E shtunë, 28/12/2024, 01:28
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

A lejohet dhënja e zekatit pabesimtarëve?

A lejohet dhënja e zekatit pabesimtarëve?
 
8 Argumentet


Argumenti i PARË

Ky është një fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri : URTËSIA NË BINDJE NDAJ URDHËRESAVE TË ALL-LLAHUT, i autorit SHEJHUL ISLAM IBËN TEJMIJE, përkthim i Agim Avdiut , botim i " Klubit Studentor" me 10 05 2007 në Shkup. Fragmenti gjendet në Kapitullin " Harxhimi dhe Shpërndarja" që fillon në faqen 298, por përmbajtja e këtij texti është nxjerrur ndërmjet faqeve 300 dhe 302.

" Udhëheqësi nuk ka të drejtë që t`i jap dikujt atë që nuk e meriton sipas tekave të tij , për shkak të afrisë apo për shkak të ndjenjës së animit ndaj tij. Kjo vlen posacërisht nëse jep për dobinë jo të lejuar ashtu sic u jep hermafroditëve në mesin e fëmijëve , foshnjave të njerëzve të lirë , robërve etj., ose prostitutave, këngëtarëve dhe argëtuesve të pallatit dhe të ngjashëm me ta, falltarëve, magjistarëve astrologëve etj.
Por, ështe e lejuar - NË TË VËRTET ËSHTË DËTYRIM - që t`i jepet atij të cilit duhet përfituar zemra , edhe pse ( në esencë) atij nuk i lejohet t`i jepet. Kjo është kështu sepse All-llahu xh.sh. në librin e tij ka lejuar që t`u jepet atyre që duhet përfituar zemrat. Kështu , Pejgamberi a.s. u ka dhënë nga placka etj , edhe pse ata ishin njerëz me nam në fiset dhe te popujt e tyre. I Dërguari i All-llahut, i ka dhënë: Akre B. Habisit , të shquarit të fisit Benu Temim; Ujejn b. Hasanit , të shquarit të Benu Fazare; Zejdul- Hajrit et Taij , të shquarit Benu Nehban; Alkame b. Alasi El-Amiriut , të shquarit Benu Kulab. Përvec kësaj , i ka dhënë edhe të shquarve kurejshë , atyre të cilët u liruan në ditën e clirimit të Mekës sic janë: Safvan b. Umeje, Ikrime b. Ebi Xhehli, Ebu Sufjan b. Harb, Suhejl b. Amër , Haris b. Hisham dhe shumë të tjerëve. (shih përmbledhjen e Buhariut , dmth hadithet 3174, 3150, 4330 dhe përmbledhjen e Muslimin dmth hadithet 1059, 1061 dhe 1062. Hadithet transmetohen nëpërmjet Enesit , Abdullah b. Zejdit dhe Ibën Mesudit.
Në Sahihe përmendet një thënie se Ebu Seid El- Hudriu , radijallahu anhu , ka thënë:
" Kur ishte në Jemen Aliu i dërgoi ar në pluhur Pejgamberit a.s. dhe Pejgamberi a.s. e ndau ndërmjet katër njerëzve: Akre B. Habisit el- Hanzaliut , Ujejn b. Hasanit El- Fezariut , Zejdul-Hajrit et Taij, të shquarit Benu Nehban, Alkame b. Alasi El-Amiriut , të shquarit Benu Kulab. Thotë: " Dhe kurejshitët e ensarinjtë ishin hidhëruar dhe thanë: " Po u jep njerëzve të shquar të Nexhdit, ndërsa neve po na harron. "Pejgamberi a.s. tha:" Unë këtë e kam bërë për t`i përfituar." (E përmend Buhariu 3344, Muslimi 1964 dhe të tjerë, nëpërmjet Ebu Seid El- Hudriut.)
Sepse KUR I JEPET JOBESIMTARIT, ME KËTË DËSHIROHET PRANIMI I ISLAMIT NGA ANA E TIJ, apo që të largohet dëmi i tij të cilin nuk kemi mundësi që ta pengojmë përvecse me dhënie..."


Argumenti i DYTË
Ky është një fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri :"SUNENI I TIRMIDHIUT Me përkthim dhe koment në gjuhën Shqipe" – vëllimi i 3 , Përkthim i Rexhep Nuredini , redaktor profesional : Talha Kurtishi, Agim Bekiri, redaktor gjuhësor: Shefqet Zekolli, Lektor: Muharrem Mexhiti, Korrektor: Abdyl Bytyqi, Redaktor teknik : Hamdi Ilazi , botues: Azbi Nuredini , botuar në vitin 2007 në Shkup. Fragmenti gjendet në kreun e 30 me titull " Dhënia atyre, të cilët duam t`i përfitojmë në Islam" në faqen 73-74
"665- Na ka treguar Hasen b. Ali el-Halali i cili thotë: Na ka treguar Jahja b. Ademi (113) , i cili transmeton prej Ibni Mubarekut , ky prej Junus b. Jezidit , ky prej Zuhriut , ky prej Seid b. Musejibit, ky prej Safvan b. Umejes( 114) i cili thotë: "I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në ditën e betejës së Hunejnit ( 115) më dha ( diçka nga pasuria), kurse për mua , ai ishte krijesa më e urrejtur. Ai vazhdoi të më jepte , kështuqë për mua u bë krijesa më e dashur(116)".
Ebu Isa thotë: Kështu , ose të ngjajshme si kjo , më ka treguar Hasan b. Aliu. Në këtë temë hadithe janë përcjellë edhe prej Ebu Seidit.
Ebu Isa thotë : hadithin e transmetuar prej Safvanit , e ka transmetuar edhe Ma`eri si dhe shumë të tjerë prej Zuhriut , ky prej Seid b. Musejibit se Safvan b. Umeje tha :" I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. më dha ( diçka nga pasuria) . Sikur që ky hadith i Ma`erit dhe të tjerëve që transmetojnë prej Safvan b. Umejes është më i saktë se hadithin që e transmeton Junusi prej Safvan b. Umejes. Në fakt ky transmetim ku thuhet : Sejid b. Musejibi që transmeton prej Safvan b. Umejes.
Dijetarët janë të ndarë në mendime për dhënien ndaj atyre zemrat e të cilëve duhet të përfitohen për pranimin e Islamit. Shumica e dijetarëve qëndrojnë në konstatimin se për ditët e sotme të atillëve nuk duhet t`u jepet. Ata vërtetojnë se kjo ka qenë vetëm në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. Pra, është fjala për një kategori të veçantë njerëzish zemrat e të cilëve është dashur të përfitohen derisa ta pranojnë Islamin. Ato thonë se sot nuk duhet të jepet zekati për atë qëllim. Ky është qëndrimi i Sufjan Theurit , i dijetarëve nga Kufa dhe të tjerëve. Po kështu mendojnë edhe Ahmedi dhe Is`haku. Disa të tjerë thonë : Nëse edhe sot ka të ngjajshëm si ata që kanë qenë në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. dhe Imami ( udhëheqësi , vendos që t`i përfitojë dhe dëshiron ATA TA PRANOJNË ISLAMIN, dhe u JEP PREJ ZEKATIT, atëherë kjo është e lejuar.
KY ËSHTË QËNDRIMI I SHAFIUT."
----- sqarimi i fusnotave------
113.Jahja b. Adem b. Sulejman el-Kufi , i njohur me ofiqin Ebu Zekerija , është transmetues i besueshëm dhe hafëz i haditheve. I takon gjeneratës së nëntë të transmetuesve të hadithit. Vdiq në vitin 203 sipas Hixhrit.
114. Safvan b. Umeje b. Halef b. Vehb el-Kureshi , është as`hab. Ky është njëri nga ata, zemra e të cilit është përfituar për pranimin e ISLAMIT. Vdiq në të njejtën kohë , kur ka vdekur Osman b. Affani.
115. Hunejn , është vend mes qytetit të Mekes dhe qytetit të Taifit , në Saudi , ku ka ndodhur beteja e lartëpërmendur.
116. DIJETARËT KANË MENDIME TË NDRYSHME PËR CËSHTJEN , SE CILAT ZEMRA DUHET T`I PËRFITOJMË PËR PRANIMIN E ISLAMIT? NDOSHTA , KËTU BËHET FJALË PËR MUSLIMANËT , POSA E KANË PRANUAR ISLAMIN , POR KANË QENË ME BESIM TË DOBËT , ME TË DHËNAT PREJ PASURISË SË ZEKATIT DUHET TË TENTOHET TË PËRFITOHEN ZEMRAT E TYRE ME TË VETMIN QËLLIM QË TË PËRFORCOHET BESIMI I TYRE NË ZOTIN XH.SH. OSE KËTU NDOSHTA ËSHTË FJALA PËR POLITEISTËT , ZEMRAT E TË CILËVE , DUHET TË PËRFITOHEN PËR PRANIMIN E ISLAMIT. ABDURRAHMAN EL – MUBAREKFURI , KONSIDERON SE PREJ SHUMICËS SË HADITHEVE TË KËSAJ TEME MUND TË KONLUDOHET SE KËTU BËHET FJALË PËR PABESIMTARËT ZEMRAT E TË CILËVE DUHET TË PËRFITOHEN NGA ISLAMI.

Argumenti i TRETË
Ky është një fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri : "FIKHU HANEFI" i autorit Abdulhamid Mahmud Tuhmaz, libri i parë - IBADAT, përkthim i Dr. Selim Sylejmani , editor: Zekerija b. Abdullahu, redaktor profesional: Dr.Muslim Verbani, këshilli redaktues: Dr. Musli Verbani, Mr. Vedat Sahiti, Avni Aliu, Iljaz Mustafa, Muharem Haziri, redaktura gjuhësore : Florent S. Sylejmani , përpunimi kompjuterik : Fahrudin Ismaili , botim i Shtëpisë Botuese " Drita e Jetës" – Gjilan në vitin 2006.
Fragmenti gjendet në kreun me titull : " Kategoritë e shfrytëzuesve të zekatit" ndërmjet faqeve 462-470
" Ata zemrat e të cilëve duhet përfituar: Dikur kanë qenë tre grupe : GRUPI I PARË KANË QENË JOBESIMTARËT të cilëve Pejgamberi ( a.s.) U JEPTE ZEKAT NË MËNYRË QË T`I PËRFITOJË ZEMRAT E TYRE NE ISLAM. Grupi tjetër janë ata të cilëve Pejgamberi ( a.s.) u ka dhënë për ta penguar prapësinë e tyre. Grupi i tretë janë ata që e kishin pranuar Islamin , por përkushtimi i tyre ishte ende i dobët , andaj me këtë dëshironte të përfitonte që të forcohen në Islam. "
- Ky sqarim gjendet saktësisht në faqen 465.


Argumenti i KATËRT
Ky është një fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri : " MINHAXH EL- MUSLIM" , i autorit Ebu Bekër el-Xhezairi , përkthim i : Alban Kodra , redaktor : Ilir E. Haxhiaj , ballina : Gentian Asllani , paraqitja grafike : Kleida Maluka , botuar nga Shtëpia Botuese " Nektari" në gusht të vitit 2005 në Tiranë.
Fragmenti gjendet në kreun me titull : " Ku jepet zekati" , prej faqes 317- 321.
"4.- Njerëzit e ngritur që duam t`i afrojmë.- Me këta nënkuptojmë muslimanët e rinjë në Islam, por që u dëgjohet fjala në rrethin e tyre. Atyre u jepet zekati për t`u zbutur zemrat , duke shpresuar të jenë të vlefshëm për Islamin dhe të mos e dëmtojnë atë. MEGJITHËATE , MUND TË JETË EDHE NDONJË JOBESIMTAR , DUKE SHPRESUAR QË AI DHE NJERËZIT E TIJ TË PËRQAFOJNË ISLAMIN , DUKE I AFRUAR KËSHTU NË FE. Kjo bëhet gjithëashtu , me të gjithë ata njerëz te të cilët ka interes ISLAMI , apo me personazhet ndikuese në shoqëri , siç janë gazetarët dhe shkrimtarët."
- Ky fragment saktësisht gjendet në faqen 318


Argumenti i PESTË
Ky është një fragment i shkurtuar i nxjerrur nga libri: "FIKHU ZEKAT-1" i autorit Dr. Jusuf Kardavi , përkthim i : Mr.Bashkim Aliu , recenzentë : Mr.Bejadin Ahmeti , Shaban Sulejmani , Nehat Ismaili, lektor: Agim AVDIU, përgaditja kompjuterike dhe dizajni: Jusuf Saliu , botues : Furkan ISM-Shkup 2005.
Fragmenti gjendet në kreun me titull: "A merret sasia e zekatit tatim prej jomuslimanëve" ndërmjet faqeve 106-112
"6- Transmetohet prej Omer Ibën Hattabit dhe disave nga gjenerata e dytë ( tabiinëve) , lidhur me lejimin e destinimit të zekatit për jomuslimanët që jëtojnë nën mbrojtjen e shtetit Islam. Për këtë detajisht kemi folur nën titullin "Kujt nuk i lejohet t`i jepet zekati" në kreun e fondeve të zekatit.
NËSE LEJOHET T`U JEPET ATYRE( JOMUSLIMANËVE) NJË PJESË NGA ZEKATI I CILI MERRET PREJ MUSLIMANËVE , nuk është e ndaluar që të merret prej pasanikëve të tyre zekat dhe t`u jepet të varfërve të tyre , duke e kryer kështu obligimin e solidaritetit i cili e përfshinë muslimanin dhe jomuslimanin derisa jeton nën juridiksionin e shtetit islam."
- Ky sqarim gjendet saktësisht ndërmjet faqeve 111-112

Argumenti i GJASHTË
Ky është një fragment i nxjerru nga libri: " PËR KUSHTETUTËN ISLAME" i autorit Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer , Përkthim i: Dr. Musli Verbani , recenzentë : Ajni Sinani , redaktore gjuhësore: Mimoza Sinani, rradhitja kompjuterike: Mumin Shehu , botuar në Prishtinë më vitin 2005
Fragmenti gjendet në kreun me titull : " RROLI I ZEKATIT NË EKONOMINË ISLAME , neni 26", ndërmjet faqeve 88-95
"4. Atyre që u duhen përvetësuar zemrat- Janë ata të cilët shteti e parasheh se është në dobi të Islamit dhe muslimanëve. Këta janë dy lloje : muslimanë dhe PABESIMTARË. Muslimanit , i cili e ka pranuar Islamin në kohën e fundit dhe imani i tij është i dobët , i jepet zekati për t`iu forcuar imani , ose atij , i cili ka pranuar Islamin dhe ka rrespekt në familjen dhe shoqërinë e tij , popullin ( është lider) dhe ndihmon që edhe të tjerët ta pranojnë Islamin.
PABESIMTARIT , I CILI BASHKËPUNON ME MUSLIMANËT DHE MUND T`I PENGOJË PABESIMTARËT PËR T`I DËMTUAR MUSLIMANËT , I TAKON ZEKATI. PASI ËSHTË MË MIRË T`I JAPËSH ZEKAT ATIJ , SE SA TË DËRGOSH TEK ATA PABESIMTARË USHTRINË ISLAME.
Qëndrimet e Muhammedit a.s. për këtë çështje janë shembëlltyra më e mirë. Safvan b. Umeje tregon :" Muhammedi a.s. në luftën e Hunejnit më ka dhënë ( pasuri) , ndërsa unë e urreja më së shumti dhe vazhdimisht më jepte( pasuri) , derisa u bë më i dashuri tek unë."
-Ky sqarim detajisht gjendet në faqen 91.


Argumenti i SHTATË
Ky fragment gjendet në librin : " ZEKATI DETYRA E PANJOHUR" e shkruar nga grup autorësh( Abdullah Bin Abdurrahman El-Xhibrin . Muhammed Bin Saleh El- Uthejmin, Abdul-Aziz Bin Abdullah Bin Baz, Ali Ahmed Es- Salus) , përkthim i : Genc Plumbit , korrektor dhe redaktor : Roald A. Hysa , rradhitja: Elton Gjeçi , Boton : Jehona , nëntor , Tiranë 2003.
Fragmenti gjendet në kreun :" PËRFITUESIT E ZEKATIT" ndërmjet faqeve 98-108
" Së katërti : Për të fituar zemrat e njerëzve. I Dërguari i All-llahut a.s. i jepte Zekatin njerëzve , zemrat e të cilëve anonin nga Islami , për t`i fituar kështu zemrën , siç mund të ishte një prijës , i cili pritej të pranonte Islamin ose homologu i tij , i cili pritej gjithëashtu të pranonte Islamin , ose dikush nga i cili pritej të mos u bënte keq muslimanëve ose dikush që kishte mundësi të mblidhte Zekatin nga populli i tij e nëse nuk i jepej prej zekatit ai popull nuk e jipte zekatin duke mohuar , ose duke e ndaluar. Pra , këta njerëz ishin me pozitë në mesin e popullit të tyre dhe për këtë i jepej prej zekatit për të bërë popullin për vete, për t`u ruajtur nga e keqja e tyre , për t`i forcuar atyre besimin dhe për të qenë të bindshëm ndaj prijësit të muslimanëve. Ky është edhe shkaku përse këta njerëz përfitojnë nga Zekati.
...U habita me këtë njeri që i kishte besuar dhe i thashë: Dhënia e Zekatit për të fituar zemrën e njerëzve përdoret në rast nevoje. Omeri r.a. nuk e ka mohuar një të drejtë të tillë që gjendet në ajet....."
- Ky sqarim gjendet saktësisht ndërmjet faqeve 103-104


Argumenti i TETË
Ky fragment gjendet në librin : "ZEKATI" i autorit Abdurrezak Nevfel , përkthim i : Enver Zeqiri , recenzentë: Nazmi Muadini , Abedin Imeri , lektor: Prof. Aqif Ajdini , Mr. Musa Bajrami , korrektor : Eljasah Mahmudi , kopertina : Avni Behluli , rradhitja kompjuterike: Nebile Zeqiri , botim i vitit 2007
Fragmenti gjendet në kreun me titull: " KU DUHET TË JEPET ZEKATI" ndërmjet faqeve 24-39
" Atyre që duhet përfituar zemrat , ata janë një grup njerëzish , udhëheqës të lartë , ata nuk janë të varfër , prijësi islam e sheh të arsyeshme për interesat e islamit dhe për t`i përfituar zemrat e tyre u jep një sasi nga zekati.
Pejgamberi a.s. në kohën e tij u ka shpërndarë disa arabëve nga zekati dhe nga përfitimet që bëheshin në luftëra për qëllime të posaçme , për ta përhapur thirrjen ose për ta penguar dëmin e tyre që mund të vinte nga ato njerëz. Në kohën e halifetit të Ebu Bekrit , ai në konsultim me Omerin r.a. e ka ndërprerë këtë dukuri duke thënë se kjo ka qenë në kohën kur Islami ka pasë nevojë , kurse tani All-llahu i Lartësuar e ka ngritur lart Islamin dhe nuk ka nevojë më që t`i jepet kësaj kategorie të njerëzve.
Disa dijetarë tjerë mendojnë se ka të drejtë imami që t`i japë kësaj kategorie të njerëzve , nëse është për të mirën e Islamit dhe të muslimanëve. Nëse ai e sheh të arsyeshme që t`u jap atyre , i lejohet. Ne , sot mund që ta ndajmë një sasi të zekatit dhe ta shfrytëzojmë për çështje juridike të muslimanëve në botë dhe për të mbrojtur pakicat e muslimanëve në shtete të ndryshme , në kontekst të kësaj hynë ndihma në çështje informatike për THIRRJE NË ISLAM DHE PËR TA NJOHUR BOTËN ME ISLAMIN E VËRTETË."
-Ky sqarim saktësisht gjendet ndërmjet faqeve 36-37

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/09/2009)
Klikime: 1356 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024