Zoti im është Allahu! Ai më ka krijuar dhe më ka furnizuar, më ka dhënë formë të bukur, më ka mësuar njohuri të dobishme dhe më ka dhënë në shërbim çdo gjë që ekziston në Tokë.
Zotin tim e njoh nëpërmjet shenjave të shumta, ndër të cilat janë: krijimi i qiejve dhe i Tokës, i kodrave dhe lumenjve, drunjve, deteve dhe të tjera.
Ai është i Cili kujdeset për të gjitha krijesat dhe ua lehtëson mënyrat e furnizimit dhe ushqimit (nafakës).
Pra, Allahu është Krijues dhe Furnizues, Ai i Cili jep jetë dhe e merr atë (jetën), dhe Ai nuk ka shok (askush nuk është i barabartë me Të dhe askush nuk është sikur Ai).