E shtunë, 21/12/2024, 18:48
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 2
Vizitorë: 2
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Edukata Islame

Familja dhe njeriu
 
Familja dhe njeriu
 
 
 
Islami i caktuar nga Allahu dhe i dërguar njerëzve si institucion mëshire dhe uniteti, përfaqëson të drejtën juridike të krijimit. Çdo njeri gjen qetësi dhe arrin shpëtimin vetëm brenda këtij sistemi.

Kur'ani, libri-burim i Islamit, faktin që Allahu e ka ngritur jetën e njeriut mbështetur në burrin dhe gruan, që mes tyre ka vënë një afërsi të caktuar, që i ka përgatitur burrin dhe gruan në atë mënyrë që të gjejnë te njëri tjetri dashuri dhe prehje, i shpreh kështu në këtë ajet: "Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (Rum, 21)

Siç tregohet qartë në ajet, jeta e njeriut qëndron mbi familjen. Natyrisht, Kjo jetë duhet rregulluar sipas vlerave të besimit dhe parimeve të Islamit. Dhe zbatimi praktik i jetës islame me mbajtjen gjallë në mënyrë të vazhdueshme të vetëdijes së devocionit (takva) si në familje, ashtu edhe në njësitë e tjera shoqërore, shprehet kështu: " O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra..." (Nisa, 1)

Martesa, të cilën e drejta juridike islame (fikh) e shpreh me konceptin sunnet, është një qëndrim i rrjedhur nga krijimi i vënë në zbatim nga Profeti a.s. Kjo do të thotë se, sipas Islamit, martesa nuk është një fantazi pa kuptim ose privilegj, por nevoja më e natyrshme dhe një e drejtë legjitime.

Përkufizimi i familjes dhe veprimtaritë e saj të natyrshme

Familja, e cila formohet prej prindërve (nënës dhe babait) dhe fëmijëve dhe me anë të farefisit të afërm (lidhjes së gjakut), zgjatet në një fushë më të gjerë, është një unitet themelor me ndikim mbi të gjitha shpresat e shoqërisë. Roli më i rëndësishëm i saj është të siguroj vazhdimin e brezit dhe rritjen e përgatitjen e tij të mirë. Ndërkaq, mundësia e familjes për ta vazhduar këtë veprimtari varet nga përbërja dhe funksioni i saj i rregullt dhe harmonik. Një familje e tillë mund të ngrihet duke plotësuar kushtet përkatëse ndjesore, shoqërore, ekonomike dhe moralo-etike. Familjet e ngritura mbi vlera të larta, si besnikëria, dashuria e sinqertë, bindja e vetëdijshme dhe morali i bukur, janë garancia më e madhe e shoqërisë islame. Detyra më e rëndësishme dhe parësore e një familjeje myslimane është të rrisë dhe të përgatis njerëz me personalitet që i besojnë Allahut dhe ta jetojnë Islamin pa ndryshim. Kështu Kur'ani tërheq vëmendjen mbi përparësinë e detyrës në fjalë: "Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!" (Llukman, 13).

Kalaja mbrojtëse: Familja

Janë edhe funksione të tjera që kryen institucioni i familjes në jetën e individit dhe shoqërisë. Familja ka një funksion shumë të rëndësishëm për kontrollin dhe rregullimin e instinktit seksual si dhe për përfitimin e moralit dhe edukatës së bukur. Familja e formuar me anë të martesës siguron plotësimin në mënyrë legjitime të dëshirave të natyrshme, rritjen dhe përgatitjen e brezave me një prejardhje gjenetike të njohur e të përcaktuar qartë. Familja është kala mbrojtëse përballë jetës boheme, sepse familja është vendi ku natyra njerëzore mundet ta shprehë veten në mënyrën më të mirë, ku mundet t'i realizoj dhe kthej në praktikë vlerat e larta, si dashuria, respekti, dhembshuria dhe vetëmohimi. Familja, e cila siguron mjedisin material dhe moralo-shpirtëror më të përshtatshëm për përfitimin, zhvillimin dhe maturimin e personalitetit njerëzor, është një lloj shkolle morali të lartë. Se sa e rëndësishme është, për sa i përket njeriut, familja e formuar si rezultat i martesës, pohohet me këto fjalë në Kur'an: "...ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato..." (Bekare, 187). Ky ajet i përkufizon gratë dhe burrat si prehje për njëri tjetrën. Kjo realizohet me anë të martesës, sepse martesa i mbron bashkëshortët nga shumë mëkate, si lidhjet dhe marrëdhëniet seksuale jo legjitime e të ngjashme, e fuqizon botën moralo-shpirtërore dhe e zbukuron moralin.

Familja luan rol të rëndësishëm edhe në formimin e shoqërisë. Familja është institucion që i zhvillon lidhjet farefisnore ose të gjakut mes njerëzve, që i shndërron këto lidhje, në masë të madhe, në solidaritet shoqëror-ekonomik dhe mbështetje të dyanshme. Gjithashtu, familja vjen në krye të institucioneve që kontribuojnë në njohjen e brezave me vlerat islame si dhe në formimin e shëndoshë dhe të qëndrueshëm të ndërrimeve shoqërore. Fundja, ekzistenca e një institucioni matet me aktivitetin e tij. Institucionet që i kanë humbur efektivitetin, në një aspekt, nuk ekzistojnë.

Sulmet kundër familjes

Në ditët tona, familja ndodhet përballë një sërë sulmesh bashkëkohore. Tregtarët e epshit të cilët pandehin se mbrojnë të drejtat e vajzave dhe grave, duke zhvilluar armiqësi veçanërisht ndaj Islamit, në çdo rast të përshtatshëm e tregojnë martesën si të keqe dhe kërkojnë të asgjësojnë ndikueshmërinë dhe efektivitetin e familjes. Një numër i madh njerëzish të ranë në grackën djallëzore të ngritur nga ata që e përdorin femrën si mjet kënaqësie e dëfrimi, duke u dhënë pas kërkimeve jashtë familjes dhe Islamit, kryejnë të gjitha llojet e mëkateve në emër të të ashtuquajturit qëndrim bashkëkohor. Veç kësaj, institucionet arsimore bartin te brezat e rinj një masë të madhe të vlerave jashtë Islamit, kurse mjetet e informacionit masiv kanë marrë përsipër të formojnë pothuaj një mënyrë jetese jashtë Islamit. Zhvillimet negative, si hedhja e sloganeve mbi "lirinë seksuale" nga disa zëra të çjerrë dhe konsideromi nga disa të tjerë i "bashkëjetesës pa kurorë" si domosdoshmëri të jetesës bashkëkohore, po na shpalosin para syve se në ç'përmasa kanë arritur sulmet kundër familjes dhe rreziqet pasuese, dhe ata që dalin kundër Islamit dhe martesës së propozuar prej tij, kërkojnë liri veprimi që femrën ta përdorin si mjet kënaqësie dhe dëfrimi.

Përballë të gjitha këtyre zhvillimeve negative, myslimanët po përpiqen, pa u mbrapsur, t'i vejnë në jetë të vërtetat që i besojnë dhe i shprehin, si dhe për të siguruar rritjen dhe përgatitjen e brezave të rinj me dashurinë për Allahun dhe dëshirën për të jetuar sipas mënyrës islame të jetës. Ndërkaq, kjo përpjekje duhet nisur veçanërisht me zbatimin e një modeli të jetës islame në familje. Tashmë nuk ka asnjë dobi thënia se myslimanët e mirë kanë mbetur në të kaluarën. Sot, në çdo fushë të jetës ekziston nevoja e shembujve të myslimanëve të mirë, sepse ajo që është përgatitur dje, realizohet sot dhe përgatit të nesërmen.

Ka ardhur koha për të parë të vërtetën dhe par të thënë atë hapur. Zbatimet arsimore-edukative islame si në familje, ashtu dhe në njësitë e tjera shoqërore, ose kanë mbetur në fjalë,ose janë bërë me të meta dhe gabime. Puna e parë që duhet bërë në këto kushte, është të rishikohen familjet dhe institucionet tjera që janë ushqyesit më jetik të individit dhe strukturës shoqërore dhe, duke u përftuar atyre strukturën dhe funksionet origjinale bazë, të shndërrohen në institucione që rrisin dhe përgatisin njeriun mysliman.

 

Marrë nga revista edukative-arsimore ETIKA

Kategori: Edukata Islame | Shtuar nga: shpend-xhelili (13/09/2009)
Klikime: 1781 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024