Prindër! - luani sa më shumë me fëmijët tuaj!
Loja - pjesë përbërëse e jetës së secilit fëmij.
Është mendim i gabuar që fëmijët duhet të luajnë shumë vetëm sa janë të vegjël, gjegjësisht deri para shkuarjes në shkollë, nga se ky është ndryshim i rëndësishëm në jetën e fëmijës. Pra, me shkuarjen në shkollë, fillojnë edhe obligimet e para të vërteta, ndarja e parë nga prindërit, mënyra e re dhe regjim i ri i jetës, por, edhe përpos kësaj, fëmija mbetet fëmi në kuptimin e vërtetë të fjalës - në ëndrrat e tij, fantazinë, pa brenga (edhe pse në një dozë të vogël, nga se obligimet shkollore shumicës i sjellin brenga) dhe nevojën e madhe për lojë.
Në shumë sisteme të zhvilluara shkollore nevoja e fëmijës për lojë në tërësi respektohet dhe dy - tre vitet e para në shkollë fëmijët kryesisht mësojnë nëpërmes lojës. Mjerisht, sistemet rigjide komuniste dhe socialiste kanë imponuar respektimin e ashpër të rregullave, uniformitetin në punë, idenë e barazisë në të cilat nevojat e ndryshme të fëmijëve, inovacionet dhe kuptimi për punë inovative nuk mundën të vijnë në shprehje.
Ndoshta këto përvoja të hidhura nga shkolla kanë ndikuar tek të rriturit të cilët sot pengojnë fëmijët e tyre, duke mos u ofruar liri të duhur në zhvillim. Në anën tjetër, ekzistojnë edhe prindërit të cilët për së tepërmi lëshojnë fëmijët e tyre dhe përsëri, dëmtojnë edukimin e tyre të drejtë.
Shumica e prindërve, fatkeqësisht kanë paragjykim të keq për shkollën dhe mendimi që ajo është ent në të cilin çdo gjë është e bazuar në ashpërsi, punë të lodhur dhe mësim. E çfarë është më e keqe, këto qëndrime përcillen edhe tek fëmijët.
Hulumtimet kanë treguar që shumica e prindërve mendojnë që fëmijët e urrejnë shkollën.
Në pyetjen: përse dëshironi të shkoni në shkollë? - gati të gjithë fëmijët janë përgjigjur për shkak të lojës, shoqërimit dhe mësimit. Pra, në shkollë ka lojë dhe duhet të ketë! Këtu, assesi nuk arsyetojmë qëndrimet e arsimtarëve të cilët mendojnë që loja në klasë prishë diciplinën dhe autoritetin e tyre, dhe mu për këtë nuk e praktikojnë në mësim. Atyre u duhet tu jetë e qartë që loja është mjet i shkëlqyer edukues dhe që në lojë fëmijët shumçka mund të mësojnë më lehtë dhe më shpejtë.
RËNDËSIA E LOJËS PËR FËMIJËT
Loja ka rëndësi sociologjike, psikologjike dhe rol pedagogjik në zhvillimin e fëmijëve. Roli sociologjik i lojës qëndron në zhvillimin shoqëror të fëmijëve në lojrat kolektive, miratimin e rregullave të lojës, nderimin e normave të sjelljes në lojë, njohja dhe respektimi i lojtarëve tjerë, etj.
Shoqërimi me të tjerët, fëmija komunikon me ata, njoftohet, mëson nga ata, e që më vonë do t'i ndihmoj shumë në komunikim me fëmijët tjerë, por edhe me të rriturit. Roli psikologjik i lojës qëndron në atë që nëpërmes lojës fëmija ushtron dhe mprehë perceptimin (vëzhgimin) e tij, zhvillon fantazinë, mendimin, inovacionin, memorien, por paraqet edhe emocionin e tij. Në lojë fëmijët më së tepërmi përjetojnë gëzimin, kënaqësinë, lumturinë, por rrallë edhe hidhërimin. Loja ndihmon fëmijët si ventil emocional në zbrazjen si të energjisë, ashtu edhe ndjenjave.
Poli pedagogjik i lojës shihet në zhvillimin e cilësive pozitive të personalitetit të fëmijës; shkathtësinë, qëndrimin, durimin, gjeturinë, vazhdimsinë, pastaj zhvillimin e frymës garuese, respektimin e të tjerëve, vetnderimin, si dhe forcimin e cilësive morale të personalitetit.
Përveç kësaj, fëmijët nëpërmes lojës zhvillojnë dhe forcojnë trupin, e që kontribon gjendjes më të mirë shëndetësore të tyre. Kjo posaqërisht ka të bëjë me lojrat në ajër të pastër në natyrë. Me aktivitete fizike forcohet muskulatura e fëmiut, bëhet shkëmbimi fiziologjik i gazrave në mushkëri, përshpejtohet qarkullimi i gjakut, lirohet tepricë e energjisë. Në të kundërtën fëmijët në shumicën e rasteve janë hiperaktiv, nervoz dhe të tërbuar. Këtyre lojrave duhet, si kundërpeshë t'i bashkëngjisim lojëra inovative në të cilat do të nxitet fantazia e fëmijëve dhe inovacionet, duke ndërtuar ndjenjën për bukurinë dhe për inovacionin. Lojrat në të cilat fëmija duhet të mendoj, gjithashtu kanë rol të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijës.
Lojërat manipulative në të cilat fëmijët veprojnë - ndërtojnë, bashkangjesin, jo vetëm që ushtrojnë motorikën e bukur, por edhe koordinimin e syrit dhe dorës, reflekset, ndjenjën për barazpeshë, largësi, etj. Fantazia dhe inovacioni, sikurse në lojërat tjera tërësisht zhvillohen.
LOJA SI METODË TERAPEUTIKE
Shumica e fëmijëve dëshirojnë të lozin me kukullat dhe figurat e personave të dashur. Duke luajtur, ata ose flasin me vetveten (duke huazuar zërin lojës) ose duke ndryshuar ngjyrën e zërit, aktron shumë lojëra me të cilat luan njëkohësisht, qoftë vetëm ose në shoqëri me fëmijët tjerë ose të rriturit. Fëmijët kështu në lojë përjetojnë në situata dhe personazhe dhe pavetëdije mund të japin shumë informata të cilat prindërve ose ndonjë personi tjetër ekspert ti ndihmojnë në kuptimin e gjendjeve psiqike të brendshme të fëmijëve. Psikologët dhe pedagogët në shkolla ndonjëherë shërbehen me lojë si metodë terapeutike. I japin fëmijës disa kukulla duke i thënë se njëra prej tyre është fëmiu, nëna, babi, shoqja e tij dhe fillojnë lojën. Në kukullat prindër përlahen, kjo mund të jetë gjurmë dhe shënim të cilin pedagogu ose psikologu nuk mund ta anashkalojë. Fëmijët gjatë lojës pa vetëdije paraqesin emocionet e tyre, kështu, duke vëzhguar fëmijën përderisa luan mund të kuptojmë shumçka për te; si e pranon disfatën, sa është i durueshëm, sa është ambicioz, a ndalet lehtë para pengesës, nervozohet kur nuk ka sukses, a sillet vrazhdë ndaj lojërave, etj. Përveç kësaj, fëmijët gjatë lojës imitojnë prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat. Imitojnë lëvizjet e tyre, fjalët, dhe të folurit në përgjithësi. Kështu mund të njohim edhe veset e njerëzve që i rrethojnë, mbi atë si komunikojnë njëri me tjetrin, etj. Nëse fëmiut i pengon ajo që babai nga puna vjen i padisponuar e që atëherë çdo gjë e pengon, ai ndoshta këtë në komunikim direkt nuk do ta thotë, por këtë do ta paraqesë, gjithsesi në lojë dhe kukullave do t'u thotë që nuk duhet bërtitur në fëmijët, etj.
Të gjitha këtoj janë shkaqe për lojë dhe praktikimin e saj maksimal. Natyrisht, duhet pasur kujdes për atë që fëmija mund të luaj në pauzën e mësimit apo pas kryerjes së detyrave apo obligimeve tjera shkollore. Lojrat kompjuterike duhet ti largoj (si play station) sepse ato fëmijës nuk i lënë hapësirë për kohë, dhe ai mund të kalojë katër - pesë orë duke luajtur, e mos të flasim për rrezatimin e këtyre aparateve si dhe efektet e tjera të dëmshme të cilat mund të kenë për shëndetin e fëmijës (dobësimi i të parit, çrregullime në mbajtjen e trupit, hipnotizimi me video lojën, etj.)
Pra, kurdo që keni rast, luani me fëmiun tënd, qoftë në shtëpi ose edhe më mirë në natyrë. Mos e ndaloni që të luaj me fëmijët tjerë jashtë shtëpisë (nëse për këtë nuk ka shkak të arsyeshëma), ose që shokët e tij t'i thërras në shtëpi.
Duhet të këni ndërmend që shoqërimi i fëmijës tuaj me moshatarët është më e rëndësishme se rregullimi i bukur i banesës. Nëse ju mundon që pas duhet t'i rregulloni lojërat, të fshini dhomën, etj. Atëherë lëjani fëmijëve, që ata të bëjnë këtë pas lojës.
Mos ia cungoni fëmijës lojën dhe shoqërimin për të ruajtur me çdo çmim qetësinë në shtëpi dhe që të gjitha gjërat me qenë në vendin e vet.
Fëmiu ka nevojë për hapësirë, liri, lumturi...
Bëhuni për fëmijët autoritet pozitiv në mënyrë që ai mos të shkojë në ekstrem dhe mos harroni që edhe loja është punë e fëmijës.
Përgatiti Dr. Ali Iljazi
|