E premte, 27/12/2024, 08:41
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

ËMBËLSIA E IMANIT
 

ramadhan-mubarak.jpg ramadan 3 image by azreenbaiduri

Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Njëra ndër çështjet themelore dhe të domosdoshme në fe për muslimanin është dashuria dhe respekti real ndaj Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Për nivelin e dashurisë ndaj Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) duhet të mësojë çdo besimtar dhe këtë çështje ta këtë në konsideratë çdo herë. Të kujtojmë hadithin që transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga i Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), ku ai ka thënë:
"Tri gjëra, nëse janë tek personi, do të gjejë ëmbëlsinë e imanit (besimit): të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashurit tek ai se çdo gjë tjetër përveç tyre…” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Po ashtu transmeton Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), se ka thënë:
"Nuk beson askush prej jush derisa të jem tek ai më i dashur sesa prindi i tij, fëmija i tij dhe të gjithë njerëzit.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Nga këto dy hadithe bëhet e qartë dashuria dhe respekti ndaj të Dërguarit të Allahut të Lartësuar (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Ajo duhet të jetë më e madhe se ndaj çdokujt tjetër, bile duhet ta duash më shumë se veten tënde, prindërit e tu, bashkëshorten tënde dhe fëmijët e tu.
Dashuria që duhet të manifestohet ndaj të Dërguarit të Allahut të Lartësuar (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) nuk mjafton të bëhet vetëm një herë në javë, apo një herë në muaj, ose një herë në vit. Nuk mjafton një organizim me një mbrëmje ku paraqitet një kumtesë mbi jetën e Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), madje në formë mjaft të zbehur dhe jo shkencore, e më pas ky organizim pasohet edhe nga një grup recituesish që i ngjason një shfaqjeje teatrale, apo promovimi kulturor që i ngjan spektaklit klasik dhe kështu mendohet se është kryer obligimi ndaj një të Dërguari të Allahut (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Pra, dashuri nuk na qenkan disa poezi që recitohen e as disa ilahi që këndohen, por bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të). Nuk mjafton vetëm thënia me gojë, unë e dua Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), por kërkohet pasimi, shkuarja pas mësimeve të tij. Allahu i Lartësuar nuk kërkon nga besimtarët vetëm falënderim, por kërkon bindje dhe nënshtrim:

"Thuaj! Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që falë shumë, mëshiron shumë. Thuaj! Binduni Allahut dhe të Dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë Allahu nuk i do jobesimtarët.” (Ali Imran, 31- 32).
Të nderuar besimtarë! Abdullah bin Mes’udi thotë: "Të jesh ekonomik në Sunet është më mirë sesa të angazhohesh në bid’at.”
Besimtari duhet të jetojë në suaza të mësimeve të Sunetit dhe kështu duhet ta organizojë jetën në kuadër të Sunetit dhe përpjekja e tij të jetë vetëm për ta kënaqur Allahun dhe të Dërguarin e Tij (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Në vazhdim po ju prezantojmë disa rregulla, të cilët duhet t’i mësojmë. Ato janë:
1. Dashuria ndaj të Dërguarit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) është obligim.
Allahu i Lartësuar thotë: "Pejgamberi është më i ndjeshëm ndaj besimtarëve sesa ata ndaj vetë vetvetes së tyre …” (Ahzabë, 6).
2. Vlera e dashurisë së të Dërguarit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Allahu i Lartësuar në Kur’an thotë: "E kush do që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) Pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!” (Nisaë, 69).
3. Dashuri do të thotë përkrahje dhe mbrojtje e Sunetit.
Me mbrojtje dhe përkrahje kuptojmë nxënien përmendësh të Sunetit dhe praktikimin e tij në jetën e përditshme.
4. Dashuria ndaj Sunetit do të thotë të gjykosh me të.
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë: "Kapuni për Sunetin tim dhe të kalifëve të drejtë e udhëzues pas meje, kapuni për të me dhëmballë.” (Shënon Ebu Davudi, hadithi është sahih).
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (13/08/2009)
Klikime: 715 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024