E hënë, 30/12/2024, 17:57
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Burri im i dashur
Burri im i dashur

 
Mbase ndonjëherë do mund të mendosh se ke bërë një gabim që 
më ke zgjedhur për bashkëshorte të jetës.
Me kohë frikohem se dashuria jote do të shndërrohet në urrejtje, 
durimi yt do të kaloje në zemërim dhe situata e qetë mes nesh do zbehet.

Burri im i dashur
Ndoshta kur jeta kalon në fazën e ndezur me tensione dhe  gjen veten
 i zënë me shumë punë, ndodh që nuk do kesh kohë për mua, dhe 
kohën që do duhet ta kaloje me mua do humbiste. Me një sinqeritet 
do jap aq sa mundem që të te bej të lumtur në jetë. Por, a nuk është 
e drejtë që edhe unë të kem përkujdesjen tënde? 

Pra, më fal dhe më buzëqesh, ashtu siç e përshkruante të 
Dërguarin sallahu alejhi ue selem, nëna e besimtarëve Aisha radiuallahu
anha. Dhe në këtë mënyrë, shpresoj se do të më vlerësosh për virtytet e
 tjera që i kam. 

A nuk ka thënë Allahu në Kur’an, Ai,  i Cili na bashkoi në martesë  dhe  
vendosi dashurinë në zemrat tona: "O ju që besuat, nuk është lejuar 
për ju të trashëgoni gratë (e të vdekurve) në mënyrë të dhunshme, 
e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që ju keni dhënë atyre, 
përveç nëse ato bëjnë ndonjë imoralitet të hapur. Çoni jetë të mirë me to. 
Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodh që Allahu të japë shumë të mira në 
një send që ju e urreni.”

Po ashtu i Dërguari i Allahut s.a. ka thënë: "Më i ploti besimtar me iman 
është ai që është më i mirë në moral kurse më të sjellshmit 
prej jush janë ata që janë më të sjellshëm ndaj grave të tyre”. (Tirmidhiu)

Burri im i dashur
Duhet ta dish se nuk ka krijesë njerëzore që nuk gabon, vetëm Allahu i  
Përjetshmi është i Përkryeri.
Nuk është e drejte për ty apo për mua që thjesht t’ia marrim gabimet dhe 
të metat njeri-tjetrit në llogarinë tonë, derisa të metat tona t’i lëmë 
anash. 

Do  mundohem të jem një bashkëshorte besnike ndaj teje, dhe të dëgjoj 
gjithmonë, por shpresoj se do më falesh dhe harrosh kur gaboj.
I kam lënë prindërit dhe vëllezërit e motrat e dashura që të jem me ty. 
Dua  që të ma mbushësh zemrën me dashuri. Të më dashurosh si një 
rrebesh shiu. 

Nuk dyshoj aspak që të kam zgjedhur bashkëshort. 
E çmoj devotshmërinë tënde çdo ditë dhe devotshmëria jote të bën të 
dukesh si njeriu më i mirë për mua.

Më kujtohet ngjarja e shoqëruesit  të resulullahut (salallahu alejhi ue sele) 
Ali bin thalib (radiallahu anhu) kur është pyetur nga një njeri: "E kam një 
vajzë, me kënd ta martoj? Aliu r.a  iu përgjigj: ”Ajo duhet ta martoje njeriun që ka devotshmëri në zemrën e tij, nëse ky
 njeri e do atë, ai do e shkëlqej atë, por nëse nuk e do, nuk do ta lëndoje 
asnjëherë.” Ne fakt ti je ky! 

Dashuria jote më bën të ndihem si gruaja më e lumtur në botë. Ndoshta kur ndodhemi para një situate te vështirë për shkak të gabimeve 
të mia, dhe në këtë moment ti do dëshiroje të kishe një grua më të mirë. 
Të lutem bëhu i ndërgjegjshëm, egoizmi dhe moskujdesi yt mund të te
drejtoje në sjellje jo të mira. Të lutem m’i përmirëso gabimet e mia me 
butësi dhe mirëkuptim, mos u bën i ashpër ndaj meje.

Nëse sheh ndonje te metë në anën time kujtoje mesazhin e Resulullahut 
s.a. drejtuar neve: "Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse 
ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen, ndoshta mund të i pëlqeje diçka tjetër”. 
(Muslimi)

Burri im i dashur,
Të lutem të kërkosh riskun në hallall sepse burri duhet të marr përgjegjësinë mbi familjen e tij të dashur. 
A nuk na ka mësuar i Dërguari s.a, kur ka pyetur Muavije ibn Hajde r.a.: 
I Dërguari i All-llahut, çfarë detyra ka secili prej nesh ndaj gruas së vet?” 
(Pejgamberi) Tha:"Ta ushqesh kur të ushqehesh vetë, ta veshmbathësh kur 
këtë e bënë për vete, mos ta mallkosh dhe mos ta lësh vetëm askund 
përveç në shtëpi”. 
(Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi i cili thotë: "Mos e qorto” e ka 
kuptimin: mos i thuaj "All-llahu të shëmtoftë”) që do të thotë se burri 
duhet të përmbush nevojat për familjen e tij.

Mos u bën i ashpër ndaj meje, sepse Resulullahu s.a. nuk ka qene 
asnjëherë i ashpër ndaj grave te tij.

Me kujtohet një hadith nga Resulullahu s.a: "Kjo botë është dëfrim 
kurse dëfrimi më i mirë i saj është gruaja e ndershme”. (Muslimi) 

Do mundohem te jem thesari yt me i madh, ashtu si unë e ndjej se ti je
thesari im më i madh.

A e di shpërblimin qe do marrësh nga Allahu ne ahiret? 
A e di se cili është shpërblimi për ata qe sillen drejtë ndaj grave të tyre?  
Shiko me sy, zemër dhe kuptoje këtë hadith: ”Ata qe jane te drejte, 
ne diten e gjykimit do te marrin fronin prej drite. Ata jane njerëz te drejte,
me deliresine e tyre ndaj grave te tyre dhe njerëzve per te cilet jane 
pergjegjes. (Muslimi)

Lus të jesh njëri prej tyre, dhe unë të jem mbretëresha në pallatin tënd të    
bukur. Po mundohem të jem thesari yt më i çmueshëm ne dynja dhe ne 
ahiret. Kur te jesh i lirë, më mëso me diturinë qe Allahu të ka falur. Nëse 
nuk ke kohë, më lejo të përfitoj diturinë e Islamit në ndonjë mënyrë tjetër.
Sidoqoftë, unë nuk do harroj përgjegjësinë që kam si grua, ashtu që më 
vonë të jem një mësuese për djemtë dhe vajzat tua. A nuk është nëna 
mësuesja e parë për djemtë dhe vajzat e saj?
Do dëshiroja t’i mësonim fëmijët tanë se bashku ashtu qe te jene bartës te   
flamurit dhe te jene ne mesin e mutakineve. Dua te jem një grua besimtare e  
cila do te sjell familjen time ne xhenet!

O Allah i Vetmi qe nuk ke shok, Ti je dëshmitar ne këtë lidhje martesore, 
kam rene ne dashuri  me bashkëshortin tim, beje këtë dashuri ndaj tij ashtu 
qe te përforcoj dashurinë ndaj Teje, por, lutem po ashtu qe dashuria 
ime ndaj tij te mos e kaloj dashurinë ndaj Teje. 
Beje këtë dashuri kuptimplote. Me mbroj zemrën time ashtu qe te mos te
te harroj kurrë. 
Beje këtë dashuri për mua ashtu qe te mos kaloj dashurinë qe ai ka ndaj 
Teje, dhe beje shehid për hir Tendin, beje dashurinë  dhe lutjen e tij ndaj 
meje ashtu qe te mos e harroj xhenetin. 
Nëse dashuria ime ndaj tij me bën qe te te harroj, me përkujto dhe 
me udhëzo, mos me lë me te humburit.

O Allah i mbushur me dashuri, i Cili dhuron butësi, Ti e di nëse zemrat
tona janë ne pajtueshmëri dhe se mund ta duam njeri-tjetrin. 
Na bej robër te dëgjueshëm ndaj Teje. Na bej  qe ta mbrojmë se bashku 
ligjin Tënd. Bëje këtë lidhje të fortë. Bëje këtë dashuri të përhershme. 
Na udhëzo në rrugë të drejtë. Na i mbush zemrat me dritën Tënde e cila 
asnjëherë nuk shuhet. Na i zgjero zemrat me iman dhe zbukuroje të
dorëzuar në rrugën Tënde. Amin ja rabil alemin!
                     

                                                                                                        Gruaja yte!
Shkruar nga: Dina Istova
Përktheu: Naim Berisha
Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: shpend-xhelili (28/07/2010)
Klikime: 2152 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 1
1 hatixhe  
0
shume me [pelqeu .....

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024