E shtunë, 23/11/2024, 00:59
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Zekati [36]
Agjërimi i Ramazanit [140]
Shehadeti - Dëshmia [10]
Namazi [7]
Haxhxhi [0]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Shtyllat e Fesë » Zekati

Kamata, tatim ndaj shejtanit

 

 

Kur shejtani mohoi krijesën e quajtur njeri, ai u përbetua se deri në fund të njerëzimit do ta kthejë në rrugën e tij dhe do ta largoj nga Krijuesi.Po s`ka dyshim se besimtari i devotshëm nuk bie në intrigat e tij.

 Mirëpo metodat për rënien tonë në duart e shejtanit janë të shumta.E njëra prej tyre është edhe tatimi i jonë i dhënë shejtanit ose më mirë thënë kamata.[1]Në ekonominë islame ka dy cështje kryesore që duhet studiuar, analizuar dhe sqaruar në të gjitha aspektet.Këto janë dy cështje kontradiktore.Njëra është e aspektit pozitiv, kurse tjetra e aspektit negativ.Njëra u takon obligimeve islame, madje pesë shtyllave të tij themelore, kurse tjetra u takon gjërave rreptësitë të ndaluara në Islam, madje shtatë mëkateve më të mëdha.Cështja e parë është zekati, ndërkaq e dyta është kamata.Për atë , kush e mohon domosdoshmërinë e të parës dhe ndalueshmërinë e së dytës, me konsensusin e dijetarëve është mosbesimtar-renegat.

Ndërsa si objekt analize e këtij punimi është pjese negative e cila studiohet nga ekonomia islame, kamata.Kamata është një element i cili haset në shoqëritë e lashta njerëzore dhe mund të themi se kulminacionin e saj e ka arritur në kohën në të cilën edhe po frymojmë.[2]Aristoteli e ka trajtuar kamatën në librin e tij të njohur “Politika”, duke e bërë dallimin midis dy llojeve të fitimit.Njëri prej tyre ka për qëllim realizimin e nevojave reale të individit, kurse tjetri ka për qëllim kryesor shtimin e pasurive dhe investimet e tyre deri në pafundësi.Ky është ai fitimi i poshtër dhe i paligjshëm....Kurse është interesante të theksojmë se Platoni nëncmon kamatën në librin e tij “Ligji”dhe ndalon praktikimin e saj duke thënë:...”nuk i lejohet personit të jap borxh me kamatë.”
Ky është një vështrim i dy filozofëve të njohur të njerëzimit të cilët kontribuan mjaft në lëminë e tyre.Njëri ishte mendim se duhet pranuar kamata dhe ndarja e fitimit.D.m.th. kamata llogaritet fitim dhe si i tillë është i lejuar sipas Aristotelit, dhe mendimi tjetër i cili rreptësisht ndalon atë është mendimi i një filozofi mjaft të njohur në shoqëri Platonit.Ky është aspekt i përgjithshëm dhe mjaft modest.Ndërsa sa i përket feve ato ndalojnë rreptësisht marrjen e kamatës dhe shfrytëzimin e saj.Po citojmë disa thënie nga librat e tyre sa për të sjellë një masë të qëndrueshme argumentimi.

[3]“Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t`ua kthejnë, cfarë merite do të keni nga kjo?Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve . që t`u kthehet aq sa dhanë.Por ju t`i doni armiqt tuaj , bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë...”Pra edhe fetë tjera dënojnë dhe inicojnë kah mirësia dhe jo ligësia e shejtanit.Shkurtimisht folëm rreth e qark kamatës dhe shoqërisë së lashtë njerëzore, edhe pse shumica e njerëzve e kanë aprovuar nëpër shekuj dhe ende atë e aprovojnë , dëmet e saj janë shumë të mëdha për njerëzimin dhe shoqërinë në tokë.Edhe pse janë të mëdha, njerëzit prapë vazhdojnë me atë dhe nuk ndalen dot, pasiqë janë bërë të varur prej shejtanit dhe kanë harruar Krijuesin e shejtanit dhe njeriut.Islami është ajo fe e cila gjeti zgjidhje edhe për këtë problem si për gjitha problemet e lindura në shoqërinë njerëzore.Ne vetëmse duhet të aprovojmë rregullat e Islamit dhe t`i përmbahemi parimeve të tij.Nëse e arrijme të bëjmë këtë atëhere ne nuk do të kemi problem me asnjë fenomen në shoqëri.[4]Kamata para islamit kishte efektet e saja të këqija dhe shkatërrimtare.Megjithëatë, këto pikëpamje të deformuara e të shëmtuara të shfaqura nga fytyra e saj e ngrysur, që të gjitha këto nuk kishin dalur në pah në shoqërinë paraislame sic vërehen sot dhe sic janë shpalosur në botën aktuale.[5]Fjala kamatë vjen nga fjala “Erba”, kur dikush i shton dikujt dicka tjetër, ose vjen nga fjala “Rebua” që do të thotë një vend i ngritur për shkak të fryerjes së tij të tepërt që e bënë të dallohet nga vendet tjera.Thotë All-llahu xh.sh. në kur`an:[6]”All-llahu e zhduk kamatën dhe shton lëmoshat”.

[7]Nga Ibn Mes`udi transmetohet se ka thënë:” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar shfrytëzuesin e kamatës dhe dhënësin e saj.”
Këto janë vetëm se një pjesë e vogël ku urdhërohet ndalimi i saj , se përndryshe ka shumë ajete kur`anore që janë strikte në këtë drejtim dhe shumë thënie të Profetit tonë që insistojnë në këtë lëmi.Është me rëndësi të dihet se kamata hynë në grupën e shtatë mëkateve të mëdha.Ndërsa shkaku kryesor për mëkatim është vet shejtani i cili luan me ndjenjat tona.Ne lirisht edhe mund të konstatojmë se me jetësimin e kamatës ne vetëmse i plotësojmë një ëndërr dhe dëshirë vet shejtanit, ndërsa plotësimi i një ëndërre dhe dëshire në një vend jo të duhur sjellë pasoja të papërballueshme për individin dhe shoqërinë.E vecanërisht kur është në pyetje shejtani i cili mohoi urdhërin e All-llahut dhe u përbetua para Tij se do ta devijoj shoqërinë njerëzore me mish e me shpirt deri në momentin e fundit të ekzistencës njerëzore.[8]Me ndalimin e kamatës Islami mbron interesin njerëzor, moralin , shoqërinë dhe ekonominë në përgjithësi.Dijetarët islam i kanë analizuar arsyet dhe urtësinë e ndalimit të kamatës me argumente të shëndosha , të cilat edhe zbulimet shkencore i kanë konfirmuar, madje edhe kanë shtuar mendime të reja.
Kamata ka mjaft pasoja në shoqëri të cilat janë të shumta dhe shumdimenzionale.Ato janë probleme të thella dhe serioze të cilat vecant kërkojnë analizë, studim, zgjidhje dhe alternativa të reja nga dalja e tyre.Ne mund të vërtetojmë se përmes kamatës:


1.Njerëzit bëhen të varfur, njerëzit që japin të holla me kamatë ato shtojnë pasurinë e tyre dhe implikojnë mundësi të reja në treg.Stimulojnë monopolin dhe në këtë mënyrë kanë zgjatur duart e tyre të fëlliqta edhe te cmimet të cilat i paguan qytetari i thjesht.Dhe në këtë mënyrë ai edhe më shumë varfërohet.


2.Shtetet bëhen të varfur, përmes marrjes së kredive nga shtetet tjera ato hyjnë borxhe në shuma të mëdha dhe në këtë mënyrë e kanë shumë vështirë të pavarësohen.Shkaku kryesor i kësaj nuk janë vetëmse shumat e marra hua, por shkak tjetër dhe themelor janë edhe kamatat e mëdha të cilat i vendosin shtetet e fuqishme ekonomikisht me qëllim që t`i kenë nën kontroll pjesën tjetër të botës.


3.Humb ndjenja e mbrojtes së atdheut, shteti amë duke u futur në borxhe të thella , ai nuk ka mundësi që qytetarëve të saj t`u ofroj zgjidhje dhe shërbime adekuate për nevojat e tyre.Kështu një pjesë të madhe të barrës së rëndë ekonomike të shtetit e bartë edhe individi i cili detyrohet nga shteti të paguaj tatime shtes të mallrave të ndryshëm ushqimor me qëllim që shteti të arrijë një masë stabilizimi.Në këtë mënyrë humbet ndjenja e mbrojtes së atëdheut nga stuhitë e errëta të kohës.


4.Humbin shpresat për jetë, ato të cilët nuk kanë patur fatin të kenë vendbanim të përkohshëm në rruzullin tokë, pasiqë vendbanimi i përhershëm është në ahiret, detyrohen të marrin kredi që për një periudhë ta kthejnë atë.I shkreti njeri tërë jetën e tij punon për ta paguar shtëpinë e tij të marrur me kredi dhe me një shumë plus të parregullt që kënaq oreksin e shejtanit.
Këto janë vetëm disa prej pasojave të shumta të kamatës që argumentojnë ndalimin e saj.Të shpresojmë se e ardhmja do të jetë në favor të sadakasë dhe zekatit dhe në disfavor të kamatës dhe metodave jotëlejuara ekonomike.Të All-llahut jemi dhe te Ai edhe do të kthehemi.

 

Hamdi Nuhiju
Kumanovë
21 06 2006

 

Literatura e konsultuar:
1.Kur`ani përkthim me komentim në gjuhën shqipe nga Sherif Ahmeti,
2. Rijadijus-Salihin, Imam Nevevi , Shkup 2003
3. Hallalli dhe Harami në Islam , Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2002
4. Kamata nga pikëvështrimi kur`anor, Sejid Kutb, Shkup 2002
5. Fikhu Zekat 1, Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2005
6. Kamata lufta me All-llahun, grup autorësh, Tiranë 2004
7.Bibla , sipas diodatit të ri, Tiranë 2000

 

[1] Fikhu Zekat 1, Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2005, kopertina në fund…
[2] Kamata lufta me All-llahun, grup autorësh, Tiranë 2004 f.16
[3] Ungjilli sipas Lukës, Zgjedhja e të dymdhbëdhjetëve, 34, 35
[4] Kamata nga pikëvështrimi kur`anor, Sejid Kutb, Shkup 2002 f.8
[5] Kamata lufta me All-llahun f.10
[6] El-Bekare, 276
[7] Rijadijus-Salihin, Imam Nevevi , Shkup 2003 f.460
[8] Hallalli dhe Harami në Islam , Dr.Jusuf Kardavi, Shkup 2002 f.238

Kategori: Zekati | Shtuar nga: shpend-xhelili (16/08/2009)
Klikime: 951 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024