E premte, 26/04/2024, 00:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Këshilla të posaçme për bashkëshorten
Këshilla të posaçme për bashkëshorten

 
- Pasoje natyrën e bashkëshortit tënd, bindju në çdo gjë dhe mos e kundërshto vetëm nëse të urdhëron për diçka që është në kundërshtim me fjalën e Allahut dhe të Dërguarit të tij. Vepro atë që ai kërkon prej teje edhe nëse është diçka që ti nuk e don. I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Sikur të urdhëroja ndonjërin për t’i bërë sexhde dikujt tjetër përveç Allahut, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj.” (Ibni Hiban, Ibni Maxhe dhe të tjerët) Dëgjoje thënien e zonjës së mençur e cila e këshillonte të bijën e saj nuse duke i thënë: "O bija ime, ti tani dole nga foleja në të cilën je rritur, po shkon në një shtrat dhe tek një bashkëshort të cilin nuk e njeh, bëhu për të tokë që ai  të bëhet për ty qiell, bëhu për të shtrojë që ai të bëhet për ty shtyllë, bëhu për të robëreshë që të bëhet për ty rob, mos iu ngjit nga mbrapa e të urrejë dhe mos u largo prej tij e të harrojë , nëse të afrohet afroju edhe ti, nëse të largohet largoju edhe ti, ruaja hundën, dëgjimin dhe sytë e tij. Mos të ndiejë prej teje vetëm se aromë të mirë, mos të dëgjojë prej teje vetëm se të mirën, mos të të shikojë vetëm se të bukur.”

- Kërkoje kënaqësinë e bashkëshortit tënd. I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Çdo grua e cila vdes dhe bashkëshorti i saj është i kënaqur me të hyn në xhennet” (Termidhiu).
Kjo sidomos para gjumit. I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Nëse burri e thërret gruan e tij për në shtrat e ajo nuk i përgjigjet e ai flen i mërzitur ndaj saj, e mallkojnë melekët deri sa të gdhihet” (Muttefekun alejhi).
- Mos e ngrit zërin në fytyrë të bashkëshortit tënd sepse kjo është gjëja më e urryer për nefsin e tij, mos e tepro me të kërkuar për gjërat të cilat janë jashtë mundësisë së tij, mos u bëj prej lakmusëve të pasurisë, siç thotë poeti: "Nëse e shikon kesen e mbushur buzëqeshë, më afrohet bën shaka me mua, por nëse e shikon kesen të boshatisur prej të hollave mrrolet më largohet dhe më ofendon.
-
 
Duhet të qëndrosh afër tij në situatat dhe e në veçanti në situatat e vështira. I Dërguari i Allahut i ka thënë bashkëshortes së tij Aishes - radijallahu anha - : "Oj Aishe, nëse dëshiron të jesh me mua (në xhennet) të të mjaftojë prej dynjasë aq sa i mjafton furnizimi udhëtarit, kujdes mos rri me të pasurit, dhe mos e hiq rroben derisa ta harrnosh.” (Termidhiu).

Motër:  Bëhu e durueshme e kënaqu me pak, duke e llogaritur për hir të Allahut.
- Kërkoji falje bashkëshortit tënd edhe nëse ai është shkaktar i gabimit.
- Gëzoja zemrën kur të kthehet nga puna me pamjen tënde të bukur, buzëqeshjen tënde tërheqëse, me shtëpinë e parfymosur dhe të pastruar, me ushqim të gatshëm, me fëmijët të veshur me rroba të pastra. Ato çështje të cilat e brengosin qofshin prej lajmeve ose diçka tjetër shtyje për më vonë .

Kjo kohë është çelësi i lumturisë së ditës tënde.
Vëre në dije se bashkëshorti yt në realitet është "fëmija i madh” fjala më e vogël e mirë e kënaqë, vepro në bazë të kësaj duke i zgjedhur emër tërheqës si: I dashuri im... etj.
Lavdëroje, falenderoje, shprehja atij të mirat që i ka dhe situatat e tij burrërore, tregoji se ti je e kënaqur që Allahu ta ka mundësuar ta kesh për bashkëshort, kur të dalë nga shtëpia vishe dhe parfymose.
Aishja - radijall llahu anha - thotë: "E parfumosja të Dërguarin e Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - me më të mirin që e kisha” (Buhariu dhe Muslimi)
Tregoji burrit se të merr malli për të gjatë asaj kohe në të cilën ai nuk është prezent. Kjo do ta forcojë më shumë lidhjen tuaj.
  


- Largohu nga shoqëria e keqe që të mos ndikohesh prej tyre dhe të shkatërrosh shtëpin tënde
- Mos i nxjerr sekretet e bashkëshortit tënd dhe mos trego mospajtimet bashkëshortore, mos i zbulo sekretet e shtratit se kështu bëhesh më e keqja prej njerëzve tek Allahu në Ditën e Kijametit.


- Ruaje pasurinë e tij, mos fut njeri në shtëpi dhe as mos shko në asnjë vend, vetëm se me lejen e tij.

- Mos ndërhyje në çështjet e tij personale të cilat nuk të interesojnë.
  

- Lavdëroje familjen e tij, mos i nënçmo, mikpriti gostisi mirë mysafirët e tij, nxite në mbajtjen e lidhjeve me të afërmit dhe jo të mundohesh ta ndash me familjen e tij dhe në veçnti me nënë e tij. Nuk ka siguri në një njeri i cili heq dorë nga prindërit e tij ai mund të heqë dorë edhe nga ty. Ata kanë përparësi para teje te Allahu dhe i dërguari i Tij. Prandaj frikësoju zjarrit të xhehennemit. Allahu të mëshiroftë.   


 - Mos e mallko dhe mos e ofendo bashkëshortin tënd dhe as fëmijët e tu, i dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e zotit qofshin mbi të - ka thënë: "O ju gra? Jepni sadeka, sepse ju kam parë që jeni shumica prej banorëve të xhehennemit. Thanë: Me çfarë o i dërguari i Allahut? Tha: Shpeshtoni mallkimin dhe e mohoni të mirën ndaj burrit" (Buhariu)

- Frikësoju hidhërimit të Allahut, mos kërko divorc për gjëra të kota. I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - ka thënë:
"Ajo grua e cila kërkon divorc pa ndonjë arsye, i bëhet haram era e xhennetit" (Ebu Davudi, Termidhiu dhe të tjerët)

- Mos nxirr diçka nga shtëpia pa lejen e burrit, vetëm nëse nxjerr sadeka duke mos e dëmtuar atë. I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Nëse gruaja jep sadeka nga ushqimi i burrit të saj duke mos e dëmtuar atë, ajo do të shpërblehet si dhe burri i saj atë që ka fituar” (Buhariu)

- Mos agjëro nafile duke qenë burri prezent vetëm se me lejen e tij, i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Nuk i lejohet gruas të agjërojë (vullnetarisht) derisa burri i saj është prezent, përveç se me lejen e tij, si dhe të mos i japë leje të hyjë në shtëpi

- Mësohu të kënaqesh me pak. Disa prej grave të selefëve iu thoshin burrave të tyre në momentin kur ata dilnin nga shtëpia: "Kujdes nga fitimi i haramit, ne e durojmë urine, por nuk e durojmë dot zjarrin” .

- Mos ia përshkruaj bashkëshortit tënd gratë e huaja.

- Ruaje trupin tënd, mbuloje atë dhe mos e shfaq bukurinë jasht.

- Nëse burri nuk është shumë i bukur, mos e nënçmo, dhe as mos u mburr para tij me bukurinë tënde.

- Mos lejo që në shtëpin tënde të futet diçka e ndaluar, bëje të qartë se nuk lejohet t’i bindesh krijesës në atë që është në kundërshtim me fjalën e Krijuesit.

Motër: Këshilloje burrin t’i frikësohet Allahut të Lartësuar, ndihmoje në një gjë të tillë.
Bëhu prej atyre që e adhurojnë Allahun e Lartësuar.
Bëhu prej atyre që i përulen Allahut të Lartësuar.
Bëhu prej atyre të cilat nuk e hidhërojnë dhe nënçmojnë burrin.

Përshtati: Merita Rexha
Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/07/2010)
Klikime: 3892 | Komentet: 6 | Ranguar: 4.0/4
Gjithsejt komente: 6
5 ikra  
0
linda me vjen shume keq per gjendjen tende
mendoj se burri duhet ti meritoje te gjitha qto qe shkruhen me lart
ti lutju Allahut qe te behet cka eshte me e hajrit per ty dhe femine tend
mos e lejo veten te behesh viktime e nje burri te tille
mundohu te gjesh ndihme te Allahu

4 muslimanja  
0
selam alejkum moter Linda
e kam pas pak a shum te njojten situat si ti, moter e dashur, aj burr nuk eshte musliman dhe aj burr sipas mendimit tem nuk i meriton te mirat qe ja jep ti apo qe ja ke jep, lidhu tek allahu i lartesuar lutju allahut dhe do te ndimoj do te drejtoj. nese je ne shpirt e pastert ather do ta qesh rugen e drejt rrugen e muhamedit a.s
moter kergo ndim nga dhe nga familja jote bisedo ket problem me familjen tende qe te mundohesh ta kthesh nrrug drejt burrin tend por nese as kjo nuk funksionon ather moter e dashur vendos per vete. gruja e ka te lejushme me u nda nga burri nese aj nuk ehste musliman moter e dashur ka shum persona qe i thojn vetit musliman e as shahadetin nuk e idn e nje person qe meret me pun qe i ka ndalu allahu si per sh. drogen alkoholin aj nuk ehste musliman moter e dashur inshalla zoti ta letson ket qendje e ishalla e qen rrugdaljen me te pershtatshme per ty dhe per femin tend nga kjo sprov e allahut. ALLAHU te ndimoft deh te drehtoft ne rrug te drejt Inshalla ta letson ket qendje. dhe un jam nda nga aj burr moter e tash elhamdullila ma ka qu zoti nje bashkshort musliman qe e qoj jeten te lumtur e te gezushme me meshiren e allahut inshalla. alejkum selam

6 julka  
0
selam alejkum moter muslimane,Allahu ta shperbleft per komentin,edhe une e kam nje problem me burin tim qe nuk beson por nuk e kam situaten kaq te veshtire dhe momentalisht jam duke ju lutur Allahut ta udhezoje ate per veten e tij dhe per mua qe me lehteson disi.E kam shume te veshtire ti them prinderve qe dua te ndahem per kete shkak.Por dje pashe nje ender sikur isha ne xhami dhe i thashe dhe atij te vinte me mua dhe une kur u ktheva nga te maret abdes e pashe duke u falur dhe nje buri i gjate qe e mesonte si ishte me mire te vepronte.Inshalla kjo eshte nje ender e allahut.

3 linda  
0
e kam nje pyetje oper ju: nese nje grua agjeron osht e fes islame nuk osht e mbulune jeton ne gurbet mirpo mundohet qe ta mbaj fen islame ne shtepin e vet , pastron, pergatit buken burrit , kujdeset per femijet, te gjithakurse burri i saj pin tinxa edhe pse kjoe e lut qe mos me piu kurr i kallxon qe osht haram alkooli, ajo dyshon se aj edhe drog shet e burrii saj nuk ka besim tek ajo, i ngjet fjal se kishe po shkon edhe me dike tjeter, po flen me tjert,e ofendon gjithmon me fjal, e rreh per gabimin me te vogel( pse nuk po mi bjen qorapt ,etj) mirpo ajo duron duron dikur edhe ajo ja nis me ofendu sa her aj e ofendon, i bertet sa her edhe ai i bertete ofendon sa her edhe aj e ofendon, ajo nuk don mu nda prej tij pershkak te familjes mos me merzit dhe per shkak te ni fmije qe e ka mirpo jeten e ka ferr te vertet qka i kishi propozu ksaj grus me bo. allahu ju shperbleft me xhehnnet.

2 julka  
0
po kur gruaja eshte muslimane dhe buri besoj se nuk jane te gjitha te vlefshme?me ktheni nje pergjigje

1 bukurie shala  
0
shum shum e mir web faqja hallall ju koft

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024