E mërkurë, 04/12/2024, 10:56
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Ekonomiksi i mirëqenies dhe zekati

Ekonomiksi i mirëqenies dhe zekati
 
Hamdi Nuhiju

Shoqëria njerëzore ka nevojë për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e veta të vazhdueshme që i posedon. Ajo duhet të realizojë identitetin e vetë dhe të mbykqyrë një konceptë të relativizuar ekonomikë. Ekonomia është themeluar dhe venduar në funksion të njeriut , njejtë si bota e cila funksionon me të gjitha gjallesat që ekzistojnë në të.

Epiqendra e cdo statisfaksioni ekonomikë është e relativizuar thellë nën subjektivizmin kohorë dhe dogmatikë. Individi si i tillë nuk është i dobishëm as për shoqërinë as për Krijuesin , por duhet që të vazhdojë funksiononim e tij me individët tjerë , kështuqë në këtë mënyrë të krijohen bashkësitë e njerëzve dhe të shoqërisë në përgjithësi. Elasticiteti që ndodhë ndërmjet individit dhe shoqërisë pasqyrohet thellë nën ombrellën e padukshme të të mirës materiale e cila e ndjek atë dhe shoqërinë si një hije e kahëzuar shoqërore.


Në ekonomi njihen edhe diciplina të veçanta ekonomike me emrin ekonomiks.
Gjeneza e emrit të kësaj disipline është e kohës më të re dhe vjen nga e folmja anglosaksone “Economics” , që të qon në kuptimin “shkencë për riprodhimin shoqëror” gjegjësisht diciplinë shkencore që studion ekonominë e ndërmarrjes. [1]
Ndërkaq me termin mirëqenie nënkuptojmë :”Gjendja kur nuk mungojnë mjetet për jetesë, kur janë plotësuar të gjitha nevojat materiale e shpirtërore të njeriut a të shoqërisë; gjendje e mirë.”[2]
Këtu kemi dy aspekte të rëndësishme të temës sonë:
- e para ka të bëjë me problemet sistematike dhe teorike gjatë definimit , përcaktimit dhe aplikimit të ekonomiksit të mirëqenies në shoqërinë njerëzore &
- e dyta ka të bëjë me ndikimin dhe raportet e ekonomiksit të mirëqenies me zekatin , një institucion islam që bënë pjesë në kuadër të sistematizimeve ekonomike.
Ekonomiksi i mirëqenies është një domosdo reale e cdo qeverie dhe vendi. Ajo na paraqitet qysh me fillet e ndarjes së punës në periudhën e tretë. Edhe pse si termë është shumë i ri dhe i panjohur në këto treva ai penetron afër vetes faktorët e ndryshëm shoqëroro-ekonomikë. Marrëdhëniet ndërmjet puntorëve me procesin e prodhimtarisë janë fazë jo-kalimtare e cdo ekonomie. Varësisht prej sistemeve ekonomike edhe ekonomiksi i mirëqenies devalvon në koncepte , në plane dhe strategji. Nuk është klimë e përshtatshme ekonomike e cila do të krijonte një fuzion dogmatikë brenda sistemit ekonomikë të një vendi. Pasojat negative gjatë përcaktimit real të procesit të prodhimit dhe të riprodhimit shoqërorë dhe përcaktimit të bruto produktit nacional , normal që lënë hapësirë për ndikimin e dukurive të reja të panjohura deri në momentin e dhënë. Lehtësia e zgjidhjes së raporteve financiare , konglomeratit e mëdha bankare dhe konfuzionet gjatë përcaktimit të shpenzimeve të punës dhe marrëdhënieve të punës afrojnë sistemin ekonomikë bashkë më ekonomiksin e mirëqenies.
Për përcaktimin e ekonomiksit të mirëqenies ndikojnë një mori faktorësh si politikë, demografikë, social, ekonomikë, kulturor , etj. Ekonomiksi i mirëqenies është i lidhur ngushtë me nivelin e jetesës dhe matjen e këtij niveli .
Niveli jetësor i popullsisë së një vendi varet nga shkalla e arritur e zhvillimit të forcave prodhuese të vendit përkatës, në një anë, dhe, në anën tjetër, shpreh shkallën sasiore dhe cilësore të përmbushjes së nevojave materiale dhe jomatriale të njeriut. [3]
Përvec nivelit jetësor ekonomiksi i mirëqenies përfshinë edhe fazën e pluralizmit pronësor , idenë e tranzicionit ekonomikë, transformimin e kapitalit, formën më të thjeshtë të ciklit të riprodhimit , konceptin e deduksionit ekonomikë etj.
Secila prodhimtari përfaqëson një bashkëngjitje. Rezultatin e fundit të prodhimit- dikush e ngjetë ose e pronëson. Prej këtu edhe marëdhëniet pronësore me raportet e prodhimit ose e kundërta , pronësimi kryhet në bazë të disa formave të caktuara. [4]
Ekonomiksi i mirëqenies dallon prej sistemit në sistem , m`u për shkak të formave të pronës që ekzistojnë dhe janë cështje kyce për një ekonomi të lirë ose liberale. Sic është vet Makroekonomia Aplikative një shkencë e Qeverisë ose e shtetit e cila aplikonë politika për zhvillimin e gjithëmbarshëm makroekonomikë të një vendi , njëashtu mund të themi se ekonomiksi i mirëqenies është alfa dhe omega e shkencave të makroekonomisë aplikative, ekonomisë të ndërmarjes , makroekonomisë , proceseve integruese ekonomike , ekonomisë ndërkombëtare etj.
Kjo e fundit përcakton raportet ndërmjet të hyrave dhe të dalurave që realizohen si rezultat i transaksioneve ekonomike që kryhen ndërmjet vendeve të caktuara.
Sot njerëzit tanë janë të përballur me fenomene të caktuara cka e përcaktojnë jetën e përditshme. Rrjedhat jo të qeta të cmimeve , ndryshimet e standardit jetësor i bashkangjitur me fenomenin e rradhë të paraqitur të mungesës së mallrave të ndryshëm duke i kycur edhe barnat , rrethanat e vështira për punësim , cështjet ende të pazgjidhura banesore, janë tema më të shpeshta në rrethet e ekonomistëve. [5]
Ekonomiksi i mirëqenies duhet të sigurojë një stabilitet makroekonomikë në vend duke luftuar inflacionin ose duke e mbajtur në formë të moderuar pa asnjë lëvizje të frikshme të saj. Për të realizuar këtë ajo aplikon politikat e ndërhyrjes së shtetit në ekonomi , përmes Bankës Qëndrore dhe “ Qeverisë Fiskale” të një vendi. E theksojmë këtë gjë në këtë pjesë , për arsye se modelimi ekonomikë si rezultat i refuzimit të parametrave logjikë kërkon një ndërhyrje të drejtë dhe pa cenzurë të shtetit në ekonomi.
Inflacioni hynë në rradhën e fenomeneve më komplekse ekonomike. Ajo është një sëmundje moderne të ekonomive moderne. Ekziston në të gjitha shtetet me ekonomi tregu , por edhe në të gjitha vendet në tranzicion , në rrugën komanduese drejtë ekonomisë së tregut. Njerëzit frikohen nga inflacioni galopant , pasiqë ajo sjellë për rritjen e vazhdueshme të cmimeve të mallrave dhe shërbimeve dhe e ulë standardin jetësor. Hiperinflacioni prap , si fenomen i rradhë , përderisa paraqitet , e shkatërron mirëqenien ekonomikë të vendit.
Inflacioni është gjendje në ekonomi kur fondet e parave i kalojnë fondet e mallrave , për arsye që vjen deri te rritja e thjeshtë e nivelit të cmimeve. [6]
Ekonomiksi i mirëqenies përvec që mund të zhduket nga këto fenomene të inflacionit , destabilizimit politiko-ekonomikë, proceseve të ndryshme jo të drejtë integruese në shoqëri , ajo mund edhe ta sulmojë , zhdukë dhe të ndihmojë drejtë realizimit të proceseve të drejta ekonomike. Për t`u njohur me ekonomiksin e mirëqenies të një vendi , na nevojitet njohja jonë me nocionin e investimeve në shoqëri.
Me investime nënkuptojmë procesin e ndërrimit të të hyrës me një mjetë tjetër që pritet në të ardhmen të na sjellë fitim. [7]
Nocioni investim rrjedhë nga fjala latine “ investicio” , e cila në kuptimin më të gjërë do të thotë futje të kapitalit apo mjeteve në ndonjë punë të qëllimtë. [8]
Sipas fjalorit ekonomikë me termin investim nënkuptojmë:” Në ekonomi me termin investim kuptohet vënia e shumave të parasë për ndërtimin e objekteve ( ndërtesa prodhimi , makineri etj) për prodhim dhe qarkullim ( ndërtimi dhe pajisje e kapaciteteve të shitjes etj.) e mallrave. [9] Ndërsa fjalori elektronikë shpjegues termin investim e sqaron në këtë formë:” Vë një shumë parash a një kapital në një ndërmarrje industriale, bujqësore etj. për ta përdorur për ndërtime të ndryshme, për zhvillimin e ekonomisë, për rritjen e përtëritjen e mjeteve të prodhimit, për qëllime ushtarake etj.”[10]
Sipas këtyre sqarimeve të mësipërme mësuam se investimet paraqesin një domosdo ekonomike për rritjen e mirëqenies së përgjithshme ekonomike. Përvec investimeve që janë pjesë e kësaj politike mjaftë progresive kemi edhe faktorë tjerë që ndikojnë në mënyrë funksionale për të zhvilluar proceset e ndryshme ekonomike. Ndër to kemi edhe uljen e papunsisë , parametrin e agregateve ekonomik të kërkesës dhe ofertës , nevojën e një rregullatori cmimesh që dot integrohej në tregë , konsolidimin e politikave investuese , fiskale dhe jo fiskale, kërkimin e politikës harmonizuese monetare etj.
Në të gjitha këto procese , mangësi , dobi , probleme teorike dhe praktike , padyshim zekati luan një rrolë shumë të rëndësishëm.
Fjala zekat në gjuhën arabe ka domethënie rritje dhe pastërti. Këto dy terme janë të pranishëm në domethënien terminologjike të fjalës “ zekat” që e ka në Sheriat. Zekati e pastron njeriun që e jep nga mëkatet. Gjithëashtu e pastron shpirtin nga vetia e keqe-koprracia. Dhënia e zekatit shkakton përparimin dhe shtimin e pasurisë në pronësi të atyre që janë skamnorë dhe nevojtarë. Kjo shkakton një llojë të freskimit në ekonomi dhe zhvillimin e tregëtisë. [11]
Fjala “Ez-Zekat” në aspektin gjuhësor është infinitiv i foljes “zeka” , thuhet “zeka esh-shej`u” është shtuar dhe rritur , po ashtu thuhet “zeka fulanun” kur përmirësohet.Pra, zekati është bekim , shtim , pastrim dhe përmirësim.
Në fjalorin e quajtur “Lisanu-l-areb” , autori thotë:”Esenca e zekatit në gjuhë është pastrim , shtim , bekim dhe lavdërim , e të gjitha këto kuptime janë përdorur në Kur`an dhe Sunnet”.
Por , më evidente sic thekson Vahidiu dhe të tjerë , është se rrënja e fjalës “zeka” do të thotë rritje dhe shtim.Thuhet “zeka ez-zer`u , jezku zekaen,” dhe cdo gjë që i shtohet thuhet “zeka”.
Por , pasiqë bima nuk zhvillohet nëse nuk e pastrojmë prej kalbësirave , fjala “ez-zekat” po ashtu ka kuptimin edhe të pastrimit.
Kur cilësohen njerëzit me fjalën “ez-zekat”-në kuptim të përmirësimit-kjo i referohet shtimit të mirësisë te ata.Thuhet “Rexhulun zekij.” gjegjësisht në shkallë më të lartë nga njerëzit e devotshëm , po ashtu thuhet “zeka el-kadi esh-shuhude”( gjykatësi i ka vlerësuar dëshmitarët) kur e sqaron gradën e lartë të tyre në mirësi.
Zekati në Sheriat në kuptimin terminologjik është emër i pjesës së caktuar prej pasurisë të cilën All-llahu xh.sh. e ka bërë obligim për ata që e kanë hise.Po ashtu me këtë emër quhet edhe vetë nxjerrja e kësaj pjese.
Kjo pjesë e nxjerrur prej pasurisë është quajtur zekat , sepse ajo e rritë pasurinë prej të cilës është nxjerrë , e shumon në kuptim dhe mbron nga dëmet , sikur që përcjell këtë Neveviu nga Vahidiu.
Ibn Tejmije thotë:” Vet personi shtohet , po ashtu edhe pasuria e tij shtohet , pastrohet dhe shtohet në aspektin kuptimor.”
Shtimi dhe pastrimi nuk i referohen vetëm pasurisë , por i referohen edhe vetë personit që jep zekatin , sic thotë All-llahu xh.sh.:”Merrë prej pasurisë së tyre lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh( të mirat)...”(Et-Tevbe:103)
Ez`heriu thotë:”Zekati e zhvillon të varfërin , e ky është një gjest i shkëlqyeshëm sepse tregon se zekati realizon zhvillim material dhe shpirtëror për të varfërin , krahas zhvillimit që realizon për të pasurin , në personalitetin dhe në pasurinë e tij.”[12]
Zekati bën pjesë në grupin e punëve të detyrueshme në Islam dhe është shtylla e tretë prej shtyllave të Islamit , që është e drejta e pasurisë. [13]
Kemi dy lloje të zekatit ; zekati i fitrit dhe zekati i pasurisë. [14] Këto dy lloje janë penetrim i pasurisë dhe sigurisë shoqëroro-ekonomike të njerëzve në përgjithësi. Është me rëndësi jetike dhënia e zekatit e cila ka dalur jashta parametrave të ekonomisë dhe besimit të njerëzve. Më parë nuk i kushtohej rëndësi kësaj llogaritjeje as studimit të kësaj cështjeje në dritën e zhvillimit të standardit , ndryshimit të kushteve të jetesës , marrëdhënieve dhe rëndësisë së fondeve, në të cilas sipas Kur`anit bëhet ndarja e zekatit dhe zekatit të fitrit. Të gjitha këto u liheshin individëve dhe stihisë. [15] Pra nevojitet forma organizative e mbledhjes së zekatit.
Tashti të dalim në një segment tjetër të temës sonë. Ndonëse segment jo i trajtuar mirë sa duhet dhe jo i referuar në trevat tona mjaft të varfëruara. Raporti i zekatit me ekonomiksin e mirëqenies , nevoja e ndërlidhjes midis këtyre dyjave... Është një problematikë e cila rradhë e hic nuk përmendet dhe trajtohet nga ana e shkruesve të ekonomisë kapitaliste dhe asaj islame.
Duke u nisur nga aspekti terminologjikë i zekatit , dhe i mirëqenies , që në bazë janë të lidhura ndërmjet veti dhe kanë kuptimin e shtimit të obliguar. Mirëpo , mirëqenie arrihet vetëm me ndihmën e shtetit , ndërsa zekati arrihet me devotshmërinë dhe dërgimin në vend të porosisë kur`anore nga ana e muslimanëve. Meqenëse njëra prej tetë kategorive të marrësve të zekatit është edhe përfitimi i zemrave në Islam , mund të konstatojmë se është një rastë i volitshëm i një aksioni të përgjithshëm të mbledhjes së zekatit për cështje të caktuara ekonomike.


1. Investimi i mjeteve të zekatit në Ekonomi - Investimi i mjeteve të zekatit, mund të bëhet nga ana e atyre të cilët e meritojnë ta marrin zekatin,
pasi t’i marrin mjetet e zekatit; mund të bëhet nga ana e pronarit, i cili është i obliguar të japë zekat në pasurinë e tij; apo nga ana e udhëheqësit ose mëkëmbësve të tij, i cili është përgjegjës për tubimin e zekatit. Për çdonjërin rast, ka dispozitë fetare.
Juristët islamë janë decidë në konstatimin e tyre, se lejohet investimi i mjeteve të zekatit nga ana e atyre të cilëve u takon ta marrin zekatin, pasi që t’i marrin mjetet e zekatit. Kjo, ngase me transferimin e zekatit në duart e tyre, ai bëhet pronë e plotë e tyre, që nënkupton, si rrjedhojë, edhe të drejtën e tyre për të menaxhuar me këtë pasuri, sikur
që menaxhojnë pronarët me pasurinë e tyre. Nisur nga kjo, ata kanë të drejtë të ngritin projekte investuese, të blejnë mjete punuese etj.[16]
Pasiqë është e lejuar islamikisht një investim i këtillë i mjeteve të zekatit , atëherë në sektore të caktuara të ekonomisë që janë atraktive dhe të volitshme për investime mund të ngriten forma të ndryshme të fabrikave që në këtë mënyrë bëhet rritja e mirëqenies ekonomike të vendit.


2. Mjetet e Zekatit Shtojnë të Pasurit – Përmes marrjes së zekatit një shtresë e caktuar e njerëzve që kanë qenë nevojtar për të , tashti obligohen për dhënien e tij , në fakt bëhen të pasur dhe të pavarur materialisht. Në këtë mënyrë ato ngrisin nivelin e tyre jetësor , arrijnë deri tek një stil i ri i jetës dhe kërkesa për të mirat inferiore bie , ndërsa ajo për të mirat e luksit rritet. Duke u rritur kërkesa për të mirat e luksit , lind nevoja edhe e rritjes së ofertës për to , kështu rregullatori i cmimeve luan rrolin e tij në treg. Në këtë mënyrë plotësimi i nevojave të konsumatorëve do të kryhej në formë më të sofistikuar , elementet e papunsisë do të uleshin nën nivelin zero dhe mirëqenie ekonomike do të shënonte trende të reja pozitive.
Të mirat inferiore , që janë ato të mira , për të cilat kërkesa ndryshon në drejtim të kundërt me ndryshimin e të ardhurave. [17]Pra , kërkesa për të mirat inferiore bie , në rastin kur të ardhurat janë më të mëdha , dhe lindë nevoja e kërkesës për të mirat e luksit. Ndërsa mjetet e zekatit i shtojnë të ardhurat e individëve dhe familjeve.


3. Zekati ndikon në Bruto Produktin Shoqëror - Produkti kombëtar bruto , apo sic quhet ndryshe bruto produkti shoqëror , paraqet madhësinë kryesore makroekonomike dhe është tregues relevant për analizë makroekonomike , dmth për të shprehur dhe për të përcjellë ecuritë ekonomike në shkallë vendi.
Bruto produkti shoqëror paraqet shumën vlerësore të të gjitha prodhimeve dhe shërbimeve përfundimtare në një vend përkatës dhë në periudhë të caktuar kohore , që zakonisht merret një vit. [18] Vlera e prodhimeve dhe shërbimeve në një vend në formë të mbledhur paraqet edhe parametrin e rëndësishëm dhe mjaft të favorshëm të zekatit. Zekati përmes investimit të tij në ekonomi , ndikon në mënyrë direkte drejtë prodhimeve dhe shërbimeve të reja të realizuara nga ana e marrësve të zekatit. Kjo akumulon pasurinë e Bruto Produktit Shoqëror dhe në këtë mënyrë parasheh zhvillimin ekonomikë të një vendi. Zekati në BPSH do të ishte i favorshëm nëse pjesëmarrja e tij është më e madhe dhe varësisht prej nivelit të pjesëmarrjes së zekatit kemi edhe zhvillim dhe ngritje të standardit jetësor të qytetarëve në përgjithësi.
Përfundimisht mund të konstatojmë se zgjidhje mjaft efikase e problemeve ekonomike në vendin tonë është institucioni i zekatit.

Literatura e Konsultuar:

1.Kur`ani famëmadh përkthim me komentim nga Sherif Ahmeti
2.Fikhu Zekat 1, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005
3. Fikhu Hanefi , Abdulhamid Mahmud Tuhmaz , Gjilan , 2006
4.Zekati detyra e panjohur, el-Xhibrin , el-Uthejmin, Bin Baz, Ali Ahmed es-Salus, Tiranë 2003
5. Zekati dhe Zekatul Fitri detyrime Islame , një grup autorësh , Prishtinë , 1994
6. Zekati , Abdurrezak Nevfel , Prishtinë 2007
7. Revista Ekonomia Islame
8. Makroekonomia Aplikative, Dr. Musa Limani , Prishtinë , 2003
9. Hyrje në Ekonomi , Ahmet Mancellari , Sulo Hadëri , Dhori Kule , Stefan Qirici , Tiranë , 2002
10. Menaxhimi i investimeve , Seadin Xhaferi & Dushko Nikollovski , Shkup , 2007
11. Britanika Enciklopediski Recnik vol.4 , Skopje 2005
12. Makroekonomija , Dr. Taki Fiti , Skopje , 2004
13. Leksikon i Vogël Ekonomikë , Hajrullah Gorani , Prishtinë , 2006
14. Fjalori elektronik shpjegues
15. Ekonomska Stabilizacija Imperativ , Urosh Andreevski , Skopje, 1982
16. Politicka Ekonomija II , Dr.Dimitrija Novacevski , Skopje ,1992
17. Kontabiliteti Financiar , Dr. Serafim Tomovski , Tetovë ,2006

 


[1] Shih më gjërësisht: Kontabiliteti Financiar , Dr. Serafim Tomovski , Tetovë ,2006 fq.8
[2] Fjalori elektronik shpjegues
[3] Shih më gjërësisht: Makroekonomia Aplikative, Dr. Musa Limani , Prishtinë , 2003 fq.176
[4] Shih më gjërësisht: Politicka Ekonomija II , Dr.Dimitrija Novacevski , Skopje ,1992 fq.11
[5] Shih më gjërësisht: Ekonomska Stabilizacija Imperativ , Urosh Andreevski , Skopje, 1982 fq. 79
[6] Shih më gjërësisht: Makroekonomija , Dr. Taki Fiti , Skopje , 2004 fq.156-157
[7] Shih më gjërësisht: Britanika Enciklopediski Recnik vol.4 , Skopje 2005 fq.32
[8] Shih më gjërësisht: Menaxhimi i investimeve , Seadin Xhaferi & Dushko Nikollovski , Shkup , 2007 fq. 13
[9] Shih më gjërësisht: Leksikon i Vogël Ekonomikë , Hajrullah Gorani , Prishtinë , 2006 fq.231
[10] Fjalori Elektronik Shpjegues
[11] Shih më gjërësisht: Fikhu Hanefi , Abdulhamid Mahmud Tuhmaz , Gjilan , 2006 fq. 443
[12] Shih më gjërësisht : Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.39-40
[13] Shih më gjërësisht: Zekati detyra e panjohur, el-Xhibrin , el-Uthejmin, Bin Baz, Ali Ahmed es-Salus, Tiranë 2003 fq.12
[14] Shih më gjërësisht : Zekati , Abdurrezak Nevfel , Prishtinë 2007 fq.14
[15] Shih më gjërësisht : Zekati dhe Zekatul Fitri detyrime Islame , një grup autorësh , Prishtinë , 1994 fq. 60
[16] Lexo artikullin në revistën Ekonomia Islame , 2 , fq. 16 , Investimi i Mjeteve të Zekatit , Dr. Muhammed Othman Shubejr
[17] Shih më gjërësisht: Hyrje në Ekonomi , Ahmet Mancellari , Sulo Hadëri , Dhori Kule , Stefan Qirici , Tiranë , 2002 fq. 27
[18] Shih më gjërësisht : Makroekonomia Aplikative, Dr. Musa Limani , Prishtinë , 2003 fq.164

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 1067 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024