E premte, 27/12/2024, 09:32
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

I LUTEM ALLAHUT

 

Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
I lutemi Allahut të Lartësuar me lutjet nga Kur’ani:
Zoti ynë! Pranoje (këtë shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri!
Zoti ynë! Bëna të nënshtruar ndaj Teje edhe pasardhësit tanë një popull musliman (të nënshtruar ndaj Teje); tregona edhe Menasikun (gjithë veprimet dhe mënyrën e vizitës së Shtëpisë, Qabesë, në Mekë, haxhin, umren) dhe na e prano pendimin tonë. Vërtet Ti je Ai, i Cili e pranon pendimin (e robërve të Tu), Mëshirëploti!Zoti ynë! Dërgo nga mesi i tyre një të Dërguar, i cili do t’u sjellë atyre Fjalët e Tua dhe drejtoji ata me Libër dhe Hikmeh (dijen e plotë mbi Fenë e Allahut)!
Zoti ynë! Na jep nga Begatitë e Tua në këtë botë!
Zoti ynë! Mos na ndëshko në qoftë se harrojmë, apo biem në gabime. Zoti ynë! Mos na ngarko me barrën e atyre, të cilët i detyrove para nesh (jehuditë dhe të krishterët). Zoti ynë! Mos na ngarko me barrë më të rëndë sesa kemi mundësi për të (që ta mbajmë). Na fal ne, dhe na liro nga gjynahet dhe kij Mëshirë për ne. Ti je Mevla (Mbrojtësi, Ruajtësi) ynë, pra, na ndihmo dhe na jep fitore përmbi popullin kafir (mohues, mosbesimtar)!
Zoti ynë! Mos na i lër zemrat tona që të shmangen nga e vërteta pasi Ti na ke udhëzuar dhe na dhuro mëshirë nga Mëshira Jote. Vërtet, Ti je Dhuruesi i Madh!
Zoti ynë! Ne vërtet kemi besuar, kështu pra, falna gjynahet tona dhe na shpëto nga ndëshkimi i Zjarrit!
Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe tejkalimet në punët tona dhe bëna këmbëngulës e të vendosur (në luftë) dhe na ndihmo e na jep fitore mbi popullin mosbesimtar!
Zoti ynë! Na siguro çfarë Ti na premtove me anë të të Dërguarve të Tu dhe mos na pikëllo Ditën e Ringjalljes! Vërtet Ti kurrë nuk e thyen Premtimin!
Zoti ynë! Ne gabuam e i bëmë keq dhe e humbëm veten tonë. Dhe nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri atëherë do të jemi prej të humburve!
Zoti ynë! Na dhuro durim dhe na bëj që të vdesim muslimanë!
O Zoti ynë! Më bëj mua që të plotësoj faljen e rregullt të përcaktuar, po kështu bëji edhe nga pasardhësit e mi. Zoti ynë! Dhe ma prano duanë!
O Zoti ynë! Më fal mua dhe prindërit e mi si dhe gjithë besimtarët Ditën që do të ngrihet llogaria!
Zoti ynë! Na dhuro neve nga gratë tona dhe fëmijët tanë të atillë që të jenë qetësia e syve tanë dhe na bëj prijës të muttekinëve!
Zoti ynë! Ti përfshin gjithçka në Mëshirë dhe Dije, fali pra ata që pendohen e ndjekin Udhën Tënde dhe ruaji ata nga ndëshkimi i zjarrit flakërues!
Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që qenë para nesh në besim dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë!
Të nderuar agjërues!
Dhe Ai është Allahu; La ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë të adhurohet përveç Atij). Për të është gjithë lavdërimi dhe falënderimi në të parën (në këtë botë) dhe në të fundit (në jetën e pasosur). Dhe Atij i takon Vendimi dhe tek Ai do të ktheheni (ju të gjithë).

I LUTEM ALLAHUT (2)
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Nëse dëshironi, le t’i lutemi Allahut të Lartësuar së bashku:
Allahu im! Ajo që më është dhënë mua apo ndonjërit prej krijesave të Tua nga begatitë, e tëra është vetëm nga Ti ?që Je i pashoq; Ty të qoftë lavdërimi dhe falënderimi!?Më mjafton mua Allahu; s’ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Tek Ai jam mbështetur dhe Ai është Zoti i Arshit ?të Madh!
Allahu im! Më largo mua prej mëkateve të mia siç e ke larguar lindjen prej perëndimit! Zoti im! Më pastro prej gabimeve siç pastrohet këmisha e bardhë prej papastërtisë!
Allahu im! Kërkoj prej Teje të gjitha gjërat e dobishme që i di dhe që nuk i di, që janë dhuruar e do të dhurohen në të ardhmen! Zoti im! Tek ti mbështetem prej të gjitha të këqijave që i di e që nuk i di!
Allahu im! Po më le vetëm për vetëm me veten time, më ke shtyrë në dobësi, në nevojtari, në gabime e në mëkat. Unë i besoj vetëm mëshirës Tënde; m’i fal të gjitha mëkatet, sepse mëkatet vetëm Ti i fal! Ma prano pendesën, sepse Ti je që i pranon pendesat dhe je shumë mëshirues!
Allahu im! Ti je më i merituari për të t’u kujtuar emri, vetëm Ti e meriton të adhurohesh! Ti je Zoti Mëshirues e Bamirës! Për hir të bukurisë së fytyrës me të cilën janë ndriçuar dhe për hir të të gjitha të drejtave që janë të drejtat e Tua, të kërkoj falje këtë mëngjes e këtë mbrëmje e të lutem të më mbrosh nga zjarri me fuqinë Tënde!
Allahu im! Mbrohem tek Ti nga dituria që s’jep dobi, nga zemra që s’dridhet, nga nefsi që nuk ngopet, nga lutja që s’merr përgjigje!
Allahu im! Kërkoj prej Teje vendosmëri në punën time, qëndrueshmëri në rrugën e drejtë! Kërkoj të falënderoj për të mirat e Tua! Zoti im! Të lutem të me ndihmosh që të bëj punë të mira, që t’i braktis të këqijat dhe t’i dua të varfrit, të lutem të më falësh, të më mëshirosh! Lus prej Teje dashurinë Tënde, dashurinë e të dashurve të Tu dhe dashurinë e veprave që do të më ofronin te dashuria Jote!
Allahu im! Kërkoj prej Teje fillimin dhe fundin e dobive, ato më të gjërat, të parat dhe të fundit, të dallueshmet e të fshehtat si dhe gradën më të lartë të xhenetit!
Allahu im! Na ndihmo të të përmendim, të të falënderojmë dhe të të adhurojmë bukur e mirë!
Allahu im! Na e bëj fundin të mirë në të gjitha punët tona, na mbro nga turpërimi në këtë botë dhe nga ndëshkimi Yt në botën tjetër!
O Zoti im, më jep shëndet në trupin tim! O Zoti im, më jep shëndet në të dëgjuarit tim! O Zoti im, më jep ?shëndet në të parit tim! S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje. O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kufri ??(mosbesimi) e varfëria dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi i varrit. S’ka të adhuruar tjetër përveç Teje!?I Madhëruar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij dhe aq sa dëshiron Ai vetë, po aq sa është i ?bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (pafund) për t’i shkruar fjalët e Tij!
Allahu im! Të lutem më jep dituri të dobishme e furnizim të mirë dhe të lutem Të m’i pranosh veprat e mia!

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (13/08/2009)
Klikime: 1271 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 lorika  
0
te lutem me jep dituri te dobishmee furnizim te mir dhe te lutem te mi pronosh veprat dhe lutjet e mia

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024