E premte, 27/12/2024, 08:43
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Agjërimi, thyes...
E ç'dimë për agjërimin?! Jo pse thjesht agjërojmë. Nuk arrimë të kuptojmë, nëse rreth urtësive të tij thellë nuk meditojmë. Agjërim, jo thjesht një betejë kundër vetvetes lakmitare e të pangopur, jo thjesht një luftë mes shpirtit dhe trupit...
Agjërimi, thyes... E ç'dimë për agjërimin?! Jo pse thjesht agjërojmë. Nuk arrimë të kuptojmë, nëse rreth urtësive të tij thellë nuk meditojmë. Agjërim, jo thjesht një betejë kundër vetvetes lakmitare e të pangopur, jo thjesht një luftë mes shpirtit dhe trupit, e jo thjesht përballje mes mendjes dhe epshit, besëtytnisë e besimit të drejtë, por, edhe një thyes, luftues në vetvete kundër monotonisë; kur fyti ngulfatet, e mendja topitet, e zemra ngopet, e barku hallakatet, e epshet qenien tundojnë; luftues në vetvete kundër presionit të pandryshueshmërisë; përditshmërisë mbytëse; luftues në vetvete kundër depresionit dhe çmendurisë së përkohshme. Tundues kundër çmendurisë së përkohshme; çmenduri, kur mendja turbullohet e nuk di të dallojë të mirën e të keqen, kur dita dhe nata i bëhet e njëjtë, kur e drejta dhe e padrejta për të janë njëllojë; atëherë kur truri thellë në skëterrë të pavetëdijes futet! Thirret, i çmenduri përgjigjet, por është i paaftë të veprojë; bën gjeste të pakontrolluara, bën veprime të pavetëdijshme; këshillohet, mrrolet me injorancë, qortohet, buzëqesh me naivitet. Çmenduri e përkohshme, s'merr e as s'jep as besë e as fjalë, as vetes s'i vlen. Uri e etje, duke ndryshuar zakonet e shprehitë, mendja ndryshon veprim; ndjesitë rreth vetes e botës pësojnë ndryshim, e çmenduria e përkohshme fillon të luftohet deri në këndellje! Madhështia e syfyrit. Monotoni, përditshmëri e zakonshme, e përsëritshme; sekondat, minutat, ditët e netët, të njëjta, të zbrazëta, të boshatisura, pa pikë ndryshimi, pa pikë aktiviteti. Kur edhe vetja të duket e tepërt. Kur ushqimi s'të hahet. Lëngjet sikur duan prej trupit të të gufojnë. E mendja e topitur prej llojeve të ndryshme të ushqimeve në lakmi e zhytur. E zemra, e shkreta zemër; e ngurtësuar nga përgënjeshtrimi i njëpasnjëshëm, e lodhur nga gjaku i përzier me ujin e pistë. Kulmi i presionit të përditshmërisë; plogështi deri në skaje. Pse të jetohet, e për çfarë dita e re të fillohet; s'ka ditë të re për ty; je në depresion. Hutesë. Shkënditë e para të ditës së re asgjë të re s'po të sjellin. Je mërzitur. Je në depresion. Je në stres! E ç'faj ka rruga, ajo është e gjerë; e ç'faj ka dita, ajo është e ndritshme; e ç'faj ka nata, ajo është e qetë; e ç'faj ka jeta e njerëzia, kur ti rrugës ecën plot rrëmbim, e barkun duke mbushur, e sytë, zjarr duke marr e duke dhënë; ti je në flakë; agjërueshëm s'je, ti s'di pse uri e etje, jo, ti s'di nga se përbëhesh! Ditë agjërimi, kur me prarimin e diellit, ti fillon hajen dhe pijen, thyen përditshmërinë; thyen monotoninë. Fillon një mbrëmje e re, ndryshe. Trupi këndellet; oreks e ëndje. Të përshkon një ndjenjë e ngrohtë kënaqësie, që as agjëruesi vetë shprehjen dot s'ia gjen. Përjetim i rrallë. Por këtë s'e shijojnë veçse ata që tërë ditën agjërojnë, nga agimi deri në perëndim të diellit. Iftari, çasti i thyerjes së monotonisë, thyes në mes i depresionit; zemra e mendja me pikën e ujit kur pihet, e me hurmën kur hahet, zbrazë stresin e mbledhur. Kur mbushesh plot gëzim, plot hare, plot ndjenja kënaqësie, s'ka vend për monotoni, depresion e stres. Madhështia e iftarit.

FRI
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (07/09/2009)
Klikime: 649 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024