E premte, 22/11/2024, 20:39
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 5
Vizitorë: 5
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

ALLAHU E FAL MËKATIN
 

 
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Të nderuar agjërues!
Le të lexojmë dhe të meditojmë së bashku për thëniet pejgamberike. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) na përgëzon me fjalët e Allahut:
- "O biri i Ademit! Nëse më lutesh dhe më shpreson, t’i fal mëkatet që ke bërë dhe nuk më intereson asgjë më tepër. Biri i Ademit, nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj kërkon falje, t’i fal mëkatet dhe nuk më intereson asgjë.”
- "O robërit e Mi! Ju bëni mëkate gjatë natës dhe gjatë ditës, kurse unë ua fal të gjitha mëkatet, andaj kërkoni falje, që t’ua fal.”
I Dërguari i Allahut, Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
- "Allahu e shtrin Dorën gjatë natës që të pendohet ai që ka bërë gabime gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës që të pendohet ai që ka bërë mëkate gjatë natës. Kështu vazhdon derisa të dalë dielli nga perëndimi i tij.”
- "Allahu i Lartësuar pranon pendimin e robit derisa ai nuk gargarit (para vdekjes).”
- "Çdo robi (të Zotit) që bën mëkat, pastaj merr abdes mirë dhe i fal dy rekate namaz e në fund kërkon falje prej Allahut për këtë mëkat, Allahu ia fal mëkatin e bërë.”
- "Kur ta bëjë robi ndonjë mëkat, në zemër i bëhet një pikë e zezë, nëse ai largohet (nga mëkati), pendohet dhe kërkon falje, pastrohet zemra e tij...”
- "Atij që më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, atij që më afrohet një krah, i afrohem një pash dhe atij që më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi.”
- "Ai që pendohet nga mëkati është sikurse ai që nuk ka mëkate.”
Të nderuar agjërues!
Pendimi sjell shumë të mira, ndër të cilat:
-  pendimi fshin gjynahet,
-  pendimi kthen mëkatet në punë të mira,
-  pendimi pastron zemrën atij që pendohet,
-  pendimi ofron jetë të qetë dhe të sigurt,
-  pendimi shton rizkun,
- pendimi ofron shpëtim në dynja dhe ahiret.
Nëse dëshirojmë të pendohemi para Allahut të Lartësuar, patjetër duhet të bëjmë llogari. Kur njeri fillon ta llogaritë vetveten, ka filluar të trokasë në derën e pendimit.

Allahu i fal mëkatet që ke bërë. Ai shtrin dorën e pendimit gjatë ditës dhe natës dhe e pastron zemrën e besimtarit nga njollat e mëkatit.
Vëlla, shpejto dhe afrohu afër Allahut të Lartësuar me pendim!
Pra, kontrollo vetveten, kontrollo punët e tua. Umeri thotë: "Llogariteni vetveten para se të llogariteni, peshoni punët tuaja para se t’ju peshohen.”
Besimtari e kontrollon dhe e llogarit vetveten për hir të Allahut.
E lusim Allahun të na dhurojë pendim të sinqertë!
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 907 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024