E shtunë, 21/12/2024, 18:50
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukata Islame

Hidhërimi dhe tërbimi për shkak të fëmijëve të gjinisë femërore
Hidhërimi dhe tërbimi për shkak të fëmijëve të gjinisë femërore

 
"Dhe kur i vjen lajmi për lindje të vajzës, cilit do prej tyre i nxihet fytyra dhe përbrenda mbushet plot hidhërim që zien! Ai fshihet me turp nga njerëzit për shkak të së keqes që ia njoftuan. A ta mbajë atë me dhimbje e i poshtëruar, apo ta mbulojë atë në tokë? A nuk është me të vërtetë i ligë gjykimi i tyre?” (Nahl, 58-59).
Ky gabim nuk paraqet  vetëm gabim në edukim, por edhe në besim - akide.
Për fat të keq, madje edhe sot, në kohën bashkëkohore të përparimit të gjithanshëm, kemi raste mjaft të shpeshta kur disa prindër hidhërohen e tërbohen kur Allahu iu dhuron fëmijë të gjinisë femërore. Disave kjo u vie aq vështirë, saqë ndiejnë turp, kështu që zemërohen rëndë me bashkëshorten e vet duke ia bërë të pamundur fëmijës jetën normale që në fillim. Nuk ka kurrfarë dyshimi se sjellja e tillë bën pjesë në zakonet e xhahilijetit dhe në zakone e veprime të xhahilëve (injorantëve).
        
Kemi të bëjmë me një gjë aq të madhe e të rrezikshme, saqë për të në mënyrë të drejtpërdrejtë flet edhe Zoti i gjithësisë, Allahu i Gjithëmundshëm, i Cili thotë (shqipëruar në këtë kuptim): "Dhe kur i vjen lajmi për lindje të vajzës, cilit do prej tyre i nxihet fytyra dhe përbrenda mbushet plot hidhërim që zien! Ai fshihet me turp nga njerëzit për shkak të së keqes që ia njoftuan. A ta mbajë atë me dhimbje e i poshtëruar, apo ta mbulojë atë në tokë? A nuk është me të vërtetë i ligë gjykimi i tyre?”  (Nahl, 58-59).

Ekziston thënia e njohur: "Dita e mirë njihet në mëngjes”, andaj çka mund të presë fëmija i cili është pritur kështu në këtë botë???
        
Nëse  në ndonjë rast do ta vizitonit cilindo nga spitalet e mbarë botës dhe do të përqëndronit vëmendjen në pamjen e fytyrës së njerëzve të pranishëm që në atë moment kanë marrë lajmin për lindjen e fëmijës, e t’i dëgjoni e analizoni sjelljet e tyre, do të mund të vëreni përputhje të habitshme ndërmjet Fjalëve të Allahut të Lartësuar dhe sjelljeve të tyre.
         
E njëjta gjë vërehet edhe në spitalet ku, me anën e ultrazërit, shikohen shtatzënat dhe zbulohet gjinia e foshnjes. Do të mund të vëreni qartë se si shumica e baballarëve gëzohen pamasë kur bashkëshortet i informojnë se presin fëmijë mashkull, ndërsa atyre që u  thuhet se do të kenë vajzë ngrysen në fytyrë dhe thellohen në mendimet e veta, e nuk është i vogël numri i atyre të cilët haptazi tregojnë shenjat e tërbimit e të zemërimit. Allahu i Lartësuar na mbroftë nga sjellja e tillë! 
                    

Rreziqet e sjelljes së tillë janë:
-   Paraqet kundërshtim të hapur ndaj caktimit të Allahut, kaderit.
-   Është pakënaqësi e qortim ndaj mëshirës dhe dhuratës së Allahut të Lartësuar.
-   Është imitim i pabesimtarëve dhe pasimi i zakoneve të xhahilijetit.
-   Është dëshmi e primitivizmit të atyre njerëzve, e injorancës së tyre, e jostabilitetit psikik dhe e prapambeturisë intelektuale.
-  Kjo është për gruan ngarkesë në gjërat të cilat nuk mund t’i ndryshojë dhe në të cilat nuk mund të ndikojë. Disa madje e urrejnë gruan që pret dhe lind fëmijën e gjinisë femërore.
-  Kjo është përbuzje, përçmim e përulje e personalitetit të gruas për gjëra në të cilat ajo nuk ka ndikim. 
Marrë nga libri: "Gabimet e rrezikshme në edukimin e fëmijëve”, Muhammed Ibrahim b. el-Hamed
Kategori: Edukata Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/07/2010)
Klikime: 2213 | Komentet: 1 | Ranguar: 3.5/2
Gjithsejt komente: 1
1 exe  
0
Ata qe zemrohen kur u lind vajze,bien ne kundershtim me kaderin dhe vullnetin e Allahut, e nese e fajsojne gruan per kete shkak jo vetem se kane terhequr hidherimin e Allahut por jane edhe njerez qe s kane fare njohuri nga shkenca,se po te kishin pak njohuri do te dinin se nuk jane kromozomet e nenes ato qe percaktjne gjinine e femijes,por te babait.Dihet shkencerisht se meshkujt e kane kombinimin e kromozomeve xy ndersa femrat xx,dhe me rastin e fekondimit te qelizes aktivizohet nga nje kromozom i babait dhe nje i nenes dhe varesisht cili kromozom i babait eshte aktivizuar,nese x me x e nenes do te lind vajze e nese aktivizohet y i babait dhe x i nenes ateher do te lind djale.Allahu e dine te fshehten.Atij i qofshim fale!

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024