E shtunë, 28/12/2024, 15:21
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

Dispozitat e agjërimit

 
 
Dije, o ti musliman, o rob i Allahut – Allahu na dhëntë dije neve dhe juve-, se këtë shpërblim mashështor dhe mirësi të çmueshme, të cilin nuk mund ta llogarisë veçse Falësi më i Madh, Mëshirëploti, nuk e fiton atë veçse ai i cili e agjëron Ramazanin sipas shembullit të vulës së Pejgamberëve (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në lidhje me dispozitat që kanë të bëjnë me këtë obligim madhështor dhe me këtë muaj të begatë.
Po fillojmë të paraqesim sqarimin e tyre pa imitim të verbër, duke marrë nga Kurani Famëlartë dhe nga Suneti i pastër, sipas kuptimit të të parëve tanë të mirë, prej katër imamëve dhe atyre që kanë qenë para tyre, nga Sahabet dhe Tabi'inët, dhe mjafton ky argumentim.
Kemi zgjedhur nga medhhebet –drejtimet- e tyre të fikhut, atë që është më e mira, dhe nga mendimet e tyre, atë që është më e drejta.


Para fillimit të Ramazanit

 

1. Numërimi i ditëve të muajit Shaban

Umeti musliman duhet të numërojë ditët e muajit Shaban në mënyrë që të përgatitet për Ramazanin, pasi që muaji mund të jetë me 29 apo me 30 ditë, ndërsa agjërimi duhet filluar me dallimin e hënës së re. Por nëse qielli është me re, atëherë llogaritja bëhet duke plotësuar tridhjetë ditë nga Shabani. Kjo sepse Allahu, Shpikësi i qiejve dhe tokës, e ka bërë kohën e daljes së hënës shenjë për llogaritjen e kohës dhe të viteve, dhe dihet se muaji hënor nuk i kalon tridhjetë ditët.
Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Filloni agjërimin me dallimin e hënës dhe përfundojeni atë me dallimin e saj, e nëse keni pengesë nga retë, atëherë plotësojeni Shabanin tridhjetë ditë."
Transmetohet nga Abdullah ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Mos agjëroni derisa ta shihni hënën, dhe mos e çelni agjërimin derisa ta shihni atë. Por nëse u pengojnë retë (nga parja e hënës), atëherë llogariteni me ditë."
Transmetohet nga Adij ibën Hatim (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur vjen Ramazani, agjëroni tridhjetë ditë, vetëm nëse e shihni hënën më herët (atëherë çeleni atë)."
  

2. Kush agjëron ditën e dyshimtë ka kundërshtuar Eba el Kasim (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)
Nuk i lejohet muslimanit që ta presë muajin e Ramazanit me agjërim të një apo dy ditëve, për siguri (se ndoshta mund të ketë hyrë muaji i Ramazanit), me përjashtim të atij që ka zakon të agjërojë disa ditë në javë dhe një prej atyre ditëve qëllon para muajit të Ramazanit.
Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Mos e pritni Ramazanin me agjërim të një apo dy ditëve, përveç atij që ka pas zakon ndonjë agjërim, ky le të agjërojë
Dije, vëlla në Islam, se kush e agjëron ditën e dyshimtë, ai ka kundërshtuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Siletu ibën Zufer transmeton nga Ammari, se ka thënë: "Kush e agjëron ditën e dyshimtë, ai ka kundërshtuar Eba el Kasim (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)."
3. Nëse dëshmon një dëshmitar për daljen e hënës, atëherë agjëroni, apo prisheni agjërimin
Dalja e hënës vërtetohet me dëshminë e dy personave, muslimanë e të drejtë, që e kanë parë atë, dhe kjo bazuar në fjalën e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): "Agjëroni kur ta shihni atë (hënën) dhe prisheni agjërimin përsëri kur ta shihni atë (të dalë për muajin sheval -pas Ramazanit). Ruajeni atë, e nëse iu pengojnë retë, atëherë plotësoni tridhjetë ditë. Nëse dëshmojnë dy dëshmitarë (për daljen e saj), atëherë agjëroni, apo prisheni agjërimin."
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se pranimi i dëshmisë nga dy përsona në gjendjen aktuale, e përjashton pranimin e dëshmisë së një dëshmitari të vetëm, për këtë lejohet dëshmia e një dëshmitari të vetëm në të pamurit e hënës. Është vërtetuar nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "Njerzit po ruanin daljen e hënës, ndërsa unë e njoftova të Dërguarin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se e pashë atë. Atëherë ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) agjëroi dhe urdhëroi njerëzit të agjërojnë."

Shokët e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në fillim të Islamit, kur vinte koha e Iftarit dhe nëse kishin agjëruar, hanin, pinin dhe kryenin marrëdhënie me gratë e tyre, përderisa nuk kishin fjetur, e nëse dikush nga ata flinte para ngrënies së darkës apo Iftarit, nuk u lejohej më të bëjnë diçka nga këto që cekëm më lart, deri të nesërmen. Më pas ata i mbuloi Mëshira e Zotit tënd Bujar e Dhuruesi të Madh dhe bëri lehtësim për ta, gjë e cila i gëzoi shumë ata. Këtë e bën të qartë edhe hadithi në vijim:
Transmetohet nga El Bera (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se ka thënë: "Kanë qenë shokët e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se nëse dikush prej tyre ishte agjërueshëm, pastaj vinte koha e Iftarit dhe ai ngrihej pa ngrënë, atëherë nuk hante më atë natë deri të nesërmen në mbrëmje. Një herë, Kajs ibën Sirme el Ensari ishte agjërueshëm dhe kur erdhi koha e iftarit, shkoi te gruaja e tij dhe i tha: A të ndodhet gjë për të ngrënë? Jo, tha ajo, por mund të shkoj të kërkoj diku. Por ngaqë tërë ditën punonte, atë e zuri gjumi dhe kur ajo erdhi dhe e pa ashtu, tha: Ah, që mbete pa ngrënë! Të nesërmen në mesditë atij i ranë të fikët dhe këtë gjë ia treguan të Dërguarit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Atëherë zbriti ajeti: "Ju është bërë e ligjshme që të keni marrëdhënie me gratë tuaja netët e agjërimit."
Ata u gëzuan shumë me këtë ajet. Pastaj zbriti pjesa tjetër e ajetit: "Hani e pini deri sa të dallohet peri i bardhë (drita e agimit) nga peri i zi (errësira e natës)." [el Bekare: 187].[17]
Pikërisht kjo mëshirë që i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti ka hedhur mbi robët e përkushtuar Atij, të cilët thonë: "Dëgjuam dhe u bindëm. Na fal ne, o Zoti ynë, dhe tek Ti është kthimi!", pikërisht ajo ka përcaktuar kufijtë e ditës së agjërimit; fillimin dhe mbarimin e saj; që nga dallimi i agimit deri në mbarim të ditës dhe në hyrje të natës, kur rrethi i diellit mbulohet nën horizont.

1. Peri i bardhë dhe peri i zi.
Kur zbriti ajeti që përmendëm më lartë, disa nga shokët e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) morën fije të zeza dhe fije të bardha e i vendosën nën jastëk apo i lidhën në këmbë, pastaj vazhdonin të hanin e të pinin deri sa të mud ti dallonin ato nga njëri-tjetri.
Adij ibën Hatim (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: "Kur ka zbritur ky ajet: "hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim". [El Bekare: 187], unë mora një pe të zi dhe një të bardhë, dhe i vendosa nën jastëkun tim. Gjatë natës vështroja tek ato me qëllim që ti dalloja nga njëri-tjetri, por nuk i dallova dot, kështu që shkova tek i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i thashë për këtë, e ai tha: "Në ajet është për qëllim errësira e natës dhe drita e ditës."
Sehl ibën Sead (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: "Kur zbriti ky ajet: "hani e pini derisa të dallohet qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim", ai që donte të agjëronte, lidhte në këmbën e tij një fije peri të bardhë dhe një të zezë, dhe vazhdonte duke ngrënë e pirë deri sa u qartësonte shikimi i tyre. Atëherë Allahu zbriti ajetin: "në agim", dhe e kuptuan pastaj se qëllimi ishte për ditën dhe natën
Pas këtij sqarimi Kuranor dhe pas kësaj begatie Hyjnore, vjen roli i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sqarimin e shokëve të tij kufirin e këtij dallimi të ditës nga nata, me një përshkrim pas të cilit nuk mbet asnjë pikë dyshimi apo mosnjohje në këtë çështje.
Siç thotë një poet:
Nuk mbet gjë e vërtetë për logjikën,
Nëse dita ka nevojë të argumentohet!

2. Janë dy agime:

Prej atyre dispozitave që ka sqaruar i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është edhe fakti se agimi është dy llojesh, apo se kemi dy agime:
a) Agimi mashtrues, i rremë: Agimi i cili nuk e bën të lejuar faljen e namazit të sabahut dhe as nuk e ndalon agjëruesin nga ushqimi.
b) Agimi i vërtetë: Agimi ia ndalon ushqimin agjëruesit dhe e bën të lejuar faljen e sabahut.
Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se Muhamedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Janë dy agime: i pari nuk e bën të ndaluar ushqimin dhe as nuk e bën të lejuar namazin (e sabahut), ndërsa i dyti e bën të ndaluar ushqimin dhe bën të lejuar namazin (e sabahut)."
Dije, vëlla Musliman, se:
a) Agimi mashtrues është e bardha e shtrirë dhe ndriçuese që ngrihet në qiell si bishti i ujkut.
b) Agimi i vërtetë është ngjyra e kuqe që përhapet gjerësisht në fusha e kodra, që shpërndahet nëpër rrugë e shtëpi, e ky është ai me të cilin lidhen dispozitat e agjërimit dhe namazit.
Semurete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton se Muhamedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Të mos iu mashtrojë ezani i Bilalit, e as kjo bardhësi që zgjatet në agim deri sa të përhapet horizontalisht."
Talk ibën Ali transmeton se Muhamedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Hani dhe pini, e të mos iu mashtrojë drita e bardhë që ngjitet në qiell vertikalisht (para agimit), por hani e pini deri sa t'iu zërë drita e kuqe."
Dije, o ti i drejtuar në adhurimin e Zotit tënd, se cilësitë e agimit të vërtetë janë ato që përputhen me ajetin e Kuranit: "derisa të dallohet qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim" [El Bekaretu 187]. Pra, drita e agimit të vërtetë është ajo që përhapet horizontalisht nëpër lugina dhe majat e kodrave, sikur të ishte fije peri e bardhë, ndërsa sipër saj shfaqet fija e zezë nga mbetjet e errësirës që është duke u larguar.
Nëse e dallon këtë dritë, atëherë ndalu nga ngrënia e pirja dhe nga marrëdhëniet intime, e nëse ke në dorë një gotë ujë apo pije tjetër, pije atë dhe të bëftë mirë, sepse ajo është një lejim madhështor nga më i Madhi i mëshiruesëve për robët e tij agjërues. Dhe nëse e dëgjon ezanin:
Muhamedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) thotë: "Nese dikush nga ju ndëgjon ezanin dhe në dorën e tij ka enë me ushqim apo pije, mos ta lërë atë derisa të marrë nevojën që ka prej saj."

Është për qëllim me ezanin, ezani i dytë i agimit të vërtetë dhe argument për këtë është edhe shtojca e hadithit, të cilën e ka transmetuar imam Ahmedi (2/510), Ibën Xherir et Taberi (2/102) e të tjerë, në fund të hadithit: "Dhe muezini e thirrte ezanin (e dytë) kur fillonte agimi.

Për këtë të kuptuar argumenton edhe ajo që transmeton Ebu Umamete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) i cili thotë se: "U thirr ikameti për namaz dhe Umeri kishte enën me ujë në dorë. A të pij, o i Derguari i Allahut? Po, tha ai, dhe Umeri e piu atë."
Me këtë na vertetohet se ndalesa e të ngrënit para fillimit të agimit të vërtetë është bidat-risi e shpikur.
El Hafidh (Allahu e mëshiroftë!) në "el Fet'h" (4/199) thotë: "Nga bidatet e urrejtuara që janë shpikur në këtë kohë është thirrja e ezanit të dytë në muajin e Ramazanit njëzetë minuta para agimit, si dhe fikja e kandilave që janë vënë si shenjë për ndalimin nga të ngrënit dhe të pirit për atë që dëshiron të agjërojë, me pretendimin se kjo gjë e re është për siguri në kryerjen e plotë të adhurimit. Por këtë gjë nuk e dinë veçse pak njerëz. Po ky pretendim i ka shtyrë ata që të mos e thërrasin ezanin e akshamit veçse pas perëndimit të diellit me disa gradë, që të ketë hyrë koha tamam, sipas tyre, duke e vonuar kështu iftarin dhe duke shpejtuar syfyrin, në kundërshtim me sunetin. Për këtë shkak është pakësuar e mira tek ata dhe është shtuar e keqja. Allahu na ndihmoftë!"
Themi: Dhe ka vazhduar ky bidat i ndalesës së të ngrënurit para agimit të vërtetë dhe pritja e hyrjes mirë të kohës së namazit edhe në këtë kohën tonë, dhe tek Allahu ankohemi.

3. Pastaj plotësohet agjërimi deri në mbrëmje.
  
Nëse fillon nata nga ana e lindjes dhe mbaron dita nga perendimi, e perëndon dielli, atëherë çelet të agjërimi.
Transmetohet nga Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se Muhamedi (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nëse fillon nata nga kjo anë, dhe mbaron dita nga ana tjetër, dhe perëndon dielli, atëherë agjëruesi e prish (e çel) agjërimin.
Ndërsa kjo gjë vërtetohet menjëherë pasi të humbasë rrethi i diellit, edhe pse ndoshta drita e tij sipërfaqësisht duket, pasi që ka qenë nga udhëzimi i Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se nëse ka qenë agjërueshëm, ka urdhëruar një përson që të ngjitet mbi një vend të lartë dhe të shikojë diellin, e nëse ka thënë se ka perenduar, ai e ka çelur iftarin.
Disa njerëz supozojnë se nata nuk bie pas perendimit të diellit menjëherë, por pasi të shpërndahet errësira në lindje dhe në perendim. Kjo ka ndodhur edhe me disa nga shokët e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por iu qartësua se mjafton që të bierë errësira nga lindja menjeherë pasi të humbet rrumbullaku i diellit.
Abdullah ibën ebi Eufa (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) transmeton e thotë: Ishim me të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në një udhëtim dhe ai ishte agjërueshëm (në muajin e Ramazanit). Kur perëndoi dielli, ai i tha njërit prej njerëzve: O filan! [ndërsa në një transmetim tjetër të Ebu Daudit thuhet: "O Bilal!"] Na sill ujë. Ai tha: O i Dërguari i Allahut! Sikur të prisje sa të ngryset? [ndërsa në transmetimin tjetër shton: sa të perëndojë dielli]. Ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: Zbrit dhe na sill ujë.
- Por është ende ditë, tha ai.
- Zbrit dhe na sill ujë.
Atëherë zbriti dhe u solli ujë, nga i cili piu edhe i Dërguari (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). [Thotë: Sikur ndokush të shihte nga perëndimi i hipur mbi devenë e tij, do ta shihte diellin (të paperënduar ende)]. Pastaj ai (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri me shenjë me gishtin e tij nga lindja dhe tha: "Nëse sheh se nata ka filluar nga kjo anë, atëherë agjëruesi e ka çelur agjërimin."
Është vërtetuar nga Sahabët e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ata kanë pasuar këtë fjalë dhe është përshtatur vepra e tyre me fjalën e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ebu Seid el Huderi, p.sh. ka vepruar kështu duke e çelur agjërimin pasi që ka perënduar apo ka humbur rrumbullaku i diellit.
Vërejtje:

Dispoziatat e agjërimit që u përmendën me herët kanë të bëjnë me shikimin e syrit (syrit të njeriut), dhe nuk duhet që të mundohemi me mjetet teknike-astreonomike bashkëkohore për të dalluar kohën e mëngjesit, apo permes kalendarëve të cilët i kanë larguar muslimanët nga tradita dhe mësimi i Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!), pasi që tek ata e mira është e pakët ndërsa e keqja e shumtë,e Allahu e di më së miri.

Vërejtje tjetër:

 

 

Në disa vende muslimane, për thirrjen e ezanit muezinët ndihmohen me kalendare që botohen prej rreth pesëdhjetë vitesh!! Ata e vonojnë Iftarin dhe e shpejtojnë syfyrin, duke rënë kështu drejtpërsëdrejti në kundërshtim me udhëzimin e Muhamedit (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
Në këto vende ngrihen disa nga ata që kujdesen për praktimin e Sunnetit dhe e çelin agjërimin me perendimin e diellit, ndërsa syfyrin e llogarisin me agimin. Kur perendon dielli, ata hanë iftar dhe kur hyn agimi i vërtetë –siç e sqaruam më parë- e fillojnë agjërimin. Kjo vepër është një vepër e ligjshme dhe e saktë, për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Ndërsa ai që mendon se ky gjest apo kjo vepër është gabim, ta dijë mirë se ka gabuar me një gabim shumë të qartë, e nuk ka ndryshim e fuqi veçse me Allahun!
Siç nuk mund të mos jetë e ditur, ky adhurim (agjërimi) është i lidhur me perendimin e diellit dhe me agimin, e nëse këtë gjë e kundërshton ndokush nga njerëzit, ta dini se ata janë gabimtarë e jo ata që kapen për bazën dhe përqendrohen në të. Ezani është lajmërim për hyrjen e kohës, por nëse koha ka hyrë dhe ezani vonohet, apo thirret ezani para se të hyjë koha e caktuar, atëherë qëndrimi në origjinë është ajo që obligohet. Mësoje këtë dhe meditoje mirë!

Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (17/08/2009)
Klikime: 1407 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024