E enjte, 26/12/2024, 18:36
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

AGJËRIMI DHE TEMPERATURAT E LARTA

AGJËRIMI DHE TEMPERATURAT E LARTA



Nëpërmjet agjërimit synohet të frenohet nefsi nga dëshirat e ethshme, të ndahet nga gjërat me të cilat është mësuar dhe të ulet furia e tij epshore, kjo si një mënyrë kalitjeje për arritjen e të gjithë faktorëve, që i japin lumturi e kënaqësi dhe për pranimin e gjithë asaj që e bën të dëlirë, gjë prej së cilës rrjedh jeta e tij e amshuar. Uria dhe etja që shkakton agjërimi e thyejnë furinë dhe vrullin e nefsit të njeriut dhe i kujtojnë atij gjendjen e të varfërve barkzbrazur.

Përmes ngushtimit të rrugëve të ushqimit dhe të pijes, domethënë përmes pakësimit të vlerave ushqyese të trupit, agjërimi bën që të ngushtohen shtigjet dhe linjat e lëvizjes së shejtanit në trupin e njeriut. Agjërimi i përmban organet e njeriut, që të mos lëshohen nën efektin e energjive të tyre të natyrshme pas gjërave që i dëmtojnë, në jetën e këtushme apo në jetën tjetër. Ai e qetëson çdo organ e çdo gjymtyrë, i mposht tekat e trillet dhe e vë nën kontroll çdo pasion. Ai i vendos frerë nefsit. Kështu pra agjërimi është freri i njerëzve të devotshëm, mburoja e luftëtarëve dhe stërvitja e punëmirëve dhe të dashurve të Allahut. Midis të gjitha punëve agjërimi i përket vetëm Allahut të Lartësuar, pasi agjëruesi nuk bën gjë, por heq dorë nga dëshira, pasioni, ushqimi dhe pija veçse për hir të Zotit, të adhuruarit të tij. Në thelb agjërimi është braktisje e ëndjeve të nefsit dhe gjërave që ai i pëlqen, duke i dhënë përparësi dashurisë ndaj Allahut dhe kënaqësisë së Tij. Në këtë kuptim, agjërimi është sekret ndërmjet robit dhe Zotit të Tij, një sekret ky që nuk e vështron askush tjetër veç Tij. Njerëzit mbase e shikojnë që agjëruesi i ka lënë gjërat e dukshme që e prishin agjërimin, por faktin që ai e ka lënë ushqimin, pijen dhe plotësimin e dëshirës për hir të të adhuruarit të Tij, nuk e vështron dot asnjë njeri, dhe në fakt ky është realiteti i agjërimit.

Përveç kësaj agjërimi ka një ndikim të çuditshëm si në mbrojtjen e pjesëve të dukshme të trupit, edhe në mbrojtjen e fuqive dhe energjive të tij të brendshme. Ai është një dietë për mbrojtjen e organizmit nga lëndët e dëmshme, të cilat kur dominojnë në të bëjnë që të mos funksionojë mirë. Kjo dietë gjithashtu shërben edhe për nxjerrjen e lëndëve të dëmshme, të cilat pengojnë shëndetin e mirë. Kështu, agjërimi ruan shëndetin e zemrës dhe të pjesëve të trupit. Ai u kthen atyre atë që ua kanë rrëmbyer duart e dëshirave dhe të epsheve.

Buhariu dhe Muslimi sjellin hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Allahu i Lartësuar ka thënë: "Çdo punë njeriu mund ta bëjë për të plotësuar dëshirën e nefsit të vet, përveç agjërimit, pasi ai më përket vetëm Mua dhe Unë e shpërblej për të. Agjërimi është mburojë. Kur ndonjëri prej jush të jetë me agjërim, atë ditë nuk duhet ta fëlliqë gojën dhe nuk duhet të bërtasë, edhe nëse ndonjëri e shan apo e mallkon, le t’i thotë: unë jam agjërues. Betohem në Atë që ka në dorë shpirtin tim, era e gojës së agjëruesit është më e këndshme tek Allahu në Ditën e Gjykimit, sesa era e miskut. Agjëruesi ka dy gëzime: në kohën e çeljes gëzohet me çeljen dhe kur të takohet me Allahun do të gëzohet me shpërblimin e agjërimit që pati bërë”.

Në këto vite muaji i ramazanit vjen në një kohë kur nga njëra anë lakuriqësia dhe të gjitha format e joshjes për lidhje të paligjshme janë të përhapura tej mase, dhe nga ana tjetër shumë të rinj e të reja e kanë të vështirë martesën, kështu që në pamundësi për martesë agjërimi duhet të shihet edhe si një mënyrë mjaft e efektshme për shuarjen e zjarrmisë së epshit, sikurse e ka rekomanduar edhe vetë Pejgamberi në një hadith të vërtetë.

Secili prej nesh, në vend që ta presë me ndrojtje ardhjen e Ramazanit në stinën e nxehtë, duhet ta shohë atë si një mundësi për të maksimalizuar realizimin e objektivave të agjërimit, që u përmendën më sipër, pasi koha është shumë e përshtatshme.

Atëherë logjika e shëndoshë dhe natyra e drejtë dhe e pastër (fitra) dëshmojnë për dobitë e agjërimit, kështu që ligjësimi i tij është një mëshirë e një mirësi e madhe ndaj nesh, për të cilat duhet të tregohemi mirënjohës ndaj Allahut, duke u përmbajtur jo vetëm nga gjërat që e prishin agjërimin, por dhe nga ato gjëra që cenojnë përsosjen e tij.

Në emër të redaksisë: Ismail BARDHOSHI

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: shpend-xhelili (07/08/2010)
Klikime: 1660 | Komentet: 2 | Ranguar: 3.7/3
Gjithsejt komente: 2
2 bessa  
0
shum shum mir

1 jetoni  
0
Allahu ju shperblevt.....

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024