E premte, 26/04/2024, 19:12
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukimi i fëmijëve

Roli i Nënës në ngritjen e Fëmijëve
 
Roli i Nënës në ngritjen e Fëmijëve
 
 Prandaj "nënë” nxite fëmijën duke i thënë se ti duhet të jesh "më i miri”, nxit konkurrencë të mirëfilltë për të garuar në punët e mira.                                                   
Roli i nënës në shoqëri është i madh. Njëri prej roleve që ka gruaja është të merret me edukimin e fëmijëve. Zoti e nderoi atë me detyrën më të shenjtë, ia besoi rritjen dhe edukimin e fëmijëve prandaj ajo do duhej që këtë detyrë ta kryejë me nder. Këtë detyrë duhet ta kryejë nëna, sepse ajo është më afër fëmijës dhe mu ajo ndikon që nëna ta "dojë" më shumë dhe të kujdeset më shumë për edukimin e fëmijëve.

Fëmijët janë sikur toka pjellore, nëse mbjell në të fara të dobishme ajo nxjerr po ashtu fryte të dobishme. Por, nëse ajo lihet e papunuar, atëherë në atë tokë dalin thera dhe gjemba të ndryshme.

Andaj, më lehtë mund t’i lakojmë pemët në çdo drejtim kur janë ende të vogla. Por kur pemët bëhen të mëdha dhe të gjata, atëherë edhe dhjetë njerëz po të bëhen së bashku nuk do mundin t’i lakojnë ato.

Fëmija është sikur sfungjeri, i cili thithë çdo gjë që bie në të, pa dalluar të keqen prej të mirës, të dëmshmen prej të dobishmes.

Fëmija shikon se çka sillet rreth tij, edhe nëse duket se ai është i angazhuar me lojërat dhe me punët e tij si fëmijë. Për këtë, gjënë më të rëndësishme me të cilën duhet të angazhohemi për ta mbjellë tek fëmija është dashuria ndaj Allahut dhe vetëdijesimi i tij se Allahu e mbikëqyr atë vazhdimisht, haptas dhe në fshehtësi.

Edukata e mirëfilltë fillon tek fëmija qysh prej momentit kur ai del në këtë botë, ngase nëse fëmija prej fëmijërisë thith ambicie, vullnet së bashku me qumështin e nënës, për të qenë më i madhi, i pari ashtu do të bëhet.
Pra, nëse ti e bën që të ndjehet se ai është „fëmijë i mirë, se do të jetë "I pari” dhe ndjen dashurinë tënde, edhe ai do të mendojë për veten e tij se është njeri i mirë e i nderuar.

Prandaj "nënë” nxite fëmijën duke i thënë se ti duhet të jesh "më i miri”, nxit konkurrencë të mirëfilltë për të garuar në punët e mira tek fëmija, bëje fëmijën të ndjehet i lumtur kur kryen vepra të mira, ashtu sikur e bën të ndjehet fajtor kur bën gabime, sepse të gjitha këto shpijnë që fëmija të krijojë besim në vetvete, të jetë më i përqendrueshëm dhe të anojë kah përzemërsia, me çka do të bëhet i aftë të krijojë raporte të mira shoqërore, të bëhet dashamirës për vëllezërit e tij dhe i mëshirshëm ndaj tyre. 

Roli i nënës nuk është vetëm ta stimulojë fëmijën për të qenë më i miri, por roli i saj është edhe të qëndrojë praktikisht për të arritur që fëmija të bëhet më i miri. Prandaj, nëse duam të kemi sukses, duhet t’i rrisim ata me të dyja: me fjalë dhe vepra. Të punojmë me fëmijët që t’iu formojmë atyre identitet dhe personalitet sipas normave të drejta morale.

Kurrë mos përdor thënie të këqija për fëmijën tënd, si: "Largohu nga unë, ti akoma je i vogël për mua, mos fol shumë pa nevojë, ti nuk di asgjë, ti kurrë nuk ke ditur", sepse këto fjalë duken të thjeshta por fëmijën e bëjnë të ndjehet se ai është „fëmijë jo i mirë". Gjithmonë duke e akuzuar e kritikuar, fëmija do të ketë mendim negativ për vetveten.

Ka shkuar njëherë vajza tek babai i saj Malik Ibën Nebi, i cili ka qenë mendimtar dhe i ka thënë: "Më jep disa këshilla për ta edukuar fëmijën”. Babai i tha vajzës: "Sa i ka bërë fëmija.” Ajo iu përgjigj: "Tre muaj” Ai ia ktheu: "Je vonuar për marrjen e këshillave për ta edukuar fëmijën tënd, ngase ti e ke mësuar birin tënd që sa herë ai do të arrijë diçka ta  arrijë duke qarë, andaj kështu rritet dhe mësohet që sa herë do diçka nuk e kërkon në mënyrë burrërore, mirëpo ia fillon të qajë që me lot dhe me mëshirë ta merr të drejtën që i takon. 

Roli i nënës është, pra, që fëmijët t’i orientojë drejt fesë së Allahut, drejt Islamit e kjo për disa arsye, si:

1. Do t’i kthej ata tek Ai (Allahu) që i ka krijuar dhe ia do të mirën atyre më shumë sesa prindërit e tyre dhe është më i mëshirshëm për ta! Siç shënohet edhe në një thënie profetike se një nënës i kishte humbur foshnja e saj dhe pasi që e gjeti, e kapi dhe e shtrëngoi fort atë! Muhamedi, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, i pyeti shokët e tij se çfarë mendoni se a ka mundësi kjo nënë ta hedhë fëmijën e saj në zjarr? Ata iu përgjigjën: "Assesi.” Atëherë i Dërguari, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, iu tha atyre: "Allahu është më i mëshirshëm për robin e tij sesa kjo nënë për birin e saj”. Më thuaj, o prind i dashur, pashë Zotin, pse ngurron ta drejtosh fëmijën tek mësimet islame?

2. Feja islame është fe e natyrshmërisë, është shumëdimensionale, ofron zgjidhje për të gjitha problemet, ka bërë zgjidhje të përkryer në mes shpirtërores dhe materiales, është larg të shndërruarit e njerëzve në murgë (të izoluar në faltore) dhe njerëzve "robot” pa ndjenja siç i ka bërë njerëzit kapitalizmi ku interesi material është lidhja e vetme mes tyre!

3. Është e përshtatshme për të gjitha kohët, si për fëmijën, të rriturin ashtu edhe për plakun. Secili njeri e ka pozitën e vet dhe obligimet e Islamit ndaj pasuesve janë konform këtyre dallimeve.

4. Islami është fe që si simbol të saj ka dijen dhe për këtë na mjafton ta kujtojmë lexuesin se ajeti i parë i zbritur profetit Muhamed, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të, ishte "Ikre”- Lexo, mëso, studio.  Po ashtu njëra prej thënieve të shumta në këtë pikë është hadithi ku thotë: "Me të vërtetë për nxënësin e dijes, melekët i shtrijnë krahët dhe kërkojnë falje për të banorët e Qiellit dhe Tokës, edhe milingona në vrimën e saj, edhe peshku në fundin e detit për atë që u mëson njerëzve të dobishmen”.
 Duke e kuptuar këtë vlerë mirë, kemi parë shumë djem dhe vajza që iu forcuan ambiciet e tyre për dije dhe mjafton t’iu hedhësh një sy shkollave dhe universiteteve e ta shohësh frekuentimin e madh që ka në këto institucione nga besimtarët myslimanë.

5. Islami nuk e sheh moshën problem në vendime por dallimin kryesor e sheh në aftësitë e tyre. Këtë mund ta ilustrojmë me disa shembuj nga jeta e shokëve të Pejgamberit alejhi selam. Njërin prej haditheve bazë të fesë sonë "Ruaje Allahun (respektoji ligjet e Allahut), të ruan Ai ty! Ruaji detyrat ndaj Allahut, e gjen Atë para vetes me ndihmën e Tij! Kur do të lutesh, lute Allahun, si dhe kur të kërkosh ndihmë, kërko prej Allahut! Dije se nëse i tërë umeti mblidhen për të ndihmuar diç, nuk kanë mundësi të dalin në ndihmë më shumë se atë që Allahu e ka caktuar për ty! E nëse janë tubuar për të dëmtuar diç, nuk kanë mundësi të dëmtojnë më shumë se atë që Allahu e ka caktuar për ty! Janë ngreh lapsat dhe janë terur fletët (nga vendimi i marrë më heret)” Pejgamberi ia tregoj Ibën Abasit edhe pse ai ishte në moshën e vogël.

Për fund, ju mbetet prindërve të zgjedhin t’i edukojnë fëmijët e mos t’i lënë pas dore, por t’ua kushtojnë vëmendjen sa më shumë, t´ua dhurojnë dashurinë për Allahun, për Pejgamberin dhe për Islamin.
 
Shkruar nga Blerta Shaqiri
Kategori: Edukimi i fëmijëve | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/07/2010)
Klikime: 1484 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024