E shtunë, 21/12/2024, 19:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Gruaja në Islam

Islami dhe të drejtat e femrës
Islami dhe të drejtat e femrës
 
 
 Të drejtat e femrës dhe liritë e saj janë njëra ndër temat më aktuale dhe më joshëse, për të cilat diskutohet këto vitet e fundit në qarqet e botës lindore.
Vendet islame janë të zëna me këtë problematikë, ndërsa shoqëritë e ndryshme kanë pikëpamje të ndryshme në lidhje me këtë temë, qofshin ato pozitive ose negative.Për koincidencë rrethanash, përmbajtja e këtij diskutimi shtrihet jashtë suazave të diskutimit tonë dhe ngadalë arrin në fushën e veprimit, duke shkaktuar disa fenomene të jashtëzakonshme në ambientin islam.Këta filiza të lirisë dhe të të drejtave të barabarta, janë shtrirë aq larg, me të drejtë ose gabimisht, sa arrijnë limite sensacionale deri në atë masë saqë çdo gjë bëhet e rrezikshme dhe neveritëse.Natyrisht, në këto shqyrtime ose aktivitete, emri i Islamit është gjithashtu i përfshirë dhe janë bërë interpretime të larmishme të pikëpamjeve islame. Disa madje deklarojnë se Islami i kundërvihet plotësisht çdo lirie të përparimit të femrës, si dhe Islami e shikon femrën si kafshatë për të qenë e vuajtur dhe e robëruar tërësisht nga dora e mashkullit, të cilës i mohohen të gjitha të drejtat dhe privilegjet shoqërore. Ajo, në bazë të pikëvështrimit të tyre, nuk ka të drejtë në pronë, andaj as në dinjitet. Nuk ka të drejtë në zgjedhjen e bashkëshortit të saj dhe nuk ka ndikim në përcaktimin e fatit personal. Asaj i janë mohuar shumë të drejta. Nga ajo kërkohet të jetë e verbër për nga sytë dhe e shurdhër për nga veshët: e mbyllur në shtëpi, e izoluar nga shoqëria, për të zbatuar me përulësi çdo ide të bashkëshortit të vet. Ajo është e gjykuar të jetojë jetën e një krijese të gjorë, duke mos luajtur ndonjë rol me rëndësi në shoqërinë njerëzore. Jeta e destinuar për të është kryesisht e rëndë. Ky është vetëm një nga përsiatjet e kundërshtarëve të Islamit në lidhje me të drejtat e femrës. Disa ekstremistë mendojnë, me çdo kusht, se mund t’i komentojnë edhe ligjet islame konform paramendimeve dhe imagjinatave të tyre dhe t’i orientojnë ligjet e ndritura të Islamit në bazë të imagjinatës së tyre. Ata pohojnë se Islami femrës i ka lejuar të gjitha të drejtat dhe liritë, duke i mundësuar të marrë pjesë krahas mashkullit në të gjitha sferat e shoqërisë. Nganjëherë e paraqesin si person të pranishëm në fushëbetejë, nganjëherë në pozitë të mëkëmbësit dhe të ministrit.Prej saj, kohë pas kohe, kërkohet të vallëzojë me meshkuj dhe të gërshetojë duart me duart e çdo miku, çdo të huaji, ose madje të paraqitet në bikini në lokale ose në plazhet publike. Këta njerëz nuk gjykojnë me arsye lidhur me rolin shoqëror të femrës, saqë formalisht mohojnë edhe doktrinat islame.Për këtë arsye ata synojnë, aq sa kanë aftësi, të sqarojnë dhe interpretojnë edhe ligjet islame për të arritur qëllimet e tyre.Ekziston edhe një grup, i cili, pa kurrfarë rezerve dhe ngurrimi, haptas dhe në mënyrë të qartë, synon drejt qëllimeve të veta personale. Ata shkojnë më tutje drejt trillimeve, imagjinatave dhe imitimeve të pakuptimta të të tjerëve.

Të drejtat e barabarta të mashkullit dhe të femrës nga pikëpamja islame
Islami mashkullin dhe femrën i konsideron të barabartë përderisa kjo ka të bëjë me të drejtat elementare njerëzore. Jo vetëm që i pranon tiparet individuale të atij dhe asaj, por, gjithashtu, i konsideron të barabartë në të gjitha të drejtat dhe privilegjet njerëzore. Ajetet kur’anore e vërtetojnë këtë qëndrim: "O njerëz, Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju ndamë në popuj e fise që të njiheni. Më i devotshëm tek Allahu është ai i cili Atij i frikësohet më së shumti...” (Huxhuratë, 13) "... Asnjërit prej jush që mundohet, mundin e tij nuk do t’ia mohojmë, as mashkullit as femrës, ju jeni njëri prej tjetrit...” (Ali Imran, 195)"Kurse besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin: kërkojnë të kryejnë vepra të mira, kurse largohen nga të pahijshmet, e  falin namazin dhe e  japin zekatin, dhe respektojnë Allahun e Pejgamberin e Tij. Ata janë prej atyre për të cilët Allahu do të ketë mëshirë...” (Tevbe, 71)"Nuk ka dyshim se për myslimanët e myslimanet, besimtarët e besimtaret, adhuruesit e adhurueset, të sinqertit e të sinqertat, durimtarët e durimtaret, të përvuajturit e të përvuajturat, sadakadhënësit e sadakadhënëset, agjëruesit e agjërueset, ruajtësit e nderit e ruajtëset e nderit, shumëpërmendësit e All-llahut e shumëpërmendëset e All-llahut, All-llahu ka përgatitur falje (mëkatesh) dhe shpërblim të madh.” (Ahzabë, 35)"O ju që besuat, nuk bën të tallet një popull me një popull tjetër, meqë të përqeshurit mund të jenë më të mirë nga ata të cilët përqeshin dikë tjetër, e as gratë me gratë e tjera, sepse mund të ndodhë që gratë e tjera të jenë më të mira se ato që përqeshin (duke nënçmuar njëri-tjetrin) dhe mos etiketoni njëri-tjetrin me llagape...” (Huxhuratë, 11)  "Meshkujve u takon hise një pjesë nga ajo që e lënë prindërit dhe të afërmit, por edhe femrave një pjesë që e lënë prindërit dhe të afërmit...” (Nisa’, 7) "Meshkujve u përket shpërblimi për atë që e bëjnë ata, kurse femrave u përket shpërblimi për atë që e bëjnë ato...” (4: 32)Këto ajete janë vetëm shembuj, ekzistojnë edhe shumë ajete të cilat flasin qartë edhe për mashkullin edhe për femrën. Ajetet e lartshënuara kryesisht kanë këtë porosi: edhe mashkulli edhe femra janë besimtarë të sinqertë dhe të përkushtuar. Shpërblimi më i mirë, xheneti dhe mëshira e Zotit, është për të dy. Të dy duhet t’i kryejnë detyrat e njëjta, për shembull: namazin, agjërimin, zekatin, etj., të përpiqen për të mirë dhe të luftojnë kundër të ligës.Ajetet e tjera të Kur’anit bëjnë fjalë pavarësisht për të drejtat e femrës, duke i urdhëruar njëkohësisht mashkullit t’i respektojë këto të drejta. Kur’ani e kritikon sundimin e kohës paraislame dhe raportin ndaj femrës në atë periudhë. Për shembull, ky ajet e gjykon praktikën e vrasjes së fëmijëve të gjinisë femërore me këto fjalë: "Dhe kur vajza e varrosur për së gjalli të pyetet se për çfarë mëkati është mbytur...” (81: 8-9)Kur’ani diskuton për femrat e famshme nga historia e fesë dhe përshkruan jetën e tyre në suaza të qëllimit të tij. Femra të tilla janë dymbëdhjetë. Madje një sure e Kur’anit quhet suretun-nisa’ (surja e femrave), që e madhëron femrën.                  

Muhammed Xhevad Bahonar
                           Marrë nga libri: "Femra nën mbrojtjen e Islamit”  
Kategori: Gruaja në Islam | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/07/2010)
Klikime: 1650 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024