E premte, 27/12/2024, 09:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

ALLAHU EKBER

 
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Allahu Ekber, Zoti është më i Madhi dhe vetëm për Të janë lavdërimet!
Allahu Ekber, derisa të ketë zëra për t’u ngritur për madhërimin e Tij!
Allahu Ekber, që të hapen dyer e qiejve me mëshirën e Tij në këtë mëngjes të bekuar!
Allahu Ekber, derisa të jemi në këtë botë edhe zbresin bekimet e Tij mbi ne!
Allahu Ekber, derisa të vazhdojnë zemrat e besimtarëve të jenë të bashkuara në këtë ditë të bekuar!
Allahu Ekber, përderisa të vazhdojnë të bashkëpunojnë besimtarët, të mbahen premtimet dhe të zbuten zemrat!
Allahu Ekber pa ndërprerë, lavdëruar qoftë gjithmonë i Madhi Zot, u përmendtë Emri i Tij mëngjes e mbrëmje!
Vëllezër muslimanë!
Dita e Bajramit është prej ditëve të bekuara nga i Madhi Zot. Besimtarët mblidhen në këtë mëngjes të pastër, në shpirt e në trup, falënderojnë të madhin Allah. Tani në këtë mëngjes besimtarët ngrenë duart dhe presin shpërblimin nga Zoti si pagesë për agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Urime pra për ju që kryet detyrën dhe për shpërblimin e madh që ju pret e për kënaqësinë e Zotit që fituat!
Urojmë shkuarjen tuaj në mëngjes duke thënë tekbire e duke falënderuar të Madhin Zot. Është me të vërtetë një gjë e shkëlqyeshme si shenjë e Bajramit thënia e tekbirit, me të cilin e ngrenë zërin muslimanët, në Lindje e në Perëndim. Të gjithë thërrasin Një të Adhuruar, Allahun, drejtimi i tyre është i njëjtë dhe ndjenja e kënaqësisë i mbulon të gjithë, e i drejtohen me lutje Atij, plot përvujtëri, duke shprehur se i dorëzohen me gëzim vullnetit të Tij.
"... që të plotësojnë numrin e caktuar e ta madhërojnë Zotin.”
Ky Bajram është caktuar pas kryerjes së detyrës së agjërimit. Prandaj, Zoti me Madhërinë e Tij, pas kryerjes së një detyre të shenjtë, sa edhe të vështirë, na caktoi që të festojmë, të falënderojmë të Madhin Zot që na dha vullnetin e fortë t’i bindemi urdhrit të Tij. Nga këtu fillojmë duke u falur e lutur që na e bëri mbarë këtë vepër, pastaj urojmë në xhami shokët me të cilët falemi dhe pasi të mbarojmë e të dalim nga xhamia, shkojmë e urojmë njëri-tjetrin nëpër shtëpi.
Për më tepër, në këtë ditë nuk harrojmë dhe vëllezërit tanë të varfër, duke u dhuruar atyre Sadakatul Fitrin, i cili është i detyrueshëm të jepet nga kryefamiljari i çdo familje për të gjithë anëtarët e shtëpisë, sado të vegjël qofshin. Kështu e kalojmë këtë festë së bashku, të gjithë të gëzuar e të kënaqur.
Pra, çdo vepër e besimtarit, kur kryhet me sinqeritet e për hir të Zotit, shpërblehet.
Bajrami i Madh për muslimanët është një ditë gëzimi e falënderimi, që patëm sukses dhe kryem agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, është ditë mirënjohjeje.
Ta dini se Zoti juaj ua fali mëkatet.
Kjo është ditë shpërblimi.

Përmblodhi: Ulvi Fejzullahu
Redaktor gjuhësor: Arian Koçi

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (13/08/2009)
Klikime: 654 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024