E premte, 27/12/2024, 05:41
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Disa këshilla për agjëruesin
Disa këshilla për agjëruesin

 
– Shiko në shpejtësin e kohës dhe shiko në kalimin e orëve dhe minutave, dhe dije  se ky është një argument i qartë se ti je duke ju afruar ahiretit.
 - Është dhunti e madhe prej All-llahut të madhëruar që ti e ke pritur muajin e Ramazanit, andaj falenderoje All-llahun për këtë, ngase Ai ta ka mudësuar  që ta arrish këtë muaj dhe të ndiesh kënaqësi në të, me agjërim dhe adhurim.
 
- Pa tjetër duhet të kujdesemi në këtë muaj që t’i njohim disa dispozita islame prej tyre: rregullat e agjërimit , të namazeve nafile, etj.
 
-  Nuk është e ndaluar (bidat) që të përshëndetemi dhe të bëjmë dua për njëri-tjetrin për hyjrjen e Ramazanit.
-  Duhet që të gëzohemi për ardhjen e këtij muaji, dhe kjo është prej shenjave të imanit.
 
-  Përqafimi dhe dhënia e dorës për ardhjen e Ramazani, nuk ka bazë në sunnetin e Muhamedit sal-all-llahu alejhi ve selem.
 
 


                              -  Disa prej veçorive  të Ramazanit:

- Allahu e ka bërë një derë të veçantë në xhenet për agjëruesit.

- Agjërimi është puna e vetme që All-llahu e ka veçuar për Vete, që të shpërblejë për të.

- Agjërimi është puna më e qartë që aludon për sinqeritet të fortë.

- Kush agjëron një ditë për hirë të Allahut, do ta largojë Allahu atë prej zjarrit të xhehenemit 70 vite.
- Era e gojes  së agjëruesit  është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut.



                                     - Disa dobi të agjërimit:

- Të edukon në devotshmëri
- Të edukon për mirësi ndaj të tjerëve
- Të edukon  për programimin e kohës
- Të edukon me moral të mirë
- I bashkon njerëzit në një kohë pa dallim race apo nacionaliteti  



– E ka cekur dijetari islam ibën Tejmije se ngrënia në ditët e Ramazanit është më e madhe tek Allahu se zinaja, homuseksualizmi dhe pirja e alkoolit.
 – Syfyri  është sunnet i Pejgamberit sal-all-llahu alejhi ve selem, dhe preferohet vonimi e tij ngase në atë kohë ka bereqet, dhe për ta arritur  kohën e fundit të natës  ku pranohen  lutjet dhe lehtësohet falja e namazit të sabahut me kohë. 


                  – Namazi e natës në Ramazan (Kijamu lejlë)
 

- Ka thënë i Dërguari i Allahut, sal-all-llahu alejhi ve selem: "Kush falë - kijamu lejlë - (namazë të natës –namazi  i teravive) në muajin e Ramazanit  me besim në Allahun dhe duke shpresuar në shpërblimin e Tij, i falen mëkatet  që i ka bërë më parë.
-
Preferohet  që të kërkohet një lexues i Kur’anit me zë të bukur, ngase ka thënë Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve selem: ’’Zbukuronie Kur’anin me zërat tuaj.’’
- Duhet të ketë kujdes imami në namazin e teravive që mos ta zgjasë shumë namazin, por edhe mos  ta shkurtojë shumë.
- Të qëndrosh me imamin në namazin e teravive  derisa ta  përfundojë atë, të shkruhet e gjithë nata kijamu lejlë.

- Kujdesu për pastërtinë para se të shkosh në namaz.
Kujdesu sa më shumë të bësh dua, ngase ky muaj është muaj u duave, prandaj kthehu tek Allahu në çdo  kohë me dua, sidomos kur je në namaz, në sexhde, në mes ezanit dhe ikametit , para iftarit, ne kohën e syfyrit etj. 


             
             – Disa hadithe të dobëta që përdoren në Ramazan:

’’ Fillimi i Ramazanit është mëshirë, mesi i tij është falje e fundi i tij është lirim nga zjarri.’’
’’ Gjumi i agjëruesit është adhurim.’’
  
Duaja ’’O All-llah për Ty kam agjëruar dhe me furnizimin Tënd po bëjë iftar.’’
    
„Kush e prishë një ditë në Ramazan nuk mund ta kompenzojë kurrë.’’ 


                            – Gruaja në muajin e Ramazanit:
 

-Motër, kujdesu për kohën dhe bën adhurim sa me shumë.
-Mos të pëngojë përgatitja e iftarit  nga përgatitja për ahiret.
-Kujdes, nga vizitat e kota, se ne jetën e kemi me ditë të numëruara.
-Mos shko me taksi e vetme në xhami për namaz.
-Kujdes, motër pas namazit të teravisë ngase aty ndodhë përzierje mes meshkujve dhe femrave. 
 


                            – Daveti në muajin e Ramazanit:
 
- Kujdesu, që t’ju mësosh të tjerëve rregullat e agjërimit  apo diçka nga jeta e Muhamedit sal-all-llahu alejhi ve selem.
 
-  Mundohu  që të lexosh sa më shumë Kur’an ngase Muhammedi, sal-all-llahu alejhi ve selem, ka thënë: "Ky është muaji i Kur’anit…”, por ke kujdes mos u angazho vetëm me lexim,  por,  edhe mendo rreth asaj që lexon.
 
– Kujdesu që sa më shumë t'u ndihmosh të varfërve dhe t’i nxitësh edhe të afërmit në këtë punë, qoftë edhe me një gjë të vogël.
 
– Mos harro që t’i ftosh të afërmit  dhe miqtë në iftar, ngase kjo i bashkon zemrat e muslimanëve, dhe mundohu që ta shfrytëzosh këtë natë me davet.
 
-  Kujdes mos fle shumë gjatë ditës, por mundohu të shtosh nga punët e mira!
 
Shkruar nga Bedri Robaj
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (12/08/2010)
Klikime: 2391 | Komentet: 5 | Ranguar: 4.8/4
Gjithsejt komente: 2
2 Vjollca  
0
@ ytghfv - "ngrenia ne ditet e Ramazanit " i bjen mos me agjeru Ramazanin...

1 Argjendi  
0
Po moter haxhere
Davet ne terminologjin Islame i thuhet "thirrjes ne islam", me i ftu njerzt ne fen e Allahu xh.sh duke ua spjeguar atyre fen eshte davet

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024