Statistikat |
Gjithsejt online: 2 Vizitorë: 2 Anëtarë: 0 |
|
Sadakaja - instrument islam kundër varfërisë
|
Kur flasim për sistemin ekonomik islam kemi parasysh një fakt se ai bazohet në Kur`an , Sunnet dhe Ixhma.E vërteta është se ky sistem i ka kushtuar rëndësi të vecant të varfurve dhe në këtë mënyrë mund të themi se janë themeluar institucionet e para sociale të arsyeshme. |
Ekzistojnë shumë instrumente ekonomike që kanë bazë sheriatike për vazhdimin e jetës normale në shoqërinë myslimane.Një ndër instrumentet e shumta ekonomike është edhe zekati i fitrit ose sadakulfitri.Për të thjeshtuar analizën tonë do ta definojmë problemin në fjalë. Zekati i Fitrit është lëmosha që nxirret në fund të muajit Ramazan , natën e Bajramit të Fitrit ose në mëngjes të kësaj dite, Zekati i Fitrit ka marrë këtë emër sepse ai është ligjëruar afër plotësimit të muajit , në kohën që agjëruesit mbyllin agjërimin, pra është Zekati i iftarit ose lëmosha e Bajramit të Fitrit pasi të jetë plotësuar Ramazani. Në pamjen e parë ky konstatim dhe ky definim i problemit është krejt në rregull dhe i arsyeshëm.Mirëpo neve na lind një pyetje në kokën tonë se athua a është e njejtë zekati me zekatin e fitrit dhe nëse nuk është e njejtë ku janë shenjat dalluese?Kësaj rralle do t`i referohemi dijetarit të madh islam Dr.Jusuf Kardavit. Zekati të cilin e obligoi feja, disa herë në gjuhën e Kur`anit dhe Sunnetit quhet sadaka(lëmoshë), ashtu që Maverdi thotë:”Sadakaja është zekat e zekati është sadaka, emri dallon përmbajtja përputhet .”All-llahu xh.sh. në Kur`anin Famëmadh thotë:”Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh ( të mirat)...” All-llahu xh.sh. thotë:”Merr prej pasurisë së tyre ( të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t`i pastrosh me të dhe t`u shtosh ( të mirat)...”(Et-Tevbe , 103) Po ashtu thotë:”Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e lëmoshës , nëse u jepet nga ajo , ata mbesin të kënaqur , e nëse nuk u jepet , ata hidhërohen.”(Et-Tebe , 58), “All-llahu caktoi obligim që lëmoshat (zekati etj) t`ju takojnë vetëm të varfurve (nevojtarëve), të ngratëve ( që s`kanë fare)...”(Et-Tevbe , 60 ). Në hadith përmendet :” Nuk ka zekat ( sadaka) nën pesë eunuk ( njësi matëse klasike) , po ashtu nuk ka zekat ( sadaka) nën pesë dhud ( njësi matëse klasike) dhe nuk ka zekat ( sadaka ) nën pesë evak ( njësi matëse klasike). Në hadithin e dërgimit të Muadhit në Jemen qëndron :”Tregoju se All-llahu ua ka obliguar në pasurinë e tyre zekatin ( sadaka) që merret prej pasanikëve të tyre.” Të gjitha këto ajete dhe hadithe përmenden për zekatin duke e quajtur sadaka.Prej këtu edhe tubuesi i zekatit e mori emrin musaddekan , sepse ai tubon dhe distribuon lëmoshat. Megjithëatë përdorimi i gjërë nga njerëzit i ka bërë padrejtësi nocionit sadaka , sepse e ka shëndërruar atë në shprehje për ndihmat vullnetare dhe për lëmoshat që u jepen lypësve. Mirëpo kuptimet e nocioneve te masat e gjëra nuk duhet të na mashtrojnë nga thelbi i fjalëve në gjuhën arabe në kohën e zbritjes së Kur`anit.Rrënja e fjalës sadaka është marrur prej fjalës sidk( sinqeritet). Kadi Ebu Bekër Ibn El-Arebij ka thurur disa fjalë shumë të shkëlqyeshme rreth emërtimit të zekatit sadaka.Ai thotë:”Kjo rrjedhë prej sinqeritetit ( sidk) në barazimin e veprës me fjalën dhe besimin.Rrënja “sa de ka “ i referohet realizimit të diçkaje përmes diçkaje tjetër dhe përforëcimit të tij me të.Në këtë kuptim është dhurata e kurorës së martesës ( sadaku-l-mer`eti) , gjegjësisht legalizimi dhe konfirmimi i martesës me obligimin e pasurisë dhe të kurorës sipas normave të parapara juridike. Kuptimi i të gjitha këtyre ndryshon me zgjedhjen e foljes.Kështu thuhet:”Saddeka fi-l-kauli saddakan dhe tesdikan (ishte i sinqertë në bisedë) , tesaddeka bi-l-mali tesadukan ( dha lëmoshë prej pasurisë) , esdektu-l-mer`ete isdakan ( ia dhashë gruas dhuratën e kurorës).Dhe cdonjërës prej këtyre fjalëve.Në këtë rastë , sinqeriteti i përgjason lëmoshës në atë se , ai i cili është i bindur në fe se ringjallja është realitet , se jeta e gjithmonshme është në Ahiret dhe se kjo botë është kanal për në botën tjetër , është derë për në të mirë apo për në të keq-punon për të , e ofron tërë atë që e gjen në të.E nëse dyshon në botën tjetër , tregohet përtac ndaj saj apo i jep përparësi diçkaje tjetër ndaj asaj-tregohet koprrac , përgaditet për aspiratat e veta dhe e lë padore mbarimin e vet.” Themi:Për këtë , All-llahu xh.sh. e bashkoi lëmoshën me sinqeritetin , ashtu sikur që e bashkoi koprracinë me gënjeshtrën në ajetin:”E , sa i përket atij që jep dhe ruhet.Dhe vërteton bindshëm për të mirën.Ne do ta përgaditim atë për më të lehtën.E sa i përket atij që bënë koprraci dhe ndien veten të pavarur ( nga Zoti).Dhe që përgënjështron atë më të mirën.Ne do ta përgadisim për më të vështirën.”(El-Lejl , 5-10). Pra, lëmosha është dëshmi e sinqeritetit në besim dhe e besimit në ditën e gjykimit Sadakaja në Islam ka rrolin , rëndësinë dhe vecantinë e vet.Ajo është institucion social në vetvete dhe një formë mjaft efikase rreth sulmimit të varfërisë. Nga Ebu Malik El-Harith ibn Asim El-Esh`arij r.d. , transmetohet të ketë thënë:I Dërguari i All-llahut a.s. ka thënë:”Pastërtia është gjysma e besimit.Falëminderimi ndaj All-llahut e mbush peshojën.Lavdimi dhe falëminderimi i All-llahut e mbush hapësirën mes qiellit dhe tokës.Namazi është dritë.Sadaka është dëshmi.Durimi është shkëlqim.Kurse Kur`ani është dëshmi për ty ose kundër teje.Cdokush fillon ditën e tij dhe cdonjëri është tregëtar i vetes së tij;mund të punoj punë të mira e ta lirojë atë ose mund të punojë punë të këqija e ta shkatërroj atë” Transmeton Muslimi Dëshmi është rrezja e Diellit.Muhammedi a.s. thotë:”Kur të dalë shpirti i besimtarit , del dhe me vete ka burhan( rreze) , sikur rrezet e Diellit.”Për këtë edhe argumenti i qartë quhet burhan , sepse argumentimi i tij është tepër i qartë. Po ashtu sadakaja është burhan( dëshmi-argument) për besimin e vërtetë të njeriut , ndërsa dhënia e sadakasë me kënaqësi është shenjë për ekzistimin e imanit.Muhammedi a.s. ka thënë:”Tri gjëra kush i vepron , e ka shijuar ëmbëlsirën e imanit:Kush e adhuron vetëm All-llahun , kush dëshmon se nuk ka Zot tjetër pos All-llahut dhe kush jep zekatin e pasurisë së tij me kënaqësi për cdo vjet.”Shkak për të është se pasurinë e do shpirti i njeriut dhe bënë koprraci në të.Nëse arrinë në atë gradë që të nxjerrë për All-llah , kjo është dëshmi se ky njeri është besimtar i vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës dhe beson në shpërblimin dhe dënimin e All-llahut. Sadakaja është për nga natyra e saj mjaft e përhapur gjatë periudhës së Perandorisë Osmane.Dihet mirëfilli se në atë kohë kanë ekzistuar vende të posaçme ku të pasurit kanë lënë sadakatë e tyre dhe të varfurit kanë marrë në kohë të caktuar.Por ky sistem dhe kjo metodologji ka funksionuar me një mbykqyrje të fshehtë nga ana e shtetit me qëllim që të mos ndodhin crregullime dhe padrejtësi rreth shpërndarjes së saj.Dijmë parimin islam se edhe një buzëqeshje është sadaka , në fakt ne vetëmse mrrolemi dhe qeshemi e nuk buzëqeshim. Sadakaja në sistemin financiar islam ndikon përmes përmirësimit të gjendjes financiare tek të varfurit.Në një farë mënyre është si një sistem social për raste të caktuara dhe specifike.Si rezultat i sadakave të ndryshme ne kemi patur shumë dijetarë të njohur nga mesi shqiptar si Ibrahim Dalliu , Hafiz Ali Korca , Hasan Tahsinin , Hoxhë Masuricën etj. Nga kjo që u tha ne vetëm se e kemi të qartë se kemi të bëjmë me dy instrumente të ndryshme ekonomike kur bëhet fjalë për zekatin dhe zekatin e fitrit.Në bazë të dispozitave islame zekati është shtylla e Islamit dhe është farz që merret nga të pasurit dhe iu shpërndahet të varfërve, ndërkaq zekati i fitrit është vaxhib i cili njashtu i merret të pasurve dhe i shpërndahet të varfurve duke realizuar një qëllim të përbashkët, kënaqësinë e All-llahut xh.sh.Në këtë drejtim kemi dy mendime të cilët paraqesin argumentet e tyre.Mendimi i parë është se zekati i fitrit hynë në farzet e All-llahut duke u mbështetur në hadithin të cilin e transmeton Ibn Umeri te Buhari dhe Muslimi , i cili thotë ”E ka bërë detyrë i Dërguari i All-llahut dhënien e zekatit të Fitrit të Ramazanit, sa ( masa) një sa hurmash ose një Sa`elbi...”Ndërkaq dijetari i ummetit Ebu Hanife dhe të tjerë thonë se zekati i fitrit hynë në radhën e vaxhibeve duke u mbështetur në ajetin kur`anor ku thotë All-llahu xh.sh. ”Ka shpëtuar ai që ka dhënë lëmoshë”.Zekati i Fitrit është më shumë një e drejtë e të varfurve e cila me kalimin e kohës dhe me ndryshimin e statusit social të tyre shëndrrohet nga e drejtë në obligim që në mënyrë perfekte funksionon në shumë vende myslimane.Kur themi është pjesë e sistemit social me plot të drejtë bazohemi në argumente sheriatike.Sistemi social islam dallon nga sistemi perëndimor ,në shumë mënyra dhe metodologji.Sepse në Islam cdo vepër e bërë për hir të All-llahut është adhurim që në ditën e llogarisë do të peshojë më shumë në peshojen e veprave të mira.Por jo në kuptimin e përgjithshëm të fjalës , por në esencë ai na paraqitet si i tillë.Me zekatin e fitrit agjëruesi i cili sapo ka mbaruar agjërimin pastrohet nga mëkatet që ka bërë gjatë muajit Ramazan dhe i mundëson që në festën e Bajramit të varfurve të këne mundësinë e veshjes së tyre dhe festimit të kësaj feste islame në mënyrë të njejtë me të gjithë besimtarët. Kur flasim për sistemin social domosdoshmërisht na lindin shumë pyetje që kërkojnë përgjigje adekuate.Në fakt cka paraqet sistemi social në shoqëri?Ky sistem bazohet në parime në cdo shoqëri dhe ka për qëllim arritjen e mirëqenies së cdo qytetari të saj.Por definomi mbi sistemin social nuk është kaq i ngusht në kohën në të cilën po jetojmë.Sot në ekonominë e tregut ku konkurenca është e pamëshirshme dhe njërëzit gjithnjë e më shumë priren në largimin e moralit në ekonomi ky sistem është në një udhëkryq që mezi pret të dalë në dritën e vërtet.Etika e punës ka humbur vlerat e saja të dikurshme dhe gjithmonë ai që nuk ka shtypet dhe persekutohet në mënyra të ndryshme ekonomike.Që t`i përmbahemi koncepteve ekonomike dhe vlerave të saja neve na paraqitet nevoja e njohjes sonë me konceptin etikë. Etika eshte: 1. Shkenca qe studion moralin, parimet, normat dhe rregullat e sjelljes se njerezve ne shoqeri. 2. Morali i nje shoqerie, i nje klase, i nje grupi shoqeror etj. P.sh. Etika profesionale (shkencore).Nga ky definim i etikës mund të vijmë në konstatim të drejtë se ajo si e tillë nuk ekziston në ekonominë e tregut në shoqëritë perëndimore.Shkak i të gjitha ngecjeve në ekonomi mund të themi se është si rezultat i moskushtimit rëndësi këtij elementi mjaft me rëndësi për shoqërinë njerëzore në përgjithësi dhe për klasën e vecant ekonomike në veçanti.Kur themi për klasën e vecant ekonomike këtu nuk kemi për qëllim që të bëjmë diskriminim klasor dhe as që insistojmë në një gjë të këtillë, por orientohemi kah personat fizik ose juridik të cilët direkt janë të lidhur në proceset ekonomike dhe sociale.Sistemi social në Islam ka karakteristikat e saja që dallojnë nga shoqëria me ekonomi tregu për shkak të largimit të tyre nga morali.Islami i kushtoi dhe i kushton rëndësi të vecant moralit në punë dhe në jetën e besimtarit në përgjithësi.Për myslimanin cdo vepër e mirë dhe cdo punë në këtë jetë qoft edhe veprimtari ekonomike është adhurim dhe një shkak plus për kontimin e vlerave islame të quajtura në zhargonin sheriatik sevabe.Duke mos patur për qëllim dalje nga tema në pika të shkurtëra do të përqëndrohemi në zekatin e fitrit rreth urtësisë së saj , vlerës së dhënies , obligimit të saj etj.Për gjitha këto pika do t`i referohemi dijetarit të madh islam Muhamed Xhemijl ZEJNO i cili në mënyrë përmbledhëse flet për cdo segment të këtij instrumenti mjaft efikas islam.Pra fillojmë nga obligimi i tij e deri te koha e dhënies së saj: 1. Kush e ka obligim dhënien e tij? Obligim e ka dhënien e tij mislimani i lirë që zotëron një sa'a, d.m.th. (2,5 kg. afërsisht hurme, grurë etj). Jep nga ky ushqim apo mall për veten e tij, familjen e tij si: gruan, fëmijët dhe për çdonjërin që është mbikqyrës ndaj tij dhe është përgjegjës për çeshtjet e tij jetësore. 2. Sasia e dhënies së tij: Sa'a (2.5 kilogram) prej hurmeve, elbit, grurit dhe të ngjashme me te prej drithërave, d.m.th. ajo çka konsiderohet ushqim. Andaj në shumicën e rasteve, merret nga ushqimi i atij vendi si: oriz, miell i grurit dhe të ngjashme me të, (sasia e tyre 2.5 kg. afërsisht). Transmetohet nga Ibën Omeri r.a. se ka thënë: "E ka obliguar Pejgamberi a.s. Sakatu El-Fitrin prej Ramazanit 2.5 kg. hurme apo elb, për çdo musliman rob apo i lirë, mashkull apo femër, i madh apo i vogël" (Muttefekun alejhi). 3. Urtësia e dhënies së tij: a. Sadakatu El-Fitri është ndihmë për të varfërit dhe plotësim i nevojave të tyre në këtë festë. b. Eshtë pastrim për agjëruesin, për atë që ka folur prej fjalëve të këqija dhe të kota gjatë muajit të Ramazanit. 4. Kujt i jepet Sadakatu El-fitri? I jepët të varfërit ashtu siç ka ardhur në hadithin e Pejgamberit a.s.: "Sadakatu El-Fitri është pastrim për agjëruesin prej fjalëve të këqija dhe të kota, të cilat i ka thënë gjatë Ramazanit, dhe është ushqim dhe ndimhë për të varfërit". Definicionin e të varfërit e ka sqaruar Pejgamberi a.s. në një hadith ku thotë: "I varfër është ai i cili nuk gjenë të pasur që ta pasuron atë, nuk kujdeset askush për te dhe nuk bisedohet për te në mënyrë që të ipet për të, dhe nuk e pyesin njerëzit asgjë" (Muttefeku nalejhi). 5. Koha e dhënies së tij: Vaxhib është dhënia e tij para namazit të Bajramit, poashtu lejohet dhënia e tij një apo dy ditë pra Bajramit. Transmetohet nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë: "E ka obliguar Pejgamberi a.s. Sadakatu El-Fitrin pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të këqija, andaj kush e jep atë para namazit të Bajramit e ka kry atë obligim sipas rregullave të Islamit dhe është sadaka e pranuar. Kurse kush e jep atë pas namazit të Bajramit ajo është sadaka prej sadakave" (Transmeton Ibën Davudi, Ibën Maxhe dhe të tjerët). Pra nga kjo analizë e jonja në pika të shkurtëra mësuam dicka rreth këtij instrumenti mjaft me rëndësi për ekonominë islame në përgjithësi dhe sistemin social në veçanti.Mësuam mendimet e dijetarëve të cilët janë thelluar në këto lëmijë, dhe shpresojmë që kontributi i jonë në këtë drejtim sado qoftë i vogël do të peshohet në ditën e llogarisë në peshojat e veprave tona të mira.Të All-llahut jemi dhe te Ai edhe do të kthehemi.
Hamdi Nuhiju Kumanovë
Literatura e konsultuar: 1.Kur`ani famëmadh përkthim me komentim nga Sherif Ahmeti 2. Sahihu-l-Buhari 3. Sahihu-l-Muslim 4. Komenti i Dyzet Haditheve të Imam Neveviut , Dr.Mustafa el-Buga , Muhjidin Mistu , Shkup 2003 5. Fikhu Zekat 1 Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005 6. Zekati detyra e panjohur, grup autorësh, Tiranë 2003 7. Sadakatu El-Fitri ,Muhamed Xhemijl ZEJNO Përktheu:Lulzim Murseli 8. Etika dhe Antikorrupsioni, Gazmend Haxhiaj, Tiranë 2002
|
Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
|
Klikime: 1610
| Ranguar: 0.0/0 |
|
|