E premte, 22/11/2024, 20:17
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

PENDIMI DHE RAMAZANI
 

 
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Besimtari synon udhëtimin deri tek Allahu i Lartësuar, por duhet të ketë kujdes që mëkatet të mos jenë pengesë gjatë këtij rrugëtimi. Edhe pse njeriu ndonjëherë do të jetë pre dhe viktimë e gjynahut, ai duhet ta kujtojë pendimin. Njeriu bën mëkat, Allahu e thërret në pendim, ai prapë bën mëkat, prapë Ai e thërret në pendim.
"Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, pse vërtetë Allahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Zumer, 53).
"E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te Allahu falje, kur Allahu dihet se falë shumë, është mëshirues?” (Maide, 74).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
"Natën e parë të muajit Ramazan prangosen shejtanët dhe xhinët, mbyllen dyert e xhehenemit dhe nuk hapet asnjë derë. Hapen dyert e xhenetit dhe nuk mbyllet asnjë derë. Thërret një thirrës: O kërkues i së mirës, urdhëro, kurse ti o kërkues i së keqes ngurro. Allahu në çdo natë liron njerëz nga zjarri i xhehenemit.” (Shënon Tirmidhiu).
Urdhëroni besimtarë dhe besimtare, drejtohuni kah Krijuesi juaj të penduar dhe të përulur!
Po nëse edhe në këtë muaj nuk mendon për pendimin, nuk e di kur do të pendohesh!
Po nëse edhe në këtë muaj nuk e ndien mëkatin, nuk e di kur do ta ndiesh!
Le të jetë ky muaj fillimi i pendimit të sinqertë dhe të vërtetë para Allahut.
Vëlla, mos shiko madhësinë e mëkatit, por shiko kujt po i bën mëkat!
Vëlla, mendo për mbikëqyrjen e Allahut ndaj teje!
Vëlla, kujto se si mëkatet të shndërrohen në të mira: "Allahu do t’ua shndërrojë gjynahet në vepra të mira dhe Allahu është vazhdimisht Falës i Madh, kurdoherë Mëshirëplotë.” (Furkan, 70).
Allahu t’i zëvendëson të këqijat me të mira, sa dhunti dhe fitim i madh!
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
"Allahu gëzohet më shumë me pendimin e robit të Tij sesa njeriu që gjendet në shkretëtirë, të cilit i ka humbur deveja, në të cilën ka pasur ushqimin e tij, dhe e gjen.” (Shënon Buhariu dhe Muslimi).
Allahu i Lartësuar gëzohet për pendimin e robit të Vet, prandaj shpejto të pendohesh dhe të kërkosh falje.

Allahu im! Nuk kam Zot tjetër, të cilin do ta lus dhe prej të cilit do të shpresoj!
Allahu im! Nëse nuk më fal Ti, kush do t’i falë mëkatet?!
Allahu im! Nëse nuk më mëshiron, kush do të më mëshirojë?!
Allahu im! Po kthehem dhe pendohem te Ti, me mëshirën e faljen Tënde mos më refuzo!
Allahu im! Më prano, o Ti që e pranon pendimin nga robërit dhe i fal gabimet!
Allahu im! I kam bërë padrejtësi të madhe vetvetes, kurse askush përveç Teje nuk i fal mëkatet, më fal, më mëshiro! Ti je Falësi dhe i Mëshirshmi!
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 953 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024