E hënë, 30/12/2024, 19:49
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Gruaja në Islam

Dëgjueshmëria ndaj burrit
Dëgjueshmëria ndaj burrit

 
Islami i ka dhënë gruas të drejta si dhe obligime. Ndër obligimet më të rëndësishme është dëgjueshmëria e saj ndaj burrit. Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:
"Burri yt është Xheneti yt apo Xhehenemi yt”, që don të thotë, se gruaja e cila i bindet burrit do të hyjë në Xhenet dhe nëse nuk i bindet do të hyjë në Xhehenem. Ja disa hadithe që e urdhërojnë gruan t’i bindet burrit të saj:
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:

"Po të kisha mundësinë të urdhëroja dikë t’i përkulet (bëjë sexhde) dikujt tjetër, do të urdhëroja që gruaja t’i përkulet burrit të saj.”
"Nëse gruaja vdes deri sa burri është i kënaqur me të, ajo do të hyjë në Xhenet.”
"Kur gruaja i fal pesë kohët e namazit, agjëron gjatë Ramazanit, e mbron nderin e saj dhe e dëgjon burrin e saj, ajo mund të hyjë në Xhenet nga cila derë të dëshirojë”.
"… Ajo që e kënaq (burrin e saj) kur ai e shikon atë, e dëgjon atë kur ai e urdhëron, dhe që nuk është kundër dëshirave të tij lidhur me të apo pronën e tij duke bërë diçka që ai nuk e pëlqen”.
"Nëse burri e thërret gruan e tij në shtrat (për marrëdhënie intime), kurse ajo refuzon dhe bën që ai të flejë i hidhëruar, engjujt do ta mallkojnë atë deri në mëngjes”.

Gruaja duhet të sjellë lumturi në jetën e burrit dhe nuk duhet të jetë arrogante e ta ngrisë zërin e saj. Gruaja duhet çdoherë ta respektojë burrin e saj dhe mos t’ia prishë gëzimin dhe jetën e tij. Ajo duhet të jetë e angazhuar në pastërti dhe ta bëjë veten tërheqëse për burrin e saj, të kujdeset për familjen dhe të afërmit e tij.

Ajo nuk guxon të agjërojë vullnetarisht pa lejen e burrit, nuk duhet të lejojë që dikush të hyjë në shtëpi pa lejen e tij, nuk duhet ta lëshojë shtëpinë pa miratimin e tij dhe duhet të kujdeset për të dhe për edukimin e fëmijëve të tyre.
Nëse burri i nënshtrohet Allahut, xhele shanuhu, dhe e trajton gruan e tij me dashuri dhe mirësi, gruaja në asnjë mënyrë nuk duhet që të pranojë urdhëra nga prindërit e saj kundër dëshirës së tij. Transmetohet nga Theubani, radijallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selam, ka thënë:
"Nëse gruaja i kërkon burrit të saj shkurorëzim duke mos pasur arsye të fortë, aroma e Xhenetit do të jetë e ndaluar për të”.

Megjithatë, nëse prindërit e saj e urdhërojnë që t’i bindet Allahut, xhele shanuhu, në kryerjen e namazeve në kohët e caktuara, duke ia thënë të vërtetën, duke ia plotësuar të drejtat e saj dhe e këshillojnë të mos i harxhojë paratë e saj me pakujdesi, atëherë ajo duhet t’i respektojë dhe t’i dëgjojë ata.

Pos kësaj, nëse burri i saj kërkon nga ajo që të kryejë ndonjë vepër që Allahu, xhele shanuhu, e ka ndaluar, ose e ndalon në atë që Allahu, xhele shanuhu, e ka urdhëruar, atëherë ajo nuk duhet ta dëgjojë atë, sepse Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë:
"(Besimtari) Nuk duhet t’i bindet krijesës kur përfshin mosbindje ndaj Krijuesit”.
Gabimi më i keq që mund ta bëjë një grua është pakujdesia në veshmbathje dhe zbukurim, veçanërisht kur burri i saj kthehet nga puna, kurse asaj i vjen ende era nga kuzhina dhe flokët nuk i ka të rregulluar. Gruaja nuk duhet që ta përshëndesë burrin e  saj me ankime të vazhdueshme. Ajo duhet të përgatit ambient të rehatshëm duke e ulur zhurmën e fëmijëve, të kundërmoj aromë të mirë dhe ta befasoj burrin me gjellërat që ai i pëlqen. Thënë shkurt, gruaja duhet ta shëndërrojë shtëpinë në parajsë për burrin e saj.
Gruaja që e dëgjon burrin dhe i bindet atij nuk i zbulon sekretet e tij sepse atëherë do ta humbë besimin e tij. Ajo është e dëgjueshme në urdhërat e tij sepse përndryshe do ta ngjallë hidhërimin e tij. Gruaja e mirë asnjëherë nuk shfaq gëzim në vuajtjet e tij e as pikëllim në gëzimin e tij, sepse e para është mungesë e vëmendjes ndërsa e dyta është mosrespektim i burrit.

Pejgamberi alejhi selam ka thënë: ”Sikur t’i dinte gruaja obligimet ndaj burrit, nuk do të ulej kur servohet dreka dhe darka, derisa të largohet nga ai.” Sahihul Xhamia: 5259

Dhe, po ashtu s’ka dyshim se shtëpia në të cilën ka mirësi, butësi, dashuri dhe kujdes, së bashku me edukimin korrekt islam do të ketë efekt të pamasë në njeriun. Pra, ai do të jetë – nëse do Allahu – i suksesshëm në marrëdhëniet e tij dhe në çdo çështje – qoftë ajo kërkim i diturisë, tregti, përfitim material, apo tjetër pos kësaj.

Burri musliman duhet të gjejë prehje në të qenit me gruan e tij. Prandaj, kjo bëhet përgjegjësia e saj, sipas fjalëve të Allahut, që ta kultivojë këtë prehje dhe të kultivohet kjo ndjenjë e sigurisë, rehatisë dhe paqes në shtëpi. Ajo është e cila dikton disponimin me të cilin do të udhëhiqet shtëpia.

Gjithashtu, gruaja muslimane është mbrojtje për burrin e saj musliman, njeriun e saj. Dhe, ai poashtu është burim i mbrojtjes dhe i sigurisë për të. Prandaj, ajo e ka përgjegjësinë dhe mbrojtjen e fshetësive të tij, mbrojtjen e pasurisë së tij, mbrojtjen e fëmijëve të tij si dhe mbrojtjen e shtëpisë së tij nga njerëzit të cilët ai nuk i dëshiron brenda në të.
Gruaja muslimane duhet të kuptojë se përgjegjësia e saj në shtëpi është mënyrë e adhurimit të Allahut. Kjo është pjesë e mbajtjes së detyrës ndaj Allahut.
Burri musliman dhe gruaja muslimane dhe besimtari e besimtarja janë ndihmues të njëri-tjetrit në devotshmëri. Prandaj, nëse burri musliman e sheh gruan e tij duke devijuar, bëhet obligim i tij që ta udhëzojë atë në fjalët e Allahut dhe në Sunet. Njëjtë, nëse burri devijon, atëherë bëhet përgjegjësi e saj që ta udhëzojë atë. Kjo është diçka që është e qartë dhe duhet të bëhet. Dhe ajo duhet të përpiqet që ta bëjë atë ‘dashuri’ për të, duke ia treguar rëndësinë e namazit dhe rëndësinë e gjërave të cilat ai i neglizhon.

Sa më shumë ta respektojë gruaja burrin, aq më tepër ai do të jetë i dashur me të dhe sa më shumë që të pajtohet me të aq më gjatë ai do të qëndrojë me gruan e tij. Gruaja nuk mund ta arrijë këtë vetëm se nëse iu jep përparësi kënaqësive të tij përpara kënaqësive të veta dhe dëshirave të tij përpara dëshirave të veta, në atë që e pëlqen apo në atë që e urren.


E lus Allahun që të na jep sukses dhe të na udhëzojë në atë që Ai e do dhe me të cilën Ai është i kënaqur!
                     
                                           
                                                                          Përgatiti: Fexhrie Kaçiu
Kategori: Gruaja në Islam | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/07/2010)
Klikime: 8698 | Komentet: 6 | Ranguar: 5.0/3
Gjithsejt komente: 6
6 besimtare  
0
e lexova me vemendje dhe nuk dij per grat tjera por flas per veti ketu me sa kuptova shkrujke si mu sijllgruaja ndaj burit me nji fjel gruja duhet te jet nen kemben e burit
nuk flas per drejta te barabarta por si buri qe ka mish e shpirt e zemer njejt edhe gruaja
qka te ben gruaja kur buri vjen nga puna dhe thot ftyr prisht,kur thot qka esht kjo gjell me vjell a ne shtepi qate ka per te henger qeter ska kur per femin nuk angazhohet aspak kur behet gati me dal i thot regulloju mir se mvjen mare met pa dikush(d.m.th nuk te pelqen ne dukjen qe ta ka fal all-llahu po me vendu 1 kg makijazh,e shum detaje tjera
edhe kam nje pyetje a ndikon ne lumturin e nje buri e gruaje bashkesija d.m.th.bashkjetesa me prinderit e tij dhe kur gruaja tan kohen esht nen kemben e tyre
a esht epelqyshme me ngu motren vllevin nenen baben kur flasin keq per grun dhe pa diskutu me bashkshorten se si erdhi deri aty me u perla dhe me reh
si e shkruan feja islame dhunen ndaj gruas nenkuptoj te rahurat
dhe qfar buri esht kur i fut shuplak gruas deri sa ajo i jep gji femijes

5 seli  
0
jo jo suzanaa durim se ndoshta sprov e ke prej allahut saber de,
All-llahu ju shperbleft...

4 suzana  
0
selam alijkem i lexova me vemendje po qysh naka mesuar pejgamebri jon muhamedi a.s ku me gjet asi burri kur as nuk i interesojn bile keto sene,une falem ebesoj shum ekam deshir tju shkoj rregullave te islamit,po burri jem nuk falet as nuk do meni bile edhe mua dit per dit me nxjerr probleme kur me sheh thot se as ne shpi spom vihet kur pote shoh keshtu je ba si plak boll i foli per islamin mete mir po hiq thot aas mos ma perpen se keto jan prralla bahet nervoz shum as sfol as kurxha,ela leshut radio pendimin me qellim veq me ngu hoxhen kur fol site hyn mrena ma nal eja nis bertet e valla shum pom ban nervoz edhe mue as ky spo fol po as une spokam qkami ba ky me thot me dal ne mbramje mu vesh modern ejo qeshtu se me thot syt pom dhamin met kshyr je ba si nona jem qe dy vjet qe jakam nis mu fal eme lexu eme ngu hoxhen une nxor jam me burr dy fmi ikam sjam tu dit qka me ba spokam qare pa engu kanihere ja mu nda ms 15 vj martes

3 lemi  
0
selamu alejkum ku me gjet qesi gru hehe?? selam

2 Dritoni  
0
ALL-LLAHU ju shperbleft jarabi me xhennetin e ti, inshallah jem prej atyne te devotshmeve te drejtve

1 Gezim  
0
All-llahu ju shperbleft

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024