Mardheniet seksuale. Nese ndodhin gjate diteve te ramazanit, ne kohen kur je agjerues : a) Ajo dite konsiderohet e prishur dhe obligohet vazhdimi i pjeses tjeter te dites me agjerim dhe kaza per ate dite. b)Meqe kjo veper e bere me dashje, eshte mekat, atehere kerkohet nga personi te beje teube (pendim). c)Si shpagim per mekatin e bere ai detyrohet te agjeroje dy muaj rrjesht pa nderprerje, dhe nese nuk ka mundesi per kete ai detyrohet te ushqeje 60 te varfer e nese as per kete nuk eshte i afte atehere obligimi bie.
-Ejakuimi (dalja e spermes) me deshiren, qofte kjo me puthje, prekje,shikim apo masturbim e prish agjerimin.Nese kjo gje ndodh ne gjume atehere agjerimi nuk prishet, pasi kjo gje ka ndodhur pa deshire . -Ngrenia dhe pirja dhe cdo gje qe nenkuptohet me kete , si infuzionet ushqyese. Injeksionet joushqyese nuk e prishin agjerimin.
-Marrja e gjakut apo dializa e prishin agjerimin.
- Vjellja e ushqimit me deshire e prish agjerimin .Nese nje gje e tille ndodh pa deshire ,atehere agjerimi nuk prishet.
-Rrjedhja e gjakut te hajzit apo nifasit.Kurdo qe femra shikon gjakun e hajzit apo te nifazit duhet ta ndaloje agjerimin, pasi ai konsiderohet i prishur.
-Perdorimi i kuhlit (nje ngjyrues per syte), apo ilacit (me pika ) per syte nuk e prish agjerimin, edhe nese e ndiejme ate ne fyt.
-Agjerimi nuk prishet nese perdor pika ne vesh, apo vendos ilac mbi plage, edhe nese e ndien shijen e ilacit ne fyt.
-Agjerimi nuk prishet nese perdor ilace nga anusi apo organi gjenital , qofte kjo per temperature apo tjeter.
-Nese agjeruesi provon gjellen ,pa e percjelle ate, apo merr ere parfumit nuk e prish agjerimin.
-Nese agjeruesi perdor misvakun ( nje lloj bime qe perdoret per pastrimin e dhembeve) nuk e prish agjerimin, madje perdorimi i tij gjate gjithe dites eshte sunet.
-Agjeruesit i lejohet te beje cdo gje qe i lehteson atij agjerimin, si psh mosdalja ne diell dhe larja me uje te ftohte.
-Nese ndodh qe agjeruesi te arrije mengjesin duke qene xhunub (i papaster), qofte nga mardheniet intime apo dicka tjeter, ai duhet te vazhdoje agjerimin, edhe pse nuk eshte i pastruar deri pas lindjes se diellit. Gjithashtu edhe gruaja qe eshte me menstruacione, nese i ndalen ato naten, por ajo nuk eshte pastruar derisa del mengjesi, ajo e agjeron ate dite.
-Kush e humb vetedijen gjate diteve te ramazanit, ai i ploteson ato pasi ti kthehet vetedija.
-Atij qe i kane mbetur pa agjeruar dite nga Ramazani dhe e vonon kete , afati i fundit per kompesimin e tyre eshte fillimi i muajit Ramazan te vitit tjeter.Nese ai nuk ka arsye.
-Kush e vonon pa arsye agjerimin kaza te atyre diteve qe nuk i ka agjeruar, derisa te vije Ramazani i ardhshem, nga ai kerkohet te pendohet dhe te plotesoje keto dite.
-Nga agjeruesi kerkohet qe perfundimisht te largohet nga fjalet dhe veprat e ndaluara, ashtu sic thote Profeti (s .a.w.s) : ’’Ai i cili nuk i braktis : deshmine e rreme, te vepruarit me te dhe veset (punet ) e keqija, Allahu nuk ka nevoje qe ai person te lere ushqimin dhe pijen. ‘’
-Nuk i lejohet agjeruesit te perpije ushqimet qe i kane ngelur neper dhembe, nese kjo gje ndodh pa dije, atehere agjerimi i tij nuk prishet.
-Nese rrjedh gjak nga dhembet apo goja, nuk i lejohet agjeruesit ( edhe atij qe nuk agjeron) ta percjelle ate pasi ajo konsiderohet e papaster dhe me te prishet agjerimi.
-Nga suneti eshte qe agjeruesi te beje iftar me hurma, nese nuk i gjen ato me uje, nese as ky nuk gjendet atehere me cfare te kete mundesi.
-Preferohet qe agjeruesi te beje dua para iftarit, sic transmetohet nga Ebu Daudi dhe Derekutni, i cili e ben hadithin te mire.Nga Abdullah iben umeri transmetohet se i derguari i Allahut (s.a.w.s) ka thene : ‘’Iku etja dhe u rigjalleruan damaret. Mbeti shperblimi tek Allahu, inshallah !’’ Kjo lutje behet njesoj gjate veres dhe dimrit.
-Kush vdes dhe i ka mbetur pa agjeruar (borxh) nga ramazani,nese ai ka patur mundesi ti plotesoje, por nuk i ka agjeruar sa ishte gjalle, ato dite i ploteson me agjerim nje nga te afermit e tij (vellai ,babai, gruaja) .Ai qe ploteson agjerimin nuk eshte i detyruar ta plotesoje ate pasi sipas rregullit te pergjithshem Islam askush nuk merr persiper mekatin e tjetrin.Nese i ngarkuari per plotesimin e agjerimit nuk te tij nuk i ploteson ato atehere nga pasuria qe ka lene i vdekuri nxirret sasia per te ushqyer nje te varfer per cdo dite qe ka ngelur pa agjeruar. Nese dikush vullnetarisht e ben pagimin e kesaj ,atehere kjo gje eshte e lejuar.
-Nese agjeruesi fyhet apo shahet , ai nuk lejohet tia ktheje me sharje, por duhet te tote : ‘’Une jam agjerueshem, apo une jam duke agjeruar. ‘’.
-Nese agjeruesi ha ose pi nga pakujdesia , obligohemi tia perkujtojme atij, per shkak se agjerimi eshte miresi dhe ne jemi te obliguar ta ndihmojme njeri-tjetrin ne miresi e devotshmeri.
|