E shtunë, 21/12/2024, 19:05
Eselamu alejkum Guest | RSS
Menya
Kategoritë
Edukata Islame [22]
Bashkëshortësia [35]
Gruaja në Islam [17]
Edukimi i fëmijëve [32]
Komentet
500
Na gjeni n'Youtube

Statistikat

Gjithsejt online: 6
Vizitorë: 6
Anëtarë: 0
Hyrja » Artikuj » Familja Islame » Bashkëshortësia

A duhet t'i tregoj çdo gjë bashkëshortit?
A duhet t'i tregoj çdo gjë bashkëshortit?

 
Kjo është një pyetje e rëndësishme dhe me vend, sepse lidhet me shumë probleme që mund të lindin më vonë.

Disa prej bashkëshorteve të reja pyesin:

A është prej dashurisë dhe sinqeritetit ndaj bashkëshortit tim, që ta lajmëroj për
çdo gjë që lidhet me mua dhe jetën time?
 
A ta informoj për të gjitha sekretet e mia dhe për çdo gjë që e di? 
 

Më e mira është që mos t’i tregosh çdo gjë! Mos e informo për çdo gjë, sido që të jetë dashuria dhe sinqeriteti yt ndaj tij, sepse Allahu i Lartësuar  e ka lejuar rrenën vetëm  në tre raste, ku njëri prej këtyre rasteve është ndërmjet dy bashkëshortëve e kjo në disa çështje.
 

Na lejoni që t’i shqyrtojmë disa
çështje në të cilat dijetarët e lidhjeve bashkëshortore kanë kostatuar se informimi i të gjitha gjërave shkakton probleme dhe befasi ndërmjet bashkëshortëve:
 

- T’i  tregosh për të metat e familjes tënde dhe në ve
çanti për prindërit e tu dhe problemet e tyre, kjo çështje ta ul  vlerën tënde para tij si dhe do ta shtyjë që të shikojë familjen tende me shikim negativ si dhe kjo mund të shkaktojë prishjen e lidhjeve ndërmjet tij dhe familjes tënde më vonë.
 

Njëra prej bashkëshorteve thotë: E lajmëroja burrin për sjelljen e nënës time të rreptë ndaj babait tim, deri sa ai u martua me një grua tjetër, pas disa viteve të martesës sonë ai filloi të më ofendojë në lidhje me këtë dhe më thotë: Tipi yt është si tipi i nënës tënde dhe edhe ty do të gjejë ashtu si e ka gjetur nënën tënde!
 

Mos e informo për atë që thotë nëna jote ndaj tij ose për familjen e tij ose për di
ç
ka tjetër që lidhet me atë, ose për atë që thotë ndonjë pjesëtar i familjes tënde për të, vetëm nëse është pozitive ose diçka e mirë.

Njëra prej grave ka shkaktuar përçarje mes bashkëshortit dhe vëllait të saj si shkak i bartjes së disa kritikave të thjeshta, të cilat i ka thënë vëllai i saj për bashkëshortin e saj. Kjo përçarje erdhi duke u shtuar gradualish derisa çështja arriti në atë se bashkëshorti i saj nuk prezanton në atë vend ku gjendet vëllai  i saj.
 

Ki kujdes mos të gabosh dhe ta lajmërosh se ty  më përpara te ka  pëlqyer ndonjë person tjetër para tij, sado që të jetë kjo dashuri e pastër, sepse do të ngelet diçka në zemrën e tij ndaj teje sado që të mundohesh për ta përmirësuar këtë  dhe kjo ndoshta nganjëherë mund të çojë deri te dyshimi në ty.
 

Mos e lajmëro asnjëherë për gjërat negative që i shikon në familjen e tij, sado që të jenë të thjeshta  mundohu që të ia zbukurosh sa të mundesh dhe mos e kritiko atë për veshjen e vëllezërve të tij ose të ndonjë pjesëtari të familjes së tij ose mënyrën e gatimit të nënës së tij ose të përqeshësh mobiljet e shtëpisë së tyre, veprimet e tyre…etj.
 

Mos e lajmëro për ndjenjat tua kundrejt familjes së tij, sado që mos ta duash motrën e tij ose urren ndonjë prej familjes ose të afërmëve të tij. Kujdesu që të jesh e matur shumë  kur të flasësh kundrejt ndonjë pjesëtari të familjes së tij dhe ke parasysh se a dëshiron ti që të flasë ai kundrejt familjes tënde?! 
 

Mos e lajmëro për realitetin e ndjenjave tuaja negative kundrejt shikimit të tij dhe pamjes së tij, edhe nëse nuk të pëlqejnë flokët e tij ose hunda e tij ose diçka tjetër në realitet jepi komplimente se si shkak i komplimenteve vjen dashuria,  gjithashtu mos e shfaq se i ke rënë 'pishmanit'  pse je martuar me të edhe nëse e ndjen këtë.
 

                                                                     Marr
ë nga revista "Hajat"

                                                              Përktheu & përshtati: Merita Rexha
Kategori: Bashkëshortësia | Shtuar nga: shpend-xhelili (30/07/2010)
Klikime: 2776 | Komentet: 8 | Ranguar: 5.0/2
Gjithsejt komente: 8
8 lena  
0
selam alejkum met vertet kto fjal jan tverteta qe mos mi tregu burrit per gjithshka sepse aj gjithmon ka me ta zan kryt sa her qe ta qel ti gojen e ma ti ski me guxu me fol as ni fjal se aj ka me ta permen gjith jeten ata qe ki ba ose pa marr parasysh qka asht ajo zoti ju sh[erbleft per kto kshilla met vertet po na nimojn shum

7 ***  
0
me te vertet edhe un jam tash sapo e fejuar ne fakt kam be 9 muaj por shoh disa pika negative tek i dashuri qe nuk me pelqejn fare
jam munduar disa her tja ceki
por dicka me ndalonte
dhe tani e kuptove se kam be mir
prej se i lixova kketa vargje te mrekullushme
zoti i shperbleft keta dijetar qe na keshillojn selam.

6 ***  
0
me te vertet fjal me vend ka pershkruar
edhe um mendoj gjithashtu
dhe pajtohem' por gjithsesi secili ka mendimet e veta
por realiteti eshte kjo dhe menyra me e leht per
te jetuar me me lumturi me burin. eselamualejkum
zoti inshalla i marson te gjitha lidjet bashk.

5 irena  
0
shume fjale me vend.......ALLAHU ju shperblefte.......duhen shmangur fjalet e keqija ne menyre qe te eliminohen ndjenjat e keqija.........

4 tahr  
0
jhlh

3 tahr  
0
lexo shum emire

2 gane  
0
selam alejkum pajtohem me kto thenje ngase me te vertet burrit nuk duhet ti tregosh te gjitha gjerat qka te kan ndodhur ne vajzeri apo edhe pasi je martuar absolutisht mos e lejo qe te gjej shprehje te liga per ty .

1 dona  
0
selam alejkumm muu maa merrr menjaaa qee bashkshortit tend qdoo gjeeee eshte mir mee i tregu si mir si keqq eshte mir qe aiii ta dinnn ndoshtaa jom gbaimmm ama e dhash mendimin temm selam alejkumm

Only registered users can add comments.
[ Regjistrohu | Hyr ]
Kërko
Sinqeriteti n' FB
Radio Pendimi

Njëshmëria
Lidhje Islame
Miqtë e Allahut

Copyright © Sinqeriteti.com 2024