E shtunë, 23/11/2024, 01:27
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Zekati si përgjigje efikase për komunitetin shqiptar


 

Jetojmё nё njё kohё kur fёmija nuk e njeh babain e vet dhe ku fёmija nё disa raste na paraqitet si shembull jetë pёr prindin e vet.Jetojmё nё kёtё kohё tё cilёn shumica e njerёzve nuk dinё ta definojnё, ёshtё kohё e frikёs nga fenomenet natyrore dhe neglizhimit ndaj Përёndisё.

Kjo kohё mё tё gjitha sfidat e saj i pёrgjigjet disa indikatorёve tё cilёt e sjellёn deri te ne.Ato janё tё shumtё por ndёr ta janё edhe indikatorёt ekonomikё. Dimё se bota islame nё pёrgjithёsi ёshtё e pazhvilluar dhe ka njё pёrqindje tё lartё tё papunsisё por nё veçanti komuniteti shqiptar musliman njёashtu gjendet nёn kthetrat e varfёrisё.Deri tё varfёria shqiptarёt erdhёn me vetdёshirё dhe me egoizёm matrialist tё ngjyrosur me ngjyra tё ashtuquajtura progresive përёndimore tё cilёt e futёn komunitetin shqiptar nё lojёn e quajtur varёsi varfёrore.Sot nё tokat ku jetojnё shqiptarё ka njё numёr tё konsiderueshёm tё rinjshё qё shpёtimin e vetёm e shohin jashta atdheut tё tyre nё ato vende ku ishin tё privuar nga e drejta ekonomike dhe parёsore pёr njё jetё tё qetё dhe tё begatshme si shumica e popujve nё botё.Ata konsiderojnё se përёndimi ёshtё ai shkopi magjik qё brengat e tyre i largon pa thёnё dy fjalё dhe mendojnё se kёnaqёsia e pёrjetshme ёshtё ajo qё pёrjetohet nё momente dhe kanё harruar predikimin e stёrgjyshёrve tё tyre tё cilёt me mjeshtёri kombinonin materien me shpirtёroren, jetёn e kёsaj botë me ahiretin.Si rezultat i kёtij ndikimi negativ erdhёm deri tё kjo papunsi e madhe dhe largim i rinisё nga trevat shekullore dhe asimilim i tyre i tёrёsishёm nё njё ideologji deri nё moment tё huaj pёr kёto shpirtёra por mjaft tё rezikshёm pёr identitetin tonё.I riu jonё pёrvec qё bёhet banor i përёndimit atij i lind nevoja e investimit atje dhe e koordinimit tё jetёs sё tij me rregullat e atyre vendeve , dhe ata paraqesin konsumatorёt mё tё ndikueshёm nё tregjet e tyre, e vendlindja e tyre vuan nga inflacioni, vuan nga deficiti, vuan nga papunsia.Nё kёto momente kur i riu ynё ёshtё larguar nga pasuria mё e madhe shpirtёrore e tij lind e vetmja shpres pёr ringjallje nga kjo pasuri e madhe shpirtёrore qё ka dhёnё ilacin pёr shumё sёmundje tё shumё shekujve dhe do tё jap deri sa tё egzistoj termi nevoj.Islami ёshtё ajo fe qё i fisnikёroi popujt nё botё e poashtu e fisnikёroi edhe popullin tonё shqiptar qё nё kёto momente nevojё prioritare duhet ta ketё atё nёse donё shpёtimin.

Muhamedi a.s. nё njёrёn prej thёnieve tё tij thotё:”Lehtёsoni e mos vёshtirёsoni”,
prandaj edhe Islami kujdeset edhe kaq shumё pёr qenien njeri.Islami njeriun e vendosi mbi qeniet e tjera nё botё dhe e bёri udhёheqёs tё kapaciteteve prodhuese dhe intelektuale nё rruzullin tokё ndёrsa nga ai kёrkohej vetёm qё emanetin ta çoj nё vend qё e mori mbi supet e veta.Ndërkaqë dihet që Islami ndërtohet në bazamente, ku pjesë e tyre që më së shumti kujdes i kushton pjesës ekonomike është Zekati, si shtyllë e Islamit pa të cilën imani ynë në All-llahun nuk do të ishte i plotësuar dhe nuk do të kishte vlerën e duhur.
[1]Zekati paraqet elementin integral të shkencës ekonomike islame, me të cilën sigurohet sistemi i mbrojtjes së detyrueshme sociale për pjesën e rrezikuar të popullsisë.
[2]Zekati është një nga shtyllat e Islamit dhe në të njejtën kohë edhe bazë e obligimeve ekonomiko financiare në Islam me të cilin Islami tenton të vendosë baraspeshë në shoqëri në mes të pasurve dhe të varfurve, e me këtë do të ndërtohet pa kurrëfar dyshimi një shoqëri reale, përparimtare, e qetë dhe solidare..[3]Nga ana gjuhësore Zekat d.t.th rritje dhe shtim, ndërsa nga ana e terminologjisë së legjislacionit Islam, zekat d.t.th.:Adhurim i All-llahut duke nxjerrë një të drejtë të detyrueshme prej pasurisë personale, për një grup të veçantë njerëzish në një kohë të caktuar.
[4]Fjala zekat është përsëritur në trajtën e shquar në Kur`anin famëlartë tridhjetëherë.Prej tyre në njëzeteshtatë vende , ka ardhur bashkangjitur me namazin në një ajet, ndërkaq në një vend është përmendur në një kontekst me namazin , edhe pse nuk është në një ajet.Ja disa shembuj konkret:

All-llahu xh.sh. thotë në kur`an:[5]”Falni Namazin dhe jepni Zekatin e çdo gjë të mirë që e përgaditni për veten tuaj, do ta gjeni tek All-llahu”
[6]“Falni Namazin dhe jipni Zekatin dhe bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit, mbase kushtu mëshiroheni.”
[7]“Ata nuk ishin të urdhëruar vetëm që të adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqert ndaj tij,që të largohen nga çdo besim i kotë, të falnin Namazin dhe të jipnin Zekatin se kjo është feja e drejtë”

Ndërkaq Muhammedi a.s. thotë: "Nuk ndodh që një popull të ndale dhënien e zekatit, e të mos ju ndalet shiu i qiellit. Sikur të mos ishin kafshët, (për njerëzit) nuk do të binte shi."
«Jam urdhëruar të luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar me të drejtë përpos All-llahut dhe se unë jam i Dërguari i All-llahut, derisa ta falin namazin dhe ta japin zekatin e nëse e bëjnë këtë, ata e kanë garantuar prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre»
«Dhe bëji të ditur se All-llahu i ka bërë atyre detyrim zekatin prej pasurisë së tyre»
Sahihu-l-Buhari dhe Muslimi

Nёse muslimanёt tё ishin musliman ashtu si quhen nuk do tё kishte varfёri nё tokat tona dhe do tё ishim njё vend me ekonomi mjaft fleksibile dhe rentabile qё do t`i sfidonte ekonomitё përёndimore.Por ne sё pari jemi shqiptar e pastaj musliman prandaj edhe jemi ku jemi momentalisht. Nё vend se tё pasurit tё mos organizojnё garime nё zgjedhjen e miss dhe missterit shqiptar ata me 2.5% tё pasurisё sё tyre do tё zgjidhnin problemin e varfёrisё nё tokat tona pёr 100 vjet.Normal ai 2.5% tё ndahej nga duar tё pakorruptuara dhe nё investim ekonomik me qёllim tё ngritjes sё popullit tonё matrialisht dhe moralisht nё kёtё botё.Kjo ёshtё vetёm se njёra prej dispozitave tё shumta qё Islami na dhuroi , ajo na urdhёron edhe sadakanё dhe shumё gjёra tjera qё janё nё kundёrshtim me varfёrinё dhe qё e stimulojnё investimin.Dhashtё Zoti qё tё pasurit tanё t`i kthehen rrugёs Islame dhe qё tё varfurit tanё t`i pёrkulen All-llahut dhe tё kenё durim se njё ditё do tё bёhet mirё edhe pёr to.Tё All-llahut jemi dhe te Ai do tё kthehemi...

 
Hamdi Nuhiju
Kumanovë
27 05 2005

Literatura e shfrytëzuar:

1.Kur`ani famëmadh , përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmedi.
2.Sahihu-l-Buhari,
3.Sahihu-l-Muslim,
4.Fikhu Zekat 1, Dr.Jusuf Kardavi , Shkup 2005
5.Zekati detyra e panjohur, el-Xhibrin , el-Uthejmin, Bin Baz, Ali Ahmed es-Salus, Tiranë 2003
6.Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam , Mr.Bashkim Aliu , Shkup 2005
7.Mendimet Ekonomike Islame I ,Grup Autorësh

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Mendimet Ekonomiko Islame I , Grup Autorësh fq.26 Tetovë 2002
[2] Karakteristikat e Sistemit Ekonomik Islam, Mr.Bashkim Aliu fq.122 Shkup 2005
[3] ZEKATI,detyra e panjohur , Grup Autorësh , fq.12 Tiranë 2003
[4] FIKHU ZEKAT 1, Dr.Jusuf el-Kardavi , fq.43 Shkup 2005
[5] El-Bekare,110
[6] En-Nur,56
[7] El-Bejjineh,5

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 591 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024