1- Agjerimi i muajit Ramazan eshte nje nga shtyllat e islamit. Kjo eshte vertetuar edhe nga citate nga Kur'ani dhe Suneti. Allahu i Lartesuar thote : "O ju te cilet besuat! Agjerimi ju eshte bere detyrim, ashtu sic ishte detyrim dhe per ata qe ishin para jush, keshtu beheni te devotshem." Profeti (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te!) thote : "Islami eshte i ndertuar mbi pese shtylla..nder keto pese shtylla eshte edhe agjerimi i muajit te Ramazanit."
2- Agjerimi i muajit te ramazanit fillon kur shihet hena e re, kjo ndodh naten e 30-te te muajit shaban.Nese ne kete nate nuk shihet hena e re, atehere agjerimi fillohet pasi muaji shaban ti kete mbushur 30 dite. Hena e re shihet pas perendimit te diellit ne fund te dites se 29 te muajit shaban, nese ajo duket para perendimit, atehere ajo nuk merret parasysh.
3- Nuk lejohet agjerimi i dites se dyshimte, qe eshte dita e 30 e muajit shaban. Nese nuk e shohim henen per shkak te reve, duhet te plotesojme 30 ditet e muajit shaban. Per kete ekzistojne disa hadithe : a) "Mos i paraprini Ramazanit me nje apo dy dite agjerim." b)"Kush agjeron diten te cilen dyshon(eshte ramazan apo jo) nuk ka bere gje tjeter vecse ka kundershtuar Muhamedin (salallahu alejhi ue selem)- ka thene Amari( Allahu qofte i kenaqur me te! ) c)"Nese koha eshte me e re (dhe nuk mund ta shihni henen) atehere plotesoni 30 ditet e muajit shaban." (Buhariu dhe Muslimi).
4-Agjerimi eshte ndalimi i vetes nga ushqimi, pirja dhe mardheniet intime nga fillimi i lindjes se diellit deri ne perendim, me qellim adhurimin e Allahut te Lartesuar.
5- Agjerimi eshte detyrim per cdo musliman, i cili ka arritur moshen e pjekurise, eshte i shendetshem menderisht, nuk eshte udhetar dhe qe eshte i afte per te agjeruar e eshte i liruar nga gjerat qe e ndalojne agjerimin.
6-Femija nese arrin moshen e pjekurise ne nje nga ditet e Ramazanit detyrohet te agjeroje pjesen e mbetur te dites dhe nuk detyrohet ta kompesoje ate.Eshte mire qe femija te mesohet me agjerim qe para se te arrije moshen e pjekurise.
7-Nese te semurit agjerimi nuk i ben mire, atij nuk i lejohet te agjeroje. Nese agjerimi per te eshte i veshtire, atehere preferohet prishja e agjerimit. Nese per te agjerimi nuk eshte i veshtire, atehere ai obligohet te agjeroje.
8-Nese i semuri sherohet gjate dites dhe i largohet arsyeja e prishjes se agjerimit, atij i lejohet ta vazhdoje diten pa agjeruar.
9-I semuri i cili nuk mundet te agjeroje dhe nuk shpresohet ne sherimin e tij, obligohet te mos agjeroje, dhe per cdo dite (te ramazanit) te ushqeje nje te varfer si kompesim. Ai e ben kete vetem pasi te perfundoje dita. Te njejten dispozite e kane dhe ata qe jane te paafte per agjerim dhe nuk pritet se do te aftesohen ndonjehere, si pleqeria e thelle.
10- Ai qe nuk eshte i shendetshem menderisht, nuk obligohet te agjeroje e as te kompesoje agjerimin, sepse ai eshte i liruar nga te gjitha dispozitat.
11-Gruaja qe eshte me menstruacione (hajz) apo lehone (nifas) nuk lejohet te agjeroje, per shkak te gjendjes se saj, nderkohe qe per te kerkohet ti kompesoje me agjerim ditet qe nuk i ka agjeruar (agjerim kaza). Nese fillon te kete gjakrrjedhje gjate dites se Ramazanit, agjerimi i saj prishet. Nese gruaja pastrohet nga menstruacionet apo lehonia gjate dites se Ramazanit, nuk obligohet te agjeroje pjesen tjeter te dites.
12-Udhetarit i lejohet prishja e agjerimit per shkak te udhetimit nese nuk has ne veshtiresi. Nese has ne veshtiresi, atehere preferohet prishja e agjerimit. Nese per te eshte njesoj e lehte si te agjeroje apo jo , atehere preferohet qe ai te agjeroje, pasi keshtu lirohet nga detyrimi i agjerimit dhe eshte me e lehte per te te egjeroje me njerezit. Ky eshte edhe mendimi i shumices se dijetareve.
13-Nese udhetari perfundon udhetimin duke arritur ne shtepi, atij i lejohet te vazhdoje diten pa agjeruar, sipas mendimit me te sakte, kurse nese arrin ne shtepi si agjerues nuk i lejohet ta prishe ate.
14-Nese njeriu del nga shtepia si udhetar duke agjeruar, atij i lejohet ta prishe ate kur te largohet nga vendbanimet qe gjenden ne qytetin apo fshatin e tij.
15-Gruaja shtatzene apo ajo qe e ka femijen ne gji, nese friksohet per femijen e saj apo per veten, i lejohet prishja e agjerimit dhe i kerkohet te agjeroje me vone (kaza). Sipas mendimit me te sakte te dijetareve, ne kte rast ajo nuk obligohet te ushqeje per cdo dite nje te varfer.
16-Nijeti, koha e vendosjes (nijetit) është para agimit të mëngjesit; duhet të vendoset me bindje të plotë për agjërimin e asaj dite me qëllim që të fitohet shpërblimi i Zotit. Sipas disa shkollave juridike (medhhebeve) mjafton vetëm një vendosje (nijet)por pa ze gjatë Muajit të Ramazanit pa përsëritje, nese nuk ka nderprerje gjate muajit.
17-Nese agjeruesi ha, pi apo ben mardhenie seksuale ne harrese atij nuk i prishet agjerimi.
|