E hënë, 30/12/2024, 19:29
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Gruaja në Islam

Karakteri i gruas së devotshme
Karakteri i gruas së devotshme

 
T’i don dhe t’i respekton urdhërat e All-llahut si p.sh.: namazin, zekatin, agjërimin e Ramazanit, mbulesën, etj.
2.     Ta nderojë dhe ta respektojë burrin e saj në çdo gjë që nuk bie në kundështim me të drejtat e Allahut.
3.     Duhet ta ruajë nderin e saj dhe të kujdeset për shtëpinë, fëmijët dhe pasurinë e tij kur ai nuk është në shtëpi.
4.     T’i shërbejë burrit të saj, si p.sh. t’i kryejë punët e shtëpisë, të përgatisë ushqimin, t’i edukojë fëmijët, etj.
5.     Të jetë besnike dhe t’i ruajë sekretet e burrit të saj, posaçërisht gjërat intime që ndodhin gjatë martesës.
"Gratë e mira janërespektuese, besnike ndaj të fshehtës…”(En Nisa’ë: 34)
6.     Duhet që para burrit të dalë e zbukuruar që ta gëzojë atë kur ai e sheh.
Njëri e pyeti Pejgamberin (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem): "Cila grua është më e mira?”. Ai tha: "Ajo e cila e gëzon burrin e saj kur ai e sheh, ajo që i përgjigjet urdhërit të tij kur e urdhëron, ajo e cila nuk e kundërshton burrin në punët të cilat janë për atë (gruan) ose me pasurinë e tij nuk bën çfarë nuk pëlqen ai”.
7.     Nuk duhet të harxhojë pasurinë e tij pa lejen e tij.
8.     Nuk duhet të lejojë dikend të hyjë në shtëpinë e burrit pa lejen e tij.
9.     Nuk duhet të kërkojë shkurorëzim pa pasur asnjë arsye.  
Muhammedi (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: "Çdo grua që kërkon shkurorëzim (të ndahet) prej burrit të saj pa pasur arsye të fortë, ajo nuk do ta shijojë erën e Xhenetit”.
10. Të flakë prej gjuhës së saj mallkimin, sharjen dhe nënçmimin.
11. Duhet ta falënderojë burrin e saj për të mirat që i ofron asaj dhe për sjelljen e mirë me të.   
12. Duhet të mundohet ta gëzojë burrin e saj, mos ta hidhërojë atë dhe t’i përgjigjet atij kur ai e thërret.

Gruaja e mirë i vë të drejtat e burrit para të drejtave të veta dhe të drejtat e familjes së tij para të drejtave të familjes së saj. Ajo duhet të jetë e pastër dhe e përgatitur për burrin e saj kur ai e thërret. Duhet të jetë e parfumosur para tij, të mbajë gojën e pastër dhe të vishet bukur kur ai është prezent.
Nuk duhet t’i lavdërohet burrit të saj për bukurinë e saj e të flasë për diçka që burri nuk e ka të mirë apo të bukur. Ajo duhet të paraqitet para tij si e thjeshtë, të mos flasë shumë, të mos e ndërprejë kur ai është duke folur dhe të mos bëjë diçka që e dëshpëron atë.

Marrë nga libri: "Cilësitë e gruas së ndershme” i Muhammed Shomanit   
Kategori: Gruaja në Islam | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/07/2010)
Klikime: 1172 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 esra  
0
Eselamun Alejkum Ve Rahmetullahu Ve Berekatuhu ju uroj per kete web te mrekullueshem..ZOTI ju ndihmoft....

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024