E mërkurë, 24/04/2024, 23:36
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukimi i fëmijëve

Muhamedi alejhi selam me familjen dhe fëmijët e tij
 
Muhamedi alejhi selam me familjen dhe fëmijët e tij
 
 
 "Ai ishte në shërbim të familjes së tij derisa vinte koha e namazit, kur shkonte të falej.”Ajshja, gruaja e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
"I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i arnonte sandalet, qepte rrobat e tij dhe sillej në shtëpi si secili prej jush që sillet në shtëpinë e tij. Ai ishte njeri,..., e milte delen dhe i kryente punët e tij të përditshme.” (Transmetuar nga Tirmidhiu)

 
Ajo, Allahu qoftë i kënaqur me të, gjithashtu ka thënë:
"Ai arnonte rrobat e tij dhe u vinte shputa sandaleve të tij.” Ajo njëherë ishte pyetur: "Si ishte ai me familjen e tij?”, dhe ishte përgjigjur:
"Ai ishte në shërbim të familjes së tij derisa vinte koha e namazit, kur shkonte të falej.”

Ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar:
"Kurrë nuk kam parë më të mëshirshëm me fëmijët se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.” (Transmetuar nga Muslimi)

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka transmetuar se:
"I Dërguari i Allahut kurrë nuk e ka përçmuar asnjë ushqim; nëse i ka pëlqyer e ka ngrënë atë dhe nëse nuk i ka pëlqyer e ka lënë.” (Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi)


Marrë nga:
www.muhammad.net
Përktheu: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Edukimi i fëmijëve | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/07/2010)
Klikime: 1135 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024