E premte, 22/11/2024, 21:01
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

KUR’ANI DHE RAMAZANI
 

 
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Kur’ani dhe Ramazani janë miq dhe dashamirë të pandarë:
"Muaji i Ramazanit në të cilin u zbrit Kur’ani: udhëzim për njerëzimin, provë e qartë për udhëheqje dhe kriter (dallues i qartë për të drejtën dhe të gabuarën).” (Bekare, 185).
I gjithë Kur’ani zbriti në Levhi Mahfudh në muajin Ramazan dhe pikërisht për këtë Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) së bashku me Xhibrilin bënin përsëritjen e Kur’anit në këtë muaj.
Duke lexuar Kur’anin, Fjalën e Allahut të Lartësuar, agjëruesi përjeton bereqetin dhe mirësitë e këtij Libri madhështor:
"(Ky është) një Libër (Kur’an) gjithë bekime e mirësi, të cilin Ne ta kemi zbritur ty me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në vargjet (ajetet) e tij dhe që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë.” (Sad, 29).
"A nuk mendojnë thellë ata në Kur’an, apo zemrat e tyre janë të kyçura (për ta kuptuar atë)?” (Muhammed, 24).
"A nuk mendojnë thellë për Kur’anin? Po të kishte qenë ai prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, sigurisht që do të kishin gjetur në të mjaft kundërthënie e mospërputhje.” (Nisaë, 82).
"Është Ai, i Cili të ka zbritur ty (o Muhammed) Librin (Kur’anin). Në të ka vargje (ajete) plotësisht të qarta, të cilat janë themelet e Librit (këto janë vargjet (ajetet) e ahkamit-urdhrat, etj.; të feraidit-detyrat e detyrimet; hududet-ligjet për ndëshkimet e vjedhësve, imoralëve, etj.); dhe të tjera jo krejt të qarta (për t’u kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, në këtë mënyrë duke kërkuar fitne (mosbesim, sprovime, trazira, fatkeqësi etj.) dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: "Ne besojmë në të, i tëri (ajete të qarta e të paqarta) është nga Zoti ynë.” Dhe nuk marrin mësim, veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë.” (Ali Imran, 7).
"Elif, Lam, Ra. Ky është një Libër, vargjet (ajetet) e të cilit janë përsosur (në çdo fushë të dijes) dhe pastaj janë shpjeguar në imtësi nga (Allahu) Një, i Cili është më i Urti Gjithëgjykues, i Mirënjohur (deri në imtësi për çdo gjë).” (Hudë, 1).
"Ky është Libri (Kur’ani) mbi të cilin nuk ka asnjë dyshim, udhëheqje për el-muttekunët (që janë njerëz të përkushtuar dhe besimtarë të drejtë, të cilët i frikësohen shumë Allahut; të cilët përmbahen nga të gjitha llojet e gjynaheve dhe veprave të ulëta, të cilat Ai i ka ndaluar dhe të cilët e duan shumë Allahun; të cilët veprojnë dhe zbatojnë të gjitha llojet e punëve të mira që Ai i ka urdhëruar; të përkushtuarit në besimin e pastër islam në Një Zot të Vetëm).” (Bekare, 2).
"Është Ai, i Cili ta ka zbritur ty (o Muhammed) Librin (Kur’anin) me të vërtetën, duke vërtetuar çfarë ka zbritur para tij. Dhe Ai ka zbritur edhe Tevratin dhe Inxhilin, kohë më parë, si udhëheqje për njerëzimin. Dhe Ai zbriti edhe Kriterin (e gjykimit mes të mirës dhe të keqes - Kur’anin). Vërtet, ata që mohojnë ajetet e Allahut, për ta ka ndëshkim të ashpër. Dhe Allahu është i Gjithëfuqishëm, Gjithëzotërues për shpagim.” (Ali Imran, 3-4).
"Edhe ky (Kur’ani) është Libër i bekuar, të cilin Ne e kemi zbritur, kështu që ndiqeni atë dhe kini frikë Allahun, me qëllim që të mëshiroheni (të shpëtoni nga dënimi i xhehenemit).” (En’amë, 155).
"Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, i Cili i ka dërguar robit të Tij (Muhammedit alejhi selam) Librin (Kur’anin) dhe nuk ka sjellë e nuk ka lejuar në të asnjë shtrembërim.” (Kehf, 1).
Të nderuar agjërues!
Ejani të jetoni me Kur’anin në muajin e Kur’anit!
Allahu im! Bëje Kur’anin të dashur në zemrat tona!
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 582 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024