E hënë, 30/12/2024, 17:30
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 1
Vizitorë: 1
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

Bashkjetesa e lumtur
Bashkjetesa e lumtur

 
Pejgamberi sal-all-llahu alejhi ve sel-elm ka thënë: "Sikur t’i lejohej dikujt t’i bënte sexhde dikujt, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj” (Transmeton Ibn Maxhe, Ahmedi, Ibn Hibbani)
Jeta e përbashkët është qetësim i shpirtit dhe kënaqësi (shoqërimi, intimiteti), ku secili prej bashkëshortëve qetësohet me dashurinë e tjetrit, duke gjetur harmoni në krahët e njëri-tjetrit.
Islami ka urdhëruar bashkëshortët që të sillen me butësi dhe të çojnë një jetë të mire, të ndihmohen në mes veti për të gëzuar njëri-tjetrin dhe të largojnë të keqen, të ndihmojnë njëri-tjetrin në respektimin e Zotit të tyre. Burri i mirë dhe gruaja e mirë ndërtojnë shtëpi të mirë, ngase toka e mirë jep fryte të mira, kurse toka e keqe jep pak fryte ose nuk jep aspak!
Për bashkëjetesën e lumtur duhet të merren në konsideratë te gruaja disa çështje:
1. Besimi, i cili është baza. Bazuar në thënien e Pejgamberir sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "…Merr besimtare…” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).
Nëse gruaja nuk ka besim ajo prish edhe besimin e burrit të saj dhe e çonë në mëkat.
2. Të jetë bësimtare e devotshme e cila nuk lakmon për të mirat e kësaj bote, të kënaq Zotin e saj, të jetë askete nga kënaqësia e kësaj bote.
3. Të përkujdeset për pesë kohët e namazit. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: Nëse gruaja i fal pesë kohë të namazit, agjëron muajin e Ramazanit, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin e saj, do të hyjë në xhenent.”
4. Të bëjë shtëpinë vend ku përmendet Allahu, ngase Pejgamberi sal-lall-lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Shembulli i shtëpisë në të cilën përmendet Allahu dhe shtëpisë në të cilën nuk përmendet Allahu, është sikur shembulli i të gjallit dhe të vdekurit”. (Transmeton Muslimi)
5. Të duron gjatë fatkeqësive.
6. Mos gënje dhe mos u bë dyfytyrëshe, sepse këto ta nxijnë nderin dhe i bënë njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.
7. Të ruajë gjuhën e saj nga gibeti  bartja e fjalëve, shpifja dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës.
8. Të ruhesh nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri.
9. Të kërkojë meher të vogël. "Me të vërtetë, më e mira prej grave është ajo që lëshon në mehër (kërkon sa më pak).”
10.  Të respektojë  burrin e saj, të përputhet me dëshirat e burrit të saj, përveç nëse bien në kundërshtim me urdhërat e Allahut.
11. Të ketë sjellje të mirë, sepse dëmi i sjelljes së keqe është më i madh se dobia e saj.
12. Mbuloi pjesët e turpshme të trupit. Burri yt le të martohet për bukurinë tënde shpirtërore e jo për atë trupore sepse trupi e humb bukurinë pas një kohe, kurse shpirti është i përjetshëm.
13. Të ruajë pasurinë dhe dinjitetin e tij kur është i pranishëm dhe kur nuk është.
14. T’i japë prioritet të drejtave të burrit të saj mbi të drejtat dhe dëshirat e veta.
15. Të mos jetë xheloze, sepse xhelozia nuk do t’i ndalë belatë dhe fatkeqësitë në jetë, pra ajo duhet ta ruajë ekuilibrin në xhelozi duke mos neglizhuar parimet kryesore dhe të mos e teprojë në të menduarit keq.
16. Të mos e refuzojë ftesën e burrit kur ai e kërkon për marrëdhënie seksuale me të, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Në qoftëse burri e thirr gruan e vet në shtrat për marrëdhënie, kurse ajo refuzon dhe ai hidhërohet në të, atëherë melaqet e mallkojnë këtë grua deri në agim.” Në një transmetim tjetër thuhet: "Derisa ai të pajtohet me të (gruan)”
17. T’i mbajë sekretet e shtëpisë.
18. T’i kushtojë rëndësi fëmijëve për edukim sa më të mirë, ngase rritja e fëmijëve në Islam është detyrë fetare.

                                                                   Përgatiti: Blerta Shaqiri
Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: shpend-xhelili (29/07/2010)
Klikime: 2002 | Komentet: 1 | Ranguar: 5.0/1
Gjithsejt komente: 1
1 qerime roka  
0
mua me pelqen kjo mua

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024