E premte, 22/11/2024, 20:31
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Hapma derën, jam Miku juaj!
 
Hapma derën, jam Miku juaj!
                         
Të gjithë flasin me admirim për mikun më të dashur.
Ai gëzon respektin e të gjithëve, si të rinjve ashtu edhe të moshuarëve madje edhe të të vegjëlve.                      

Mbase mu për këtë arsye ndodhin befasi të shumta nga e keqja në të mirë, nga e pamoralshmeja në të moralshmën etj. Nejse, cdokush mund të gaboj. Por syri i mprehtë e mendja e kthjellur i ngjajnë kamerës së fshehur, saqë nuk i shpëton asgjë e mirë pa përfituar nga mirësitë e ardhëjes së këtij miku të nderuar.
Sa herë që vjen ky mik, në mënyrë automatike na kujtohët historia te të parët tanë se si i bënë pritjen madhështore nga kultura dhe kujdesi që kishin, e që me aq mirësi dinin t’i shprehnin ndaj tij butësi e admirim. Ky mik i nderuar është i njejti edhe për ne, me asnjë ndryshim, por ne a dim ta presim dhe t’i shfaqim mirësinë që kërkon?
Ndoshta ndokush mund të pyes se cfarë kërkon nga ne dhe kush na qenka ky Mik ?
Thjeshtë dhe lehtë; Të ndryshojmë vetvetën.
T’i japim vetës shansin që të ndryshojmë vetëm për të mirë, dhe t’i vemë kushtet të cilat janë vetëm dobiprurëse dhe pozitive, e përmes tyre të lirohemi nga prangat dhe grilat e të shëmtuarave.
- Kushti i parë është që të arrijmë të ndryshojmë nëse arrijmë të kuptojmë se cfarë vlere dhe cfarë mirësi sjell ky mik që po troket në portat tona me emrin- Miku i juaj.
- Të vetëdijësohemi që duhet ta mposhtim atë se, slogani ynë të mos jetë ai me të cilin mundohemi t’i mbulojmë gabimet dhe njollat tona; "Zoti na ka krijuar të tillë, ne s’mund të ndryshojmë”.
- Të mos ia hudhim fajin të tjerëve, sic ndodh bukur shpesh; "Unë s’mund të ndryshoj, jam i tillë nga trashëgimia, nga gjenetika. Cka të bëj tash? Nuk mund të ndryshoj biologjinë time”
- Mjaft më të fajsohet shoku/shoqja ose shoqëria, edhe nëse ai/ajo e kushtëzoi vetëdijën tënde për një kohë.
- Mos bëj zhurmë rreth përjetimeve nga mosha e fëmijërisë e të akuzosh se ajo fazë e jetës është shkaktare për të gjitha gjendjet në jetën tënde.
- Të eleminohet pesimizmi nga vetja dhe nga sjellja e mos të thuhet më; "Mirë, jam ky ose kjo që jam, tashmë nuk mund të bëhet asgjë. U pjeka me këto gjëra, s’mund të ndryshoj”. Mirëpo me kalimin e kohës fillon faza e sjelljeve edhe më të këqija e më të shëmtuara.
Sipas të gjitha këtyre, del një përfundim llogjike: Asnjë ndryshim nuk ekzistouka, Zoti më ka krijuar të tillë, rasti tjetër se shkaktar është shoqëria, trashëgimia gjenetike, fëmijëria etj., dhe sipas kësaj të gjitha këto gjendje paskan ndikuar në formimin e një karakteri njerëzor.
Mirëpo, të gjitha këto janë të pabaza ose jo reale sic mendohet. Ndërsa, pjesëmarrja e njeriut në krijimin e këtyre arsyetimeve dhe fajsimeve të të tjerëve është shumë e madhe. Sepse, të pranosh përgjegjësinë dhe të thuash: "Për të gjitha gjendjet që janë përgjegjës e shkaktar i këtyre gjendjeve jam unë vetë, pikërisht unë dhe askush tjetër, përvec djallit me djallëzit e tij”. Ky është momenti më i rëndë dhe më i vështirë që mund ta pranojë njeriu.
Të gjitha të tjerat e kanë një rol të vogël, fare të vogël. Mund të jetë që Zoti të përcaktojë të tillë, mund të jetë që e kaluara të ketë ndonjë ndikim të vogël, mundet edhe gjenetika të ketë ndonjë ndikim të vogël, madje mundet që edhe shoqëria të ketë ndonjë ndikim të vogël, mundet edhe fëmijëria të jetë ndërtuar në atë mënyrë dhe të ketë dhuruar një pjesë kësaj gjendje, të gjitha këto mund të kene një rol të vogël, por rolin kryesor eluan vetëm bashkpunimi më djallin, ku pastaj këto gjendje determinojnë atë që është reale dhe prezente tek njeriu.

 

Në qoftë se forca dhe bindja janë përgjegjëse për të gjitha këto gjendje, në qoftë se heqja dorë nga bashëkpunimi për fajësimin e të tjerëve për gjendjen tënde, si dhe nëse heqë dorë nga bashkëpunimi me djallin, madje nëse heqë dorë tash, nga ky moment, ti do të jesh ndryshe dhe ky do të jetë veprimi yt madhështor, veprimi yt pozitiv, ndryshimi yt qenësor dhe do ta kuptosh se këtë ndryshim ta sjell vetëm miku yt i shtrenjët e i shenjët- Muaji i Agjërimit (Ramazani).


Vallë, si mund të pajtohesh me atë që ta akuzosh dikë apo dicka që s’është përgjegjës për gjendjën tënde, kur përshembull, je mbushur me hidhërim dhe t’i bashkëpunon me hidhërimin tënd, e shton, e fuqizon hidhërimin, dhe hidhërimi t’i dhuron njëqind shëmti që të shpiejnë deri në cmendinë kalimtare, e pastaj thua se për gjendjën time të hidhërimit është përgjegjës Zoti, apo përgjegjës është trashëgimia gjenetike, apo shoqëria që ndikon në vetëdije të individit, apo përjetimet e fëmijërisë?
Ose nëse është përtacia veti e personalitetit tënd dhe ti bashkpunon me përtacinë, vazhdimisht e ujit, sepse të pëlqen e të ofron "kënaqësi”.
Apo mendjemadhësinë tënde që të tund të dukesh shumë herë më i mencur sesa je dhe pastaj, kur vëren se marrëzia del e para që duket, e mencuaria rri prapa që të vrojtojë cka po ndodh, atëherë ndien thyerje të rëndë në vetën tënde pse mendjemadhësinë nuk po ta blen askush as për nëj cent dhe në fund të këtyre gjendjeve, prapë thua me vete se Zoti e paska shkruar të jem i këtillë, apo trashëgimia gjenetike është fajtore , pastaj shoqëria, sistemi edukativ familjar apo ai shkollor, kushtet ekonomike, fëmijëria etj. Kurrë nuk e pranon të vërtetën që është një dhe e vetme, e që thotë: "Për të gjitha gjendjet e tua ti je fajtori i cili bashkpunon me djallin, prandaj kërko kurim se lehtë mund ta gjeshë, kërko Mikun tënd dhe ndërpreje zhurmën e akuzave.”

Atëherë nëse ti e ke bindur vetën që të ndryshosh dhe je i vendosur për këtë, është shumë me rëndësi të njihet e të dihet rruga dhe mënyra e metoda e transformimit tënd.
- Pranimi i përgjegjësisë së plotë e të sinqertë është bazë themelore për cdo të arritur të transformimit shpirtëror.

Kur ne takohemi me të vërtetën sy me sy dhe ia themi vetës në fytyrë se fajtor i vetëm për gjendjen ku jam vet unë e nuk ka fajtor tjetër, atëherë befasisht dicka shpërthen bujshëm në qenien tonë, në tërë karakterin e moralin tonë dhe që atëherë mund të fillojnë ndryshimet positive tek njeriu që nga brendia e tij, mu aty ku gjendet burimi i shkaktari i të gjitha shëmtive, pra pikrisht në atë brendinë e qenësisë sonë ku gjendet edhe burimi e fuqia e gjithëmbarshme e përparimit tonë të tërësishëm deri në pikën më të lartë të rritjes sonë shpirtërore që quhet: Zemër.
Pikërishtë për këtë ka thënë Muhammedi salall-llahu alejhi ve sel-lem:
"Është një copë mishi në trup, nëse ajo copë është e shëndosh i tërë trupi është i shëndosh, e nëse ajo është e prishur i tërë trupi është i prishur. Ajo është zemra.”
Andaj nëse ne e pranojmë brenda në zemër agjërimin e muajit të Ramazanit është një fitore e madhe, madje shumë e madhe sepse mundëson lirimin prej një energjie enore, të jep shansin që ta përjetosh direkt forcën e tij që në atë moment nëse ndien që je i keq, mu në atë moment të tronditë forca agjëruese që të transformohesh dhe të bëhesh i mirë. Faktikisht bëhet një transformim brenda castit por që është rrënjësor, e që nga ky cast lirohet një energji mahnitëse, që mund të shfrytëzohet për udhëtim të brendshëm, pikërisht sikurse zbërthehet atomi dhe gjatë zbërthimit të atomeve lirohet energjia e fuqishme.
Edhe pse ky moment i pranimit të realitetit të përgjegjësisë është shumë i rëndë dhe i vështirë, ndoshta i ngjanë edhe Ditës së Llogarisë, pasi që ka të bëjë me jetën në tërësi të njeriut, por, s’do të thotë se është dicka e paarritshme, edhe pse bëhet një kthim i jashtëzakonshëm në ndryshim, sepse po bëhet kthesa qenësore ku tërë energjinë e njeriut e kthen në një drejtim tjetër, në brendinë e qeniës së tij, aty ku gjendet fillimi dhe fundi i cdo gjëje në këtë jetë dhe jetën tjetër të amshueshëmrisë (në zemër).
Rruga më e sigurt e kësaj ecjeje për në brendi është leximi dhe meditimi i verseteve kur’anore. Edhe nëse mund të duket pak errësirë në fillim, qëndroni në meditim dhe ndrysho gjendjen tënde me falje të namazit dhe prit sa të qetësohet dialogu i brendshëm e që është i zakonshëm për të gjithë fillestarët në këtë udhëtim të ri, ose edhe për ata që u futën në llumin e errësirave të pista dhe patjetër se duhet të kalojnë përmes këtij kanali shpëtues për në brendi të tyre, sepse në këtë udhëtim meditativ është drita vezulluese e shpëtimit, si dhe nga këtu fillon të realizohet qëllimi i cili mungonte e që quhet ndryshimi i vetvetës, dhe mungesa e tij të shtynte të akuzosh të tjerët.
Pra, kjo ëshët dobia e mikut tonë i cili po troket në dyer të zemrave tona dhe vetëm po prêt që t’i hapim ato dhe t’i akumulojmë nga ai devotshëmrinë, sinqeritetin, bujarinë, besnikrinë, fisnikrinë e shumë e shumë cilësi të tjera të cilat janë të shumëta e të cilat burojnë nga ky Mik i yni  i shenjte-Ramazani.
 
Shkruar nga Valbona Kelmendi
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (12/08/2010)
Klikime: 1617 | Ranguar: 4.0/3
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024