Allahu Fisnik i ka krijuar të gjitha të mirat në Tokë në mënyrë që njerëzit t’i shfrytëzojnë ato.
Allahu ka krijuar natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën, që të dimë numrin e vjetëve; që të dimë si ta llogarisim kohën.
Allahu i ka krijuar yjet si zbukurim për qiellin dhe që me ndihmën e tyre të orientohemi kur të udhëtojmë natën.
Allahu na i ka dhënë kafshët si mjete udhëtimi dhe ka bërë që prej lëkurës së tyre t’i bëjmë vetes rroba, veshmbathje dhe gjëra të tjera dhe që mishi i tyre të jetë ushqim për ne.
Allahu na i ka nënshtruar detet dhe ka mundësuar që mbi to të lundrojnë anijet dhe që prej tyre t’i sigurojmë vetes ushqime dhe zbukurime.
Allahu e zbret shiun, me ndihmën e të cilit rriten agrume dhe fruta të ndryshme që ne i hamë.
Allahu na ka krijuar, na ka nderuar dhe na ka veçuar kundrejt krijesave të tjera, në atë mënyrë që na ka dhuruar dituri dhe na ka krijuar në formën më të bukur dhe na ka dhënë fenë më të pastër (Islamin).