E shtunë, 28/12/2024, 15:45
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Çfarë do të bëj gjatë muajit Ramazan

 
1. Do ta agjëroj tërë muajin Ramazan duke shpresuar në shpërblimin e Allahut.
2. Do t’i fal të pesë namazet në orët e përcaktuara, pa lënë t'u kalojë koha.

3. Do t’i fal të gjitha namazet me xhemat në xhami, duke mos munguar asnjëherë.

4. Do ta fal namazin e teravive çdo natë dhe nuk do të neglizhoj në këtë.

5. Së bashku me barkun tim do të agjërojë syri, veshi, dora, këmba dhe të gjitha gjymtyrët e mia; do t’u largohem mëkateve ashtu siç u largova nga ushqimi e pija.

6. Gjatë Ramazanit nuk do të ofendoj, shaj apo flas keq për askënd, ndërsa nëse dikush mua më ofendon apo më shanë, atëherë do t`i përgjigjem: “Unë jam agjërueshëm".
7. Raporti im ndaj Kuranit do të ndërrojë, do të lexoj së paku një xhuz në ditë. Nëse leximi im është i dobët, atëherë deri në fund të Ramazanit do ta përforcoj atë. Nëse nuk di të lexoj fare, atëherë nuk do të kalojë Ramazani pa i mësuar shkronjat e Kuranit.

8. Ditët e Ramazanit për mua nuk do të jenë ditë të zakonshme, por të mbushura me vepra të mira e adhurime, si: lutje, falje, lexim, lëmoshë (sadaka), mirësjellje e përkujtim të Allahut (dhikër). Ndërsa dhjetë ditët e fundit do t`i dalloj me një angazhim më të shtuar.

9. Do të jem më dorëlirë, më bujar dhe më solidar me nevojtarët.

10. Do ta vazhdoj namazin edhe pas Ramazanit, pasi namazi është shtylla e fesë, pa të cilën nuk do të mund të qëndrojë Islami im.


E lus Allahun e Lartësuar të më japë sukses në realizimin e këtyre gjërave!

 
 

Alaudin Abazi
23.8.2009

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (26/08/2009)
Klikime: 852 | Komentet: 2 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 2
2 Nazlije  
0
amin

1 Gazmend  
0
Shpresojm Dhe e Lusim Allahun me Madherishem qe Qdo Muslimani Ti Relizoj Kto 10 Pika

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024