E enjte, 25/04/2024, 09:32
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Agjërues për hir të Zotit, jo të kohës dhe hapësirës!
Agjërues për hir të Zotit, jo të kohës dhe hapësirës!

 
Mos e lësho litarin, që e ke bërë nyje.

Agjërues për hir të Zotit! Agjërues për të arritur afrinë dhe devotshmërinë. Agjërues, për t’u pastruar e për t’u forcuar. Agjërues, për të filluar një jetë më ndryshe, me natyrshmëri të pastër. Dita e fundit e agjërimit, dita e parë si agjërues në zemër, mendje e gjymtyrë. Ata që agjëruan për Zotin, ata janë agjërueshëm edhe pas muajit të Agjërimit. Adhurues të Zotit, jo të kohës dhe hapësirës. Dëgjues e respektues të urdhrave të Zotit! Kush agjëroi për hir të dikujt tjetër, e jo për hir të Zotit, nuk qenë agjërues, me agjërim që shtyn drejt pastërtisë e fuqisë. Por, agjërues për hir të kohës dhe hapësirës!


Zoti, krijues i kohës dhe hapësirës. Krijoi dëgjimin. E në zemrat e të sinqertëve, vendosi dritën e udhëzimit!  Dëgjimi. Syri i zemrës. Minarja e thirrjes. Edhe kur këshilluesi e qortuesi u rri larg, zemrat e lidhura për të Gjallin, ndaj fjalës së bukur e ndaj mirësisë, nuk ngurtësohen! Po jo, njerëzit janë në humbje të sigurt! Dje, sot e nesër. Përveç atyre, që besimi e vepra, s’u janë në varësi të hapësirës e të vendit; gjendja e tyre shpirtërore e mendore nuk është e lidhur me ndryshimet në Univers, por, janë të lidhur. Të lidhur, me një litar që nuk zgjerohet e as nuk shkëputet. Udhëzimi i Zotit!


Adhurues të Zotit! Vazhdimisht të kapur, jo për kohën, por për Krijuesin e kohës; e jo për hënën e lëvizjet e saja, por për Krijuesin e hënës! Të nënshtruar ndaj Planifikuesit të Urtë. Ata janë, janë dëshmitarë të rrugës së Drejtë. Pasues të udhërrëfyesit të Vërtetë. Bindje e ngulitur, jo në majat e lëkurës, por në thellësi të zemrës. Besimi i sinqertë! Adhurues i një Zoti që nuk vdes.


Mbaje fortë në duar, atë që more. Mbaje ngrohtësinë e shpirtit. Qetësinë e zemrës. Zgjuarsinë e mendjes. Bujarinë e mirësinë! Sa e vështirë të kapësh diçka në duar, po edhe më e vështirë ta mbash atë; por jo e vështirë për atë që Zotit të vet ia ka dorëzuar çështjet e Tij dhe vazhdimisht prej Tij ndihmë e mbrojtje e kërkon.


Sot. Edhe nesër. Agjërim, të ruash gjuhën tënde. Ende është me ty. Shënuesi vazhdon të rri me ty. Deri në çastin e ndarjes. Ke punë. Mos u bë prej atyre që ia kthenin shpinën fjalës së Zotit, pasi e dëgjonin dhe e pranonin. Ata u larguan nga mëshira. Humbën. Ti agjërove. Ti e përmbajte veten. Nëse ti arrite të mbizotërosh epshin dhe lakmitë tua, ke arritur. Mos e lësho litarin, që e ke bërë nyje. Mos lejo të zgjidhet.


O zemër e zgjuar! Nëse në zemrën tënde ndjeve madhështinë  e dëgjueshmërisë dhe respektit ndaj Zotit të Urtë e Bujar, e nëse ke ndier fuqinë e besimit në Të, mbaje zemrën të përulur ndaj Tij; vazhdo me përkujtim ndaj Tij, vazhdo agjërimin e gjuhës, vazhdo agjërimin e të parit e të dëgjuarit, vazhdo agjërimin e të menduarit e të lëvizjes së gjymtyrëve. Mos lejo që zemra të vdesë, pasi që është ngjallur. Mos lejo të të ikë e të bëhet rob i krijesave të Zotit!


Qëndro, mos iu dorëzo djajve të mallkuar! Janë të dobët para madhështisë së besimit ndaj Zotit të çdo gjëje. Para teje kanë hequr dorë që në çastin kur tërë qenien tënde ia ktheve pushtetit të të Gjithëpushtetshmit! Duro, e mos u peng i djallit që nxit lënien e namazit, e të djallit që urdhëron koprracinë e urrejtjen; e qëndro kundër djallit që urdhëron varfërinë; vazhdo luftën kundër të keqit e të keqes! Mos harro ndjesinë e ngrohtë e qetësinë, kur Zotit tënd në pjesët e fundit të natës iu përuleshe.


Mos u shqetëso. Mos e rëndo veten. Mbaje shpresën të gjallë ndaj Zotit që të krijoi. Ruaje rrugën dhe udhëzimin e Zotit tënd, e Zoti të ruan ty.
 
Shkruar nga Avni Tafili
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (04/08/2010)
Klikime: 711 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024