarimit të një periudhe të caktuar dhe në këtë mënyrë do të neutralizohej efekti i tyre për deponim dhe ruajtje. Kjo valutë e propozuar do të quhej “ monedha e shkrirë”. [11] Ashtu sic theksoni doktori i nderuar Jusuf Kardav për cështjen e monedhave ose valutave ne shtojmë këtu edhe atë se mungesa e deponimit të këtyre monedhave ose valutave do të shtonte oreksin e konsumatorëve për blerje dhe shpenzim. Në këtë mënyrë do të vinim në një balancim të drejtë ndërmjet mallrave dhe shërbimeve në njërën anë dhe sasisë së parave në qarkullim në anën tjetër.


Së fundi mund të konstatojmë se zekati zgjidhë problemet e inflacionit përmes:
1. Tubimit të saj nga ana e institucioneve financiare( në mungesë të shtetit islam)
2. Investimit të mjeteve të zekatit në ekonomi,
3. Krijimit të konzorciumeve bankare islame për cështjet e zekatit,
4. Krijimi i fondeve për ndihmim të politikave të shtetit gjatë stabilitetit ekonomikë.

Literatura e konsultuar:

1. Fikhu Zekat , Dr. Jusuf Kardavi , Shkup 2005
2. Fikhu Hanefi , Abdulhamid Mahmud Tuhmaz , Gjilan ,2006
3. Ekonomiski i Zekatit, nga anglishtja: Visar Korenica, punim i publikuar në :
www.drejtesia.blogspot.com
4. Makroekonomija, Dr.Taki Fiti , Skopje 2004
5. Gazeta Ditore Biznis , e martë 15 nëntor 2005
6. Menyra Ekonomike e të Menduarit , Paul Hayne , Tiranë , 1994
7. Leksikon i Vogël Ekonomikë , Dr.Hajrullah Gorani , Prishtinë 2006
8. Hyrje në Ekonomi , Ahmet Mancellari , Sulo Haderi , Dhori Kule , Stefan Qirici , Tiranë , 2002
9. Britanika Enciklopediski Recnik vol. 4 , Skopje 2005
10. Ekonomska Stabilizacija Imperativ, Dr. Yrosh Andreevski , Skopje 1982

[1] Lexo më gjërësisht: Ekonomska Stabilizacija Imperativ, Dr. Yrosh Andreevski , Skopje 1982 , fq.41-42
[2] Lexo më gjërësisht: Makroekonomija, Dr.Taki Fiti , Skopje 2004 , fq.157
[3] Lexo më gjërësisht: Britanika Enciklopediski Recnik vol. 4 , Skopje 2005 fq. 46
[4] Lexo më gjërësisht: Hyrje në Ekonomi , Ahmet Mancellari , Sulo Haderi , Dhori Kule , Stefan Qirici , Tiranë , 2002 . fq.329
[5] Lexo më gjërësisht: Leksikon i Vogël Ekonomikë , Dr.Hajrullah Gorani , Prishtinë 2006 , fq.204
[6] Lexo më gjërësisht: Menyra Ekonomike e të Menduarit , Paul Hayne , Tiranë , 1994 , fq.507
[7] Lexo më gjërësisht: Inflacijata poveqe od 400 procenti , Gazeta Ditore Biznis , e martë 15 nëntor 2005 fq.16
[8] Lexo më gjërësisht: Makroekonomija, Dr.Taki Fiti , Skopje 2004 , fq.158-159
[9] Lexo më gjërësisht: Ekonomiski i Zekatit , nga anglishtja: Visar Korenica , punim i publikuar në :
www.drejtesia.blogspot.com
[10] Lexo më gjërësisht: Fikhu Hanefi , Abdulhamid Mahmud Tuhmaz , Gjilan ,2006 , fq.470
[11] Lexo më gjërësisht: Fikhu Zekat , Dr. Jusuf Kardavi , Shkup 2005 , fq.257

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 1107 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024