Allahu i Madhërishëm është Ai që ka krijuar tokën e gjerë, kodrat e larta, detet, Diellin, i cili jep dritë, dhe qiellin e bukur të cilin e ka zbukuruar me yje.
Allahu i Gjithëpushtetshëm ka krijuar kafshë me ngjyra të shumënduarshme, të formave dhe adeteve të ndryshme. Shumëllojshmëria e kafshëve të ndryshme është argument i fuqisë së Allahut dhe i bukurisë së Krijimit Tij.
Allahu është Zot (Rabb) i të gjitha krijesave dhe është Ai që i ka krijuar nga asgjëja dhe e ka përsosur formën e tyre.