E enjte, 25/04/2024, 18:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Zekati
 
 

Dine, Allahu ju dhashtė sukses mua dhe juve se patjetėr duhet njihen gjėrėsisht dispozitat e Zeqatit dhe kushtet e tij. Sqarimi se kush e ka obligim dhėnjen e tij, kush e ka obligim marrjen e tij dhe sa  obligohet nga dhėnja e tij 

Zeqati ėshtė njėra nga shtyllat e Islamit dhe themeleve tė tij. Kjo ėshtė sqaruar dhe qartėsuar me argumente nga Kur’ani dhe Suneti.

Allahu (subhanehu ve teala) nė librin e Tij e ka krahasuar zeqatin me zamazin nė tetėdhjet e dy vende. Pra, kjo argumenton rendėsinė e madhe tė tij dhe lidhjen e ngushtė mes zeqatit dhe namazit. Saqė ka thėnė Halifja i parė i Pejgamberit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem), Ebu Bekėr Es-Sidiku (radijallahu anhu): “Do t’i luftoj ata qė bėjnė dallim mes zeqatit dhe namazit”

Allahu (subhanehu ve teala) thotė:

“Falne namazin dhe jepni zeqatin dhe falnu me ata qė falen” (bini nė ruku me ata qė bijnė) (el Bekare 43).

Gjithashtu Allahu (subhanehu ve teala) thotė:

“ Nė qoftė se pendohen, e falin namazin dhe japin zeqatin, atėherė ua lėshoni rrugėn, se vėrtetė Allahu falė ėshtė mėshirues” (et Tevbe 5).

Pejgameberi (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotė:

“Ėshtė ndėrtuar Islami nė pesė shtylla: Dėshmia se nuk ka tė adhuruar tjtėr me meritė pos Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i dėrguari i Tij, falja e namazit, dhėnja e zeqatit, agjėrimi i ramazanit dhe shkuarja nė haxh pėr atė qė ka mundėsi”.

Muslimanėt kan arritur njėzėshmeri se zeqati ėshtė farz (obligim) dhe shtyllė e tretė e Islamit. Gjithashtu janė unanim se a i cili e mohon atė ka bėrė kufėr dhe duhet luftuar atė qė e ndalon dhe nuk e jep zeqatin.

        Zeqati ėshtė obliguar nė vitin e tretė Hixhrij. Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) i dėrgonte shokėt e tij pėr marrjen dhe mbledhjen e zeqatit nė mėnyrė qė t’u ipet merituesėve tė tij, e poashtu nė kėtė ka kaluar edhe suneti i Hulefai Rrashidinėve dhe veprimi i muslimanėve. 

        Dhėnja e zeqatit ėshtė bemirėsi nė moral, pastrim i pasurisė nga ndytėsira, mbrojtje nga tė kėqijat dhe adhurim ndaj Allahut (subhanehu ve teala). Allahu (subhanehu ve teala) thotė: “Merr prej pasurisė sė tyre (tė atyre qė pranuan gabimin) lėmoshė qė t’i pastrosh me tė dhe t’u shtosh (tė mirat) dhe njėkohėsisht lutu pėr ta, se lutja jote ėshtė qetėsim pėr ta. Allahu dėgjon  e sheh” (et Tevbe 103).

Pra, nga ky kėnd, zeqati ėshtė pastrim i shpirtėrave nga koprracia, sprovė pėr tė pasurin pėrdirisa ai afrohet tek Allahu me dhėnje nga pasuria e tij.

        Allahu (subhanehu ve teala) e ka obliguar zeqatin nė pasuritė qė posedojnė, barazim dhe qė nė to shtohet rritja dhe fitimi, psh: Ajo qė zhvillohet vetvetiu siē janė bagėtia dhe tė mbjellurat (bujqėsia). Poashtu ajo qė shtohet me pėrdorim nė tregėti si: ari, argjendi dhe tregėtia nė pėrgjithėsi. Allahu e ka bėrė masėn e nxjerrjes sė zeqatit sipas lodhjes dhe mundit nė pasurinė qė ipet- nxirret zeqati prej saj. Ka obliguar ne Rikkaz ( pjesė e pasurisė nga xhahiljeti (injoranca)  njė tė pestėn dhe atė qė ka lodhje, kurse nė atė qė ėshtė zhvilluar pa lodhje gjysmėn e njė tė pestės, e atė qė ėshtė gjetur lodhja nė tė dy anėt, ēerekun e nji tė pestės. E poashtu nė atė qė shtohet lodhja dhe ėshtė e pėrzier si paratė dhe tregėtia me ēmimin e njė tė pestės.

        E ka emėrtuar Allahu zeqatin pastrim, pėr shkak se ai e pastron shpirtin dhe pasurinė. Zeqati nuk ėshtė gjobė e as tatim qė e pakėson pasurinė dhe i bėnė dėm dhėnėsit tė tij. Pėrkundrazi, zeqati e shton pasurinė prej nga nuk vėrejnė e as hetojnė njerėzit. Pejgamebri (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) thotė: “Nuk pakėsohet  pasura nga sadakasė (zeqatit)”

        Zeqati nė sheriatin Islam ėshtė obligim nė pasuri tė posaēme (qė ipet) njė grupi tė posaēem nė kohė tė posaēme, e qė kjo kohė ėshtė kalim i njė viti nė bagėti, monedhė dhe tregėti. Ndėrsa zeqati nė drithėra dhe fruta ipet me rastin e mbledhjes sė tyre. Poashtu arritja e masės (nisabit) qė obligon zeqatin nė mjaltė dhe nxjerrja e asaj qė obligohet nė xehe dhe perėndimi i diellit natėn e Bajramit nė Sadakatulfitėr.

 Marrur nga : El-Mulehas el-Fikhij
Dr. Salih bin Fevzan bin Abdullah Al Fevzan

Pėrktheu:
Lulzim Murseli
24 safer 1425 - 14 Prill 2004

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 565 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024