Falënderimi i qoftë Allahut subhanehu ve teala. Bekimi dhe paqja qofshin mbi Pejgamberin e Tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë. Po ju paraqesim agjërimin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem duke përmendur farzet, rregullat, duatë, vendimet e agjërimit dhe llojet e saj, veprat që e prishin agjërimin dhe gjërat e tjera. Lusim Allahun subhanehu ve teala që t'ua mundësojë muslimanëve praktikimin e Sunetit të Resulullahit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në çdo vepër, qoftë ajo e madhe apo e vogël!
Definicioni i agjërimit Agjërimi është adhurim ndaj Allahut subhanehu ve teala duke lenë ato veprat që e prishin agjërimin nga mëngjesi deri në perëndim të diellit. Agjërimi i Ramazanit është njëra prej shtyllave të Islamit, siç thotë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Islami ngritet mbi pesë shtylla: Dëshmia se s'ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut, dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe shkuarja në haxh". (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Agjërimi është adhurim ndaj Allahut subhanehu ve teala duke lenë ato veprat që e prishin agjërimin nga mëngjesi deri në perëndim të diellit.Agjërimi i Ramazanit është njëra prej shtyllave të Islamit, siç thotë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: . (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Njerëzit gjatë agjërimit -Agjërimi është farz për çdo musliman-muslimane të moshërritur, të mençur, që ka mundësi ta bëjë këtë dhe nuk është udhëtar. -Kafiri nuk agjëron dhe nuk e ka detyrë ta bëjë kaza agjërimin nëse e pranon Islamin. -I vogli, i cili nuk e ka arritur kohën e moshërritjes, nuk e ka për detyrë të agjërojë, edhe pse është mirë të urdhërohet që të agjërojë me qëllim që të mësohet. -I sëmuri me sëmundjen e papritur, i cili pret të shërohet, nëse është për të agjëruar mund të mos agjërojë, të cilin e bën kaza pasi që të shërohet. -I çmenduri nuk duhet të agjërojë as të ushqejë (si shpagim) edhe pse është i madh. Gjithashtu edhe idioti (njeriu me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja), i cili nuk mund të dallojë dhe plaku, i cili nuk të dallon. -Ai që nuk mund të agjërojë nga ndonjë shkak i përhershëm, siç është pleqëria e rëndë, dhe i sëmuri prej ndonjë sëmundje që nuk mund të shërohet, duhet të ushqejë për çdo ditë nga një të varfër.
-Gruaja shtatzënë dhe gjidhënësja nëse u vjen rëndë, mund të mos agjërojnë nga shkaku i shtatzënisë dhe gjidhënies ose nëse kanë frikë për foshnjën e tyre, mund të mos agjërojnë dhe këtë ta bëjnë kaza pasi që të largohet frika. -Ajo që është me menstruacione dhe në periudhën e lehonisë, nuk agjëron gjatë menstruacioneve dhe lehonisë, kurse pasi që të kalojë kjo kohë i bënë kaza (kompensim). -Ai që detyrohet të prish agjërimin për të shpëtuar ndokënd nga mbytja ose djegia, më vonë këtë e bënë kaza (kompenson) -Udhëtari nëse do agjëron, e nëse do e prishë agjërimin, e pastaj i bënë kaza ditët të cilat nuk ka agjëruar, pa marr parasysh a është udhëtim i përkohshëm apo i përhershëm. Pra, agjërimin mund ta prish, pasi që është jashtë vendit të vet.
Rregullat e agjërimit 1. Nijeti
Është farz (obligim) që të bëhet para mëngjesit në agjërimin e Ramazanit, ngase Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Ai që nuk vendos agjërimin para mëngjesit, nuk ka agjërim". (Hadithi është sahih, e shënon Ebu Davudi). Gjithashtu Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Ai që nuk bënë nijet për agjërim natën (d.m.th. para mëngjesit) nuk ka agjërim". (Hadithi është sahih, shënon Nesaiu). Vendi i nijetit është zemra, kurse të bërit nijet me gojë nuk transmetohet nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e as nga ndonjë sahab.
2. Koha e agjërimit
Allahu subhanehu ve teala thotë: "Hani dhe pini derisa që të dallohet peni i bardhë nga peni i zi deri në agim..." (Bekare, 187). Ekzistojnë dy lloje agimesh: -Agimi i rrejshëm: Në këtë kohë nuk lejohet falja e namazit të mëngjesit (sabahut), ku agjëruesi nuk e ndërpret ushqimin agjërues. Ky mëngjes është kur të del një dritë e bardhë e gjatë e ndriçueshme dhe e ngritur si bishti i luanit. Në këtë kohë nuk lejohet falja e namazit të mëngjesit (sabahut), ku agjëruesi nuk e ndërpret ushqimin agjërues. Ky mëngjes është kur të del një dritë e bardhë e gjatë e ndriçueshme dhe e ngritur si bishti i luanit. -Agimi i vërtetë: Në këtë kohë ndalohet ngrënia për agjëruesin dhe fillon koha e namazit të sabahut. Kjo kohë është kur paraqitet drita e kuqe e përhapur çdokund mbi kodra e male. Kurse, kur të drejtohet nata nga lindja e të shkojë dita nga perëndimi dhe të perëndojë dielli, atëherë lejohet që agjëruesi të bëjë iftar. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kur të drejtohet, të vjen nata nga kjo anë (lindja) e të shkojë dita nga kjo anë (perëndimi) dhe të perëndojë dielli, agjëruesit i lejohet të bëjë iftar". (Shënon Buhariu dhe Muslimi) D.m.th. pas perëndimi të diellit edhe pasi që shihet drita etj.
3. Syfyri (Suhuri) Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Vija ndarëse mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ehlu kitabit është ngrënia e syfyrit". (Shënon Muslimi). Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Bereqeti është në tri gjëra: Në xhematë (bashkësi), në poçamurë (përshesh) dhe ne syfyr". (Hadithi është shih, shënon Taberaniu në "Mu'xhemul kebir"). Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: . (Shënon Muslimi).Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: . (Hadithi është shih, shënon Taberaniu në "Mu'xhemul kebir"). Syfyri është bereqet, ngase është pasim i Sunetit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe të mundëson që më lehtë ta kalosh agjërimin. Pastaj, syfyri është ushqim i bekuar, siç e ka emërtuar Pejgamberi alejhi selam duke thënë: "Nxitoni në ushqimin e bekuar të syfyrit". (Hadithi është sahih, shënon Ebu Davudi). Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Syfyri është ushqimi i bereqetshëm, prandaj mos e lini, së paku pini një gllënjkë ujë, ngase Allahu dhe melekët bëjnë dua për atë që ngritet për të ngrënë syfyr". (Hadithi është sahih, shënon Ebu Davudi). Po ashtu Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Sa syfyr i mirë për besimtarin është hurma". (Hadithi është sahih, shënon Ebu Davudi). Gjithashtu është nga Suneti vonimi i syfyrit dhe shpejtimi i iftarit.
4. Agjëruesi duhet lënë:
a) Thëniet e rrejshme. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kush nuk i lë thëniet e rrejshme dhe veprimtaritë me to, Allahu nuk ka nevojë që ai ta lë ushqimin dhe pirjen". (Shënon Buhariu).
b) Fjalët e kota e të pamoralshme. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Agjërimi nuk është largim nga ngrënia dhe pija, por agjërim është largimi nga fjalët e kota e të pamoralshme, ashtu që nëse dikush të shan ose nuk sillet mirë ndaj teje, thuaj: unë agjëroj, unë agjëroj". (Hadithi është shih, shënon Ibën Huzejme).
5. Agjëruesit i lejohet:
-Të bëhet xhunub (para fillimit të agjërimit). Aishja radijallahu anha tregon: "Pejgamberi alejhi selam e takonte mëngjesin duke qenë xhunub, e kur ngritej lahej dhe vazhdonte agjërimin". (Shënon Buhariu dhe Muslimi). -Të përdoret misvaku. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "Sikur mos t'u vinte rëndë Umetit tim, do t'i urdhëroja të përdorin misvakun në çdo abdes". (Shënon Buhariu dhe Muslimi), andaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem në këtë hadith nuk e veçoi agjëruesin prej të tjerëve dhe duke u nisur nga kjo themi se përdorimi i misvakut është Sunet edhe për agjëruesin para çdo abdesi dhe para çdo namazi, dhe në çdo kohë, qoftë para ose pas drekës. -Shpëlarja e gojës dhe hundës. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem shpërlante gojën dhe hundën edhe pse ishte duke agjëruar, mirëpo i ka ndaluar agjëruesit ta teprojë gjatë shpëlarjes së gojës dhe hundës duke thënë: "Shpërlaje mirë hundën, përveç nëse je agjërueshëm". (Hadithi është sahih, shënon Ebu Davudi). -Afrimi i grave dhe puthja e tyre. Aishja radijallahu anha tregon: "Pejgamberi alejhi selam i puthte (gratë e tij) duke qenë agjërueshëm, mirëpo e përmbante veten". (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Mirëpo, nuk ia preferojmë të riut, ngase ndodh që nuk mund ta përmbajë veten e tij e të bëjë marrëdhënie me gruan e tij, gjë e cila e prish agjërimin, kurse i lejohet plakut, ngase "ai mund të përmbajë vetveten e tij". (Hadithi është shih, shënon Ahmedi). -Analiza e gjakut dhe marrja e injeksioneve joushqyes. Pasi që këto gjëra nuk ushqejnë e as nuk kalojnë nëpër fyt, nuk konsiderohen prej veprave që e prishin agjërimin . -Hixhami. Ibën Abbasi rarijallahu anhu thotë: "Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka bërë hixham duke qenë agjërueshëm". (Shënon Buhariu). Në këtë lejohet edhe nxjerrja e dhëmbit.
-Shijimi i ushqimit. Kjo vepër nuk e prish agjërimin nëse nuk hyn në fyt. Kjo që thamë vlen edhe për pastën e dhëmbëve, ngase transmetohet nga Ibën Abbasi radijallahu anhu, i cili thotë: "S’ka gjë nëse shijon uthullën ose ndonjë gjë tjetër, nëse kjo nuk depërton në fyt, kur je agjërueshëm". (Shënon Buhariu). -Përdorimi i syrmes dhe pikave që hidhen në sy. Këto gjëra nuk e prishin agjërimin pa marrë parasysh se a depërtojnë në fyt apo jo, ngase Imam Buhariu rahimehullah thotë: Enes bin Malik, Hasan el-Basriu dhe Ibrahim Nehaiu ia kanë lejuar agjëruesit përdorimin e syrmes.
6. Iftari
- Nxitimi i iftarit. Kjo vepër është prej Sunetit të të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe është në kundërshtim me traditën e çifutëve e të të krishterëve, të cilët presin deri sa të dalin yjet. I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Në këtë Umet ka hajr (të mirë) përderisa e shpejtojnë Iftarin". (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Po ashtu hadithi nga Pejgamberi alejhi selam, i cili thotë: "Umeti im do të mbesin në Sunetin tim përderisa nuk vonojnë iftarin derisa të dalin yjet". (Hadithi është hasen, shënon Ebu Davudi). -Ngrënia e iftarit duhet të jetë para faljes së akshamit. Enesi radijallahu anhu thotë: "Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e hante iftarin para se të falej". (Hadithi është i mirë, shënon Ebu Davudi). -Me çka është mirë të fillohet iftari? Enesi radijallahu anhu thotë: "I Dërguari i Allahut bënte iftar me hurma të freskëta, nëse nuk kishte të freskëta, atëherë me të thata, e nëse nuk kishte hurma, atëherë pinte ujë". (Hadithi është sahih, shënon Ebu Davudi). -Ç’duhet thënë para se të fillosh të hash iftar? Pejgamberi alejhi selam ka urdhëruar që të bëjmë dua, sepse ka thënë: "Agjëruesi në kohën e iftarit posedon dua që nuk i refuzohen". (Shënon Ibën Maxhe). Pejgamberi alejhi selam ka urdhëruar që të bëjmë dua, sepse ka thënë: . (Shënon Ibën Maxhe). Po ashtu duan që e ka bërë është: "Shkoi etja, u lagën venat, dhe mbeti shpërblimi te Allahu inshallah". (Hadithi është i mirë, shënon Ebu Davudi).
7. Veprat që e prishin agjërimin
-Ngrënia dhe pirja më qëllim. Agjërimi prishet pa marrë para sysh nëse ky ushqim është i dobishëm apo i dëmshëm, siç është pirja e duhanit. Mirëpo, nëse e bënë këtë nga harresa, apo nga dhunimi (pa dëshirë), atëherë s’ka gjë inshallah. I Dërguari alejhi selam ka thënë: "Nëse një njeri nga harresa hanë dhe pinë, le të plotësojë (vazhdojë) agjërimin e tij, ngase ky është ushqim me të cilinë e ka ushqyer Allahu dhe pirja që i ka ofruar Allahu". (Shënon Buhariu dhe Muslimi). -Vjellja me qëllim. Nëse vjell me qëllim, agjërimi prishet, e nëse vjell pa qëllim, atëherë nuk prishet agjërimi. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Atë që e kapë vjellja nuk duhet të bëjë kaza, kurse ai që vjell me qëllim duhet ta bëjë kaza". (Hadithi është sahih, shënon Ebu Davudi) -Marrëdhëniet seksuale. Nëse i ndodh një gjë e tillë gjatë Ramazanit, kjo ia prish agjërimin, mirëpo nuk i lejohet që të hanë dhe të pijë gjatë tërë ditës deri në iftar, e pastaj këtë duhet ta kompensojë dhe ta shpaguajë, duke e liruar një rob. Nëse nuk ka rob, atëherë duhet të agjërojë pa ndërprerë 60 ditë pas Ramazanit, e nëse nuk ka mundësi ta bëjë këtë për shkaqe shëndetësore, atëherë duhet t’i ushqejë gjashtëdhjetë të varfër, këtë mund ta bëjë me thirrjen në një iftar apo për çdo dite të ushqejë nga një të varfër. -Injeksionet dhe infuzionet. Këto injeksione e prishin agjërimin, ngase janë ushqyese. -Menstruacionet dhe lehonia. Gruas ia prishin agjërimin menstruacionet dhe lehonia. Kur t’i kalon kjo periudhë, duhet t’i kompensojë ditë që i kanë kaluar. -Injeksionet e gjakut. Nëse agjëruesi ka gjakderdhje të madhe, e i jepet gjak për të zëvendësuar gjakun e derdhur, kjo e prishë agjërimin.
8. Kompensimi
Ai që ka prishur agjërimin me ndonjë arsye është e pëlqyeshme që të nxitojë t’i kompensojë këto ditë. Nëse nuk ka mundësi t’i kompensojë pa ndërprerje, atëherë mund t’i agjërojë me ndërprerje. Të gjithë dijetaret janë të pëlqimit se ai që ka vdekur e i kanë mbetur namaze pa u falur, askush nuk duhet të kompensojë. Gjithashtu edhe ai, i cili vdes e nuk ka mundur të agjëroje, askush nuk duhet të agjërojë për të, por për çdo ditë duhet të ushqejë nga një të varfër. Nëse i vdekuri është zotuar (ka bërë be) se ka për të agjëruar, atëherë të afërmit obligohen që të agjërojnë, ngase Pejgamberi alejhi selam ka thënë:
"Ai që vdes, dhe ka zotuar agjërimin, duhet të agjërojë i afërmi i tij". (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
9. Lënia e namazit dhe agjërimit
Ai që agjëron, dhe e lë namazin, duhet ta dijë se ka lënë shtyllën më të rëndësishme se agjërimi. Agjërimi nuk ka mundësi t’i bëjë aq dobi nëse ky njeri e lë namazin, ngase namazi është shtyllë e fesë, sepse ai që e lë namazin, mund të del prej fesë, kurse ai që del prej fesë, prej tij nuk pranohet asnjë vepër. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem thotë: "Marrëveshja që është mes neve dhe atyre është namazi, ai që e lë ka bërë kufër". (Hadithin e shënon Ahmedi dhe është sahih).
10. Namazi i natës (teravija)
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem një kohë e ka falur namazin e teravisë me xhematë, e pastaj e ka lënë duke pasur frikë se mos po i bëhet farz ky namaz Umetit të vet, e pastaj nuk do të kenë mundësi ta kryejnë. Pastaj Umeri radijallahu anhu në kohën që ishte kalif (udhëheqës i muslimanëve) i ka tubuar njerëzit në namazin me xhemat gjë e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite deri në Ditën e Kijametit. Këtë që e bëjnë shumica e njerëzve sot, nuk është prej Sunetit të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që bëjnë nxitim gjatë faljes së namazit të teravive, gjatë leximit të Kur’anit, gjatë rukusë, sexhdes, etj. Në shumicën e rasteve dëmton namazin, e në disa raste edhe e prishin namazin. Allahu na ndimoftë!
11. Sadekatul Fitri
Sadekatul Fitri është farz duke u bazuar në hadithin që e trasmeton Ibën Umeri radijallahu anhu, i cili thotë: "Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e ka bërë farz sadekatul fitrin për njerëzit në Ramazan". (Shënon Buhariu dhe Muslimi). Sadekatul fitri është vaxhib për çdo musliman, qoftë i vogël apo i madh, burrë apo grua, i lirë apo rob. Sasia e saj. Sadekatul fitri duhet dhënë një sa’ë (katër grusht) ose gjysmë sa’ë (dy grusht) nga ajo që më tepër ushqehen në atë vend, nëse i tepron nga ushqimi mbi një ditë e një natë. Sadekatul fitri nxirret ditën e Bajramit para se të falet namazi i Bajrami, mirëpo mund të jepet edhe para kësaj dite (një ose dy ditë), kurse nuk lejohet të vonohet pas namazit të Bajramit. Lusim Allahun Fisnik, Zotin e Arshit të Madh, që këtë vepër ta bëjë të sinqertë për hir të Kënaqësisë së Tij dhe prej shkaqeve të Hyrjes në xhenetin Firdevs! Aminë!
|