E enjte, 26/12/2024, 18:32
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Hapa praktik për ruajtjen e kohës në Ramazan
   Hapa praktik për ruajtjen e kohës në Ramazan
 
Në muajin madhështor të Ramazanit muslimania
duhet ta shfrytëzojë kohën në atë çfarë i sjellë fitim dhe lumturi në Ditën e Kijametit, dhe t’i pasurojë ditët dhe netët me atë çfarë e afron afër Xhenetit dhe e largon nga zjarri i Xhehenemit.

Kjo bëhet duke iu bindur urdhërave të Allahut dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij.

Që femra të jetë e kujdesshme për kohën e saj në këtë muaj duhet të ketë parasysh pikat që vijojnë:
 

1- Mos të dalë nga shtëpia vetëm në rast nevoje ose për bindje ndaj Allahut.
 

2- Të largohet nga shkuarja në treg dhe në veçanti në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Të mundohet që rrobat e Bajramit t’i blejë më përpara.
 

3- T’iu largohet vizitave pa arsye, dhe nëse don ta vizitojë ndonjë të sëmurë të mundohet që mos ta zgjasë ndejën.
 

4- T’u largohet mexhliseve të këqija, si: mexhliseve të gibetit , të thashethemeve, të  rrenës, të përqeshjes dhe mexhliseve të shpifjes ndaj të tjerëve.
 

5- Të mos e humb kohën duke parë filma dhe telenovela ose duke i ndjekur kanalet televizive.

6- Të mos rri e zgjuar deri në agim, sepse, mund t’i kalojnë namazet pa i falur pasi ajo do të rri duke fjetur gjatë ditës. 
 

7- Të largohet nga shoqëria e keqe.
 

8- Të ketë kujdes që mos ta kalojë shumicën e ditës në gjumë, pasi disa prej njerëzve flejnë pas sabahut dhe nuk zgjohen deri afër akshamit, e çfarë agjërimi është ky?! 
 

9- Të mos humb shumë kohë në përgatitjen e ushqimit.

10- Të mos e humb shumë kohën duke u zbukuruar dhe duke u angazhuar me rrobat ose duke qëndruar para pasqyrës.            

11- Të mos e humb kohën në biseda të gjata telefonike.  

12- Të ketë kujdes nga bisedat që çojnë në konflikt se nuk ka dobi prej tyre por vetëm humbje kohe dhe rënie në haram. Dhe, nëse dikush i bën thirrje për konflikt ose e sulmon,  vetëm le t’i thotë se është agjërueshëm.

Përktheu: Merita Rexha
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (11/08/2010)
Klikime: 1167 | Komentet: 2 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 2
2 Argjendi  
0
kiblen e gjan ne baz te xhamis qe e ke afer, kah te jet e kthyer xhamija andej kthehu edhe ti
ndersa sa u perket reqateve te namazeve jan keshtu
sabahu 2 sunnet 2 farz
dreka 4 sunnet 4 farz 2 sunnet
ikndija 4 farz
akshami 3 farz 2 sunnet
jacia 4 farz 2 sunnet dhe ne fund 3 salati vitr

1 fifi  
0
Selam alejkum jam ne amerik veq sa kum ardh po nuk po muj me dit se kah eshte KIBLA edhe po me duhet krejt reqatet mi dit se nuk po jam e sigurt nese dikush mi qon ne imell temein e falenderoj shum, shembull akshami i ka 3 farz e dy synet, e sabahi 2 farz dy synet po dreka e iqindija mu kan perzi ju lutem me tregoni se qysh e gjaj Kiblen,

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024