E shtunë, 28/12/2024, 01:10
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 4
Vizitorë: 4
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Zekati, institucion gjallërues
 
 
 

Zekati është shtyllë e Islamit por njëkohësisht edhe një mjet mjaft i rëndësishëm financiar.Me të realizohen të hyra të ndryshme , bëhet rritja ekonomike, zhvillohet industria ushqimore , dhe industri tjera , zhvillohen tregje të specializuara , funksionon sistemi social etj etj etj.

Zekati për besimtarin është një pastrues njejtë si uji që për cdo ditë depërton në cdo gjymtyr të trupit të tij.Ai favorizon punën dhe lufton përtacinë në një farë mënyre është një mbështjellës mjaft u fuqishëm ekonomik.
Urtia e dhënies së zekatit fshehet edhe në vet nocionin e barazisë në shoqëri , sepse me dhënien e zekatit , po vendohet një ekuilibër ndërmjet të pasurve dhe të varfurve në shoqëri.
Zekati është një formë tatimi për shpirtin e besimtarit , pasiqë me teorinë ekonomike bashkëkohore shpirti është i lidhur shumë ngusht me kapitalin.
Sa është obligim , aq është edhe e drejtë , sa është dëshirë aq është edhe vullnet , zekati luan rrolin e ndërmjetësuesit në shoqërinë njerëzore.
[1]Zekati paraqet elementin integral të shkencës ekonomike islame, me të cilën sigurohet sistemi i mbrojtjes së detyrueshme sociale për pjesën e rrezikuar të popullsisë.
[2]Zekati është një nga shtyllat e Islamit dhe në të njejtën kohë edhe bazë e obligimeve ekonomiko financiare në Islam me të cilin Islami tenton të vendosë baraspeshë në shoqëri në mes të pasurve dhe të varfurve, e me këtë do të ndërtohet pa kurrëfar dyshimi një shoqëri reale, përparimtare, e qetë dhe solidare...
I vetmi sistem jete në këtë botë , i ka caktuar të drejtë të varfurit në pasurinë e të pasurit.Prandaj edhe Islami është aq i pranueshëm nga masa e gjërë shoqërore sepse synon një ekuilibër në shoqëri midis shtresave dhe si rezultat i kësaj ajo arrinë që të depërtoj aty ku shumë sisteme botërore nuk kanë patur mundësi të depërtojnë.Kjo e drejtë e të varfurit në pasurinë e të pasurit është zekati të cilin e ka caktuar All-llahu xh.sh.

Në zekat shohim parimin e konfirmuar të përgjegjësisë reciproke dhe kujdesit të njerëzve për fatin e njëri-tjetrit. Ky parim, njëherë i proklamuar, mund të bëhet bazë për forma të reja të ndryshme të kujdesit në pajtim me zhvillimin, nevojat dhe mundësitë e shoqërisë. Në botën e sotme myslimane, zekati është cështje private e cdo individi dhe në gjendjen ekzistuese të vetëdijes shoqërore dhe fetare ai është plotësisht jashtë funksionit. Mungesa e zekatit është e dukshme në cdo hap.Zekati është institucion politiko-juridik i rregullimit islam, funksionimi i të cilit medoemos duhet të sigurohet në cdo mënyrë , duke e inkuadruar përdorimin e fuqisë.[3]
Shqetësimi i intelektualëve mysliman me të vërtetë është me vend duke e ditur vlerën dhe rëndësinë e këtij kushti të Islamit i cili në shumë vende në Kur`an është i bashkangjitur më namazin.Zekati është adhurim në pasuri i myslimanit dhe pastrim i jetës së tij nga ndytësirat e shejtanit të mallkuar.
Për të formuar një personalitet islamik, dijetarët shkojnë aq larg saqë thojnë se nëse nuk është i ushqyer me ushqim hallall ai edhe nuk mund ta arrijë një gjë të këtillë asnjëherë. Për atë, o njeri mysliman mos harro këtë të drejtë e cila i takon të varfurit, nëse dëshiron që fëmijën tënd ta shohish në mesin e njerëzve të shpëtuar duhesh që pasurinë tënde ta pastrosh me dhënien e zekatit të varfurit dhe në këtë mënyrë të arrish kënaqësinë e All-llahut tënd. Mos u bërë koprrac asnjëherë sepse koprracia nuk ka vend në islam dhe për të ndëshkohesh si për shumë ndëshkime tjera islame bile edhe më rënd, por as shumë dorëlëshuar jo, sepse në atë mënyrë dëmton familjen tënde, bëhu mesatar e jepe zekatin i cili i takon të varfurit, sepse Islami është fe e mesi dhe ummeti i Muhammedit a.s. janë ummet i mesit. Kujto Othmanin r.a. i cili për nevojat e muslimanëve e dhuroi tërë pasurinë e tij, kujto Ebu Bekrin r.a. i cili gjithmonë ndihmonte të varfurit dhe ishte i mëshirshëm ndaj tyre e modest dhe kurrë nuk tregohej kryelartë edhe pse kishte pasuri që në shifra të sodit do të llogariteshin më miliona. Kujto Omerin r.a. i cili dukeshte shumë i vrazhdë në jetësimin e rregullave të islamit ndaj të tjerëve, por ishte shumë zemërbutë dhe i dhimbshëm ndaj të varfurve dhe i drejtë. T`i o njeri duhesh t`i ndihmosh atij, njejtë si gjithë hafifet e Pejgamberit a.s. , njejtë si Aliu r.a.Duhesh të mundësosh një punë të mirë, që të mos kenë nevojë ato për zekatin tënd. Sepse zaten qëllimi i zekatit tënd është që ta afrojë në tregun e mundësive edhe njeriun tjetër i cili është i ngratë dhe nuk posedon pasuri.
All-llahu xh.sh thotë në Kur`anin famëmadh:
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin ( që ka nevojë por nuk lyp)”[4]
Ky ajet kur`anor është mjaft i qartë në atë cka ne edhe konstatuam më lartë.Vërtetë All-llahu xh.sh. është i Drejtë dhe urdhëron drejtësinë tek të gjitha krijesat e tij.Por , vullneti i lirë i mendjes së njeriut të cilën e ka falur All-llahu ndonjëherë edhe anon rrugën tjetër ate , të shejtanit dhe harron urdhrat e Krijuesit.E si rezultat i kësaj edhe kemi varfëri sot në tërë botën.
Fjala “Ez-Zekat” në aspektin gjuhësor është infinitiv i foljes “zeka” , thuhet “zeka esh-shej`u” është shtuar dhe rritur , po ashtu thuhet “zeka fulanun” kur përmirësohet.Pra, zekati është bekim , shtim , pastrim dhe përmirësim.
Në fjalorin e quajtur “Lisanu-l-areb” , autori thotë:”Esenca e zekatit në gjuhë është pastrim , shtim , bekim dhe lavdërim , e të gjitha këto kuptime janë përdorur në Kur`an dhe Sunnet”.
Por , më evidente sic thekson Vahidiu dhe të tjerë , është se rrënja e fjalës “zeka” do të thotë rritje dhe shtim.Thuhet “zeka ez-zer`u , jezku zekaen,” dhe cdo gjë që i shtohet thuhet “zeka”.
Por , pasiqë bima nuk zhvillohet nëse nuk e pastrojmë prej kalbësirave , fjala “ez-zekat” po ashtu ka kuptimin edhe të pastrimit.
Kur cilësohen njerëzit me fjalën “ez-zekat”-në kuptim të përmirësimit-kjo i referohet shtimit të mirësisë te ata.Thuhet “Rexhulun zekij.” gjegjësisht në shkallë më të lartë nga njerëzit e devotshëm , po ashtu thuhet “zeka el-kadi esh-shuhude”( gjykatësi i ka vlerësuar dëshmitarët) kur e sqaron gradën e lartë të tyre në mirësi.
Zekati në Sheriat në kuptimin terminologjik është emër i pjesës së caktuar prej pasurisë të cilën All-llahu xh.sh. e ka bërë obligim për ata që e kanë hise.Po ashtu me këtë emër quhet edhe vetë nxjerrja e kësaj pjese.
Kjo pjesë e nxjerrur prej pasurisë është quajtur zekat , sepse ajo e rritë pasurinë prej të cilës është nxjerrë , e shumon në kuptim dhe mbron nga dëmet , sikur që përcjell këtë Neveviu nga Vahidiu.
Ibn Tejmije thotë:” Vet personi shtohet , po ashtu edhe pasuria e tij shtohet , pastrohet dhe shtohet në aspektin kuptimor.”
Shtimi dhe pastrimi nuk i referohen vetëm pasurisë , por i referohen edhe vetë personit që jep zekatin , sic thotë All-llahu xh.sh.:”Merrë prej pasurisë së tyre lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh( të mirat)...”(Et-Tevbe:103)
Ez`heriu thotë:”Zekati e zhvillon të varfërin , e ky është një gjest i shkëlqyeshëm sepse tregon se zekati realizon zhvillim material dhe shpirtëror për të varfërin , krahas zhvillimit që realizon për të pasurin , në personalitetin dhe në pasurinë e tij.”[5]
[6]Fjala zekat është përsëritur në trajtën e shquar në Kur`anin famëlartë tridhjetëherë.Prej tyre në njëzeteshtatë vende , ka ardhur bashkangjitur me namazin në një ajet, ndërkaq në një vend është përmendur në një kontekst me namazin , edhe pse nuk është në një ajet.Ja disa shembuj konkret:
All-llahu xh.sh. thotë në kur`an:[7]”Falni Namazin dhe jepni Zekatin e cdo gjë të mirë që e përgaditni për veten tuaj, do ta gjeni tek All-llahu”
[8]“Falni Namazin dhe jipni Zekatin dhe bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit, mbase kushtu mëshiroheni.”
[9]“Ata nuk ishin të urdhëruar vetëm që të adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqert ndaj tij,që të largohen nga cdo besim i kotë, të falnin Namazin dhe të jipnin Zekatin se kjo është feja e drejtë”
[10]Nga ana gjuhësore Zekat d.t.th rritje dhe shtim, ndërsa nga ana e terminologjisë së legjislacionit Islam, zekat d.t.th.:Adhurim i All-llahut duke nxjerrë një të drejtë të detyrueshme prej pasurisë personale, për një grup të vecant njerëzish në një kohë të caktuar.
Prej celësave të furnizimit është mirësia ndaj të varfërve.Pejgamberi a.s. ka treguar se njerëzit ndihmohen dhe furnizohen për shkak të dobtëve të tyre.
Imam Buhariu transmeton prej Mus`ab Ibën Sa`dit , i cili thotë:”Sa`di e ndiente veten se është më meritor se disa të cilët ishin më poshtë se ai.Pejgamberi a.s. tha:
“Po , a nuk ndihmoheni dhe furnizoheni vetëm se me të dobëtit tuaj.”
Kush e dëshiron ndihmën dhe rriskun e All-llahut le t`u ndihmojë dhe bëjë mirë të pafuqishmëve.
Po ashtu, Pejgamberi a.s. ka sqaruar se kënaqësia e tij kërkohet me bamirësinë ndaj të varfërve.Ahmedi , Ebu Davudi , Tirmidhiu, Ibën Hibani dhe Hakimi transmetojnë prej Ebu Derdasë, i cili thotë:”E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë:
“Më kërkoni mua te të dobëtit tuaj, ngase ju njëmend furnizoheni dhe ndihmoheni me të dobëtit tuaj.”
Mula Ali El-Kari në komentimin e fjalës së Pejgamberit a.s “Më kërkoni mua te të dobëtit tuaj” , thotë:”Kërkone kënaqësinë time me bamirësi ndaj të varfërve tuaj”.
Kush orvatet ta kënaq të dashurin e Furnizuesit të Plotëfuqishëm (Zotit ), Muhammedin a.s. me bamirësi ndaj të varfërve , All-llahu i Madhërishëm do t`i ndihmojë atij kundër armiqve të tij dhe do ta furnizojë.[11] Kjo është një cështje e cila nxitë dhe stimulon ndihmimin e bonjakëve dhe të varfërve.Ne përmes ndihmesës sonë i ndihmojmë vetvetes pasiqë kemi rehatuar shpirtin tonë tek All-llahu i Madhërishëm dhe kemi arritur që ta zbusim një brengë të kësaj dynjaje tek një vëlla i yni nga feja.Ndërsa All-llahu i Madhërishëm thotë në Kur`anin famëlartë:
“Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh ( të mirat ) dhe njëkohësisht lutu për ta , se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.A nuk e ditën ata se All-llahu është ai që pranon pendimin e robërve të vet, pranon lëmoshat dhe se , vetëm All-llahu është Ai që shumë pranon pendimin dhe është mëshirues.”[12]
Me të vërtetë ka shumë ajete kur`anore të cilat flasin mbi këtë cështje shumë të rëndësishme islame.Ndërsa vet All-llahu xh.sh. caktoi kategoritë e nevojtarëve për marrjen e zekatit.Duke medituar mbi këtë ajete ne vetëmse do të shtojmë bindjen tonë mbi drejtësine e Islamit dhe myslimaneve dhe na jepet edhe një argument plus për paanshmërinë e islamit në cështjet sociale.
Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`anin famëlartë:
“All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zekati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare(, punonjësve që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.”[13]
Nuk lejohet që shteti t`ia bashkojë zekatin buxhetit shtetëror, pa i paraparë këto kategori të shpërndarjes së zekatit, por patjetër edhe prej buxhetit, duhet të vecojë pjesë për këto kategori prej të hyrave tjera.
Në të vërtetë , zekati përfshin kategori të shumta të pjesës së shoqërisë, për të cilat shteti ndan mjete nga buxheti, që në kohën e sotme quhen ministria për cështje sociale, ministria e arsimit, ministria e shëndetësisë, ministria e punëve të brendshme dhe e sigurisë, ministria e mbrojtjes etj.[14]
Po mirë cfarë ndodh në rastë se në shtetin tonë në të cilin jetojmë nuk aplikohet sheriati dhe është shtet laik, joislam?A lejohet që zekatin ta tubojnë organizatat joqeveritare?
Zekati është shtylla e tretë e islamit dhe përbën parimin ekonomiko-social i cili shëron sëmundjen e varfërisë, nevojës , borxhit, bredhjet , e poashtu kontribuon në prokalimin e Islamit.Zekati i bashkëngjitet namazit në Kur`an dhe Sunnet.Kështu, në Kur`anin famëlartë zekati i bashkëngjitet namazit në 28 vende, kurse poashtu bashkëngjitet me namazin edhe në shumë hadithe.
Për këtë Enesi r.a. tha:”All-llahu e mëshiroft Ebu Bekrin r.a. , sa mirë i ka kuptuar sendet ( ka për qëllim se ai nuk bëri dallim mes namazit dhe zekatit ).Ai , atyre që pas vdekjes së Pejgamberit a.s. , thanë :”Do të falemi, por nuk do të japim zekatin “ , u tha :”Pasha All-llahun, do ta luftoj atë që e ndanë namazin prej zekatit”.
Kështu , nëse namazi është farz-obligim që lypet të kryhet në cdo kohë dhe në cdo vend, pa marrë parasysh a ekziston halife apo jo , atëherë duhet pasur parasysh se edhe zekati është detyrim obligativ që duhet të jepet në cdo kohë dhe në cdo vend.
Ky obligim mbyqkyret nga tre mbrojtës:
1.Pushteti, i cili obligohet ta merr zekatin prej të pasurve dhe t`ua ndajë të varfurve të atij vendi.
2.Ndërgjegja shoqërore ndaj popullatës myslimane, e cila mishërohet në këshillimin në fe dhe urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja.
3.Besimi në zemrën e myslimanit.
Kështu, nëse nuk gjendet mbrojtësi i parë, mbeten dy të tjerët, e nëse nuk gjendet mbrojtësi i parë dhe i dytë, mbetet mbrojtësi i besimit, i cili e shtyn besimtarin që ta kryejë obligimin edhe nëse nuk e kërkon këtë dikush prej tij.[15]
Ekonomia bashkëkohore e bazuar në intriga, mashtrime, mito, korrupsion, mallverzim mallrash dhe shërbimesh,kamatë, dita ditës, po i afrohet nevojës për një rifreskim dhe mendim pak më ndryshe.Sipas disa analizave të instituteve ekonomike evropiane, do të vijë së shpejti një kohë kur do të kemi shumicën e popullatës të varfur dhe robotët do të bëhen pronar të kapitaleve të cilat më mund të madh por edhe me mashtrime të ndryshme janë formuar.Nga kjo pikëpamje ne vetëmse mësojmë fytyrën e vërtet të ekonomisë perëndimore e cila mburret me të “arriturat “ e saj në gamën e gjërë të teknologjisë dhe tregëtisë elektronike.Sot nuk ka nevojë që shitësi të takohet më blerësin por këtë detyrë me mjaft mjeshtëri po e kryejnë “mendjet e mençura” të cilat me mjaft mjeshtëri perëndimi po i shfrytëzon.Ndërkaq sot civilizim po quajmë gjithçka që është e lidhur me paratë dhe teknologjinë.Ndërsa dikur pak më herët nuk ishte kështu.Dikur [16] me fjalën civilizim nënkuptonim tre nocione:zhvillimin ,qytetërimin dhe kulturën.Thuhet se me qytetërim kombëtar nënkuptohet niveli ekonomiko-matrial i një kombi , ndërsa me kulturë kombëtare nënkuptohet një anë tjetër e kombit.Fjala kulturë nuk nënkupton vetëm diturinë por edhe pamjen e jashtme, mënyrën e të mënduarit, të sjelljes dhe edukatës.Të gjitha këto bëjnë pjesë në anën ekonomiko-matriale.Dhe ky ishte civilizimi nga kuptimi i përgjithshëm që masa e madhe e intelektualëve perëndimor po e jetësojnë.Ndërkaq i gjithë ky siklet po jetësohet nën maskën e kapitalizmit dhe sistemit të ekonomisë së tregut.[17] Termi “kapitalizëm” do të thotë “sovranitet i kapitalit”, një sistem ekonomik i lirë e i pakufizuar , i mbështetur tërësisht te përfitimi ku shoqëria është në konkurencë brenda këtyre kritereve.Gjenden tri elemente në kapitalizëm:Individualizmi, konkurenca dhe fitimi.
Me individualizmin në shoqëritë kapitaliste nënkuptojmë përfitimet dhe pasuritë e individëve si pronarë të kapitalit pa mos llogaritur fare mënyrat e arritjes deri te ajo pasuri.Konkurenca ka rëndësinë e saj ku shpesh herë dinë të bëhet e pamëshirshme dhe si rezultat i pamëshirës së saj njerëzit e varfur vuajnë edhe më shumë dhe humbin shpresat nga jeta.Dhe përfitimi është caku kryesor i këtij sistemi ekonomik që po mbisundon në botë , dhe deri te ai arrihet me shumë mënyra.Ky është segmenti ekonomik që sot ka kapluar botën dhe si rezultat i saj edhe pjesa e tokës islame ka mbetur nën ndikimin e saj.Ne kemi mjaft potenciale ekonomike, mirëpo potencialet tona ekonomike janë të paralizuara.[18] Ne jetojmë në vendet me pozitë më të rëndësishme, me tokë më të këndshme dhe më pjellore, me më tepër pasuri minerale nëntokësore, dhe mbi sipërfaqen e saj...Karakteristikë e jona më e theksuar është bërë ajo se ne konsumojmë e nuk prodhojmë, importojmë e nuk prodhojmë.Pra ,në një farë mënyre jemi bërë të varfur në vendin tonë, në shtëpinë tonë.Kjo nuk është në rregull me muslimanët dhe këtë Islami nuk e lejon.Të rrijmë gjithmonë duarkryq para stuhive të kohës dhe se vetëm të importojmë dhe të harxhojmë e asgjë të mos kursejmë dhe të realizojmë në segmentin ekonomik?
Ndërkaq ekziston ajet i qart si qielli i hapur ku All-llahu xh.sh. thotë në Kur`an: [19]”All-llahu qorton për paaftësinë, andaj bëhu i shkathtë.”Gjithë këtë udhëtim tonin të gjërë ose të ngusht e bërëm me qëllim që të shohim realitetin që na rrethon dhe metodologjinë e Islamit, mendoj në metodologjinë reale të përballimit dhe zgjidhjes së problemeve ekonomike në këtë shekull.Ne nuk mëtojmë që të flasim për të gjitha metodat e islamit edhe pse dicka edhe do përmendim kalimthi.Por si objekt analize e këtij punimi do të jetë ana pozitive e ekonomisë islamë, zekati.
[20] Ekonomia zë vend të rëndësishëm në Islam.Kjo shihet nga shumë fakte:
a)Ajetet e shumta kur`anore që flasin për fitimin e lejuar dhe të ndaluar, mënyrën e shfrytëzimit të pasurisë...
b)Një varg hadithesh të Pejgamberit a.s. që janë të lidhura me cështjen e pasurise dhe rrugët e fitimit.
c)Obligimi i detyrave të ndryshme të natyrës materiale në Sheriatin Islam.
d)Rëndësia dhe kujdesi i madh i Fikhut që ja kushtoi ekonomise...
e)Lidhja e ngusht e hallallit dhe haramit dhe cështjet e pasurisë dhe rrugët e fitimit...
Kalimthi sipër i përmendëm vetëm disa baza dhe elemente që stimulojnë ekonominë hallall dhe që ndalojnë varfërinë përmes shfrytëzimit të mençur të potencialeve ekonomike dhe intelektuale.Ne dimë se në shoqërinë që po frymojmë nuk janë të gjithë njerëzit të pasur dhe se ka edhe prej atyre që mezi arrijnë ta sigurojnë ekzistencën e tyre.Për to All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin famëmadh:[21] ”Dhe në pasurinë e tyre kanë të drejtë lypësit dhe të ngratët(që kanë nevojë por nuk lypin)”.Mirepo institucioni i zekatit nuk duhet të kuptohet vetëm në këtë segment dhe në këtë mënyrë.Por ai duhet të kuptohet edhe si metodë e luftimit të varfërisë , zhvillimit ekonomik dhe sigurimit të shoqërisë për periudha afatgjate.Sipas mendimit tim që nuk d.t.th. të kem edhe të drejtë, zekati është përgjigje dhe instrument mjaft i fuqishëm për zhvillimin ekonomik të popujve islam në botë.Sot kemi nevojë të ngrisim fonde të ndryshme për zhvillim dhe menaxhim, ku përmes tyre edhe investim në degë të veçanta ekonomike.Me këtë mënyrë ne pastrojmë të pasurit tanë dhe i mundësojmë të varfurve të kontribojnë për një rritje të qëndrueshme ekonomike.Sepse [22]fjala zekat do të thotë pastrim, ose larje.Ajo gjithashtu ka kuptimin shtim, rritje.Ky është ai myslimani i vërtet i cili nuk është koprac por urdhërin e All-llahut e zbaton deri në detaje.Islami ndalon koprracinë dhe e sulmon atë në mënyra të ndryshme.Këtë na e dëshmon edhe fjala e Pejgamberit a.s. i cili e kishte zakon të lutej në këtë mënyrë [23]:”O Zoti im, unë kërkoj mbrojtje prej Teje, prej frikës dhe kopracisë.”Ndërkaq këtu do të sjellim një histori të një koprraku që mund të mësojmë shumë nga kjo. [24]”Thuhet:Një koprrac ishte i kamur dhe kishte shumë pasuri, dhe llogariste deri në imtësi të gjërave.Ai bleu disa nevoja të veta, pastaj thirri një hamall dhe i tha:Për sa mi bartë këto?Ai i tha:Për një qindarkë.Ndërkaq koprraci ia ktheu:Ule edhe pak.Ndërsa hamalli i vendosur prap tha:Nuk ka më pak se një qindarkë.Nuk di c`të them.Ai ia ktheu:Blejmë karrota me një qindarkë , dhe të ulemi bashkë e të hamë”.Me të vërtet një histori interesante që na mëson shumë gjëra nga aspekti i ekonomisë.Qëndrueshmëria e njeriut në realizimin e kërkesave të tij të panumërta është mahnitëse dhe mjaft fleksibile.Por sikur kjo qëndrueshmëri të ishte në anën e kundërt të medaljes dhe si e tillë të ekzistonte në zbatimin e urdhërave të Krijuesit.Atëherë do të mbisundonte ekonomia islame në botë dhe ne do të udhëheqnim me botën ashtu si na ka mësuar Islami.Por deri aty është një rrugë e gjatë dhe e vështirë.Ne pikësëpari duhet të mësojmë rreth obligimeve islame e pastaj duhet edhe t`i zbatojmë ato në praktikë. [25] Zekati në Islam është një mjet për qetësimin dhe afrimin e vetes me Zotin, dhe është i bazuar tërësisht mbi sinqeritetin.Për këtë All-llahu xh.sh. thotë në Kur`anin famëmadh [26] :”...mëshira Ime ka përfshirë secilin send.Atë(Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen(mëkateve), e japin zekatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë.”
Pra, zekati është një element mjaft i rëndësishëm në ekonominë islame dhe si i tillë duhet të vështrohet më një shikim të posacëm.Përmes zekatit ne:
1.I ndihmojmë të varfurit, ku përmes kësaj mundësohet edhe shkollimi i gjeneratave të reja që në fjalorin ekonomik d.t.th. investimi në kapacitetet intelektuale që do të jenë bartësit kryesor në të ardhmen në zgjidhjen e problemeve të shoqërisë islame.
2.I ndihmojmë shoqërisë, përmes krijimit të fondeve të ndryshme në shoqëri ne përmirësojmë infrastrukturën, mundësojmë shërbime kualitative mjekësore, ofrojmë arsim mjaft cilësor, krijojmë barazpeshë midis të varfurve dhe të pasurve.
3.I ndihmojmë ekonomisë, përmes ndërtimit të institucioneve bankare me baza islame që do të jenë bartësit kryesor në të ardhmen për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.Në këtë mënyrë ne krijojmë komitentët tanë dhe nga ky hap lehtësohet edhe organizimi i thirrjes në Islam, sepse nga këto banka pritet që të financohen projekte serioze në ekonomi ku përmes tyre edhe krijimi i një vargu të biznismenëve mysliman që do të jenë sponzorët kryesor të daves islame në shoqëri.
4.I ndihmojmë vetvetes, sepse me dhënien e zekatit ne pastrojmë pasurinë tonë, njëashtu atë e shtojmë dhe mundësojmë që brezi i jonë familjar të ushqehet me ushqim hallall , kjo është mënyra kah ndërtimi i rinisë së shëndoshë.[27] Të japësh zekat do të thotë të japësh një përqindje specifike nga një pronë e caktuar për klasë të caktuar të njerëzve të nevojshëm.
Islami stimuloi zekatin dhe si aspekt i tillë i mirëqenies ekonomike në shoqëri është krejt në rregull.Por në Islam u miratuan edhe rregulla juridike mbi luftimin e atyre të cilët nuk e japin këtë obligim islam që e kanë ndaj të varfurve dhe All-llahut [28]. Islami nuk është ndalë vetëm në ndëshkimin material si dënim për atë i cili nuk e jep zekatin, apo në ndëshkimet tjera që kanë pasur karakter preventiv, por e obligoi ngritjen e shpatës dhe shpalljen e luftës për secilin grup që posedon fuqi dhe rebelohet ndaj dhënies së zekatit.
[29] Kjo cështje, luftimi i rebelëve ndaj zekatit është pohuar me hadithe autentike dhe me konsensusin e shokëve të Pejgamberit(sahabëve)radijall-llahu anhu.
Pejgamberi a.s. thotë në një hadith të tij të cilin na e transmeton Abdullah Ibn Omeri:[30] ”Jam urdhëruar t`i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përvec All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i All-llahut, ta falin namazin, ta japin zekatin.Nëse e bëjnë këtë, atëherë i kanë të mbrojtur prej mua jetën e tyre përvec se me të drejtën e Islamit, e llogaria e tyre është te All-llahu.”Kuptuam se luftohet ai i cili nuk e jep zekatin derisa ta kryej këtë obligim.Dhe morëm vesh mbi dispozitën islame mbi zekatin .[31] Pasiqë kjo është pozita e zekatit në të drejtën islame, dijetarët kanë miratuar se , ai i cili e mohon këtë obligim, e injoron obligueshmërinë e zekatit, ai ka bërë kufër(Mosbesim) si dhe personi i tillë ka dalë prej Islamit.
Nga e tërë kjo që u tha kuptuam se Islami i kushtoi rëndësi të vecant segmentit ekonomik duke miratuar shumë ligje që ndalojnë mospërmbushjen e obligimeve dhe urdhërojnë jetësimin e tyre.Instrumentet e shkëlqyeshme ekonomiko islame mund të jenë baza kryesore ose shtylla kah do t`i sjellin sytë perëndimi dhe ekonomia kapitaliste, ose ekonomia e tregut.Sepse një sistem ekonomik me përmasa të këtij tipi që ofron Islami nuk mund të jetë degradues në shoqëri dhe hap konkret i saj do të jetë ngritje materiale dhe shpirtërore e individit në shoqëri duke u kujdesur për këtë dhe botën tjetër.
Vazhdojme perceptimin tonë rreth zekatit në segmente tjera.
Perceptimi i parë që na bie ndërmend është se a ndikon zekati në rritjen e kërkësës dhe ofertës për mallra dhe shërbime të caktuara?
Fillimisht duhet të kuptojmë se kërkesa dhe oferta në ekonomi janë dy indikator kyc rreth definimit dhe evidentimit të cdo gjeneratori konsumues dhe prodhues.Cmimet rregullohen në bazë të këtyre , dhe specijalistët hartojnë politikat monetare dhe fiskale bash në bazë të këtyre parametrave ekonomik.Nqs. se do të jipej zekati prej të pasurve të varfurve atëherë nga një logjik shumë e thjeshtë mund të konstatojmë se kërkesa për të mirat e luksit do të tentoj në rritje.Në anën tjetër prodhuesit do të shikonin levërdinë e tyre ekonomike dhe njëkohësisht do të vraponin rreth shtimit të prodhimeve të tyre.Kjo do t`i rriste të ardhurat e prodhuesve , do t`i plotësonte nevojat e konsumatorëve , dhe njëkohësisht do të kishim një suficit buxhetor.
E deri këtu mund të arrihet vetëm nëse vihet në jetë sistemi i dhënies së zekatit.Të pasurit nuk do të frikoheshin se pse të varfurit janë të prirur edhe ato për të mirat e luksit , megjikëtë ato do të kishin një shtim të lartë të pasurisë së tyre dhe në këtë mënyrë do të zgjerohej numri i atyre që duhet të japin zekat.
Me blerjen e mallrave dhe shërbimeve kryhen disa transaksione ekonomike , do të paguhej një taksë për në treg , që d.m.th. do të rritej buxheti i tregut , por njëkohësisht edhe buxheti i komunës do të shijonte një ngrohje të lezetshme të levërdisë ekonomike.Parimisht dhe përgjithësisht në vendin tonë për shumë shkallë do të ngritej standardi jetësor e që nuk do të kishim nevojë për baba dimrin e quajtur Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe do të garonim me popujt e prodhimit.
T`i kthehemi një segmenti tjetër të zekatit.Në fillim të kësaj teme thamë se zekati është pastërti , por pse dhe si?
Dijmë se duhet të kalojë një vitë pasuria në duart tona që të jipet zekati , përvec që duhet të arrihet sasia nominale ku bëhet obligim dhënia e zekatit.Gjatë një viti , pasuria duhet të sjellet në duart tona , si një indikator i zhvillimit ekonomik.Me atë pasuri ne do të realizonim shumë obligime , të hyra , të dalura , do t`i plotësonim nevojat tona elementare por edhe ato luksoze.Do të shkollonim një student plus , do të paguajmë shpenzimet e energjisë elektrike , telefonit , ujit , shpenzimet për veturat etj.Njëashtu kemi menduar edhe për zgjerimin e biznesit tonë.Gjitha këto segmente All-llahu xh.sh. i ka lejuar dhe i ka bërë gjëra të dëshirueshme për njeriun.Por , në thelb nëse shikojmë jetën vetëm në këtë prizëm jashta All-llahut xh.sh. atëherë do të shëndërrohemi në një komunist të mykt , ose edhe në ndonjë ateist plus në shoqëri.Muslimani duhet të kujdeset për secilën sferë të jetës së tij, si atë materiale dhe shpirtërore.Cka do të ndodhte me ne nëse do të kujdeseshim vetëm për njërën sferë dhe do të neglizhonim sferën tjetër?Thjeshtë do të shëndërroheshim në poltron të shekullit XXI.Prandaj edhe lypset një pastrim i pasurisë tonë njëherë në vitë nga të gjitha ndytësirat që mund ta kishin ndotur gjatë atij viti.Më mirë të pastrohemi që të jemi më të shëndosh sesa të na kaploj epidemia e vdekjes.
Jeta e rehatshme është më e vlefshme se 1 miliardë euro.
Dashuria e ndërsjelle është pjesë e identitetit tonë dhe si e tillë as nuk shitet dhe as nuk blehet por thjeshtë demonstrohet me akte që All-llahu xh.sh. na ka bërë obligim primar.
Po , mirë si ndikon zekati në uljen e papunsisë?Përmes investimit të saj në degë të caktuara ekonomike mundësohet edhe ulja e papunsisë.Dikush mund të thotë se zekati ka efektin e saj negativ në shoqëri për shkak se njerëzit i banë përtac që të mos kërkojnë punë dhe të rrijnë gjithmonë krah hapur duke pritur prej ummetit ndihmë.Por , islami lejoi investimin e mjeteve të zekatit edhe në degë të caktuara ekonomike.Dhe nuk është zekat vetëm dhënia e parasë , por thjeshtë edhe nëse ke një banes me qira për student kumanovar , ose të ndonjë qytetit tjetër dhe një prej tyre e mban pa të holla atëherë ai do të shfrytëzonte të drejtën e zekatit.Kjo është një formë tjetër e zekatit.Tash është një pikëpyetje e madhe se ai student a do të shtonte mësimin e tij për hir të mundësisë që iu është afruar apo do të ngecte dhe do të kalonte në neglizhencë.Por , zekati është i obligueshëm për mysliman dhe myslimani ka farz diturinë që nëse e neglizhon do të dënohet edhe në këtë botë me dështim por edhe në botën tjetër me nëncmim dhe dënim në xhehenem.Ai , student që shfrytëzon mjetet e zekatit në formë të mospagimit të baneses pas kryerjes së studimeve do të aftësohet dhe do të fitoj një kualifikim të lartë për punë.Në këtë mënyrë nga një njeri i papunë do të ndryshoj statusin e tij në i punsuar.
Segmenti tjetër fshehet në urtinë e ndryshimit të gjendjes financiare te marrësi i zekatit.Nëse ai ndryshon gjendjen financiare atëherë ai obligohet për dhënien e zekatit , dhe kjo është një e mirë e gjithë shoqërisë , por ai person që ndryshon gjendjen financiare nga aspekti ekonomik d.t.th. është i aftë që të filloj një biznes të vetin në vend.
Të përmendim disa ajete kur`anore dhe hadithe të Pejgamberit a.s. ku bëhet obligim dhënia e zekatit :
“Falni namazin dhe jepni zekatin, dhe përuluni (në ruku’) me ata që përulen.”(Bekare , 43).
“Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zekatin, e çfardo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S’ka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.”(Bekare , 110).
“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar.”(Bekare , 267)
“Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon dhe sheh.”(Et – Tevbe , 103)
“Falni rregulisht namazin, jepni zekatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.”(En-Nur , 56)
“Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac. Përveç atyre që falen, të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.”(El-Mearixh , 19-27)
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë.”(Bejjine , 5)
Muhammedi a.s. në shumë prej thënieve të tij urdhëron dhe thotë:
Lehtёsoni e mos vёshtirёsoni”, prandaj edhe Islami kujdeset edhe kaq shumё pёr qenien njeri.Islami njeriun e vendosi mbi qeniet e tjera nё botё dhe e bёri udhёheqёs tё kapaciteteve prodhuese dhe intelektuale nё rruzullin tokё ndёrsa nga ai kёrkohej vetёm qё emanetin ta coj nё vend qё e mori mbi supet e veta.Ndërkaqë dihet që Islami ndërtohet në bazamente, ku pjese e tyre që më së shumti kujdes i kushton pjesës ekonomike është Zekati, si shtyllë e Islamit pa të cilën imani ynë në All-llahun nuk do të ishte i plotësuar dhe nuk do të kishte vlerën e duhur.
Ndërkaq Muhammedi a.s. thotë: "Nuk ndodh që një popull të ndale dhënien e zekatit, e të mos ju ndalet shiu i qiellit. Sikur të mos ishin kafshët, (për njerëzit) nuk do të binte shi."
«Jam urdhëruar të luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i All-llahut, derisa ta falin namazin dhe ta japin zekatin e nëse e bëjnë këtë, ata e kanë garantuar prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre»
«Dhe bëji të ditur se All-llahu i ka bërë atyre detyrim zekatin prej pasurisë së tyre»
Sahihu-l-Buhari dhe Muslimi
Është pyetur i Dërguari i All-llahut a.s. për zekatin në deve dhe ka thënë:”Cdo pronar i deves i cili nuk jep zekat dhe nuk ndan qumështin të cilën e mjel kur vjen , në Ditën e Gjykimit do të hidhet me fytyrë ose me shpinë në një humnerë të madhe e të gjërë.Në atë ditë e cila do të zgjasë pesëdhjetëmijëvjet , të gjitha devet e tij ., madje edhe të vegjlit e deveve të tij do ta shkelin me këmbët e tyre dhe t`i kafshojnë derisa të renditen deri te i fundit.Kështu do të përsëritet derisa nuk u gjykohet njerëzve dhe derisa nuk sheh secili se ku e ka vendin e vet , në Xhennet apo në Xhehennem.”
I pyetur për lopët , i Dërguari i All-llahut a.s. ka thënë:”Cdo pronar i lopëve dhe i kafshëve të imëta i cili nuk e jep zekatin për to , në Ditën e Gjykimit do të hidhet para tyre në një tokë të rrafshët dhe të butë e të shkretë.Asnjë lopë , apo dicka tjetër nga kafshët e imta nuk do të mungojë.Nuk do të ketë kafshë me brinjë të lakuar dhe pa brirë apo me brirë të thyer e të mos e shpojnë dhe shkelin me thundrat e tyre.Cila ta përfundoj e para , do të vazhdojë tjetra edhe atë në ditën e cila do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet , derisa nuk u gjykohet robërve të All-llahut dhe derisa secili të shohë se ku e ka vendin , në Xhennet apo në Xhehennem.”
Ummu Seleme e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut , a.s.:”Unë kam një bylyzyk prej arit; a konsiderohet kjo pasuri për të cilën duhet dhënë zekat?””Kur pasuria arrinë vlerën për të cilën jepet zekati , jepe zekatin për të.Nëse vepron kështu , atëherë ajo nuk do të konsiderohet pasuri dhe mbledhje të pasurisë,” u përgjigjë Pejgamberi. [32]
Islami ёshtё ajo fe qё i fisnikёroi popujt nё botё e poashtu e fisnikёroi edhe popullin tonё shqiptar qё nё kёto momente nevojё prioritare duhet ta ketё atё nёse donё shpёtimin.
Nёse muslimanёt tё ishin musliman ashtu si quhen nuk do tё kishte varfёri nё tokat tona dhe do tё ishim njё vend me ekonomi mjaft fleksibile dhe rentabile qё do t`i sfidonte ekonomitё perёndimore.Por ne sё pari jemi shqiptar e pastaj musliman prandaj edhe jemi ku jemi momentalisht. Nё vend se tё pasurit tё mos organizojnё garime nё zgjedhjen e miss dhe missterit shqiptar ata me 2.5% tё pasurisё sё tyre do tё zgjidhnin problemin e varfёrisё nё tokat tona pёr 100 vjet.Normal ai 2.5% tё ndahej nga duar tё pakorruptuara dhe nё investim ekonomik me qёllim tё ngritjes sё popullit tonё matrialisht dhe moralisht nё kёtё botё.Kjo ёshtё vetёm se njёra prej dispozitave tё shumta qё Islami na dhuroi , ajo na urdhёron edhe sadakanё dhe shumё gjёra tjera qё janё nё kundёrshtim me varfёrinё dhe qё e stimulojnё investimin.Dhashtё Zoti qё tё pasurit tanё t`i kthehen rrugёs Islame dhe qё tё varfurit tanё t`i pёrkulen All-llahut xh.sh.

Hamdi Nuhiju,
Kumanovë


Literatura e konsultuar:
Kur`ani famëmadh përkthim me komentim nga Sherif Ahmeti
Sahihu-l-Buhari
Sahihu-l-Muslim
Fetvatë e të Dërguarit të All-llahut , Ibn Kajjim El-Xhevzije , Shkup 2006
Komenti i Dyzet Haditheve të Imam Neveviut , Dr.Mustafa el-Buga , Muhjidin Mistu , Shkup 2003
Akademia Evropiane Për Fetva dhe Studime,-pjesa e dytë- Shkup Furkan Ism 2005
Fikhu Zekat 1, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005
Zekati detyra e panjohur, el-Xhibrin , el-Uthejmin, Bin Baz, Ali Ahmed es-Salus, Tiranë 2003
Për kushtetutën Islame , Prof.Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kacanik 2005
Deklarata Islame, Alija Izetbegovic , Prishtinë 1999
Celësat e Furnizimit, Dr.Fadël Ilahij , Shkup Furkan Ism 2001
Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam , Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2005
Mendimet Ekonomike Islame I ,Grup Autorësh, Tetovë 2002
Islami dhe Civilizimi, Sejid Hava ,Kumanovë 1995
Fatkeqësitë që solli Darvinizmi për njerëzimin, Harun Jahja, Tiranë 2003
Ku qëndron problemi, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003
Solidariteti Islam, Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2003
.Ilmuddini , Bilal Hasanoviq, Shkup 2000
Rruga e lumturisë së përjetshme, Ibn Kudama El Mekdesi, Tiranë 2003
Feja jonë, Muhamed Gazali, Tiranë 2003
Udhërrëfyes i shkurtër i Islamit ,I.A.Ibrahim , Prishtinë 2002

[1] Mendimet Ekonomiko Islame I , Grup Autorësh fq.26 Tetovë 2002
[2] Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu fq.122 Shkup 2005
[3] Deklarata Islame, Alija Izetbegovic , Prishtinë 1999 f.39-40
[4] Edh-Dharijat,19-20
[5] Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.39-40
[6] FIKHU ZEKAT 1, Dr.Jusuf el-Kardavi , fq.43 Shkup 2005
[7] El-Bekare,110
[8] En-Nur,56
[9] El-Bejjineh,5
[10] ZEKATI,detyra e panjohur , Grup Autorësh , fq.12 Tiranë 2003
[11] Celësat e Furnizimit, Dr.Fadël Ilahij , Shkup Furkan Ism 2001 f.70-71
[12] Et-Tevbe, 103-104
[13] Et-Tevbe , 60
[14] Për kushtetutën Islame , Prof.Dr.Muhamed Sejid Ahmed el-Musejer, Kacanik 2005 f.90
[15] Akademia Evropiane Për Fetva dhe Studime,-pjesa e dytë- Shkup Furkan Ism 2005 f.36-37
[16] Islami dhe Civilizimi, Sejid Hava ,Kumanovë 1995 f.3
[17] Fatkeqësitë që solli Darvinizmi për njerëzimin, Harun Jahja, Tiranë 2003 , f.109
[18] Ku qëndron problemi, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2003, f.17
[19] El-En`am, 153
[20] Solidariteti Islam, Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2003 f.63
[21] Edh-Dharijat,19
[22] Ilmuddini , Bilal Hasanoviq, Shkup 2000 f.119
[23] Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.
[24] Rruga e lumturisë së përjetshme, Ibn Kudama El Mekdesi, Tiranë 2003 f.177
[25] Feja jonë, Muhamed Gazali, Tiranë 2003 f.122
[26] A`raf,156
[27] Udhërrëfyes i shkurtër i Islamit ,I.A.Ibrahim , Prishtinë 2002 f.77
[28] Fikhu i Zekatit 1 , Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 f.84
[29] Po aty f.85
[30] Transmetojnë Buhari dhe Muslimi
[31] Fikhu i Zekatit1 f.91
[32] rreth haditheve më gjërësisht shiko librin:Fetvatë e të Dërguarit të All-llahut , Ibn Kajjim El-Xhevzije , Shkup 2006 f.69-70

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 687 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024