Ajo e bën veten të dashur ndaj bashkëshortit tësaj
Gruaja e vërtetë muslimane është gjithmonë tenton dhe dëshiron ta fitojë dashurinë e bashkëshortit të saj dhe ta kënaqë atë. Ajo i flet atij fjalë të sjellshme dhe jo fjalë mërzitëse. Ajo i sjell atij lajme të mira, por lajmet e këqija mundohet t'i fshehë sa më shumë që mundet, apo ia tregon në atë kohë që është më e përshtatshme për të. Nëse ajo e vëren se lajmin e keq duhet patjetër t'ia tregojë bashkëshortit, atehërë ajo e gjen kohën më të duhur për ta bërë atë. Kështu "godtija" do të ishte më e lehtë për të (bashkëshortin). Kjo me të vërtetë është një aftësi e mire dhe njëkohësisht e rrallë sepse gjendet vetëm tek femrat e mençura.
Shembull i këtillë prej femrave muslimane ishte Aishja r.a. e cila iu afrua pejgamberit s.a.v.s. atëbotë kur pejgamberi s.a.v.s. u pat larguar prej tyre për një muaj. Ai s.a.v.s. pat thënë: "Nuk do t'iu afrohem atyre për një muaj!" Kur kaluan 29 ditë, ai së pari erdhi te Aishja r.a.. Ajo i tha: "U betove se do të qëndrosh për një muaj larg nesh dhe vetëm 29 ditë kanë kaluar, i kam numëruar një nga një." Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Ky muaj i ka pasur 29 ditë." [Fet-h el Bari, 5/116]
Kur Aishja r.a. i tregoi pejgamberit s.a.v.s. se i kishte numëruar 29 ditët, kjo ishte një shenjë e pastër që e shfaqte dashurinë e Aishes kundrejt bashkëshortit të saj (pejgamberit s.a.v.s.) se si ajo e kishte numëruar kohën nga malli që e kishte pasur për pejgamberin s.a.v.s.. Kjo që e tha Aishja, pejgamberin s.a.v.s. e gëzoi edhe më shumë, kështuqë kur iu khtye bashkëshortëve të tij, filloi së pari me të.
Gruaja muslimane e vërtetë i njeh dhe i heton pëlqimet dhe shprehitë e bashkëshortit të saj dhe mundohet që (atyre pëlqimeve dhe shprehive) t'u qëndrojë si duhet, me qëllim që martesa e tyre të mos shkatërrohet. Është rrëfyer se Shurejhi ishte martuar me një femër nga fisi Benu Handhale. Në natën e tyre të martesës, secili prej tyre i falën dy rekate dhe e lutën All-llahun që t'i bekojë ata. Pastaj ajo iu kthye Shurejhut dhe i tha: "Unë jam e huaj dhe nuk di shumë për ty. Më trego se çka pëlqen, kështuqë do ta bëj atë dhe tregomë se çka nuk pëlqen dhe do të shmangem nga ajo." Shurejhi ka thënë: "Ajo ka qëndruar me mua për 20 vite dhe asnjëherë nuk është dashur ta qortoj, përveç se në një rast e edhe në atë rast unë isha gabim."
Kjo është gruaja plot rrespekt ashtu siç e do Islami, e përgjegjshme për shtëpinë e tij dhe lojale ndaj bashkëshortit të saj dhe gjithmonë e kujdesshme për ta mabajtur në këmbë lidhjen me bashkëshortin e saj. Nëse diçka e çrregullon martesën e tyre, ajo nxiton ta qetësojë situatën me mirëkuptimin dhe dashurinë e saj të sinqertë. Ajo nuk e dëgjon pëshpëritjen e djallit, i cili e nxit të bëjë keq dhe ajo asnjëherë nuk nxiton të kërkojë shkurorëzim nga bashkëshorti i saj. Pejgamberi s.a.v.s. u dha vërejtje atyre grave që kërkojnë shkurorëzim pa ndonjë arsye legjitime se mund të mos e ndjejnë
aromën e Parajsës: "Nëse ndonjë grua i kërkon shkurorëzim bashkëshortit të saj pa ndonjë arsye të fortë, nuk do të ndiejë aromën e Parajsës." [Tirmidhiu, 2/329]
Ajo nuk i demaskon sekretet e tij
Gruaja e ndershme nuk i demaskon sekretet e bashkëshortit të saj dhe i tregon askujt për atë që e flet me bashkëshortin e saj. Ajo asnjëherë nuk do të kishte rënë në nivelin e atyre grave që të tregojnë gjithçka që flasin me bashkëshortët e tyre. Ajo gjithashtu asnjëherë nuk do të kishte pranuar që të jetë në mesin e atyre grave që pejgamberi s.a.v.s. i ka përmendur në hadithin e tij: "Njerëzit më të keqë në Ditën
e Gjykimit janë ata që njerëz që..., ai mashkull që i zbulon sekretet e bashkëshortes së tij dhe ajo femër që i demaskon sekretet e bashkëshortit të saj." [Muslimi, 10/8]
Janë disa sekrete, demaskimi i të cilëve nuk prish shumë punë, mirëpo prapëseprapë të demaskuarit e tyre është i keq dhe i papranueshëm. Të mbajturit e sekreteve ashtu si janë (të patreguara) është një punë shumë e vlefshme, ndërkaq të demaskuarit e tyre është një gabim trashanik, gabim ky prej të cilit nuk mundet shumëkush nuk mundet të jetë imun. Përjashtim është rasti i pejgamberit s.a.v.s. kur ai ia pat besuar një sekret Hafsës, e kjo ia tregoi Aishes, e ky (demaskim) çoi deri në një haos në shtëpinë e pejgamberit s.a.v.s., kështuqë ai s.a.v.s. u largua prej grave të tij për një muaj meqë ishte shumë i hidhëruar prej tyre. [Transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe të tjerët]
Gjithashtu në lidhje me këtë çështje ishte shpallur ky ajet: "(Përkujto) kur pejgamberi njërës prej grave të veta ia kumtoi një lajm fshehurazi një lajm, e kur ajo e tregoi atë (lajm), e All-llahu ia tregoi (pejgamberit të Tij) për (zbulimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri asaj me dije një pjesë të tregimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njoftoi atë ( gruan) me atë që atë (që i kishte treguar), ajo tha: E kush ta tregoi ty këtë? Ai tha: Më tregoi i Gjithëdijshmi, Njohësi i të fshehtave!" (ET TAHRIM, 3)
Një nga bekimet më të mëdha që All-llahu i Lartësuar ia ka dhuruar muslimanëve në veçanti dhe njerëzimit në përgjithësi është se Ai jetën e pejgamberit s.a.v.s. e ka bërë si libër të hapur, në të cilin (libër) mund të mësohet besimi i tij dhe aplikimi i tij në jetën praktike. Asgjë nuk është sekrete as e fshehur. Çështjet dhe ndodhitë që njerëzit i mbajnë sekret, në Kur'an dhe Sunet janë të sqaruara, madje edhe dobësitë njerëzore që nuk mund të shmangen. Të gjitha këto (çështje) janë të sqaruara me qëllim që njerëzit ta shohin dritën prej errësirës dhe të drejtën prej jo të drejtës.
Shokët e pejgamberit s.a.v.s., All-llahu qoftë i kënaqur me gjithë ata, e kuptonin se jeta e pejgamberit s.a.v.s. ishte plotësisht e përkushtuar ndaj All-llahut të Lartësuar dhe mesazhit të Tij, kështuqë pse ata të mbajnë diçka fshehtë prej jetës së tij? Tregimet që janë rrëfyer rreth jetës së tij, shtëpisë së tij dhe grave të tij paraqesin aplikim praktik të fjalëve të thëna nga ai prej më parë dhe për këtë arsye, shokët e tij e transmetonin jetën e tij në detaje. Këtu vlen të thuhet se atyre nuk u shpëtonte asnjë aspekt prej jetës së tij pa u analizuar dhe transmetuar, qoftë nëse ai (aspekt) ishte i madh apo i vogël. Kjo njëherit është një mënyrë që All-llahu i Lartësuar e bëri me qëllim që jeta e të dërguarit të Tij të jetë regjistrohet dhe të memorizohet, duke përfshirë detaje të sakta.
Ajo qëndron pranë tij dhe i ofron ndihmë
Një nga ligjet që All-llahu i Lartësuar i ka vënduar në këtë jetë është që meshkujt dhe femrat duhet të bashkëpunojnë së bashku për ta kultivuar dhe populluar llojin njerëzor e gjithashtu edhe për t'i prirë punëve që kjo jetë është e karakterizuar. Meshkujt nuk mund të veprojnë pa femrat por edhe anasjelltas. Prandaj, Ligji islam i mëson meshkujt që të bashkëpunojnë me gjininë e tyre të kundërt. Islami i jep kurajo mashkullit që t'i ndihmojë bashkëshortes së vet sa më shumë që mundet. Pejgamberi s.a.v.s., i cili është shembull për gjthë muslimanët, i ndihmonte dhe i shërbente familjes së tij.
Islami ashtu sikurse pret nga burri që t'i ndihmojë gruas së vet rreth punëve të shtëpisë, ashtu pret edhe prej gruas që t'i ndihmojë bashkëshortit të saj rreth punëve të tij dhe t'i ofrojë ndihmë aty ku mendon se mendimi i saj është më i përshtatshëm.
Historia na tregon se gratë muslimane radhiteshin në aradhat luftarake së bashku me meshkujt, për të luftuar në rrugën e All-llahut. Ndërkaq disa të tjera, sjellnin ujë për pirje, për pastrim, kujdeseshin për të plagosurit e kështu me radhë. Përkundër që kujdeseshin për të tjerët, ato gjithashtu dinin të mbahen fort kur familjarët e tyre (qoftë bashkëshorti ose biri) binin shehid të luftës.
Në anën tjetër, kontributi i grave në jetën publike nuk ishte vetëm gjatë betejës së luftës, ato (gratë) qëndronin me burrat e tyre edhe gjatë kohës së paqes, që është shumë normale, duke i ofruar mendime të tyre që shpesh dilnin të vlefshme... I qetësonin zemrat e tyre kur nevrikoseshin dhe në rast të ndonjë vështirësie.
Historia na tregon shumë meshkuj të cilët kanë marrë këshilla nga bashkëshortet e tyre dhe kanë punuar sipas tyre. Një prej tyre është edhe pejgameberi s.a.v.s. i cili i dëgjontë këshillat e Kadijes, Umu Sulejmes, Aishes dhe grave tjera që i kishte në pronën e vet.
Femra e sinqertë muslimande e kupton barrën që Islami e ka vënë mbi shpatullt e saj, duke e obliguar atë që të jetë bashkëshorte e mirë ndaj bashkëshortit të saj, të përkujdeset për atë, ta kënaqë atë. Ajo nuk e kursen këshillën e saj kur e sheh se bashkëshortit të saj i duhet ajo (këshilla) dhe ajo asnjehrë nuk heziton t'i qëndrojë pranë.
Hatixhja r.a. ishte një shembull i femrës që ndikoi tek bashkëshorti i vet. Kur pejgamberit s.a.v.s. i zbriti pjesa e parë e Shpalljes, ai dridheshte dhe asaj i tha: "Më mbulo, më mbulo!" Ajo nxitoi t'ia ofrojë ndihmën dhe përkrahjen e saj. Buhariu dhe Muslimi e rrëfejnë tregimin e Aishes r.a. rreth asaj se si Shpallja filloi dhe mënyrën mahnitëse që Hatixhja r.a. sillej me bashkëshortin e saj: "Shpallja filloi në një formë të ëndrrëse cila shpejt u realizua. Pastaj ai e pëlqente veçimin, kështuqë shkonte në shpellën Hira. Papritmas e Vërteta erdhi në atë shpellë. I erdhi engjlulli dhe i tha "lexo!" Ai i tha: "Nuk di të lexoj." Pejgamberi s.a.v.s. thoshte: "Engjulli më përqafoi dhe më shtrëngoi saqë përafërsisht më ra të fikët, pastaj më lëshoi dhe më tha: "lexo!" Unë i thashë: "Nuk di të lexoj." Engjujt më përqafuan dhë më shtrënguan për të dytën herë saqë m'u duk se më ra të fikët, pastaj më liruan dhe më tha: "lexo!" Unë përsëri i thashë se "Nuk di të lexoj" Për të tretën herë më përqafuan dhe më shtrënguan aq fort saqë m'u duk se më ra të fikët dhe më tha: "lexo!" Unë prapë i thashë se "Nuk di të lexoj" Pastaj engjulli tha: "Lexo me emrin e Zotit tënd i Cili krijoi (çdo gjë)! E krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës). Lexo se Zoti yt është më Bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte" (EL ALAK, 1-5).
I dërguari i Zotit erdhi te Hatixhja duke u dridhur dhe i tha: "Më mbulo, më mbulo!" Ajo e mbuloi dhe pushoi derisa u qetësua dhe pastaj i tha: "Oj Hatixhe, çfarë po ndodh me mua?" Më tutje ai s.a.v.s. i tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe tha: "Frikësohem për veten time." Hatixhja i tha: "Jo, mos u dëshpëro për hirë të All-llahut të Lartësuar, pasiqë Ai asnjëherë nuk do të të kishte braktisur. Për Zotin, ti i mban lidhjet me familjarët, e flet të vërtetën, u jep nevojtarëve, i nderon mysafirët." Ajo pastaj e dërgoi te Navfal ibn Asad ibn Abdul Uza, i cili ishte kushëriri i saj. Ai ishte krishter. E dinte shkrim - leximin arab. Ishte i moshuar dhe i verbër gjithashtu. Hatixhja i tha: "O xhaxha, dëgjoje nipin tënd!" Ibn Navfali tha: "Çfarë ka ngjarë, o bir i vëllait tim?" I dërguari i All-llahut i tregoi se çfarë kishte ndodhur, kurse ibn Navfali ia ktheu: "Ky është el-Namusi (Xhibrili) i cili iu pat dërguar Musait. Dëshiroj të jem i gjallë kur njerëzit do të të kundërshtojnë." I dërguari i All-llahut ia tha: "Vallë, a do të më kundërshtojnë ata?" Ibn Navfali pastaj ia ktheu: "Po. Secili që ka ardhur me atë që ke ardhur ti, ka qenë i kundërshtuar. Nëse jam i gjallë atë ditë (kur do të të kundërshtojnë), do të të ndihmoj me tërë qenien time." [Fet-h el Bari, 1/23]
Kjo fjalë ishte një shenjë e fortë e mençurisë dhe karakterit të Hatixhes r.a.. Ajo e njihte karakterin e pejgamberit s.a.v.s., sjelljen dhe pastërtinë shpirtërore të tij dhe kjo e bëri atë të sigurtë se All-llahu i Lartësuar kurrë nuk do ta kishte braktisur një njeri të tillë. Ajo e dinte se pas kësaj ngjarjeje madhështore qëndronte diçka që All-llahu i Lartësuar e kishte përgatitur për të dërguarin e Tij.
Nëna e parë e besimtarëve, Hatixhja r.a., ishte një këshilluese e sinqertë në rrugën e All-llahut të Lartësuar. Ajo tanimë e kishte fitur statusin si personi i parë që e kishte besuar All-llahun e Lartësuar dhe të dërguarin e Tij. Ajo qëndronte pranë të dërgurit të All-llahut të Lartësuar duke i ndihmuar dhe përkrahur atë.
Ibn Hishami në jetëpërshkrimin e tij për pejgamberin s.a.v.s. thotë: "Hatixhja besonte në atë që iu shpallte Muhammedit a.s.. Një prej mënyrave nga të cilat All-llahu i ndihmonte të dërguarit të Tij ishte edhe kjo (dmth ndihma që i ofrohej nga Hatixhja). Kurdoherë që ai s.a.v.s. dëgjonte ndonjë fjalë të keqe, shkonte pranë saj dhe gjente ngushëllim. Me ç'rast ajo e inkurajonte për të qenë i durueshëm dhe ia shtonte bindjen në misionin madhështor që e bartte në supe." [Ibid., 1/257]
Ajo ishte femër që gjithmonë e fliste të vërtetën dhe këtë barrë e bartte në mënyrë të sinqertë. Andaj nuk është aspak për t'u çuditur se ajo e fitoi kënaqësinë e Zotit të Lartësuar dhe ta meritojë nderimin që Ai ia bënte asaj. Zoti i Lartësuar këtë Porosi (kënaqësinë e Tij ndaj saj) ia dëgoi përmes dy të dërguarve të Tij, Xhibrilit dhe Muhamedit s.a.v.s. të cilët i dhanë lajme të mira, përkatësisht lajmin se ajo do ta ketë një shtëpi në Parajsë, siç qëndron në hadithin që e transmeton Ebu Hurejra: "Xhibrili erdhi te pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: O i dërguar i All-llahut, Hatixhja është duke ardhur te ti me disa enë me ushqim dhe pije. Kur të vijë, njoftoje atë se Zoti i saj ia ka ndërtuar një shtëpi në Parajsë, në të cilë nuk ka as zhurmë as vështirësi." [Buhariu dhe Muslimi]
Gruaja e vërtetë muslimane punon punë të dobishme për vete dhe për bashkëshortin e vet si dhe i ndihmon atij në rast nevoje. Në këtë mënyrë ajo, me punën që e bën, shërben si ndihmë për bashkëshortin e saj dhe njëkohësisht e përfiton rrespektin e tij kundrejt saj.
Tregim tjetër rreth dhënies së këshillës nga ana e femrës është në ngjarjen e reagimit të muslimanëve në marrëveshjen e Hudejbisë në një anë dhe reagimi i Ummu Sulejmes në anën tjetër, i cili (reagim) demonstroi mendjemprehtësi të thellë dhe mençuri të mrekullueshme.
Ummu Sulejm ishte njëra prej atyre që e shoqëronin pejgamberin s.a.v.s. kur ai shkoi në Meke për ta bërë Umren. Ky udhëtim ishte ndërprerë nga kurejshët, të cilët e ndaluan pejgamberin s.a.v.s. dhe shokët e tij për të arritur deri në Qabe. Marrëveshja e Hudejbisë ishte nënshkruar mes pejgamberit s.a.v.s. dhe kurejshëve. Në të thuhej se do të ndërpriteshin përleshjet për 10 vite të tëra. Gjithashtu thuhej se nëse dikush prej kurejshëve vjen te pejgamberi s.a.v.s. pa lejen e tij, ai duheshte të kthehej e kështu me radhë...
Pejgamberit s.a.v.s. All-llahu i Lartësuar ia bëri me dije se kjo marrëveshje është në dobi të muslimanëve edhepse dukej se është jo e drejtë për ta.
Shokët e tij ishin të lemerisur kur e kuptuan përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje. Atyre iu dukej si e padrejtë. Ummer ibn el Hattabi i shprehi ndjenjat e tij kur shkoi te Ebu Bekri dhe i tha: "Vallë, a nuk është ai i dërguari i All-llahut? - Po. A nuk janë ata politeistë? - Po. Pse ta pranojmë këtë marrëveshje kur është poshtëruese për fenë tonë?" - O Umer, ndiqi urdhërat e tij! Betohem se ai është i dërguari i All-llahut. - Gjithashtu edhe unë betohem se ai është i dërguari i All-llahut." Pastaj Umeri shkoi te pejgamberi s.a.v.s dhe ia parashtroi disa pyetje të ngjajshme sikurse Ebu Bekrit, por kur e pyeti se "pse ta pranojmë këtë marrëveshje kur është poshtëruese për fenë tonë?", pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Asnjëherë nuk e shkeli urdhërin e Tij dhe Ai asnjëherë nuk do të më kishte braktisur." [Fet-h el Bari, 6/281] Me këtë rast Umeri kuptoi se nxitimi i tij për ta kundërshtuar marrëveshjen ishte gabim. Kur pejgamberi s.a.v.s. e kishte miratuar marrëveshjen, u tha shokëve të tij që të ngriten mirëpo asnjëri prej tyre nuk lëvizi. Tri herë u tha atyre të lëvizin, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e bëri atë. Pejgamberi s.a.v.s pastaj shkoi te bashkëshortja e tij Umu Sulejm dhe i tregoi se me çka u ballafaqua. Ndërkaq ajo me mençurinë e saj i tha: "O i dërguar i All-llahut, shko dhe mos ju fol derisa ta kesh prerë kafshën (kurbanin) tënde dhe t'i qethësh flokët e tua."
Pejgamberi s.a.v.s. e mori këtë këshillë nga ajo dhe veproi sipas saj. Kur shokët e tij e panë këtë, u vërsulën për t'i prerë kurbanet e tyre dhe për t'ia qethur flokët njëri - tjetrit saqë për pak sa filluan të grindeshin ndërmjet veti nga shqetësimi se nuk e dëgjuan fjalën e të dërguarit të All-llahut. Pas kësaj (tollovie) besimtarët erdhën në vete dhe u bindën në atë se ajo marrëveshje ishte për të mirën e besimtarëve. Si shkak i kësaj, më vonë dhe atëherë, shumë njerëz e pranuan Islamin.
Ajo e inkurajon atë për të dhënë për hir të All-llahut
Mënyrë tjetër me të cilën gruaja e vërtetë muslimane e përkrah bashkëshortin e vet është me rastin kur ajo e inkurajon atë në dhënie të lëmoshës për hirë të All-llahut të Lartësuar dhe për të mos shpenzuar të holla në gjëra dhe mjete ekstravagante.
Gruja e mirë gjithmonë vetëm se çka është e mirë për bashkëshortin e vet, andaj i thotë atij që të bëjë punë të mira dhe të hijshme
Një prej tregimeve të transmetuara rreth inkurajimit që kanë bërë gratë muslimane kundrejt bashkëshortëve të tyre është rasti (tregimi) i Umul Dahdasë. Kur bashkëshorti i saj shkoi te ajo dhe i tregoi se kishte dhënë lëmoshë në atë kopsht në të cilin kishin jetuar ajo dhe fëmijët e saj me shpresë se që në Parajsë të fitojë disa hurma, ajo i tha: "Ti ke bërë një punë të madhe, ti ke bërë një punë të madhe!" Pejgamberi s.a.v.s. e komentoi këtë rast dhe tha: "Sa hurma Abdul Dahdai do të ketë në Parajsë?" dhe këtë e përsëriti disa herë. [Ahmedi dhe Taberani]
Ajo i ndihmon atij për t'ju bindur All-llahut
Një nga cilësitë e gruas është se ajo i ndihmon bashkëshortit të vet që t'i bindet All-llahut të Lartësuar edhe atë në mënyra të ndryshme, e prej tyre (formave) janë që i thotë të qëndrojë zgjuar gjatë natës dhe të falë namaz vullnetar. Duke e bërë këtë ajo bën një punë të shkëlqyer. E me këtë, ajo bën që bashkëshorti i saj dhe ajo vetë të jenë të dy nën Mëshirën e All-llahut të Madhërishëm.
Pejgamberi s.a.v.s. e dha një skicë të mrekullueshme për çiftet e martuara. Atë hadith e transmeton Ebu Hurejra r.a. i cili thotë: "I dërguari i All-llahut tha: All-llahu e mëshiroftë mashkullin i cili zgjohet natën për t'u falur e gjithashtu e zgjon edhe bashkëshorten e tij për t'u falur, e nëse ajo refuzon një gjë të tillë, ai e spërkat me ujë në fytyrë të saj. Njëashtu All-llahu e mëshiroftë femrën e cila zgjohet natën për t'u falur dhe e zgjon edhe bashkëshortin e saj për t'u falur, e nëse ai refuzon një gjë të tillë, ajo e spërkat me ujë në fytyrë të tij." [Ebu Davudi]
Ajo ia mbushë zemrën me gëzim
Gruaja e mençur muslimane nuk harron se njëra nga punët më të mëdha që mund të bëjë pas adhurimit ndaj All-llahut të Lartësuar është që të jetë e këndshme ndaj bashkëshortit të vet dhe t'ia mbushë atij zemrën me gëzim dhe hare, kështuqë ai të jetë i kënaqur që është martuar për të dhe të ndjehet i kënaqur në prani të saj. Pra, ajo e shfrytëzon intelegjencën e saj për të gjetur mënyra se si t'ia hapë zemrën dhe t'ia mbushë me lumturi. Nëse është perfide në këtë çështje ajo mund të bëhet mbretëresha e zemrës së tij.
Ajo e kupton se femra është gëzimi më i madh për mashkullin në këtë botë. Në lidhje me këtë Abdullah ibn Amër ibn Asi r.a. transmeton se pejgambeëri s.a.v.s. ka thënë: "Kjo botë nuk është asgjë tjetër, përveç se një përjetim i përkohshëm dhe gëzimi më i madh është gruaja e drejtë." (64)
Ajo nuk harron ta bëjë veten e saj të dashur për të. Në të kundërtën, ajo do të jetë burim i jolumturisë dhe i mjerimit për bashkëshortin e saj, sikurqë qëndron në hadithin që pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Janë tri gjëra që birin e Ademit e bëjnë të lumtur dhe të kundërtat e tyre e bëjnë atë jo të lumtur. Prej tyre janë që ai të ketë bashkëshorte të mirë, shtëpi të mirë dhe mjete transportuese të mira, ndërkaq gjërat që ia prishin lumturinë janë bashkëshortja e keqe, shtëpia e keqe dhe mjetet transportuese të këqija." [Ahmedi]
Prandaj të qenurit bashkëshorte e mirë është pjesë e besimit, pasiqë kjo i ndihmon atij që të jetë i dëlirë e i matur dhe i jep vullnet që t'i forcojë themelet e tij dhe të familjes së tij.
Femra muslimane, nga natyra e saj dëshiron që të jetë e dashur te bashkëshorti i saj. Ajo gjen mënyra që ta plotësojë feminitetin e saj, kështuqë për të qenë tërheqëse në prani të tij. Mirëpo, nuk mbaron vetëm me kaq, ajo duke tentuar që ta fitojë dashurinë ndaj bashkëshortit të saj, ajo e fiton edhe kënaqësinë e All-llahut, gjë për të cilën në Ditën e Gjykimit (ajo) do të merret në pyetje se a e ka përmbushur si duhet a po jo.
Ajo zbukurohet për atë
Ajo e bën veten të bukur me qëllim që të jetë më tërheqëse ndaj tij dhe që ta gëzojë atë. Kjo ishte nga praktika e muslimaneve të brezit të parë. Një prej tyre ishte Ajshja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj! Ajo rregullohej dhe veshte rrobe të mira me qëllim që të dukej më e bukur pranë pejgamberit, paqja dhe mëshira e All-llahut qoftë mbi të!
Bakrah bint Ukbe erdhi te Ajshja r.a. dhe e pyeti për kënën, e ajo iu përgjigj se ajo (kana) e ka prejardhjen prej një peme të mirë dhe ujë të pastër.
Le t'i dëgjojnë këshillat e Ajshes ato gra të pakujdesshme dhe le të fillojnë të mendojnë se bukuria duhet të jetë primare për burrat e tyre, e jo për shoqet dhe të afërmit e tyre! Ato gra që nuk zbukurohen për burrat e tyre janë mëkatare, sepse me këtë rast, ato e shkoqisin një detyrë shumë të madhe martesore. Neglizhenca e tyre mund të shkaktojë që ata (burrat e tyre) t'i lënë ato pas dore dhe të shikojnë gra tjera të huaja.
Ajo grua, burri i së cilës e sheh atë me flokë të shprishura ose nëse e sheh të venitur, ajo grua është e pamend dhe e padëgjueshme. Do të kishte qenë shumë palidhje fakti kur dëgjon se një grua zbukurohet vetëm me rastin e ardhjes së mysafirëve apo kur ajo të ketë për të shkuar në ndonjë aheng bashkë me femrat tjera, ndërkaq në prani të bashkëshortit të saj të jetë me flokë të shprishura dhe vrenjtë. Femra muslimane që është e edukuar me mësimet islame duhet që të jetë e mbrojtur nga këto të meta, sepse ajo bashkëshortin e vet e trajton siç duhet, e një grua e tillë (trajtuese e mirëfilltë) nuk bën që të dështojë nga detyrat e veta kundrejt me bashkëshortin e saj.
Një nga detyrat islame, siç thamë edhe më lartë, është që muslimanjë duhet të zbukurohet për bashkëshortin e saj. Është e ndaluar për gruan muslimane që të jetë e veshur në të zeza më shumë se tri ditë, përveç se në rastin e vdekjes së bashkëshortit, kur asaj i lejohet që të mbajë zi për 4 muaj e 10 ditë. Kjo argumentohet me hadithin që e transmeton Buhariu nga Zejnebja, vajza e Ummu Selejm e cila ka thënë: "Erdhe te Zejnebja bint Xhahsh, bashkëshortja e pejgamberit s.a.v.s. kur vëllai i saj vdiq. Ajo kërkoi parfum, e vëndoi atë dhe tha: Nuk po vëndoj parfum se kam nevojë, por e kam dëgjuar pejgamberin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: Nuk është e lejuar që një grua që e beson All-llahun të mbajë zi më shumë se 3 ditë, përveç se nëse i vdes burri i vet, për të cilën ka të drejtë të mbajë zi 4 muaj e 10 ditë." [Fet-h el Bari, 9/484]
Ajo bëhet e këndhshme dhe e gëzuar kur e takon atë
Një nga mënyrat që gruaja muslimane e bën veten tërheqëse te bashkëshorti i saj është duke qenë e gëzueshme, e shoqërueshme dhe e butë. Kur ai (bashkëshorti i vet) vjen në shtëpi, i lodhur nga puna, ajo e përshëndet me fytyrë të buzëqeshur dhe me fjalë të këndshme. Ajo i lë punët e saj me një anë për një çast dhe i ndihmon atij për t'i harruar brengat e tij.
Gruaja e vërtetë muslimane asnjëherë nuk është jofalënderuese ndaj askujt, sepse mësimet e fesë së saj e mësojnë atë që të mos bie në këto gabime të sjelljes së keqe dhe të jofalënderimit. Pra, ajo nuk
është jofalënderuse ndaj të tjerëve, e mos të flasim më ndaj shoqëruesit të saj jetësor - bashkëshortit të vet! Ajo e di mësimin që e ka marrë prej të dërguarit të All-llahut të Lartësuar, i cili ka thënë: "Ai njeri i cili nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as All-llahun!" [Buhariu]
Nga kjo mund të kuptojmë se çdo njeri që bën ndonjë vepër të mirë, meriton falënderim dhe mirënjohje, kështuqë si mundet që ajo të hezitojë për të treguar falënderim dhe mirënjohje ndaj bashkëshortit të vet. Pejgamberi i All-llahut s.a.v.s. për këtë ka thënë: "All-llahu i Lartësuar nuk do tashikojë gruan e cila edhepse ka qenë e ndihmuar në ndonjë punë nga bashkëshorti i saj, për të cilën (punë) nuk ka pasur mundësi ta kryejë vet dhe prap nuk tregon mirënjohje ndaj tij (bashkëshortit të vet)" [Hakimi]
Ajo merr pjesë edhe në gëzimin dhe hidhërimin e tij
Mënyrë tjetër nga mënyrat me të cilat ajo bëhet e dashur për bashkëshortin e saj është që ajo të dijë të ndërfutet edhe në gëzimin po edhe në hidhërimin e tij.
Nga fakti se pejgamberi s.a.v.s. garonte me Aishen r.a. nënkuptojmë se Islami i nxit të dy bashkëshortët që ta ndajnë lumturinë e tyre mes veti, sepse kjo ndarje (ndjenjash te lumturisë) do t'i bëjë ndjenjat më të thella kundrejt bashkëshortëve mes veti dhe njëashtu do ta forcojë lidhjen e tyre si çift bashkëshortor.
Sikurse për anët e mira, ashtu edhe në të këqijat gruaja e vërtetë muslimane qëndron pranë të dashurit të saj dhe nuk e lë atë që të zhytet më tepër në ato ndjenja dëshpërimi. Në këto raste ajo i afrohet atij me ndonjë fjalë të ëmbël, e cila përcillet me përkrahje të sinqertë.
Ajo nuk shikon meshkuj tjerë
Gruaja e vërtetë muslimane i shmanget shikimit të meshkujve tjerë, e për bazë të kësaj e merr ajetin në të cilin All-llahu i Lartësuar ka thënë: "Thuaju edhe besimtareve t'i ndalin shikimet e tyre, t'i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos i zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le t'i venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të tyre, baballarëve të tyre ose baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre ose djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre ose djemve të vëllezërve të tyre, apo djemve të motrave të tyre, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë seksuale. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre. Pendohuni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim!" (EN NUR, 31).
Nga të përmbajturit nga shikimi i meshkujve tjerë, ajo do të jetë një nga femrat e ndershme të cilat i përulin shkimet e tyre, cilësi kjo e cila duhet të jetë edhe te meshkujt. Kjo, pra, është një nga karakteristikat më të bukura të gruas muslimane të pastër dhe të ndershme. Njëherit kjo rrëfehet edhe në Librin e All-llahut të Lartësuar ku Ai thotë: "Aty janë ato që shikimet e tyre i përqëndrojnë (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njeri e as xhin." (ER RRAHMAN, 56).
Ajo nuk ia përshkruan atij gratë tjera
Karakteristikë tjetër e gruas intelegjente muslimane është se ajo nuk ia përshkruan burrit të vet femrat tjera, sepse kjo gjë është e ndaluar. Argument për këtë është hadithi i pejgamberit s.a.v.s. i cili thotë: "Asnjë grua të mos ia përshkruajë ndonjë femër bashkëshortit të saj!" [Fet-h el Bari, 9/338]
Feja islame dëshiron që zemrat e njerëzve të jenë të pastra, kështuqë ai (Islami) i ndalon provokimet. Kështu njerëzit mund të jetojnë një jetë si duhet dhe të qetë, larg këtyre mendimeve. Askush (asnjë mashkull) nuk duhet ta lejojë veten që të preokupohet me mendime të vogla, rrespektivisht të bëjë krahasim mes bashkëshortes së tij dhe femrës që ajo (bashkëshortja e tij) ia përshkruan. Njëashtu ai nuk duhet ta lejojë veten që të "tejkalohet" vetvetiu nga ai përshkrim që i servohet, e që fatkeqësisht servuesi është vetë bashkëshortja e tij.
Ajo tenton të krijoj atmosferë të qetë për atë
Gruaja muslimane jo vetëm që zbukurohet dhe i ndan punët me bashkëshortin e saj, por edhe mundohet që të krijojë atmosferë të qetë në shtëpinë e saj. Përkatësisht, ajo e mban atë (shtëpinë) të pastër në të cilën ai do të shohë rend e pastërti si dhe ushqime të mira që përgatiten rregullisht. Gruaja e mençur, gjithashtu, nuk harron se martesa është prej shenjave të All-llahut të Madhërishëm. Për raportin mes gruas dhe burrit, Fuqiploti në Kur'an ka thënë: "Dhe nga faktet e Tij është që për të mirën tuaj, Ai e krijoi palën nga vetë lloji juaj, ashtuqë të gjeni prehje tek to dhe mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (ER RRUM, 21)
Martesa është një nga lidhjet më të thella që All-llahu i Madhëruar e lidh një shpirt me një tjetër, kështuqë që të dytë të ndjejnë kënaqësi të lejuar, paqë dhe rehati ndaj njëri-tjetrit. Gruaja është burim i ngushëllimit dhe i strehimit për bashkëshortin e vet. Ajo është ajo që e kupton realitetin dhe ia kupton fjalët se çfarë do të thotë ai.
Ajo është tolerante dhe falëse
Gruaja muslimane është tolerante dhe falëse, duke mos i vënë re shumë gabimeve që i bën bashkëshorti i saj. Ajo nuk zemërohet me të në raste të gabimeve e njëashtu edhe nuk ia përmend ato shpesh. Nuk ka rrugë më të mirë që do ta kishte afruar atë më shumë tek bashkëshorti i vet sesa përmes rrugës së tolerancës dhe faljes dhe anasjelltas...
Femra muslimane që i ndjek mësimet islame, i bindet urdhërit të Krijuesit, i Cili në Librin e Tij thotë: "...A nuk dëshironi që All-llahu t'ju falë juve?" (EN NUR, 22)
Një femër e këtillë meriton të jetë mbretëresha e zemrës së bashkëshortit të saj!
Ajo ka karakter të fortë dhe është e mençur
Një ndër karakteristikat me rëndësi të gruas muslimane është edhe karakteri i saj i fortë. Kjo gjithashtu është një prej cilësive që femra muslimane i posedon edhe para se të martohet, e mos të flasim më pas martesës! Në fakt këto janë tregues të pasqyrës së saj se sa ajo e ka kuptuar Islamin si duhet.
Këtë fuqi ajo e nxjerr fillimisht kur e bën zgjedhjen se me kë do ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Ajo nuk shkon sipas tekave të babait të saj në qoftë se ai ka devijuar nga rruga e drejtë dhe nëse e detyron të martohet me ndonjë person të padëshiruar nga ana e saj. Gjithashtu, ajo qëndron e paluhatur ndaj atij që ia kërkon dorën e saj për ta marrë për bashkëshorte, pa marrë parasysh se sa është sasia e pasurisë së tij apo forca që ai e posedon, nëse ai është prej mendjemëdhenjve dhe prej atyre që kanë mungesë të cilësive të bashkëshortit të mirëfilltë musliman.
Pasiqë të martohet karakteri i saj përmirësohet edhe më shumë. Fuqia e karakterit të saj, veçanërisht vie në shprehje kur ajo duhet të mbajë qëndrim në çështje të fesë, siç ishte rasti me Um Sulejmen, e cila insistoi të qëndrojë në Islam, edhepse bashkëshorti i saj ishte pabesimtar. Rast tjetër e kemi edhe të Umu Habibe binti Ebu Sufjan, e cila mbeti e palëkundur në fenë e saj kur bashkëshorti i
saj, Ubejdullah ibn Xhahsh el - Asadi u bë renegat (femohues) dhe iu bashkua fesë së abisinasve, e kështu me radhë...
Motivi primar i këtyre femrave për të pasur aq pozitë (qëndrim) të fortë është interesimi i tyre për t'u kapur pas Islamit, për të pasur besim të pastër dhe për ta kënaqur Krijuesin. Secila prej tyre shikonte se çfarë është e lejuar në jetën e vet martesore dhe frikësohej se mos vallë po bën ndonjë punë prej të ndaluarave. Nëse ato nuk do të kishin qenë krenare për karakterin e tyre të fortë dhe thënë shkurt, për fenë e tyre, ato do t'i kishin ndjekur urdhërat e meshkujve të prishur... dhe do të ndjeheshin sikur po e humbin rrugën, duke u mbytur në jetesën plot vuajtje me një bashkëshort me të cilin nuk do të kishin dashur të jetojnë. Guximi i këtyre femrave muslimane tregon se si duhet të jenë muslimanet, pa marrë parasysh se në cilin vend jeton.
Në anën tjetër, karakteri i saj nuk duhet ta bëjë femrën muslimane të harrojë se ajo duhet t'i bindet bashkëshortit të vet dhe ta rrespektojë atë. Ajo duhet të bëjë një barazpeshë mes mënyrës se si flet dhe vepron kundrejt tij, pa mungesë konsekuence dhe pa neglizhencë. Madje edhe në ato momente të hidhërimit dhe të konfliktit të cilat janë të paevitueshme në martesë, ajo duhet të kaontrollojë gjuhën e vet prej të folurit e fjalëve banale. Definitivisht, kjo është një cilësi e mirë dhe e rrallë!
Aisha r.a. paraqet shembullin më të lartë të kësaj cilësie. Mënyra se si ajo betohej kur ishte e gëzuar me bashkëshortin e saj dallonte prej mënyrës së të folurit kur ishte e mërzitur me të. Ndërkaq kjo ishte një gjë, të cilën pejgamberi s.a.v.s. e kishte hetuar, kur një ditë asaj i tha: "Unë e di ti kur je e gëzuar prej meje dhe e di kur je e mërzitur prej meje." Aisha r.a. ia ktheu: "Prej nga e di këtë?" Resulullahu s.a.v.s. iu përgjigj: "Kur je e gëzuar nga unë, thua "Jo, pasha Zotin e Muhamedit.", e kur je e mërzitur nga unë, thua "Jo, pasha Zotin e Ibrahimit." Ajo më pastaj ia ktheu: "Po, për Zotin ashtu është, o i dërguar i Zotit, unë vetëm largohem nga emri yt (e jo nga ti në tërësi)." [Muslimi]
Çfarë dashurie e sinqertë!!!
Karakteri i Aishes r.a. u bë edhe më i spikatur atëbotë kur ajo u sprovua me shpifje (punë të pabëra nga ajo), me të cilën All-llahu i Madhërishëm e testoi se si qëndrojnë punët me besimin e saj. E ajo, në këtë rast, tregoi qëndreshmëri dhe besim të pastër.
Për këtë çështje nuk mund të gjendet përshkrim më i mirë sesa ai i Ibn Kajim el - Xhevzit, i cili ka thënë: "Ky test ishte aq i rëndë, saqë edhe Shpallja ishte ndalur për një muaj për shkak të tij (testit) dhe asgjë lidhur me këtë nuk i ishte zbuluar Muhamedit a.s. nga ana e All-llahut të Lartësuar gjatë asaj kohe, kështuqë urtësia që fshihej pas asaj që kishte ndodhur iu bë e dukshme besimtarëve, e më këtë atyre iu ngrit besimi, kurse hipokritët u futën në hipokrizi edhe më të madhe dhe natyra e tyre e vërtetë u ekspozua para pejgamberit s.a.v.s. dhe para besimatrëve tjerë.
Aisha ishte ajo e cila e kishte folur të vërtetën dhe prindërit e saj u treguan si robër të mirë të Zotit të Madhëruar. Aisha r.a. dëshpërohej sepse nuk merrte ndihmë nga askush dhe këtë test të rëndë e tejkaloi kur babai i saj, pasiqë All-llahu i Lartësuar e kishte verifikuar pafajësinë e saj, i tha: Zgjohu dhe falënderoje atë! Për Zotin, nuk do ta falënderoj atë; vetëm do të falënderoj All-llahun, i Cili më shfajësoi.
Një aspekt tjetër i urtësisë për ndërprejren e Shpalljes ishte që njerëzit të përqëndrohen vetëm në këtë çështje dhe ta ekzaminojnë atë për së thelli. Besimtarët pritnin me padurim se çfarë do të shpallte i Plotfuqishmi lidhur me këtë çështje. Shpallja erdhi si shiu në tokë të thatë, mu atëherë kur ishte mëse e nevojshme për të dërguarin e All-llahut, familjen e tij dhe së fundi për gjthë besimtarët. Nëse i Gjthëdituri do të shpallte ajet prej më parë për këtë, atëherë urtësia që fshihej pas kësaj ngjarje nuk do të dilte në shesh.
I Madhërishmi dëshiroi që ta tregojë pozitën e të dërguarit të Tij së bashku me familjen e tij në Vështrimin e Tij dhe për ta treguar nderin që ua dha atyre. Ai Vetë deshi që ta mbrojë të dërguarin e Tij dhe t'ia tërheqë vërejtjen armiqve të tij, në atë mënyrë që pejgamberi s.a.v.s. nuk mundi të bënte asgjë.
Nuk ishte e caktuar që pafajësia e Aishes r.a. të deklarohet nga ana e pejgamberit s.a.v.s. edhepse ky i fundit e dinte shumë mirë se ajo ishte e pafajshme dhe në asnjë moment nuk kishte menduar ndryshe, por për shkak të nivelit të tij të lartë të durimit dhe besimit të thellë në All-llahun, ai aktroi në atë mënyrë derisa zbriti Shpallja, e me këtë për t'i treguar njerëzve se Vigjilenti përkujdeset për të dashurin e Tij.
Çdokush që e merr në studim reagimin e Aishes r.a., kur babai i saj i tha të shkojë e ta falënderojë të dërguarin e All-llahut, e ajo kur tha se "Do ta falënderoj vetem All-llahun, sepse Ai ishte që më shfajësoi", do ta kuptojë diapazonin e saj të gjerë të mençurisë dhe thellësinë e besimit të saj. Ajo, këtë begati ia atriboi vetëm All-llahut dhe vetëm Atë e falënderoi. Ajo, në këtë rast e tregoi fuqinë e karakterit të saj dhe vetëbesimin në pafajësinë dhe pastërtinë e vet. Ajo as nuk ishte e merakosur e as kurreshtare rreth asaj se si do të përfundonte kjo tollovi, sepse ishte e sigurtë në vetvete dhe e dinte mirë se nuk kishte bërë ndonjë gjë të gabuar (të ndaluar). Më tej, vlen të thuhet edhe një fakt se kur ajo tha: "Nuk do ta falënderoj askë tjetër përveç All-llahut, sepse ai më shfajësoi", ajo u bë edhe më e dashur te i dërguari i All-lahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të! Ajo paraqiti palëkundshmëri dhe pjekuri të mrekullueshme kur bashkëshorti i saj i dashur, prej të cilit nuk mundej të ndahej, u largua nga ajo për një muaj. Pastaj kur çështja kishte mbaruar dhe kur ai s.a.v.s. ishte rikthyer te ajo, ajo nuk e sulmoi atë dhe as që u vërsul me fjalë të këqija ndaj tij, e sa i përket asaj se sa e ka dashur, ajo është e padiskutueshme! Ky është niveli më i lartë i palëkundshmërisë dhe karakteri më i mirë."
Islami i jep të drejta femrave, ndërkaq për këto (të drejta) femrat perëndimore i lakmojnë kur dëgjojnë për to. Kjo është pranuar edhe nga anëtaret për liritë dhe të drejtat e femrës që veprojnë në tokat arabe. Shumë prej tyre i kanë vënë vijë të kuqe pretendimit se femrave muslimane u nevojitet liria (d.m.th se ato janë të robëruara, andaj kanë nevojë për liri). Konkretisht, dr. el - Sadavi është pyetur: "A mendoni se femrat evropiane janë shembull për të qenë femër dhe se ato duhet të imitohen?" Ajo është përgjigjur me "jo". Më tej, në elaborim më të gjerë, ajo ka thënë se: "Femrat evropiane kanë përparuar në disa fusha, mirëpo në disa tjera janë ende mbrapa. Ligjet martesore në Evropë femrat i shtypin, prandaj edhe ka ardhur deri tek numri i madh i lëvizjeve për të drejtat e femrës, si në Evropë ashtu edhe në Amerikë." Pastaj shtoi se: "Feja jonë i ka dhënë femrës të drejta më shumë se çdo religjion tjetër dhe i ka garantuar asaj nder, por ajo që ka ndodhur në disa vende apo kohëra është se meshkujt i kanë përdorur disa segmente për të krijuar sistem patriarkal, në të cilin ata janë dominantë."
Padyshim që, kjo shtypje patriarkale, që e ka përmendur el - Sadavi është shkaktuar si rezultat i injorancës dhe mospraktikimit të mësimeve islame.
Ajo shtë ndër gratë më të suksesshme
Diskutimi i cilësive intelektuale, psikologjike dhe cilësive tjera demonstron se ajo është grua e suksesshme, edhepse jo ndoshta më e suksesshmja apo fati më i mirë me të cilën një mashkull mund ta kalojë jetën.
Si rezultat i asaj se ajo i ka kuptuar mësimet islame, i përmbush detyrat e veta kundrejt bashkëshortit të saj, ajo bëhet gëzimi më i madh në jetën e bashkëshortit te vet. Në kohën kur ai vjen në shtëpi, ajo e përshëndet atë me buzëqeshje të ngrohtë, duke i folur atij ëmbël dhe me butësi. Ajo është e bindshme ndaj bashkëshortit të vet dhe gjithmonë e etur për ta kënaqur atë. Ajo nuk i demaskon sekretet dhe as që ia prish planet. Ajo qëndron pranë tij në raste të vështirësive duke i ofruar mbështetje dhe këshilla të dobishme. Ajo bëhet pjesë edhe e gëzimit edhe e hidhërimit/pikëllimit të tij. Ajo e inkurajon atë për t'iu bindur All-llahut të Lartësuar. Ajo e rrespekton nënën dhe familjen e tij. Ajo e ul shikimin ndaj meshkujve tjerë. Ajo e frenon gjuhën nga fjalët e kota. Ajo në karakterin e saj është e fortë, pa qenë e ashpër ose agresive dhe është e sjellshme, pa qenë e dobët (në karakter).
Në këtë mënyrë, gruaja muslimane meriton të jetë gruaja më e suksesshme. Ajo është bekimi më i madh që All-llahu ia dhuron mashkullit dhe njëherit (ajo) është burim i pakrahasueshëm i haresë në jetën e tij. Me të vërtetë, pejgamberi s.a.v.s. e foli të vërtetën kur tha: "Kjo jetë nuk është asgjë tjetër veç një përjetim i përkohshëm dhe gëzimi më i madh në të është gruaja e drejtë." [Muslimi]
Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI 12.06.2007
burimi: www.usc.edu/dept/MSA/humanrelations/womeninislam/idealmuslimah/chapter4