E mërkurë, 03/06/2020, 17:23
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Agjërimi i Ramazanit

SHTËPIA E MUSLIMANIT NË RAMAZAN

 
Lavdia i takon Allahut.
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhammedin (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Ndër begatitë që Allahu i Lartësuar i ka dhuruar njeriut është edhe shtëpia, e cila është vendi ku banojmë, mbrohemi dhe nga e cila kemi shumë dobi. Nëse do të shikosh gjendjen e njerëzve që nuk kanë shtëpi, të cilët jetojnë rrugëve e parqeve, nëse do të shikosh gjendjen e refugjatëve, të cilët jetojnë nëpër kampe të ndryshme, do ta kuptosh begatinë e shtëpisë dhe rëndësinë e saj dhe se çfarë çrregullimi buron nga mospasja e shtëpisë.
Allahu i Lartësuar hebrenjtë e fisit Benu Nadir i dënoi duke ua marrë këtë begati dhe duke i nxjerrë prej shtëpive të tyre. Ai e tregon këtë duke thënë:
”Ai është që në dëbimin e parë i nxori prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se ata do të dalin, e ata menduan se fortifikatat e tyre do t’i mbronin prej ndëshkimit të Allahut, po Allahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashtu që me duart e veta dhe me duart e besimtarëve rrëzonin shtëpitë e tyre; pra merrni mësim o ju të zotët e mendjes!” (Hashr, 2).
Shtëpia e muslimanit duhet të ndërtohet mbi bazat e kënaqësisë së Allahut të Lartësuar e të devotshmërisë ndaj Tij:
"A është atëherë më i mirë ai, i cili vuri themelin e ndërtesës së tij tek përkushtimi ndaj Allahut dhe të kënaqësisë së Tij të vyer, apo ai, i cili vuri themelin e ndërtesës së tij të paqëndrueshëm buzë greminës, saqë u thërrmua bashkë me të në zjarrin e xhehenemit? Dha Allahu nuk i udhëzon njerëzit dhalimunë (politeistë, keqbërës).”  (Tevbe, 109).
Muslimani duhet t’i kushtojë rëndësi përmirësimit të shtëpisë, familjes, sepse ai është bari që ka përgjegjësi. Allahu i Lartësuar thotë:
”O ju që besuat, ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëj të rreptë e të ashpër që nuk kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.” (Tahrimë, 6).
Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:
”Allahu i Lartësuar do ta pyesë çdo bari (përgjegjës) për tufën që ka pasur nën përgjegjësinë e tij, a e ka ruajtur apo e ka humbur, derisa të pyetet njeriu për anëtarët e shtëpisë së vet.”

Shtëpia është faktor i rëndësishëm për ndërtimin e shoqërisë islame, ngase qeliza kryesore e shoqërisë është shtëpia. Çdo shtëpi është një tullë në shoqëri, nëse këto tulla janë të mira, kjo shoqëri do të bëhej aq e fortë, saqë do t’u bënte ballë armiqve të Allahut dhe në të do të përhapej e mira e do të ndalohej e keqja.
Kjo shtëpi mund të nxjerrë burra që do të përmirësojnë gjendjen e shoqërisë. Vetëm prej shtëpive të tilla mund të dalin thirrës shembullorë, kërkues të diturisë, muxhahidë të sinqertë, femra të ndershme, nëna edukatore... etj..
Shtëpia është vendi ku mbrojmë veten, ku jemi të qetë prej të këqijave dhe është vendi ku duhet të rrijë muslimani gjatë kohës së fitnes. Muhammedi (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) thotë:
”Xheneti qoftë për atë që e mbisundon gjuhën, i mjafton shtëpia e vet dhe për atë që qan mëkatin e vet.”
Të nderuar agjërues!
Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton në devotshmëri dhe frikërespekt ndaj Allahut.
Shtëpia e muslimanit në Ramazan jeton duke praktikuar Sunetin e Muhammedit (Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).
Shtëpia e muslimanit turpërohet prej Allahut të Lartësuar, aty nuk dëgjohet muzika, por dominon qetësia dhe përmendja e Allahut.
Allahu im! Mbushi shtëpitë tona me iman, urtësi dhe rehati!
Kategori: Agjërimi i Ramazanit | Shtuar nga: Argjendi (14/08/2009)
Klikime: 571 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2020