E premte, 22/11/2024, 20:35
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

SADAKATUL FITRI

 
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e ka obliguar Sadakatul-Fitrin në Muajin e Ramazanit për robin, të lirin, mashkullin, femrën, fëmijën dhe plakun musliman, qoftë nga sa’ë hurme ose elbi. (Shënon Buhariu).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka urdhëruar të jepet Sadakatul-Fitri para se të nisen për në namaz. (Shënon Buhariu).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e bëri obligim Sadakatul-Fitrin për pastrimin e agjëruesit nga përgojimi dhe fjalët e turpshme; me agjërimin ai (Muhammedi, lavdë­ri­mi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) e obligon t’i ushqejë të varfrit; ai që e jep Sadakatul-Fitrin para namazit pranohet e kush e jep pas namazit (të Bajramit) është sadaka (lëmoshë) e rëndomtë. (Shënon Ebu Davudi).
Vitrat obligohen të jepen para agimit të mëngjesit në ditën e Bajramit të Vitrit (Bajramit të Madh - Fitër Bajrami), kurse për atë që vdes në këtë kohë ose lind pas kësaj kohe, nuk janë obligim. Më mirë është të jepen para namazit të Bajramit.
Sadakatul-Fitri jepet për çdo person një të varfëri. Preferohet dhënia për fëmijën që është në bark për shkak se Uthmani, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka vepruar ashtu.
Për sa i përket llojit të asaj që jepet për fitra, Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Këto ishin ushqimi më i shpeshtë në Medinë dhe në vendet e krahinat ku ushqimi është tjetër, atyre u takon të japin një sa’ë nga ai ushqim. Dhe nëse ushqimi nuk është nga drithërat, si qumështi, mishi dhe peshku, duhet të japin fitrat e tyre nga ushqimi që kanë në atë vend, çfarëdo lloji qoftë ai. Pra lejohet edhe dhënia miell.
Sadakatul Fitri është e drejtë e fukarasë dhe i jepet vetëm atij.
Po ashtu duhet të theksojmë se sadakatul fitri jepet në llojet e ushqimit dhe nuk jepet vlera e ushqimit në të holla edhe pse disa dijetarë këtë e kanë lejuar, por mendimi i parë është i qëndrueshëm.
Të nderuar agjërues!
Muaji i Ramazanit po përfundon, nuk ka mbetur veçse pak kohë. Ai, i cili nga ju është angazhuar në bamirësi, le të falënderojë Allahun e Lartësuar, le të kërkojë prej Tij pranim dhe shpërblim. Ai njeri, i cili ka qenë mospërfillës, le të pendohet dhe le të kërkojë falje nga Allahu i Madhëruar.

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, tregon se i Dërguari (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të), duke hipur në minber, tha:
"Amin, amin, amin!” I thanë: "O i Dërguar i Allahut, duke hipur në minber të dëgjuam duke thënë: Amin, amin, amin!” Tha: "Më erdhi Xhibrili (alejhi selam) e më tha: "Cili e takon Ramazanin e nuk i falen mëkatet dhe hyn në xhehenem, e largoftë Allahu! Thuaj amin, e unë thashë amin.” (Shënon Ahmedi).
Allahu im! I kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, kurse askush përveç Teje nuk i fal mëkatet, më fal me falje prej Teje dhe më mëshiro, sepse Ti je Falësi dhe i Mëshirshmi!

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (13/08/2009)
Klikime: 1718 | Komentet: 1 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 1
1 durim  
0
tung tung jeni me te miret vetem vazhdoni selam alejkym

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024