Dhurata për besimtarin
Ai i cili mes gjoksit dhe zemrës së tij vendos këtë botë ai ka vendosë pengesën e cila pengon nga e vërteta...
Nëse ndokush do të na dhuron ndonjë dhuratë, ne me të do të krenohemi, do ta vendosim në një vend të ngritur, vend në të cilin posa të na vizitojnë vizituesit sytë do të shkojnë në të. Fillimisht krenohemi për dhuratën, por ajo që na bënë të krenohemi më tepër është nëse ajo është nga një i madh prej të mëdhanjëve.
Në këto momente... Sunduesi Mëshiruesi dhe Mëshirbrësi na dhuroi dy dhurata të mëdha dhe me vlerë të lartë.. Kuranin dhe agjërimin, në një kohë të bekuar dhe bujare në muajin e begatisë dhe fisnikërisë Ramazan.
Lexo fjalën e Allahut të Lartësuar: "(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë” Bekare: 185
Duke plotësuar ilustrimin e dhuratës së mbështjellur, apo kohën në të cilën është sjellë, së ka dyshim se dhuratat tokësore janë të thata, nuk peshojnë në mënyrë që të zbukurojnë vendin dhe të mbesin përkujtim.
Ndërsa dhurata e Sunduesit, Mëshiruesit dhe Mëshirbrësit, e ngritë mendjen dhe jetën me Kuran, trupin dhe shpirtin me agjërim, ato të dyja bashkërisht ty të dërgojnë në garancinë e pranimit te Allahu i Lartësuar, lexo ajetet e fundit të agjërimit dhe Kranit:
"E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua” Bekare: 186
Të dashurit e mi, neve na mjafton që të përgatitemi për këtë rast, që Zotin tonë ta falënderojmë me Kuran, me të ta kalojmë këtë jetë dhe botën tjetër, ta njohim rrugën e drejt në këtë jetë dhe qetësinë në jetën tjetër.
Të afrohemi te Zoti ynë me agjërim, shërues i trupit dhe shpirtit, në atë mënyrë që shpirti të arrin lartësinë e qiejve dhe dashurin e Krijuesit.
Ne sot lexojmë dhe meditojmë Kuranin.
I themi vetvetes dhe lexuesit të Kuranit: Merr abdes fali dy regate namaz, pastaj merr Kuranin drejtohu nga Kibla, lexo Kuran duke medituar në të me mendje dhe zemër.
Lexo Kaptinën Fatiha në fillim të Kuranit, ndalu te fjala: "Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!” Fatiha: 6
Vazhdo leximin e Kuranit në kaptinën e Bekare, ndalu te fjala e Allahut të Lartësuar: "Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm” Bekare: 2
Vazhdo leximin e kaptinës deri te fjala e Allahut: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”
"(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju.” Bekare: 183-184
Bëje lidhshmërinë e këtyre ajeteve medito në to, do të arrish në qëllimin që ti e do, do ta njohësh rrugën e drejt në këtë botë, dhe qetësin në botën tjetër.
"udhëzona në rrugën e drejt” Fatiha: 6, është shpresë nga Allahu, Atij i takon Falënderimi pasi që Ai është Zot i motrave, mëshira e Tij ka përfshirë për çdo gjë, Ai është Mëshirues Mëshirbërës, dhe Ai është i Vetmi i cili shpëton robërit e Tij në ditën e gjykimit: "Sunduesi i ditës së gjykimit” Fatiha: 4, Ai është i veçantë në adhurim, nuk meriton askush pos tij të adhurohet, nuk kërkohet mbështetje pos Tij, për këtë ne e lutemi Atë me fjalën e tij: 6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
"Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!” Fatiha: 6-7
Vëllezër të dashur! Kuptuam se si ta lexojmë Kuranin dhe të meditojmë në të, ne kur shpallim se adhurojmë vetëm Allahun, mbështetemi vetëm në Të, vetëm nga Ai kërkojmë udhëzim për në rrugën e drejtë gjendja jonë do të jetën në piedestalin e meditimit të kërkuar, për shkak se realizimi i rrugës së drejtë është vetëm nga Ai, pasi ne thërrasim Atë duke iu nënshtruar "Udhëzona në rrugën e drejtë" Fatiha: 6.
Pastaj kalo leximin në kaptinën e dytë të Kuranit, kaptinën Bekare: "Elif, Lam, Mim.
Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm" Bekare: 1-2, medito në fjalën: (Ky është libri) duke qëndruar libri mes duarve tua, vërteton saktësinë e tij duke larguar tërë dyshimi: (që nuk ka dyshim në te (sepse është prej All-llahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm).
Misioni i këtij Libri është udhëzimi të cilin e kemi kërkuar nga Zoti ynë atëherë kur kemi lexuar: "Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!" Fatiha: 6-7
Pra ky Libër i cili nuk ka dyshim në të, qëllimi i tij është që të gjithë njerëzit t'i udhëzoi, mirëpo të devotshmit i ka veçuar me udhëzim, për shkak se vetëm ata janë përgatitur që ta pranojnë udhëzimin nga libri i Allahut të Lartësuar.
Çdo njëri prej nesh veten e tij e llogaritë prej tyre, por me gjith këtë nga ne kërkohet që të ju kthehemi cilësive të tyre në mënyrë që vetveten ta peshojmë me fjalët e të Lartësuarit: "Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.). Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t'u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin)" Bekare: 3-4.
Këto janë cilësitë e tyre, pra ato janë pesë: Besimi në të fshehtën, falja e namazit, dhënia e zeqatit, besimi në librat e shpallur dhe besimi i plotë në botën tjetër dhe atë që ndodhë në të.
Besimi në të fshehtën, falja e namazit dhënia e zeqatit është bazë e cila vërteton besimin, dhe është nisje në jetë nënë programin Kuranor dhe edukim Hyjnorë, dhe ngritje e porosive dhe ligjeve të cilat i përmban ky Libër.
Me këtë arritje të udhëzimit arrijmë në shkallën e devotshmërisë, dhe zotërojmë në duart tona garancinë e shpëtimit në këtë botë dhe në botën tjetër.
Lusim Allahun që të na furnizon atë që kërkojmë pre Tij, udhëzimin në rrugën e tij, të na furnizon me devotshmëri dhe shpëtim në këtë botë dhe botën tjetër, së ka dyshim se Ai ka fuqi për çdo gjë.
Pastaj vazhdo leximin deri sat ë arrish te fjala e Allahut të Lartësuar: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju" Bekare: 183-184
Në këto ajete shtrohen shumë çështje, e këtu të ndalemi me dy prej tyre: " kështu që të bëheni të devotshëm" në ajetin e parë… dhe.. " po qe se e dini" në ajetin e dytë.
Fillimisht agjërimi në veprimi i tij në mua dhe në ty është mbjellja e devotshmërisë apo bazë për devotshmëri, devotshmëria vendi i saj është zemra, zemra e frikësuar dhe e drojtur.
Zemra e cila është e preokupuar me këtë botë, ushqim pije epshe nuk frikësohet dhe nuk përgatitet për të, ashtu siç edhe ka thënë njëri nga të urtët: Ai i cili mes gjoksit dhe zemrës së tij vendos këtë botë ai ka vendosë pengesën e cila pengon nga e vërteta.
Ndërsa zemra e preokupuar me Allahun është e ngopur nga kjo botë dhe kënaqësitë e saj, ajo është e përgatitur për devotshmëri dhe është e hapur për të.
Agjërimi të ndihmon në këtë, për shkak se ai të ndalon nga ushqimi dhe pija dhe epshi, bile edhe në mendimi në to.
Dëgjo Hadithin ë Pejgamberit a.s: "Agjërimi është pengesë" që do të thotë sjellje e devotshmërisë, për shkak se ai epshin e vdes në trupin e njeriut.
Dhe me këtë njeriu e arrin devotshmërinë e kukuar nga agjërimi.
Pra kështu ne me këtë arrijmë deri te ajo që Libri edhe filloi që në fillim të tij, udhëzimin në rrugën e Allahut: "Udhëzona në rrugën e drejtë", pastaj: "Ky është libri që nuk ka dyshim në të" Bekare: 2, dhe në fund:"Po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju" Bekare: 184
Përshtati: Fatos Gërvalla