E premte, 22/11/2024, 20:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Allahu e shton bekimin ndaj atyre që janë mirënjohës!
Allahu e shton bekimin ndaj atyre që janë mirënjohës!
 

Çdo person është nevojtar për Allahun në çdo moment të jetës. Prej ajrit që e thith dhe ushqimit që e han, prej mundësisë se shfrytzimit të kontrollit të dikujt e deri të aftsia për të folur, prej të qenit i sterhuar e deri te të qënit një shpirt i lumtur. Njeriu jeton plotësisht nga ajo se çka Allahu ka krijua dhe përgatit për të.

Prapëseprap, shumica e njerëzimit nuk e kuptojnë dobësinë e tyre dhe se ata janë nevojtarë për Allahun. Ata supozojnë së gjerat zhvillohen ngadal ose se ata sigurojnë çdo gjë vetëm me mundin e tyre. Ky është një gabim i madh, gjithashtu edhe mosmirënjohje për Allahun. Ironikisht, njerëzit të cilët i japin falënderimet e tyre për një dhuratë të parëndsishme, harxhojnë tërë jetën e tyre duke injoruar bekimet e panumërta të cilat Allahu ua jep atyre gjatë jetës së tyre. Sido që të jet, aq të mëdha janë të mirat që ju janë dhanë një përsoni, sa që ai kurrë nuk do të mund t’i numëroi ato. Allahu e tregon këtë fakt në ajetin:

Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron. (Nahl: 18)

Pavarsisht nga ky fakt, shumica e njërzve harroin të falenderojnë për ndonjërën nga këto të mira që ata kanë. Arsyeja për këtë është treguar në Kur’an: djalli, i cili premtoi se do t’i largoi njerëzit prej rrugës së Allahut, tha se dëshira themelore e tij është me i shti njerëzit që të jenë jofalenderues ndaj Allahut. Paraqitja mospërfillëse e djallit te Allahu shpreh rëndësinë e falënderimit Allahun:

Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!” (All-llahu) Tha: “Dil nga ai (Xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju. (A'raf: 17-18)

Besimtarët, në anën tjetër, në vetdije të dobsis se tyre dhe me përulje para Allahut, shprehin falënderimet e tyre për çdo të mirë të dhuruar nga Allahu. Pasuria dhe posedimi nuk janë te vetmet te mira për te cilat besimtarët e falënderojnë Allahun e tyre. Duke ditur se Allahu është Pronari dhe Poseduesi i çdo gjëje, besimtarët e shprehin mirënjohjen e tyre të brendshme për shendet të mirë, bukuri, dituri, mençuri, dashuri ndaj besimit dhe urrejtje ndaj mosbesimit, për te kuptuarit, mendjehollsinë, largpamësinë dhe për aftësië. Ata janë falënderues që janë të udhëzuar drejt dhe që janë në shoqëri me besimtarët. Një pamje të bukur, manovrim i lehtë me punët e tyre, përmbusheje të deshirave të tyre, njoftime për gëzime të mëdha, drejtues i respektueshëm apo çfardo e mirë tjetër e bën besimtarin që menjëherë të kthehet të Allahu, t’i shprehë mirënjohjet e tij ndaj Allahut dhe reflektohet në faljen dhe mëshirën e Tij.

Si përgjigjëje për morale të mira të shfaqura, besimtarët i pret shpërblimi. Ky është edhe një nga sekretet e treguara në Kur’an: Allahu i rritë të mirat e Tij në ata të cilët janë mirënjohes. P.sh. Allahu u dhuron edhe ma shumë shendet dhe forcë për ata të cilët i paraqësin falënderimet e tyre te Allahu për shendet të mirë dhe forcë që kanë. Allahu u jep edhe më shumë dituri dhe pasuri atyre te cilët janë mirënjohes për diturinë dhe pasurin e tyre. Kjo është për arsye se ata janë njerëz të sinqertë të cilët janë të kënaqur me çka Allahu jep dhe janë të knaqur me të mirat dhe të cilët e marrin Allahun si shok të tyre. Allahu e tregon këtë sekret në Kur’an si vijon:

Dhe (përkujtoni) kur Allahu juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t'ua shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” (Ibrahim: 7)

Të qënit mirënjohes është gjithashtu edhe shenjë e afërsisë dhe dashurisë së ndonjërit te Allahu. Njërzit të cilët falënderojnë kanë mendjehollsinë dhe mundësinë e pranimit të bukurive dhe të mirave që Allahu krijon. I derguari i Allahut (saas) gjithashtu na drejton te kjo kur ai tha:

   Kur Allahu të ju jep pasuri, hareja e dhuratave dhe të mirave të Allahut duhet të reflektohet të ju3

Në anën tjetër, një përson jobesimtar dhe jomirënjohes do të shoh vetëm papërsosuri dhe gabime madje edhe në ambientin natyror më të bukur, prandaj do të jetë i palumtur dhe i pa kënaqur. Në të vërtet, sikur një qëllim i parëndësishëm në krijimin e Allahut, këta njerëz, gjithmonë vijnë në kontakt me siç duket rrethana të papërshtatshëme dhe ngjarje të pakëndshëme. Në anën tjetër, Allahu shfaq më shumë bujari dhe të mira të Tij në ata të cilët kanë një sinqeritet dhe mendjehollësi në botëkuptimet e tyre

Se Allahu i rrit të mirat e Tij në ata të cilët janë mirënjohës është një nga sekretet e Kur’anit. Megjithatë, njeriu duhet ta ketë në mendje se sinqeriteti është një kusht paraprak për të qënë mirënjohës. Pa dyshim, udha e ndonjërit për të treguar mirënjohjen e tij pa u drejtuar sinqerisht te Allahu dhe duke ndier se paqja e brendshme e faljes dhe mëshirës së pakufij të Allahut, e cila është vetëm për të impresionuar njerëzit, do të jetë e dukshme mungesa e sinqeritetit. Allahu e dinë çka zemra fsheh, dhe do të jetë dëshmitare për josinqeritet. Ata te cilët kanë synime të brendshëme të josinqerëta mund t’i fshehin prej njerëzve, por jo prej Allahut. Njërzit e tillë mund të shfaqin falënderimin e tyre me sjellje të rreme kur nuk ka sëmundje, por në kohërat e vuajtjeve, është e mundëshme që ata mund lehtë të kalojnë në mosmirënjohësa.

Kjo do të jetë e njohur gjithashtu së besimtarët e vërtetë mbesin mirënjohes ndaj Allahut edhe në kushtet më të veshtira. Ndonjëri që shikon nga jashtë mund të shohë se zvoglimi i disa të mirave e gëzojnë besimtarin. Mirëpo, besimtarët, të cilët janë të aftë të pranojnë aspektet e mira të çdo ngjarje dhe situate, shohin të mira edhe në këtë. Psh, Allahu thotë se Ai do t’i sprovojë njërzitë me frikë, uri dhe humbje të shendetit ose jetës. Në këso situatash, besimtarët gezohen dhe ndjenë mirënjohje, duke shpresuar se Allahu do t’i shpërblejë ata me të mira të xhennetit si kompensim për patundëshmerinë e tyre që e treguan në sprovë. Ata e dinë se Allahu nuk e ngarkon asnjërin më shumë se që ai mund të durojë. Palekundëshmeria dhe bindja për një dituri të ketillë i bënë ata të jenë të qetë dhe mirënjohës. Prandaj, është një veti e qartë e besimtarëve të tregojnë një dedikim dhe premtimi të paluhatëshëm dhe Allahut ka premtuar të zgjerojë të mirat e Tij në robërit e Tij mirënjohës në të dy botërat, në këtë dhe në ahiret.

Burimi: dritabesimit.com

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (15/10/2009)
Klikime: 1960 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024