E shtunë, 21/12/2024, 18:53
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Gruaja në Islam

Karakteristikat e gruas së devotshme
Karakteristikat e gruas së devotshme

 
Ajo përpiqet t’i përfitojë cilësitë e gruas së mirë duke pasuar shembujt e Profetit (salallahu alejhi ue selam) dhe duke zbatuar atë çka shkruan në Librin e Allahut. Ajo plotëson bindjen dhe zbaton Sunetin e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) dhe Kur’ani është cilësia më e mirë e saj.
Shembull:
"Gruaja martohet për katër arsye: për pasurinë e saj, për autoritetin e saj, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Kështu, martojeni atë për fenë e saj dhe do të fitoni.” (Buhariu dhe Muslimi)

"Prandaj gratë e drejta janë sinqerisht të bindura (ndaj Allahut dhe ndaj burrave të tyre) dhe në mungesën e burrave të tyre ruajnë atë çka i ka urdhëruar Allahu të ruajnë (nderin e tyre, pasurinë e burrit, etj.)” (4: 34)

En-Nesaiu ka transmetuar se Profeti (salallahu alejhi ue selam) ishte pyetur: "Cila është gruaja më e mirë?” Ai ishte përgjigjur: "Ajo që e kënaq atë (burrin e saj) kur ai e shikon atë, i bindet atij nëse ai e urdhëron dhe nuk e përdor nderin e saj dhe pasurinë në atë çka ai s’e pëlqen.”

Ibn Hibani ka transmetuar se Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Nëse gruaja i falë pesë namazet, e agjëron Ramazanin, e ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj; atëherë do t’i thuhet asaj (në Ditën e Gjykimit): hyn në Xhenet nga cilado derë e tij.”

"Nëse gruaja e lëndon (në çfarëdo mënyre) burrin e saj, gruaja e tij në Xhenet i thotë asaj: "Mos e lëndo atë, të luftoftë Allahu, ai është duke qëndruar vetëm përkohësisht me ty. Së shpejti ai do të vijë te ne.” (Ahmedi dhe Tirmidhiu)

"Nëse burri e thirr gruan e tij në shtrat dhe ajo refuzon derisa ai flen i zemëruar, atëherë engjujt do ta mallkojnë atë deri në mëngjes.” (Muslimi)

"Gruaja nuk agjëron përderisa burri i saj është i pranishëm pa lejen e tij, përveç në Ramazan.” (Buhariu dhe Muslimi)

"Secila grua që kërkon shkurorëzim nga burri i saj pa arsye nuk do ta ndiejë aromën e Xhenetit.”

Profeti (salallahu alejhi ue selam) ka thënë: "Nëse duhet ta urdhëroja dikë t’i përkulet  dikujt tjetër përveç Allahut, do ta urdhëroja gruan ta bëjë këtë për burrin e saj. Pasha Atë që e zotëron shpirtin e Muhamedit, nëse gruaja nuk i përmbush obligimet e saj ndaj burrit, atëherë ajo nuk i ka përmbushur obligimet e saj ndaj Allahut.” (Ahmedi)


Përktheu: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Gruaja në Islam | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/07/2010)
Klikime: 1391 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024