E shtunë, 28/12/2024, 15:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Kapitulli i agjërimit (5)

Hadithi i shtatë:
 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: "Kemi qenë ulur me Profetin, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të, dhe erdhi një person dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, u shkatërrova!” Ai tha: “Çfarë ke?” Tha: “Bëra marrëdhënie me gruan time ja Resulallah.” I Dërguari tha: “A ke rob që ta lirosh?” Tha: “Jo.” I tha: “A mund të agjërosh dy muaj të njëpasnjëshëm?” Tha: “Jo.” I tha: “A mund të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” Tha: “Jo.” Duke qenë kështu, vjen Profeti me një sahan me hurma dhe tha: “Ku është pyetësi?” Tha: “Ja, këtu.” Profeti i tha: “Merri dhe jepi sadaka këto.” Personi tha: “A ka më të varfër se unë, o i Dërguar? Nuk ka mes këtyre dy kodrave njëri më të varfër se unë.” Profeti qeshi dhe i tha: “Shko e ushqe familjen tënde.” (Buhariu dhe Muslimi)

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Sahabi i quajtur Seleme bin Sah’r erdhi te Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tronditur për atë që i kishte ndodhur dhe tha: “Jam shkatërruar o i Dërguar i Allahut!” Muhamedi salallahu alejhi ue selam i tha: “Çfarë ke bërë që të shkatërrohesh?” E ai i tha që ka bërë marrëdhënie intime me gruan e tij duke qenë agjërueshëm në muajin Ramazan. Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk u soll ashpër me të, por qetazi i tha: “A ke mundësi që ta lirosh një rob si shpagim për atë që ke bërë?’’ Ai tha jo. “A ke mundësi të agjërosh dy muaj pa ndërprerë?” Ai tha se nuk mundej, sepse kjo i kishte ndodhur vetëm nga agjërimi, për shkak se ishte i goditur nga një lloj sëmundjeje e jashtëzakonshme, që kishte një mundim shumë të madh dhe që i largohej vetëm pas marrëdhënieve intime bashkëshortore.

Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “A ke mundësi t’i ushqesh 60 te varfër, për çdo të varfër nga një “mud” shinik (enë druri e rrumbullakët, që shërben si njësi matëse e drithit) me grurë apo diçka tjetër?” Ai tha jo. Heshti Muhamedi salallahu alejhi ue selem për disa çaste. Mbas një kohe erdhi një sahab, siç e kishin traditë me një enë me hurma me masë 15 sa’a (sa’i është një lloj ene e cila përdoret si njësi matëse dhe arrin vëllimin e katër palë grushteve të një njeriu të rëndomtë. Pesha e kësaj sasie (vëllimi i një sa’i) sipas njësive matëse bashkëkohore sillet përafërsisht rreth 2156 gramë.) Sahabi erdhi që t’i jepte ato sadaka (lëmoshë) te Muhamedi salallahu alejhi ue selem. Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha: “Ku është pyetësi?” Ai tha: “Ja, këtu.”

I tha: “Merri këto hurma dhe jepi sadaka, që të jenë shpagim për mëkatin që ke bërë.” Sahabi, i cili pak më herët erdhi i thyer shpirtërisht për mëkatin që kishte bërë, mbasi gjeti te Muhamedi salallahu alejhi ue selem qetësi, siguri e mëshirë, filloi të shpresonte edhe më shumë te mirësia e Allahut me atë që ishte në dorën e më të mëshirshmit për njerëzimin nga njerëzit (Muhamedi salallahu alejhi ue selem) dhe i tha: “A t’i jap ato hurma sadaka kur nuk ka më të varfër se unë në Medinë, o i Dërguar i Allahut?” Ai u betua për Allahun e Madhëruar se nuk kishte më të varfër në Medinë se ai.

Atëherë Muhamedi salallahu alejhi ue selem u mahnit me atë sahab, se si ai në fillim kishte ardhur i frikësuar me brengë në shpirt duke kërkuar zgjidhje nga ajo që kishte bërë, por pastaj u kthye i qetë dhe me ushqim për të dhe familjen e tij. Me në fund i dha leje atij që të hante prej tyre dhe të ushqente familjen e tij.
Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi njeriun më të mirë e më të mëshirshëm, Profetin e Allahut të Lartësuar, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.

Mendimet e dijetarëve për këtë çështje

1- Të gjithë dijetarët janë të pajtimit për kefaren (shpagimin) e atij që me qëllim ka bërë marrëdhënie intime në Ramazan.

2- Kanë rënë në mospajtim për atë që ka bërë marrëdhënie nga harresa. Siç e kemi përmendur më parë, ajo që është e saktë është se nuk ka nevojë për kefare (shpagim) nga harresa.

3- Dijetarët janë në mospajtim nëse shpagimi është sipas zgjedhjes së personit të caktuar apo sipas radhitjes, siç është përmendur në hadith?
Imam Maliku, imam Ahmedi në njërin nga dy transmetimet e transmetuara nga ai, kanë mendimin se shpagimi është sipas dëshirës që zgjedh shpaguesi nga këto tri gjëra. E këta dijetarë mendimin e tyre e argumentojnë me hadithin që transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra, se një njëri kishte prishur agjërimin e Ramazanit dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem e kishte urdhëruar për shpagimin e prishjes së agjërimit me lirimin e një robi apo agjërimin e dy muajve pa ndërprerë apo ushqimin e 60 të varfërve. Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia bëri të mundshme që të zgjedhë se cila i vjen më lehtë.

Kurse mendimi i dytë, që është mendimi i xhumhurit (shumicës së dijetarëve), si: Shafiij, Ebu Hanife, ajo që më shumë është e njohur nga transmetimet nga imam Ahmedi, Thouri si dhe Euzai, flet se ata janë të mendimit se shpagimi i marrëdhënieve intime në Ramazan është sipas radhitjes së cekur në këtë hadith, duke u bazuar në hadithin të cilin e përmendëm në fillim, dhe i janë përgjigjur mendimit të parë të dijetarëve, se hadithi i cili jep mundësi për të zgjedhur nga këto tri gjëra është hadith i përgjithshëm, kurse hadithi tjetër ka sqaruar se qëllimi i shpagimit është sipas radhitjes. Pra, hadithi i dytë e ka shpjeguar të parin, në mënyrë që të përfitojmë dituri nga të dy hadithet.

Po ashtu, nëse marrim për bazë vetëm hadithin që jep mundësi për zgjedhje, atëherë nuk mund të punojmë me hadithin i cili jep të kuptojmë se shpagimi është sipas radhitjes, edhe pse të dy hadithet janë sahih (të sakta).

Mendimet e dijetarëve se a bie obligimi i shpagimit në rast të pamundësisë

Ajo që njihet në medhhebin hambeli si dhe një mendim në medhhebin shafij thonë se shpagimi bie në rast pamundësie, ngase Muhamedi salallahu alejhi ue selem ia lejoj atij njeriu që me atë ushqim të ushqejë familjen e tij. Po të ishte shpagimi për të, nuk do të kishte drejtë ta bënte atë.

Kurse mendimi i xhumhurit është se shpagimi nuk ka rënë në rast pamundësie, ngase në hadith nuk ka diçka me të cilën mund të argumentojmë për rënien e shpagimit. Përkundrazi, hadithi na jep të kuptojmë se shpagimi për të nuk ka rënë, duke u nisur nga ajo se Muhamedi salallahu alejhi ue selem, kur e përmendi shpagimin sipas radhitjes derisa arriti në ushqimin e të varfëve, në fund nuk i tha se ti je i liruar nga ky shpagim. Kjo na jep të kuptojmë se shpagimi atij i ka mbetur për ta kryer kur të ketë mundësi dhe kjo bazuar te kijasi, duke e krahasuar me të gjitha borxhet dhe kefaratet (shpagimet e tjera). Njeriu nuk lirohet prej tyre, por kurdo që i jepet mundësia, e ka obligim shpagimin. I tillë është edhe ky rast.

Kurse sa i përket asaj se si i është lejuar që me atë që shpaguan për vete të hajë edhe familja e tij, disa dijetarë kanë thënë se nëse shpagimin për të e bën dikush tjetër, atëherë i lejohet që edhe ai e familja e tij të hanë nga ai ushqim. Shpjegimi i këtij hadithi vijon inshallah në artikullin e radhës.
 

Përktheu: Hevzi Kadriu
2.8.2009

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (26/08/2009)
Klikime: 614 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024