E mërkurë, 18/09/2019, 16:29
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 3
Vizitorë: 3
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukimi i fëmijëve

Rregullat islame për foshnjen e porsalindur
Rregullat islame për foshnjen e porsalindur

Shkruar nga Sheikh Muhamed Salih El-Munaxhid
 
E lusim Allahun ta bekojë foshnjen tuaj dhe juve dhe ta bëjë atë të drejtë dhe të devotshëm kështu që ai do të peshojë në peshoren e veprave tuaja të mira.

E para:
Transmetohet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Kur vdes biri i Ademit, të gjitha veprat e tij të mira përfundojnë përveç tri: sadakasë ‘gjarijeh’ (veprimet e bamirësisë), dijes së dobishme dhe fëmijës së drejtë i cili lutet për të.” (Transmetuar nga Muslimi, 1631).

E dyta:
Nuk ka ndonjë vepër që është e përshkruar në Sheriat për përgatitje një ditë ose dy para se të lindë foshnja. Por, njeriu mund të bëjë dua të përgjithshme, si lutja që i porsalinduri të jetë i shëndoshë dhe i sigurt, të udhëzohet, etj. Allahu përmend në librin e Tij lutjen e gruas së Imranit e cila ka thënë (shpjegimi i kuptimit):

"(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: "Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vërtet Ti je Ai që dëgjon e di!" E kur ajo e lindi tha: "Zoti im, unë e linda femër!" Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. "Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t'i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.” (Kur’an, Al- Imran, 3: 35-36)

Në vijim janë paraqitur veprat që duhet bërë në ditën e lindjes së fëmijës dhe pas kësaj:

1. Është mustehab të bëhet tahneek dhe të lutet për fëmijën.
Transmetohet se Ebu Musa ka thënë: "E kisha një djalë dhe ia dërgova atë Profetit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të). Ai e emëroi atë Ibrahim i dha Tahneek me disa hurma dhe e luti Allahun ta bekojë atë e pastaj m’a ktheu mua.” (Transmetuar nga Buhariu, 5150; Muslimi, 2145). Tahneek domethënë t’i vendosësh diçka të ëmbël si hurma ose mjaltë në gojën e fëmijës porsa të lind.

2. Është e lejueshme të emërohet fëmija në ditën e parë ose në të shtatën.
Është transmetuar se Enes ibn Maliku ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Më ka lindur një djalë sonte dhe unë e emërova me emrin e babait tim, Ibrahim.” (Transmetuar nga Muslimi, 3126)

Është transmetuar se Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) bëri akikën për Hasanin dhe Husejnin në ditën e shtatë dhe iu la atyre emrat. (Transmetuar nga Ibn Hibbani, 12/127; al-Haakim, 4/264.)

3. Akika dhe synetimi

Është transmetuar nga Selman ibn Amiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) se Profeti (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Për djalë duhet të ketë akika. Therrni (një kafshë) për të dhe i largoni gjërat e dëmshme prej tij (e bëni synet).” (Transmetuar nga Tirmidhiu, 1515; Nesaiu, 4214; Ebu Davu di, 2839, Ibn Maxhe, 3164. Hadithi është klasifikuar sahih nga Albani, Allahu e mëshiroftë, në al-Irva, 4/396).
Është transmetuar se Samureh ibn Gjundubi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: "Djali është peng i akikës së tij. Sakrifica duhet të bëhet për të në ditën e shtatë, atij duhet t’i lihet emri dhe koka e tij duhet të rruhet.” (Transmetuar nga Tirmidhiu, 1522; Nesaiu, 4220 dhe Ebu Davudi, 2838. Hadithi është klasifikuar sahih nga Albani, Allahu e mëshiroftë, në al-Irva, 4/385).
Imam ibn el-Kajimi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Të mirat e akikës janë:

- Është sakrificë me kuptim që fëmija i afrohet Allahut menjëherë porsa të sillet në këtë botë.
- Është çlirim për të porsalindurin; akika e tij e çliron atë kështu që ai mund të ndërhyjë për prindërit e tij.
- Është sakrificë me të cilën çlirohet i porsalinduri sikur Allahu që e çliroi Ismailin me dash.
- Ndoshta e mira tjetër e akikës është mbledhja e të afërmve dhe shokëve për gosti.

4. Synetimi është pjesë e Sunetit-Fitres (praktikë e lidhur me prirjen e pastër dhe të natyrshme të burrit). Është e obligueshme për djemtë sepse është e lidhur me çështjen e pastërtisë e cila është kushti themelor i namazit.

Është transmetuar nga Ebu Hurerja: "Pesë gjëra janë të lidhura për Fitreh: synetimi, largimi i qimeve nga vendet intime, heqja e qimeve të sqetullave, prerja e thonjve  dhe shkurtimi i mustaqeve.” (Transmetuar nga Buhariu, 5550; Muslimi, 257).

E treta:

Ndërmjet syneteve për fëmijën e porsalindur, dijetarët përmendin se ezani duhet të thuhet në veshin e djathtë të foshnjes kështu që gjëja e parë që e dëgjon ai në këtë botë të jenë fjalët e Tevhidit, të cilat do të kenë efekt të madh dhe të bekuar në fëmijën. Nuk ka asgjë që vërteton se  recitimi i ikametit në veshin e majtë të foshnjes është i  urdhëruar.

E katërta:

Rruarja e kokës së fëmijës pastaj lyerja e kokës së tij me shafran është shumë e dobishme. Pastaj është përshkruar të ipet sadaka në vlerë të arit apo argjendit baras me peshën e flokëve. Kjo s’duhet të jipet sipas peshës së vërtetë të flokëve; nëse është shumë e vështirë për ta bërë këtë është e mjaftueshme ta vlerësojmë peshën dhe të japim para baras me çmimin e sasisë së arit ose argjendit.

E lusim Allahu të na ruajë neve dhe fëmijët tanë prej çdo të keqeje dhe t’i mbajë ata të shëndoshë dhe të sigurt në këtë botë dhe në botën tjetër. Allahu e mëshiroftë Profetin tonë, Muhamedin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).


Marrë nga www.islamqa.com
Përktheu: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Edukimi i fëmijëve | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/07/2010)
Klikime: 1685 | Ranguar: 4.5/2
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2019