Statistikat |
Gjithsejt online: 1 Vizitorë: 1 Anëtarë: 0 |
|
Cilat janë arsyet që u obligua agjërimi?
Cilat janë arsyet që u obligua agjërimi?
Allahu nuk ka obliguar ndonjë dispozitë e të mos jetë fshehur në të urtësi e madhe. Pyetja: Cila është arsyeja që u obligua agjërimi?
Përgjigjja: Lavdërimi i takon Allahut! Së pari ne duhet ta kemi parasysh se njëri prej emrave të Allahut është el-Hakim (më i Urti). Fjala Hakim buron nga rrënja e njëjtë, si: hukmi (vendim) dhe hikmeh (urtësi). Vetëm Allahu është Ai që jep vendime dhe vendimet e Tij janë më të përsosurat dhe më të urtat.
E dyta:
Allahu nuk ka obliguar ndonjë dispozitë e të mos jetë fshehur në të urtësi e madhe, të cilën mendjet tona mund ta kuptojmë ose jo. Ne mund të dimë diçka nga kjo por pjesa kryesore është fshehur prej nesh.
E treta:
Allahu e ka përmendur arsyen dhe urtësinë pas urdhrit të Tij për agjërimin tonë, siç thotë në Kur’an (shpjegimi i kuptimit):
"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." (Bekare, 183)
Agjërimi është mjet për arritjen e devotshmërisë dhe devotshmëri do të thotë të veprosh atë me të cilën Allahu është i kënaqur dhe të largohesh prej asaj që Ai e ka ndaluar.
Agjërimi është një prej mjeteve kryesore që i ndihmon njeriut për t’i përmbushur urdhrat e Islamit.
Dijetarët (Allahu i mëshiroftë!) kanë përmendur disa arsye se pse është obliguar agjërimi, të gjitha prej tyre janë karakteristika të devotshmërisë, dhe disa prej tyre po i përmendim këtu për t’ua tërhequr vëmendjen agjëruesve në mënyrë që t’i kryejnë ato.
1. Agjërimi është mjet i cili na bën që ta çmojmë dhe të falënderojmë për kënaqësinë. Agjërim do të thotë të largohesh nga ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime, të cilat janë ndër kënaqësitë më të mëdha. Duke u larguar nga to për një kohë të shkurtër, ne fillojmë t’i çmojmë vlerat e tyre. Sepse, shpesh bekimet e Allahut nuk çmohen, por kur të largoheni prej tyre, ju filloni t’i çmoni ato, kështu që përmes këtyre motivimeve të jeni mirënjohës për to.
2. Agjërimi është mjet për t’u larguar nga gjërat e ndaluara, sepse nëse njeriu mund të ofrojë gjëra të lejuara me qëllim që ta kënaq Allahun dhe nga frika e vuajtjeve të dënimit të Tij, atëherë ai ka më shumë mundësi t’iu shmanget gjërave të ndaluara. Pra, agjërimi është mjet i largimit prej gjërave të cilat Allahu i ka ndaluar.
3. Agjërimi na mundëson që t’i kontrollojmë epshet tona, sepse kur njeriu është agjërueshëm atëherë epshi i tij dobësohet. Prandaj i Dörguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "O ju të rinj! Cilido prej jush që ka mundësi të martohet, le të martohet, për të kjo ndikon më shumë në uljen e shikimit dhe ruajtjen e dëlirësisë së tij. Cilido që nuk ka mundësi për ta bërë këtë, le të agjërojë, për të do të jetë mburojë."
4. Agjërimi na bën të ndjehemi të mëshirshëm ndaj të varfërve, sepse kur agjëruesi shijon urinë për një kohë, ai i përkujton ata që gjenden në këtë situatë tërë kohën, kështu që ai do të nxitojë për të bërë vepra të mira për ta dhe të tregojë mëshirë ndaj tyre. Pra, agjërimi është mjet që të bëhesh i ndjeshëm ndaj të varfërve.
5. Agjërimi e poshtëron dhe e dobëson shejtanin; ai i dobëson efektet e pëshpëritjeve të tij (vesveseve) te njeriu dhe i zvogëlon mëkatet e tij. Shejtani "lëviz te djemtë e Ademit si gjaku" ka thënë i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, por agjërimi i kufizon udhët nëpër të cilat kalon shejtani, kështu që ndikimi i tij zvogëlohet.
Sheihul Islami ka thënë:
Padyshim gjaku është krijuar nga ushqimi dhe pija, kështu që kur njeriu ha dhe pi, rruga nëpër të cilën kalon shejtani-që është gjaku-zgjerohet. Por nëse njeriu agjëron, rruga nëpër të cilën kalon shejtani ngushtohet dhe kështu zemrat janë të motivuara të bëjnë vepra të mira dhe t’u largohen veprave të liga.
6. Agjëruesi e trajnon veten për ta kujtuar se Allahu gjithmonë e sheh, kështu që ai iu largohet gjërave që i ka në qejf kur e di se janë të ndaluara, edhe nëse është në gjendje t’i bëjë ato, sepse e di se Allahu mund ta sheh atë.
7. Agjërimi nënkupton zhvillimin e asketizmit ndaj kësaj bote dhe epsheve të saj.
8. Agjërimi i bën myslimanët që të mësohen të kryejnë veprat kryesore të adhurimit, sepse agjëruesi zakonisht bën më shumë vepra të adhurimit kur është agjërueshëm si dhe e bën zakon t’i kryej ato.
Këto janë disa arsye pse agjërimi është obliguar. E lusim Allahun të na ndihmojë për t’i kryer ato dhe ta adhurojmë Atë plotësisht!
Allahu e di më së miri!
Marrë nga: www.islam-qa.com Përshtati nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu
|
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (08/08/2010)
|
Klikime: 1035
| Ranguar: 1.0/1 |
|
|