E premte, 29/03/2024, 16:20
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Gruaja në Islam

E drejta më e madhe e nënës
E drejta më e madhe e nënës

 
Trajtimi i mirë i prindërve në moshën e shtyrë

Me përparimet në mjekësinë moderne dhe në të ushqyer, shumë njerëz jetojnë më gjatë tani se sa që kanë jetuar më parë. Për shkak të kësaj, shoqëritë perëndimore ballafaqohen me ngarkesën e përkujdesjes së shumë pleqve. Në Shtetet e Bashkuara  rreth 2.2 milionë të afërm kujdesen për 1.6 milionë pleq-të dashurit e tyre. Këta numra vetëm se mund të rriten, thotë Shirley O’Bryant, studiuese e lidhjeve familjare në Universitetin e Ohajos.

Numri i fëmijëve të rritur të cilët duhet të kujdesen për prindërit e tyre të vjetër gjithashtu po rritet, ka thënë ajo. Më shumë se 80% e çifteve në vitet e tyre të 50-ta dhe të 60-ta sot kanë së paku një prind duke jetuar në krahasim me më pak se 50% e tyre në fillim të shekullit të 20-të. "Gjithashtu, çiftet e reja sot po kanë më pak fëmijë  sesa brezat e kaluar,” tha O’Brajan. "Pak njerëz kanë vëllezër e motra me të cilët ata do të mund ta ndanin përgjegjësinë për kujdesin ndaj prindërve.” Derisa periudha e jetës zgjatet, ky problem do të bëhet edhe më i vështirë.

"Në të ardhmen, problemi kryesor do të jetë se shumë fëmijë të rritur do të kenë nevojë të sigurojnë kujdesin për prindërit e tyre të vjetër,” ka thënë O’Brajan.
"Mosha e përkujdesjes do të sjellë një grup të tërë të ngatërresave kur ata do të mundohen për t’i plotësuar obligimet e shtuara familjare.”

Në shumë shoqëri sot, këto lehtësime të përkujdesjes bëhen ndarja kryesore në ndërtimin e familjes dhe të shoqërisë të cilat përsëriten të shumtën e kohës dhe bëhen ndryshime të gabuara në vlera dhe stile të jetesës. Këto lehtësime të cilat sot quhen "shtëpi për pleq,” janë bërë vende të përkohshme ku prindërit e vjetër i kalojnë ditët e tyre të fundit para se të largohen përgjithmonë në varrezat e tyre.

Sa iu përket fëmijëve, ata e shohin këtë si zgjidhje të përshtatshme. Ata kanë për të punuar shumë gjatë ditës dhe kanë nevojë për të pushuar dhe për t’u argëtuar në mbrëmje. Ata nuk kanë kohë për ta kaluar me prindërit e tyre të vjetër përveç disa rasteve aty-këtu. Ditët në të cilat djali do të kthehet në shtëpi prej punës dhe do të ndalet ta shohë nënën e tij apo babain para se të shkojë te gruaja apo fëmijët e tij kanë kaluar.
Si muslimanë, kujdesi ndaj prindërve nuk është vetëm obligim shoqëror, se ata janë kujdesur për ne në fëmijërinë tonë. Kjo është më e pakta që mund ta bëjë secili për prindërit e tij dhe veç është konsideruar për t’u thënë dhe kujtuar shprehja:
"Çkado që t’iu bësh prindërve të tu fëmijët e tu do ta bëjnë me ju.”



E drejta më e madhe e nënës

Kur shikojmë natyrën e lidhjes së fëmijës me nënën e tij ne gjejmë të jetë aq unike sa nuk mund të krahasohet me asnjë lidhje tjetër. Ai shfaq dashuri për të para çdokujt tjetër, nëse ajo largohet ai e thirr atë, nëse ajo e injoron atë ai i lutet asaj, nëse ka nevojë ai kërkon ndihmë prej saj. Ai mendon se ajo ka çdo të mirë dhe beson se e keqja nuk mund ta arrijë atë përderisa ai është nën mbrojtjen e saj.
Allahu i Lartësuar thotë:
"... Nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin...”
(31: 14)
Është transmetuar se Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ishte pyetur nga një njeri se kush meriton që ai t’ia kushtojë kujdesin dhe shoqërinë më të mirë. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, iu përgjigj: "Nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj nëna jote, pastaj babai yt, pastaj të afërmit me rend.” (Buhariu dhe Muslimi)
Është thënë se Uvejs ibn Amer el-Karni i cili ka jetuar në Jemen, ka besuar në Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, para vdekjes së tij por nuk ka mundur të vijë në Medine të takohet me të sepse kishte për t’u kujdesur për nënën e tij. Umer ibn el-Hatabi ka thënë se e ka dëgjuar Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se ka thënë: "Uvejs ibn Amri do të vijë te ju me delegacionin e Jemenit, ai e ka pasur lebrozën por i ka kaluar përveç një pjese të vogël. Ai është i mëshirshëm dhe i përkushtuar ndaj nënës së tij dhe nëse betohet në Allahun për diçka, Allahu do ta plotësojë atë. Nëse mundeni, kërkoni prej tij t’i lutet Allahut për faljen tuaj.” (Muslimi)
Në kohën e Uthmanit, halifit të tretë, hurmat ishin shtrenjtuar shumë. Gjatë kësaj kohe, njerëzit e panë atë duke nxjerrur lëngun prej hurmave, duke gdhendur pemën  me thikë. Njerëzit, të befasuar, pyetën se pse ai po i shkatërronte drunjtë pasi kjo ishte shumë e shtrenjtë. Ai u përgjigj se ai e bën këtë për ta zbatuar dëshirën e nënës së tij e cila e luti atë t’ia sjellë lëngun. "Si mund ta injoroj dëshirën e nënës sime,” pyeti ai?

Shumica e dijetarëve kanë rënë dakord se nënat gëzojnë të drejta më të mëdha se baballarët, por kjo s’do të thotë se fëmijët duhet t’iu shërbejnë nënave të tyre dhe t’i injorojnë baballarët e tyre. Meqë se respekti dhe nderimi është punë, baballarët janë më meritor për këtë dhe neglizhenca ndaj tyre, nuk është sjellje e mirë e muslimanëve të vërtetë. Për këta të dy sjellja e mirë është e theksuar. Por, duhet të jetë e konceptuar në mendje se nënat janë relativisht më të dobëta në shoqërinë tonë dhe përmes shërbimeve më të mira të bëra asaj ajo është më meritore për të qenë e rehatuar dhe e trajtuar mirë nga fëmijët.


                                         Marrë nga: www.
gulf-times.com

                                         Përktheu: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Gruaja në Islam | Shtuar nga: shpend-xhelili (27/07/2010)
Klikime: 966 | Ranguar: 0.0/0
Gjithsejt komente: 0
Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024